Re: Prinderit tane....HERONJ te sakrificave.
u linda, hapa syte per here te pare,
floket e tua te djersitura pashe mami, sikur ta dija, kurre sdo te kisha qare,
babi priste me padurim, jashte maternitetit cigaret i digjte,
mendime te zymta i shkonin ne koke, por me nje cigare tjeter ai perpiqej ti hiqte,
me mbeshtollen me nje batanije te vjeter, dhe ne krahet e mamit me lane,
zoti e di se sa mire u ndjeva, une dhe mami, gjithe hallet menjane,
e thirren babain, i thane te rrofte cuni, buza i dridhej, me zor i besohej,
nxorri gjithe leket, ja dha infermieres, sdinte nga lumturia, te qante a te gezohej,
"zanush, zemra ime", mamin fort e perqafoi,
pastaj me puthi ballin, dhe syri i lotoi,
"shife redushin e vogel", une fillova te qaj,
sqaja per vete, por qaja per mamin, e ndjeja jashte mase dhimbjen e saj,
27 ore lindje, 7 kile e 200 grame,
kurre smorri nje pike morfine, nje hapje per dhimbjen kurre nuk ja dhane,
arritem ne shtepi, se dija se ku isha,
njerezit vinin e shkonin, mua mu duknin si bisha,
me zor prisja naten, te zgjohesha duke qare,
sepse doja duart e mamit, nga ajo isha i pandare,
sa here qe zgjohesha une, dhe babi u zgjonte me mua,
u vishte dhe puthte mamin, "po iki tek rradha grua",
pas dy oresh ai vinte prapsh, me nje shishe te bardhe ne dore,
hante dy capa mengjes, dhe u niste per pune ne vore,
une dhe mami flinim, pranine e saj une kerkoja,
gjithe vuajtjet i harronim, kur gishtin e saj une shtrengoja,
24 vjet kaluan, xhoni dhe kjo teme sollen lote ne syte e mi,
u bene 6 vjet kurbet, pa babi, pa mami, pa shtepi,
me rriten me halle e vuajtje, varferi por ishim te lumtur,
tani i kam te gjitha, por gjithmone ndihem i humbur,
skam pare mamin per 6 vjet, babi sa me mungon,
pse lame hallet te na ndajne, malli gjoksin ma shtrengon,
perse u ndava nga ju, ku po e kerkoj lumturine,
sme bejne pershtypje leket, kembeva kurbetin me varferine,
ah sikur dhe njehere, te isha "redushi i vogel",
te mblidheshim te tre bashke, dhe bota na dukej si gogel,
ah sikur dhe njehere, mami te me fshinte lotin,
babai te me puthte ballin, ah si do e falenderoja zotin,
me mungoni prinder, me mungoni, malli jeten po ma merr,
sakrifikuat gjithshka kishit, per parajse time ju jetuat ne ferr,
por parajse ime pa ju, eshte si ferri pa zjarr,
ndaj po i perfundoj keto vargje, sepse me skam per te qare,
prinderit heronjte tane, prinderit gjitshka qe kemi,
prinderit origjina jone, prinderit e mi, KU JENI,
kurre mos e harroni, sakrificen qe bene per ju,
mami dhe babi ju premtoj, jeta ime eshte vetem per ju,
ju dua, ju pergjerohem, ju falenderoj, dhe pres me mall,
diten kur te jemi prape bashke, kur do te vije valle????