Poezitë që parapëlqej.

Guest
Re: Poezi te preferuara

Kujdes me fjalen


Kujdes me fjalen,zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri
Pushteti i fjales eshte i vecante
Gatuan male dhe kakerdhi.


Me fjalen rrjedhin perenj me mjalte
Pikojne cezma me helm te zi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!


Nga fjala humben Jude e Pilate
Stratege e mbreter me mbreteri
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!


Kur fjala nxiret nga buzet jashte
Si dallendyshja s'vjen ne shtepi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!


Une fjalen vete e shtroj ne karte
Dhe brenda syve se c'eshte e di...
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

D.A.
 

Nella

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Nudité de la vérité

«Je le sais bien»

Le désespoir n'a pas d'ailes,
L'amour non plus,
Pas de visage,
Ne parlent pas,
Je ne bouge pas,
Je ne les regarde pas,
Je ne leur parle pas
Mais je suis bien aussi vivant que mon amour
[et que mon désespoir.]
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Friedrich Hölderlin


Ndrojtje

Por a nuk njeh ti numër më të madh të gjallësh ?
A nuk është e vërteta si një shtrojë për këmbët e tua ?
Kështu shko, gjenia ime ! hyr lakuriq
Në jetë, dhe mos ki frikë asgjë !

Që gjithçka le të bëhet sipas dëshirës tënde !
Që gëzimi të të jepet, apo çfarë mundimi
Beson ti, zemra ime, kush mundet të të plagosë,
Ku duhet ti të shkosh, në çfarë takimi të keq ?

Sepse njerëzit njëlloj siç zotat, gjah i vetmuar,
Dhe vetë zotat, qyshkur kënga
Për t'u bashkuar i përcjell dhe kori
I princave, secili sipas natyrës së vet,

Ne duam, gjuhë të popullit, të jemi pranë të gjallëve,
Të gëzuar në turmën e tyre të mbledhur, njëlloj të gjithë,
Të hapur me të gjithë, në të vërtetë
Siç është Ati ynë, Zoti i Qiellit,

Që u jep të gjithëve, të varfër e të pasur, ditën e mendimit,
Që n'a ngre, në këtë kthesë shekujsh,
Neve që shkonim të flinim, dhe siç fëmijë
N'a mban me lidhëse të arta.

Të mirë, ne jemi kështu për diçka gjithashtu, dhe ndaj saj
Të destinuar kur ne dukemi, duke sjellur artin tonë
Dhe në flijim njërin nga të Pavdekshmit.
Por ne i ofrojmë vetes sonë këto duar të sigurta.
 

Nella

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

O missy, e nise qe e nise, a s'na e sjell edhe ate poezine tjeter te Llazarit..."Ti me vjen qe prej se largu"? Kjo kujtesa ime ka zene ndryshk /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

GEORG TRAKL (1887-1914)

Muzikë në Mirabell

Një ujëvarë këndon. Retë notojnë
Në blunë e kthjellët, të bardhat, të brishtat.
Në mbrëmje, njerëzit shkojnë,
Të heshtur, rëndë, përmes kopshtit të vjetër.

Mermeri i të vjetërve është kthyer gri.
Një tufë zogjsh hap një hulli në largësi.
Një faunë me sy të vdekur vështron
Hije që rrëshqasin në errësirë.

Gjethja bie e kuqe nga pema e vjetër
Dhe vorbullon nga dritarja e hapur.
Një dritë zjarri shndrit në dhomë
Dhe krijon pamje të trishta të ankthshme.

Një i huaj i bardhë hyn në shtëpi.
Një qen hidhet në koridoret e vjetëruara.
Shërbyesja shuan një llampë.
Veshi dëgjon natën, nota të një sonate.

(Përkthyer nga UN)
 

arun

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Arthur Rimbaud

( 1854 -1891 )

Endërr për dimër


Dimrit do vemi në një vagon të vogël

Rozë mbushur plot jastekë të butë blu.

E aty do ndjehemi aq mire e bukur.

E në çdo cep të tij rehat si në pupla

Do ngremë fole puthjesh plot epsh.



E ti do mbyllësh sytë për të mos parë

Nga pasqyra përqeshjet e hijeve të natës,

Ato figura përbindëshe idhnake,

Plot turma demonësh e ujqish të zinj.



Një gërvishje do ndjesh pastaj në faqe


Si merimangë e trullosur një puthje e vogël,

Do të bjerë përmbi qafë




E ti, duke ulur kokën do më thuash : Kërkoje !

