Poezitë që parapëlqej.

Nella

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Miller - wild at heart, just like...

Eleganca e gjermaneve tani:

TRISHTIM (nga Hermann Hesse)

C'me ngrohte gjer dje plot shije,
Sot vdekja e mban ne gji;
Lule pas lulesh bien,
Nga peme e trishtimit tani.

I ndjej si bien, bien,
Si bore qe rrugen mbulon;
Dhe hapat me nuk ndihen,
Nje heshtje e gjate afron.

Ne qiell s'ka yje, as hene,
Ne zemer s'ka dashuri;
Gjer tutje nje heshtje ka rene,
Dhe bota u mplak e u mpi.

Kush mbron dot zemren nje fije,
Nga koha plot ligesi;
Lule pas lulesh bien,
Nga peme e trishtimit tani.
 

almost perfect

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

kam nje plage ne fund te shpirtit thelle,
me e vjetra plage e kesaj bote,
qe mundet ta sheroje, ta sheroje,
ta sheroje vetem prania jote ...
 

boni8

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Fillimisht postuar nga Ema:
[qb] Ata me paten munduar
dhe zemeruar sa s'ka.
Disa me dashurine e tyre
me urrejtjen e tyre disa.

Dhe shpirtin ma paten helmuar
me dhane vrer te pi,ata.
Disa me dashurine e tyre
me urrejtjen e tyre disa.

Por ai qe shume e me shume,
me mundoi,zemeroi e trishtoi,
ai s'me urreu kurre,
dhe kurre s'me dashuroi.

Hajnrih Hajne [/qb]
ema vertet me ke magjeps me gjith keto shkrime te shkrimtareve te faliminderit vertet jam kenaqur duke i lexuar dhe duke i ndjer i ke shkruar poezite qe me se shumti i kam qejf..bravo. te tille si ti i duhen kesaj faqe
 

boni8

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

TE GJITHE QE NDIEJME

sot me eshte perkujtuar jeta ime fill
si nje shirit i gjiruar ne film
nje drite erresir felliqesire
qe i mbaj ne shpirt bujarisht

me eshte perkujtuar e gjith jeta ime
dhe ne te nderlidh historine
oh sa keq po me duket vetja
ne asnjeren nuk shoh risite

se ashtu e tere fillon ngadal
nje jete si e imja ndoshta ke dhe ti
je futur ne erresir aq shum te thelle
kur mendon se ne bote i vetem je

dhe forcat e mia te shtjerruna tani
ju kerkojn te gjitheve qe veten hani
jam ketu si te gjith te tjeret qe vuajn
se vetmin e tille te gjith e druajn

une dua ta luftoj erresiren
tek une ne radhe te pare
por i vetedieshem se dhe ju ndieni
valle erresira aq shum na ka thare?
 

boni8

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

VIRGJERESHA

si pjalm i hershem qe qel
ti je mbush kaq shum arome
dhe askush dot s'do te prek
veq mua kureshtja me djeg zjarr

me aq enderra ne jetojme
dhe njeren ne shpirt thell e mbajm
ti se di ne kembe ç'me mban
tek ti, te embelat njomesi

dhe une pres aq shum
te vije momenti te kem ne dore
shpirti aq me malle jeton
kur ti t'me jep flladin si dobore


BONI FROM KOSOVA *VITIA*
 

boni8

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

GRUAJA NE PUNE

gjer sa numeroj ne dhjet
ti zhdukesh per qdo nat
sa her te provoj te te ndjej
ti s'me gjindesh me ne shtrat

zgjohesh heret dhe me puth
e une rri i gezuar ne gjum
se ndjej zjarrin e mbremjes vone
me ty aq amshem sot jam mbush

pa lare syt atje shikoj
ne dritare ne banes
tek ti sulesh qe te shkosh
dhe mua me te puthur me le vet

mezi pres mbremjen vone
te jet e imja perseri
te mbyll syt dhe te hesht
prap e imja te me jet

dhe keshtu ditet shkojne
tek fryen era ne qetesi
qdo her s'te ndjej kur ti shkon
dhe me le te vetem ne shtepi

boni8 koSOVë
 

bebi

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Abbiamo perso anche questo crepuscolo.
Nessuno ci ha visto stasera mano nella mano
mentre la notte azzurra cadeva sul mondo.

