Re: Poezi te preferuara
Tani jo me kritike, por ju pershendes me keto vargje te autorit Llemadeo
NUK MUNDEM...!
Kushtim
Nuk mund të them që nuk të dua !
Nuk mund të them, s'të dashuroj !
Nuk mund të them që nuk po vuaj,
Që të shoh me sy e të përqafoj !
Nuk mund të them që s'më merr malli !
Nuk mund të them se s'të kam ënderr !
Nuk mund te them që s'të kam Shpirt !
Nuk mundëm të them që s'më je Zëmer !
Ndaj mos mu dridh, mos u zemro
Pse unë nuk mundëm që të mos ti them...
Të gjitha cfare ka brenda kjo…
Kjo Zëmer, Shpirt që po më dhëmb...!
Nuk mundëm më të luftoj vetën,
Dhe ti them shpirtit: je gabim !
Pse ky i shkretë aq shumë të do,
Si Shpirt të sheh për shpirtin tim !
As udhën tënde nuk mund ta ndali,
Ëndrrën tënde, jo, s'dua ta prish !
Por veç të them, mos e harro,
Këtë Shpirt të largët që ty të grish !
Portat e shpirtit ti kam hapur,
Hyrë edhe dil, pa Kohë e Orë...
Çdo gjë është ytja, pra dije mire,
I yti është dhe ky Autor...!
Llemadeo, Maj 2004
MIDIS KOHEVE
Në këtë buzembramje mallesh jam ngujue…
Keta syte e mij qiejve shikojne pa nda,
Eh, ai loti yt si mjegull para me esht' leshue,
E hapsinave nuk po më len ma asgja me pa.
Deh Zanë, o shpresa n’dashni të madhe,
Që uzdajën shekujve ma mbajte gjallë,
Del heshtjes ksaj nate pashë të tuat valle,
E shpirtit mi jep qetsinë pa të lotueshmin vaj!
Ah, zemra e skamnorit mallesh dorzue,
E n’burgun e përjtshëm të t’njajtit kushtim,
Kaq herë më ka vra e kaq herë më ka tradhtue
Sa kurrë s’ma dha lirine si të vetmin shpëtim…
A thue mallkue më ke me ndonjë fjalë moj Zanë ?
E qitun më njëanë më len veç duke më pa…
Si bije kambadoras para kujtimit tand…
Ne çastet kur t'kujtoj dhe pse nuk të shoh ma.
Sa ngrihem para t’artës bukuri hyjnore,
Kur fjala zën vallen n’lendina t’shpirtit tim…
Papritmas ndër kujtime se si më vjen për goje…
E ballancat seç mi prish i vjetri mallëngjim.
Vëmëndjen dhe qëllimin e ksaj fjalës time,
Ma merrke sërish ti që ma "kurrkund nuk je",
Dhe shtigjeve të pa krye më len dhe sërish ik,
Pa shkak, pa fjalë dhe pa asnjë arsye mbi dhe!
E ti pra, pse m’vjen kujtimeve të mija,
O ”Laura” e frymzimeve e buzve trandafil ?
Me ata sytë e bukur që mbi gjoks të shpirtit,
Përlotshëm i pate çile e i pate mbydhë…
N’se ti nuk erdhe ma drejt meje,
As me atë ma të voglin tonin kujtim…
E pse mua më mban pëng me të gjatën heshtje,
Pa fjalë, pa za, pa yllin atje lart në qiellin që ti din ?!
Unë në burgun tand rri i lidhun,
Veç pres e pres ashtu më kot…
E dij se kurrë nuk ke për të më zgidhun,
Liri nuk më fal jo, ah ajo heshtja e ftohtë !
E si mundëm unë ma me dashurue,
Kur sa herë zë fjalë diçka të rese ti’ këndoj…?
Eh, më thotë e reja, kështu ke pasë këndue,
Dhe asaj të vjetrës dashni që ty të harroj !
E ftohtë më kthehet koha, fytyrës seç ma ngjesh,
Atë kujtimin tand si një shuplakë të re…
E dal si i perbuzur para kohës tjetër
Që heshturazi më thote: Fajin vetë e ke!
Eh, dashni e çmendur e kohës së kalueme,
Që shpirtin ma plogshtove deri në thellësi
Sa as emrin tand spo mundem me harrue,
E prap pëng më mban sot, ai syri yt i zi…
Modernja mi merr sytë me linjat femerore,
Ku shpesh lakuriqesinë aq thelle seç ma tregon…
Por prap ti më kujtohesh me atë bukuri hyjnore,
Me madhështinë e shpirtit që aq lart qëndron…
Shoh fytyra me ngjyra, llustra bukurie,
Që vezullojnë si yje nën dritat… Harem…
Por shpirtit më rrin thellë ajo skuqja e jote
Në faqet si purpuri kur fjala ish pa vend…
Por ti më ke humbur, e tash nuk je për mue,
Veç aq shpesh më çfaqesh me imazhin tënd,
E pëng ma mban fjalën nëpër këto kujtime,
Kur koha më përplaska vënd e pa vënd…
Sa herë jam betue se ma nuk do t’kujtoj…
Shum herë kam harrue betimet pa kriter,
E prap në çdo bisedë kur nisi me ligjërue…
Si shëmbull sec më vjen, nga ajo kohë e thellë…
Çudi, pse nostalgjia më vjen aq shpesh për ty ?
Edhe pse ti nuk dinje aq shumë në këte stil modern,
Por në skuqjen tande të të bukurës fytyrë…
Atje unë kam mbetur me këtë shpirt që dhëmb!
E tash skam pse betohem, jo ma për harrime,
Nuk mundem që vetite ty të ti harroj,
Atë buzëqeshjen tande me tandin virtyt,
As skuqejn e fytyrës as lotin që t’përshkoj!
Atë lotin tand të fundit përmbi gjoksin tim…
Ne çastin kur mu lute dikur sy ndër sy:
„Mos ik o shpirti im, o ylli plot me drite…
Mos ik, se do të vdes këtu një ditë pa ty…”
Si një shall gjith mallesh më mbështillet në fyt,
Ai mall për ty, për kohën që më dhëmb…
Nuk mundem të t’harroj jo moj bukuri…
Çdo kujt unë do tia them të bukurin emrin tend!
2004, Autori LLEMADEO
"Nder udhetime"