- E ne s’do të ngutemi për t’a gjetur atë insekt

- Që hyn e del ngado




Në vagon, më 7 tetor 1870
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Ingrid Henjes
48153 Münster
Gjermani

Ai më tha :
Bëj pra më në fund diçka !
Bëj pra një model të ri flokësh,
Për që ti të mos njohësh as veten tënde !
Reflekto për ide të reja !
Nëse kjo është e nevojshme,
Zgjidh pra një dashnor të ri,
Merru me atë çka të pëlqen,
Shko në kinema,
Por bëj tekefundit diçka !

(Përkthyer nga UN për N.)
 

Guest
Re: Poezi te preferuara

TI PO VJEN QE PREJ SE LARGU

Ti po vjen qe prej se largu magjiplote e dal nga dal
Ti po vjen qe prej se largu duke shkitur mbi lendina
Nene themberzat e tua pergezohet trendelina
Shtrihet luleja mitare e zembakut qe t'u fal.

E si shkon me hap te matur me pushton nje dhembshuri
Do te tretem ,te kullohem ne kalim te kembes sate
T'i pushtoj i llaftaruar ato hapeza mekate
Ndaj kalon me tufe lulesh madherisht si yll i ri

Do te qaj me mall te rende poshte teje pa pushim
Poshte fillit te poleskes ku do shkele kemba jote
Te te shtroj nga dhembja ime nje cudi prej pikash lote
Nje pluhure te pervajshme vetem dhembj'e deshirim.

Te ma shkelesh hije-lete!te ma shkelesh mes per mes
Te te shoh si me lekundesh me sy fjetur e fatuar
Brenda loteve te mia te te shoh te pasqyruar
E pastaj le te venitem, le te hesht e le te vdes.


Lasgush
 

Guest
Re: Poezi te preferuara

Zemra

Bëj e ri mendohem,
Të mos t'afërohem,
Bën e ri mendohesh
Të mos m'afërohesh.

Dhe ri bëj e bëjnë
Mos të shkoj andejnë,
Dhe ri e bën bejnë
Mos të shkosh këtejnë.

Ha! tek bëj kështuzë,
Hop! të shoh këtuzë!
Ha! tek bën ashtuzë,
Hop! buzë-për-buzë.

Pa me puth një herë,
Pa të puth dy herë,
Pa më puth tri herë,
Të puth tridhjet herë,

Uf! moj zemrë-e mjerë...

Zemër-lule-e-verë,
Gas-e-vrer-përherë,
Zemër-kopsht-me-erë,
Zemëra-skëtere.



Lasgush
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

JACQUES PREVERT (1900-1977)


NJE MENGJES TE BUKUR

Ai nuk kishte frikë nga askush
Ai nuk kishte frikë nga asgjë
Por një mëngjes, një mëngjes të bukur
Ai beson të shohë diçka
Por ai thotë Nuk është asgjë
Dhe ai kishte të drejtë
Me kokën e tij padyshim
Nuk ishte asgjë
Por në mëngjes, po atë mëngjes
Ai beson të dëgjojë dikë
Dhe ai hapi derën
Dhe e mbylli duke thënë Askush
Dhe ai kishte të drejtë
Me kokën e tij padyshim
Nuk ishte asnjeri
Por befas ai pati frikë
Dhe e kuptoi që ai ishte vetëm
Por ai nuk ishte fare vetëm
Dhe është atëherë që ai pa
Asgjë dora vetë përpara tij
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

JACQUES PREVERT


FAMILJARE

Nëna bën triko
Djali bën luftën
Ajo e quan krejt normal këtë e ëma
Po babai ç'bën ai ?
Ai bën tregti
E shoqja e tij bën triko
I biri bën luftën
Ai tregti
Ai e quan krejt normal këtë i ati
Po i biri i biri
Ç'mendon i biri ?
Ai nuk mendon asgjë i biri
I biri e ëma e tij bën triko i ati tregti ai luftën
Kur ai të ketë mbaruar luftën
Ai do të bëjë tregti me të atin
Lufta vazhdon e ëma vazhdon ajo bën triko
I ati vazhdon ai bën tregti
I biri është vrarë ai nuk vazhdon më
I ati dhe e ëma shkojnë tek varrezat
Ato e quajnë krejt normal i ati dhe e ëma
Jeta vazhdon jeta me trikon luftën tregtinë
Tregtinë luftën trikon luftën
Tregtinë tregtinë dhe tregtinë
Jeta me varrezën.
 