Ho visto dalla mia finestra
la festa del tramonto sui monti lontani.

A volte, come una moneta
mi si accendeva un pezzo di sole tra le mani.

Io ti ricordavo con l'anima oppressa
da quella tristezza che tu mi conosci.

Dove eri allora?
Tra quali genti?
Dicendo quali parole?
Perché mi investirà tutto l'amore di colpo
quando mi sento triste e ti sento lontana?

E' caduto il libro che sempre si prende al crepuscolo
e come cane ferito il mantello mi si è accucciato tra i piedi.

Sempre, sempre ti allontani la sera
e vai dove il crepuscolo corre cancellando statue.

neruda

/pf/images/graemlins/frown.gif
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Poezi te preferuara

Mbetet poeti im me i preferuar
(edhe varianti ne anglisht)

CLENCHED SOUL
We have lost even this twilight.
No one saw us this evening hand in hand
while the blue night dropped on the world.

I have seen from my window
the fiesta of sunset in the distant mountain tops.

Sometimes a piece of sun
burned like a coin in my hand.

I remembered you with my soul clenched
in that sadness of mine that you know.

Where were you then?
Who else was there?
Saying what?
Why will the whole of love come on me suddenly
when I am sad and feel you are far away?

The book fell that always closed at twilight
and my blue sweater rolled like a hurt dog at my feet.

Always, always you recede through the evenings
toward the twilight erasing statues.
 

bebi

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

edhe per mu Coyote. /pf/images/graemlins/smile.gif

Per il mio cuore...

Per il mio cuore basta il tuo petto,
per la tua libertà bastano le mie ali.
Dalla mia bocca arriverà fino in cielo
ciò che stava sopito sulla tua anima.

E' in te l'illusione di ogni giorno.
Giungi come la rugiada sulle corolle.
Scavi l'orizzonte con la tua assenza.
Eternamente in fuga come l'onda.

Ho detto che cantavi nel vento
come i pini e come gli alberi maestri delle navi.
Come quelli sei alta e taciturna.
E di colpo ti rattristi, come un viaggio.

Accogliente come una vecchia strada.
Ti popolano echi e voci nostalgiche.
Io mi sono svegliato e a volte migrano e fuggono
gli uccelli che dormivano nella tua anima.
 

Samuel

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Zonjusha, zonja dhe zotrinje te nderuara!

Ju pershendes te gjithve per vargjet e bukura qe keni sjedhe ne kete teme, si ata qe kane sjedhur krijimet e tyre por dhe ata qe kane sjedhe krijime te autorve te tjere ku ua kane shkruar dhe emrat poshte krijimeve!

Kam nje vrejtje deri ne nje kritike te rende per disa qe kane sjedhe krijime te autorve te ndryshem te huaj apo Shqipetare, ku te cilet i kane shkruar vargjet ketu sikur jane krijime te tyre personale, e ajo jo vetem qe nuk eshte e drejte por quhet ne letersi "plagjiature" per te mos i thene ne gjuhen shqipe fjalen e rende "Vjedhje" e krijimtarise se tjetrit, qe eshte jo vetem e denueshme por dhe veper shume e ulet!

Eshte njesoj si te i vjedhesh femijen qe ka lindur nje Nene ne shtepine e lindjes dhe ti thuash se nuk e ke lindur ti!

Pra ai veprim flet per mungesa te theksuara qe ka personi ne formimin e vet si njeri..., mjaftojne keto fjale pa ja radhitur se cfare mungesash ka ai person ne vetvete!

