Re: Poezi te preferuara
Faji Ynë- Lawrence Ferlinghetti
Babi, babi thuamë thuamë
përse ne nuk këndojmë e kërcejmë
në Parajsën tonë tokësore?
Përse retë mbajnë pantallona?
Përse motra kollitet e kollitet?
Pse mami është gjithnjë sëmurë?
O mami mami mami
Pse unë po vdes nga Sida?
Babi babi, thuamë thuamë
Pse po nxehet toka?
pse po shkrihen polet?
Pse ka një vrimë në ozon?
pse bie shi acidi?
Janë këto kushtet e jetesës , shpirt
është smogu, shpirt
jemi ne që tallemi me foletë tona
Faji ynë , shpirt, faji ynë
O babi babi , thuamë thuamë
Përse po zhdukim pyjet?
Për të bërë miliona shtëpi
Magazina , qendra tregtare
supermarkete dhe benzinata?
Dhe përse ne jetojmë
në këtë ruletë metali
në mes të një trafikut të tmerrshëm?
Dhe përse ka kaq shumë të pastrehë
në kerkim të ushqimit
dhe një strehimi?
Është mbipopullimi , idiot
Ka shumë njerëz, shpirt
Jemi ne që shumohemi e shumohemi
Dhe duam të veprojmë kështu, Duam
s'mund të na heqin të drejtën për të patur fëmijë
Nuk do pushojmë së udhëtuari
nuk do pushojmë së q***
E duam atë , e duam
Është mënyra e jetesës sone , shpirt
Faji ynë, faji ynë
O babi babi, thuamë thuamë
Përse kaq vuajtje në republikat e bananeve?
Përse nuk ka më dyqane artizanale?
Përse ka zota kauçuku ne tregjet meksikane?
Përse nuk ka grurë në arat e tyre?
Përse nuk ka bukë në furrat e tyre?
Përse nuk ka dru në Filipinë?
Përse ka kaq shumë Fast-food?
Dhe kaq shumë të uritur?
Është globalizimi, idiot
Është agro biznesi, shpirt
Është biznesi gjigand gjigand, shpirt
Janë vendet e zhvilluara
që thithin gjokset
e botës së tretë.
O babi babi , thuamë thuamë
Përse kemi qeveri të verbëra?
Përse krerët tanë janë shurdh-memeca?
Përse votojmë për politikanë të dështuar?
Përse në postet e larta ka kriminel me kravata të bardha?
Janë votimet , idiot
Aty ku ti nuk shkon kurrë për të hedhur votën
Faji yt që nuk voton
Faji ynë që nuk votojmë, shpirt
Atëherë korrim ç'ka mbjellim
shpirt shpirt, korrim ç'ka mbjellim
Është mënyra jonë e jetesës , shpiiirt, shpiiirt,
Faji ynë , idiot, Faji ynë