ShkodraniNY

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

NË MUNDSH

Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humb fillin
E fajin ty ta hedh – dhe vetes ti besosh,
Sa herë të dyshojnë e s’të përfillin,
Por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh.
Në munsh të rrish në pritje, në pritje pa u lodhur,
A, kur të urrejnë, urrejtje mos të ushqesh
Madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur
Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh.

Në mundsh të mendosh, por jo në shkatërrim
Të ëndërrosh por jo rob ëndërrimesh,
Dhe t’i trajtosh njëlloj e padallim
Ngadhnjim e shpartallim – burim mashtrimesh.
Në durofsh dot thënjet e tua të drejta
Në kurthe për tradhtarët, kopukët të t’i kthejnë
T’i shohësh të thyera gjërat më te shtrenjta
E prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë.

Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
Si në kumor, në një të vetme lojë,
Të rrezikosh, të humbësh, e prap t’ia fillosh
Dhe humbjen kurrë t’mos e zëshë në gojë
Në durofsh dot muskul, nerv, puls e zemër
Të të shërbejnë edhe kur gjithçka të duket e kotë,
E të qëndrosh kur s’ke më asgjë veç vullnetit
Që veç një fjalë “ QËNDRO” gjithnjë të thotë.

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin ta ruash
A të ecësh përkrah mbretit pa krenari që t'vërbon
Nëse armiku ose miku s’të bëjnë dot të vuash
Dhe gjithçka e çmon, por veç sa meriton.
Në mundsh të mbushësh dy minuta aq të rënda
Me vepra që peshojnë–Dije dhe mos ke asnjë dyshim
Se jotja do jetë bota me cka ka brenda
Dhe burrë të do jesh, o biri im
 

Nella

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

PRELUDES (T.S. Eliot)

I

The winter evening settles down
With smell of steaks in passageways.
Six o'clock.
The burnt-out ends of smoky days.
And now a gusty shower wraps
The grimy scraps
Of withered leaves about your feet
And newspapers from vacant lots;
The showers beat
On broken blinds and chimneypots,
And at the corner of the street
A lonely cab-horse steams and stamps.
And then the lighting of the lamps.

II

The morning comes to consciousness
Of faint stale smells of beer
From the sawdust-trampled street
With all its muddy feet that press
To early coffee-stands.

With the other masquerades
That times resumes,
One thinks of all the hands
That are raising dingy shades
In a thousand furnished rooms.


III

You tossed a blanket from the bed
You lay upon your back, and waited;
You dozed, and watched the night revealing
The thousand sordid images
Of which your soul was constituted;
They flickered against the ceiling.
And when all the world came back
And the light crept up between the shutters
And you heard the sparrows in the gutters,
You had such a vision of the street
As the street hardly understands;
Sitting along the bed's edge, where
You curled the papers from your hair,
Or clasped the yellow soles of feet
In the palms of both soiled hands.


IV


His soul stretched tight across the skies
That fade behind a city block,
Or trampled by insistent feet
At four and five and six o'clock;
And short square fingers stuffing pipes,
And evening newspapers, and eyes
Assured of certain certainties,
The conscience of a blackened street
Impatient to assume the world.

I am moved by fancies that are curled
Around these images, and cling:
The notion of some infinitely gentle
Infinitely suffering thing.

Wipe your hand across your mouth, and laugh;
The worlds revolve like ancient women
Gathering fuel in vacant lots.
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Poezi te preferuara

Kadare...
Te huaj jemi!
-----------------------------
<ul type="square">
[*]Të huaj jemi ne prej kohësh
Ç'ish për t'u thënë është thënë.
Si gurët që zënë vend në tokë
Një jetë vend ne kemi zënë.

Drejt njëri tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetarë
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por natën kur i lodhur truri
Portat i Mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg dhe futesh mbrenda
Një shteg që vetëm ti e di.

Futesh dhe si n'rrugica parqesh
Shetit mes cirkonvolucionesh.
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.

Po kur mëngjesi zë ofrohet
Nis shqetësohesh befas ti.
Dhe heshturazi del përjashta
Nga shtegu që veç ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne të dy si dhe më parë
Të ftohtë rrimë e të pamposhtur
Si dy qytete mesjetarë
[/list]
 

Nella

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Keats shkruante magjishem. Ishte kaq i ri,kaq i ndjeshem, kaq fatkeq, dhe shkroi brenda nje kohe tmerresisht te shkurter. Just amazing!