Se na kane dale ketu ca antare ku shkruajne vargjet e Omar Khajamit, apo te tjerve, sikur jane keta antare te albforumit autoret e vargjeve dhe jo autori i vertete qe ka jetuar plot 1200 vjet me pare...

Ju lutemi te mos e perserisni me nje veprim te tille, por kur sidhni ketu vargjet e tjeter kujt, shkruani dhe emrin e autorit poshte tyre, ose ne se nuk e njihni autorin si emer pasi vargjet i keni mesuar vetem me te degjuar dhe jo me te lexuar te vepres, lereni fare e mos i hidhni ketu pa emer autori!

Mesohuni te rrespektoni lirine dhe te drejten e tjetrit ne se keni deshire te ua rrespektojne te tjeret lirine dhe te drejten tuaj!

Vrejtje kam dhe per ata qe sjedhin ketu vargje ne gjuhe te huaja...e dime se dine gjuhe te huaja, por ketu flasim dhe shkruajme shqip!

Me rrespekt per krijuesit dhe ata qe i sjedhin vargjet e te tjerve ketu duke ua theksuar autorsine mire, pra duke qene te kujdeseshem!

"Nder udhetime"
 

Nella

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

huh, mos e konsideron AF-ne ndonje lloj akademie ku te diplomohesh ti? Jo, na e thuaj qe ta dime te pakten, mbase mbrojme edhe ndonje diplome /pf/images/graemlins/tongue.gif

Edhe ben mire ta dish qe poezia, me teper se gjthcka tjeter, duhet lexuar ne gjuhen qe eshte shkruar; ka poezi qe ne gjuhen shqipe jane te paperkethyeshme, keshtu qe, kurseji ca keto kritikat.
 

bebi

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Nder udhetime, e para gja, shume anetare si une e kane vendos ma poshte autorin, dikush e ka harru, dikush nuk e njeh... thjesht poston ktu "poezine e preferuar", dmth sic asht edhe tema. /pf/images/graemlins/smile.gif
Per ma teper, shume poezi kuptohen nga gjuha e perdorur se nuk jane krijimet e atyne qe i postojne (e ketu nuk e kam fjalen se nuk jane ne shqip).
Sa mir s'ke pertu me shkru tan ate kritike, ti ke reagu si me te pas vjedh kush poezine. :tipsy:
 

abs

nuk e di...
Re: Poezi te preferuara

Fillimisht postuar nga Nder udhetime:
[qb] Zonjusha, zonja dhe zotrinje te nderuara!

[/qb]
*Nder Udhetime*

nje vrejtje shoqerore, ky rreshti mesiper thuhet;
Te nderuar Zonjusha, Zonja dhe Zoterinj.


/pf/images/graemlins/smile.gif


ps: djemt kenkan direk burra /pf/images/graemlins/laugh.gif a ja u kena hedh :tipsy:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

Nder Udhetime, perpara se te besh kete postimin me lart te sugjeroj te besh citime KONKRETE se cila poezi eshte "marre" dhe autorizuar nga ndokush nga anetaret. E dyta: je ne temen e gabuar per ankesa. E treta, me pare duhet te kontaktosh personin qe mendon se ka "marre" poezite per te ditur me shume. Sic e sheh shume prej poezive jane te autoreve te mesiperm dhe thjeshte postimi ndjek postimin.

Gjithe shkrimet jashte teme do te fshihen sipas Rregullores se AF.

Moderatorja
 

Samuel

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Fjalet e "Kordelja":
********
Nder Udhetime, perpara se te besh kete postimin me lart te sugjeroj te besh citime KONKRETE se cila poezi eshte "marre" dhe autorizuar nga ndokush nga anetaret. E dyta: je ne temen e gabuar per ankesa. E treta, me pare duhet te kontaktosh personin qe mendon se ka "marre" poezite per te ditur me shume. Sic e sheh shume prej poezive jane te autoreve te mesiperm dhe thjeshte postimi ndjek postimin.

