Re: Portofoli i artit tend...
Gjuha e artit eshte nje gjuhe sa personale aq edhe publike. Artisti e ka per detyrim personal te komunikoje me publikun sepse kjo eshte menyra e vetme per mbijetesen e nje arti te shendetshem. Ne komunikim me publikun nepermjet artit, artisti behet nje udheheqes ne fushen estetike apo ideologjike dhe pergjegjesia e artistit per ndergjegjesimin e publikut nepermjet artit eshte shume e madhe.
Per mendimin tim arti shqiptar eshte duke hedhur hapat e para drejt daljes nga nje plogeshti stilistike dhe tematike ne te cilen ra gjate viteve 70-80. eshte e veshtire per mua, duke pasur parasysh qe jam I brezit te viteve 90, te komentoj per artin shqiptar prodhuar nga brezi i viteve 70-80, sepse ky brez te ben per vete me nje virtuozitet mbreselenes ne perdorimin e ngjyrave, me kompozimet e balancuara dhe me nje teknike superbe. Megjithate tematika le per te desheruar.
Kam vene re se artistet shqiptare ndjehen rehat ne trajtimin e natyres se qete, portreteve apo peisazheve, apo edhe tematikave historike ne stilin e realizmit socialist. Megjithate tematikat e tjera jane me te rralla dhe trajtohen ne menyra arkaike. Natyrat e qeta, portreti, apo peizazhet e z. Pepa jane mbreselenese por mendoj se pikturat e tjera lene per te desheruar, jo nga ana teknike apo koloriti por nga kompozimi dhe trajtimi stilistik i ketyre temave. P.sh. temat qe trajtojne motive folklorike apo eksplorimi i stilistikave jashte realizmit socialist, si p.sh. kubizmi, nuk arrij ti vleresoj ne te njejten menyre, nuk arrij te kuptoj mezazhin e tyre. Komentin e mesiperm mund ta bej edhe per artiste te tjere qe kam pasur rastin te ndjek.
Shqiperia sot eshte duke kaluar nje periudhe tranzicioni qe e ben te domosdoshem per artistet profesioniste apo amatore trajtimin serioz te temave qe hedhin drite, komentojne, kritikojen etj, gjendjen e turbulluar sociale ne shqiperi. Jane artistet ata qe mund te bejne publike gjendjen shqiptare dhe ne te njejten kohe mbase te tregojne rrugen e shpreses. Per mendimin tim arti ne shqiperi nuk eshte ende pasqyra ne te cilen reflektohet situata shqiptare, nuk eshte ende forca frymezuese e drejtuese qe duhet te jete ne opinionin shqiptar. Shpresoj qe kjo te mos jete nje shprehje e pamundesise se artisteve shqiptare per te gjetur nje gjuhe te cilen publiku e kupton ne thellesi dhe ne te cilen gjen frymezim.
Per ta mbyllur, dua te them se e vleresoj shume faktin qe z. Pepa pati deshiren te na tregoje artin e tij, te cilin une e vleresoj pavaresisht nga komentet e mesiperme. Ftoj te gjithe te japin mendimin e tyre per gjendjen e artit ne shqiperi.