WHEN I HAVE FEARS THAT I MAY CEASE TO BE

When I have fears that I may cease to be
Before my pen has glean'd my teeming brain,
Before high-piled books, in charactery,
Hold like rich garners the full ripen'd grain;
When I behold, upon the night's starr'd face,
Huge cloudy symbols of a high romance,
And think that I may never live to trace
Their shadows, with the magic hand of chance;
And when I feel, fair creature of an hour,
That I shall never look upon thee more,
Never have relish in the faery power
Of unreflecting love;--then on the shore
Of the wide world I stand alone, and think
Till love and fame to nothingness do sink.
 

William Wallas

Forumium maestatis
Re: Poezi te preferuara

anormale !!!

quando facevo le elementari
il maestro ci racconto' la storia
di un marinaio
che disse al capitano:
"la bandiera? spero di non
vederla piu', la bandiera!"
"molto bene," gli fu risposto,
"il tuo desiderio
sara' esaudito!"
e lo chiusero nella
stiva
e ce lo tennero,
mandandogli cibo
di sotto
e mori' laggiu'
senza vederla mai piu'
la bandiera.

una storia davvero spaventosa
per dei bambini,
molto
efficace.
ma non efficace
abbastanza per
me.
stavo li' seduto a pensare,
bene, e' brutto
non vedere la
bandiera,
ma il bello e'
non dover vedere
la gente.
pero'...
non alzai la mano
per dir niente del genere.
sarebbe stato ammettere
che non volevo vedere
neppure loro.
ed era vero ...

guardavo dritto alla
lavagna
che sembrava migliore
di chiunque
di loro ... !!!
 

Samuel

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Dy poezi nga une !

Dua të jem…!

Të bëhem erë dëshira më rrëmben,
Si puhizë të hyj në flokun tënd…
Si fllad i mëgjeseve të vij ngadalë,
E trupin tënd ta mbështjell me mall !

Të bëhem Hëne aq herë dëshiroj,
Dhe si rreze e saj ashtu nëpër natë
Do të hyja brenda në dhomën tënde
E do të puthja një shekull të gjatë…!

Yll dëshiroj të jem nëpër mesnatë
Dhe mbi qerpik të syrit tënd të shkelqej…
Nëpër ëndrren tënde do të hyja ngadalë,
Tek kembet e tua do te doja te flej... !

Tokë dua të jem poshtë gjurmve qe hedh,
Asfalt e shkallë nga ti shkon e vjen…!
Ëndërra e bukur ne gjume kur ti flen…
Dëshirë e shpirtit tënd dua të jem…!

Fjala...

Eh…’ fjala, sa ëmbel na bën të ndihemi ,
Sa lehtë na prekë thellësive...
Sa puthje na jep shpesh e sa fshikullime...
E të gjitha veç prej dashurie...!

Ti e kupton se pa fjalë nuk rrojmë dot !
Nëpër miliona që çdo ditë i themi...
një e presim…e duam çdo çast aq fort...
Atë që shpirtit aq të shtrenjtë e kemi...!

Fjalën "Te dua" kur pak e ndigjojmë,
kur ajo mungon, në shpirt ndjejmë trishtim!
Gjithë botën duam ta dashurojmë...
veç atë fjalë ta ndigjojmë pa pushim...!

"Nder udhetime"
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Poezi te preferuara

Nje tjeter e Kadares.
-------------------------

<ul type="square">
[*]Ka kohë që s'shihemi dhe ndiej
Si të harroj unë, dalngadal,
Si vdes tek unë kujtimi yt
Si vdesin flokët dhe gjithçka
Tani kërkoj unë posht' e lart
Një vend ku ty të të lëshoj.
Një strofë, notë a një brilant
Ku të të lë, të puth, të shkoj.

Në s'të pranoftë asnjë varr
Asnjë mermer a morg-kristal.
Mos duhet vallë prap të të mbart
Gjysëm të vdekur, gjysmë të gjallë?


Në s'gjetsha hon ku të të hedh
Të gjej një fushë a një lulnajë
Ku butësisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund të të shpërndaj.

Të të mashtroj ndoshta kështu
Dhe të të puth e t'ik pa kthim
Dhe nuk do të dimë as ne, askush
Harrim ish ky, a s'ish harrim.
[/list]
 

just_me

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Miku im i shtrenjte,lamtumire,
ty ketu ne zemer te kam serish,
fati po na ndan sot pa deshire,
po diku do shihemi serish.

Lamtumire mik,pa fjale e lot,
vetullat ti ngrysesh s'ke perse,
vdekja s'eshte gje e re ne kete bote,
as te rrosh nuk eshte gje e re.

ESENIN
 
Top