Gjithe shkrimet jashte teme do te fshihen sipas Rregullores se AF.

Moderatorja
**********************

Pergjigje :

Ne se je ne gjendje qe ti njohesh se cilat poezi apo pjese te shkeputura autoresh te ndryshem jane hedhur ketu ne kete teme pa emerin e autorve, ate duhet ta kishit bere me kohe ju si moderatore dhe ju takon ju qe te mos lejoni qe te abuzohet me krijimet e te tjerve, ku jane hedhur ketu nga disa antare sikur jane ata autoret!

Ne disa faqe qe kam lexuar ne kete teme kam gjetur shume poezi ku ai qe i ka sjedhur nuk e ka shoqeruar me emrin e autorit...por hiqet sikur eshte ai krijuesi i saj.

Nje shembull konkret ua kam thene me lart per vargjet e Omar Khajamit, por ka dhe shume te tjere...

E per te dyten tuaj, me ate qe thoni se sikur jam ne temen e gabuar per ankesa...

Po ju them se nuk eshte ankese dhe mos e merr si ankese ne kshillin e lagjes dikur...apo tek drejtori...ku ju po na hiqeni si tip drejtoreshe me ato paralajmrime te juajat...
Por jane kritika per ata qe i kane bere ato veprime, si dhe nje thirrje per kujdes ndaj atyre qe sjedhin ketu vargje te autorve te ndryshem te huaj dhe shqipetar, qe te kene me shume kujdes dhe rrespekt per vargjet e te tjerve e sidomos autorve te mdhenje...

E per te treten tuaj:

Ne se duhet te marr kontakt me personin apo jo...
Ajo eshte dicka personale ne se e shoh une te arsyeshme apo jo...pra fjalen "duhet" e thoni prap si nje tip drejtoreshe qe paskeni deshire te jepni urdhra verbal...por jane pak si shenja mendjemadhsie nga ana juaj...

E ate vendimin tuaj per te fshire gjithe shkrimet qe sipas jush jane jashte temes...
Bejeni kur te doni per mua, s'me prish asnje pune, por kjo teme me ate menyre qe ju pelqeka ju ku te hidhen vargje te autorve te ndryshem dhe te u mohohet emri nga ata qe i sjedhin ketu, e te na hiqen si krijues te atyre vargjeve ata qe i sjedhin...pa marre asnje kritike dhe asnje kshillim nga askush, mua me duket shume gabim nga ana e juaj si moderator!

Per me teper kur sot ne te gjitha mediat botrore ne cdo ribotim apo publikim qofte edhe ne faqe interneti ruhet dhe rrespektohet emri i autorit qofte edhe tek nje thenie e thjeshte e tyre e jo me ne poezi e vargje qe kane bere epoka ne historine e letersise Shqipetzare dhe ate botrore!

E fjalet e juaja per fshirje shkrimesh ketu... me ngjajne si ekzekutime qe realizokeni ju pa perfillur asnje kod apo etike te te drejtes njerzore per te dhene mendime e vrejtje dhe kritike kur shihet hapur abuzimi me krijimtarine e tjeter kujt!

Megjithate une ju pershendes me rrespekt edhe per ato qe shkruani me siper, por edhe nese do ti fshini ato qe shkruajta une ne kete teme!

"SADIU", ka thene:
Ti them e ke mire, atij qe rrugen humbi,
Nje krim do te benja, te rende sa plumbi!"

Kaq per ju "Kordelja"!
*****************

Nder udhetime
 

Samuel

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Hallo "Xixillonja"!

Per emertesen "Zonjushe", ku me pyet miqesisht, "pse nuk ka dicka te ngjashme per djemte...?"

Miqesisht po ju pergjigjem:

Ajo ka ndodhur heret kur jane caktuar ato emertesa qytetarie si shenje rrespekti dhe nderimi per vajzat e reja dhe te pamartuara... pasi vajzat i karakterizon nje virtyt i shenjte dhe delikat..., e per te ua nderuar duke i vene nje shkalle me lart ne rrespekt, u eshte dhene ai "titull" simbol...
Ne se ju keni ndonje ide emertese per djemte, thuajeni dhe do te ishte mire!

