Re: Prinderit tane....HERONJ te sakrificave.
pse zot na mallkove, pse na bere keshtu,
as te lavderojme prinderit, se bejme dot ketu,
njeri thote jane heronj, tjetri thote jo nuk jane,
keto idiotsira, jane arsyeja qe nga prinderit u ndame,
ata qe si pelqejne prinderit, pritni sa te keni femije,
pritni sa te robtoheni per ta, ajo dite do te vije,
dhe kur ti rrisni me halle, dhe tju thone qe sta dine per nder,
pastaj e shohim se si ndiheni, ju befte kafja zeher,
te mite kurre sdo ti harroj, qarjet, te bertiturat, perqafimet,
shpullen here pas here, kurre sdo ti fshij kujtimet,
punonin u robtonin, si e si te na shihnin ne mire,
copen e bukes nga goja na e dhane, si harruat mor qafire,
si guxoni ta veni ne dyshim, sakrificen qe ata bene,
bukuroshja mos u bej merak, nje dite dhe ti do te jesh nene,
sot fola me mamane, lot i kullonin si lume,
"ste kam pare per 6 vjet zemer", "me nuk flej dot gjume",
i dridhej buza ne telefon, se ka merak per djalin,
ju qe si quani heronj, "kaloi lala lumin, te dhjefsha kalin",
zot vonon por s'harron, prinderit mbajini siper kokes,
se do te jete shume vone, kur ata te jetojne poshte tokes,
atehere do ta ndjeni mungesen, por do te jete shume vone,
shume pak kohe ne kete jete, te tregojme dashuri per prinderit tane,
mamush te puth fort, babush te dua shume,
vellacko me ka marre malli, me zor pres cdo te shtune,
tju marr ne telefon, sebashku ti qajme hallet,
se kur te puqemi prape bashke, nga vendi do i levizim malet,
pershendetje miq, merrini prinderit ne telefon,
bejani zemren mal, ne kete jete vec dashuria na mungon,
nese i keni prane, perqafojini puthini per mua,
ah sikur te kisha te mite, 100 here do ti thoja sa i dua,
jeten e jap per ta, se tere jeten ata punuan per mua,
dhe hallet me ndane nga ata, kete jete me halle me nuk dua...