Re: Poezi te preferuara
NJE MADONE
SIPAS STILIT SPANJOLL
Dua te ndertoj per ty, madone,o zonja ime,
nje altar te nendheshem thelle te miave deshperime,
e te hap ne skuten me te erret te zemres nje kamare,
nga szteshpotites e qejfet mondane, te larget fare,
nje kamare prej arit dhe kaltersise se llakuar,
ku ti si mbreti mbi fron te rrish, statuje e mrekulluar,
me vargjet e mia te lemuara , me te pastrit metal,
sterpikur yotesisht prej te bukurave rima kristal,
une do te farketoj nje kurore madheshtore,
e me xhelozine time per ty, o madone njerezore,
do te arrij te qep nje pallto me nje model barbar,
te ngurte dhe te rende, me dyshimin per astar,
qe si nje kolibe roje , te ti mbyll brenda tere ato hiresi,
nje pallto jo me perla qendisur, por me vete lotet e mi.
fustani yt , do jete deshira e ime e dridhur lehte,
deshira ime qe si dallge lodron, ngjitet lart e zbret,
sa duke u lekundur neper maja, sa ne lugina duke pushuar,
duke ta riveshur me puthje trupin e bardhe e roz te embelsuar.
me respektin tim do te thur nje pale kepuce plot hijeshi,
prej satini te rralle, te perkulura para kembeve te tua hyjni,
qe duke i mbeshtjelle ato ne burgun e nje ngushtice elastike.
tua ruaje linjat dhe format, po njesoj si ato kallepet besnike.
Nese sdo mundem , me zellin e artit tim qe askush sma ndal,
me copreat e nje hene te argjente te formoj nje pjedestal,
atehere gjarprin qe rropullite e mia i kafshon i pafytyre,
do ta le perdhe , perpara teje, qe ti kete moster te ndyre ,
enjtur me peshtyma e urrejtje, ta tallesh e ta besh therrime,
o mbretereshe fitimtare, aq shume pjellore ne shpagime.
Pastaj do shohesh mendimet e mia, si qirinj te kushtuar,
mbretereshes se virgjereshave , mbi altarin e saj te zbukuruar,
te ta zllezojne me reflekse tavanin ngjyruar kaltersi,
e te te kundrojne gjate gjithe dites me szte e tyre plot zjarrmi,
e derisa une te adhuroj e perhere ne zemer te kam,
gjithshka do jete mire, reshire e kendeshme, oliban e temjan,
e papushim drejt teje, maje me bore e bardhesi magjishem,
ne forme avujsh do te ngjitet ky shpirti im i stuhishem.
E se fundi , qe ti te quhesh e plote , e persosur , mari,
e qe une dashurine time ta bashkoj ne nje barbari,
prej shtate mekateve kapitale dhe epshezezes deshire,
xhelate me zemren prej sembimeve te perpire,
shtate kama te mrehta do bej e si zhongler i denje,
dashurine tende me te thelle duke marre shenje,
te shtata do ti ngul ne ate zemer qe renkon,
ne ate zemer qe psheretin, ne ate zemer qe gjak kullon.
SHARLES BEAUDELAIR
LES FLEURS DU MAL