Gjithe te mirat!

Nder udhetime
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Poezi te preferuara

Nder Udhetime nese do te kishit lexuar dhe titullin e temes do kishit vene re se quhet "poezi te preferuara" domethene qe na pelqejne si lexues, jo si krijuesit e tyre.

Ti ke te drejte persa i perket plagjatures, por kjo do te ishte me vend si verejtje nese behej tek tema "krijimet e mia".

Po keshtu, a e mbani mend kush ishte ai qe tha:
"Mos e thuaj gjate, ate qe mund ta thuash shkurt!"
 

Samuel

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Fjalet e "Nella":
****
"huh, mos e konsideron AF-ne ndonje lloj akademie ku te diplomohesh ti? Jo, na e thuaj qe ta dime te pakten, mbase mbrojme edhe ndonje diplome

Edhe ben mire ta dish qe poezia, me teper se gjthcka tjeter, duhet lexuar ne gjuhen qe eshte shkruar; ka poezi qe ne gjuhen shqipe jane te paperkethyeshme, keshtu qe, kurseji ca keto kritikat.
****

Irionia e juaj si e pa kripe, ka dale e pa shijshme fare...

E per ate qe sipas jush "poezia duhet lexuar ne gjuhen qe eshte shkruar"...

Ju mund ta lexoni dhe ta shijoni ndoshta me bukur se ne gjuhen shqipe...ajo eshte puna juaj...

Por ju, ne se nuk e keni mesuar akoma, mesojeni dhe dijeni mire se per nje shqipetar, asgje nuk tingllon bukur ne asnje gjuhe te botes pervec se ne gjuhen e nenes qe na ka lindur dhe rritur, ne gjuhen shqipe!
Asnje poezi apo krijim tjeter, deri as dhe fjalet e dashurise nuk tingellojne me bukur se ne gjuhen shqipe per ne shqipetaret, ne asnje gjuhe tjeter, kurre ne jete!

E per ate qe sipas jush paska poezi qe nuk perkthehen dot ne gjuhen shqipe...

Mendoj se jeni nxituar, pasi nuk ja njihkeni mire vlerat dhe bukurine gjuhes shqipe, ku shume vepra te autorve te ndryshem jane marre nga perkthimet shqipe te autorve shqipetare dhe jane perkthyer prape ne gjuhe te tjera...pasi perkthimi shqip ka qene shume me i bukur dhe me i pasur se sa vete origjinali...

Ne se nuk e dini, mesojeni se Rubaierat e Omar Khajamit jane perkthyer nga versioni Shqip i Fan Nolit ne English... e shum te tjera raste!

Por gjithsesi ne se kritika ime ju duket e rende, dikush tjeter me vone do te ju beje te ju skuqen veshet ne se ne bisede perballe me te tjere, ju cfaqni mendime te tilla si ketu...!

E une ju lutem, mos e merrni si nje godtje kritiken time por si nje ndihme do te ju vlente me shume !

Nder udhetime
 

Samuel

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Tani jo me kritike, por ju pershendes me keto vargje te autorit Llemadeo


NUK MUNDEM...!

Kushtim

Nuk mund të them që nuk të dua !
Nuk mund të them, s'të dashuroj !
Nuk mund të them që nuk po vuaj,
Që të shoh me sy e të përqafoj !

Nuk mund të them që s'më merr malli !
Nuk mund të them se s'të kam ënderr !
Nuk mund te them që s'të kam Shpirt !
Nuk mundëm të them që s'më je Zëmer !

Ndaj mos mu dridh, mos u zemro
Pse unë nuk mundëm që të mos ti them...
Të gjitha cfare ka brenda kjo…
Kjo Zëmer, Shpirt që po më dhëmb...!

Nuk mundëm më të luftoj vetën,
Dhe ti them shpirtit: je gabim !
Pse ky i shkretë aq shumë të do,
Si Shpirt të sheh për shpirtin tim !

As udhën tënde nuk mund ta ndali,
Ëndrrën tënde, jo, s'dua ta prish !
Por veç të them, mos e harro,
Këtë Shpirt të largët që ty të grish !

Portat e shpirtit ti kam hapur,
Hyrë edhe dil, pa Kohë e Orë...
Çdo gjë është ytja, pra dije mire,
I yti është dhe ky Autor...!

Llemadeo, Maj 2004

MIDIS KOHEVE

Në këtë buzembramje mallesh jam ngujue…
Keta syte e mij qiejve shikojne pa nda,
Eh, ai loti yt si mjegull para me esht' leshue,
E hapsinave nuk po më len ma asgja me pa.

Deh Zanë, o shpresa n’dashni të madhe,
Që uzdajën shekujve ma mbajte gjallë,
Del heshtjes ksaj nate pashë të tuat valle,
E shpirtit mi jep qetsinë pa të lotueshmin vaj!

Ah, zemra e skamnorit mallesh dorzue,
E n’burgun e përjtshëm të t’njajtit kushtim,
Kaq herë më ka vra e kaq herë më ka tradhtue
Sa kurrë s’ma dha lirine si të vetmin shpëtim…

A thue mallkue më ke me ndonjë fjalë moj Zanë ?
E qitun më njëanë më len veç duke më pa…
Si bije kambadoras para kujtimit tand…
Ne çastet kur t'kujtoj dhe pse nuk të shoh ma.

Sa ngrihem para t’artës bukuri hyjnore,
Kur fjala zën vallen n’lendina t’shpirtit tim…
Papritmas ndër kujtime se si më vjen për goje…
E ballancat seç mi prish i vjetri mallëngjim.

Vëmëndjen dhe qëllimin e ksaj fjalës time,
Ma merrke sërish ti që ma "kurrkund nuk je",
Dhe shtigjeve të pa krye më len dhe sërish ik,
Pa shkak, pa fjalë dhe pa asnjë arsye mbi dhe!

E ti pra, pse m’vjen kujtimeve të mija,
O ”Laura” e frymzimeve e buzve trandafil ?
Me ata sytë e bukur që mbi gjoks të shpirtit,
Përlotshëm i pate çile e i pate mbydhë…

N’se ti nuk erdhe ma drejt meje,
As me atë ma të voglin tonin kujtim…
E pse mua më mban pëng me të gjatën heshtje,
Pa fjalë, pa za, pa yllin atje lart në qiellin që ti din ?!

Unë në burgun tand rri i lidhun,
Veç pres e pres ashtu më kot…
E dij se kurrë nuk ke për të më zgidhun,
Liri nuk më fal jo, ah ajo heshtja e ftohtë !

E si mundëm unë ma me dashurue,
Kur sa herë zë fjalë diçka të rese ti’ këndoj…?
Eh, më thotë e reja, kështu ke pasë këndue,
Dhe asaj të vjetrës dashni që ty të harroj !

E ftohtë më kthehet koha, fytyrës seç ma ngjesh,
Atë kujtimin tand si një shuplakë të re…
E dal si i perbuzur para kohës tjetër
Që heshturazi më thote: Fajin vetë e ke!

Eh, dashni e çmendur e kohës së kalueme,
Që shpirtin ma plogshtove deri në thellësi
Sa as emrin tand spo mundem me harrue,
E prap pëng më mban sot, ai syri yt i zi…

Modernja mi merr sytë me linjat femerore,
Ku shpesh lakuriqesinë aq thelle seç ma tregon…
Por prap ti më kujtohesh me atë bukuri hyjnore,
Me madhështinë e shpirtit që aq lart qëndron…

Shoh fytyra me ngjyra, llustra bukurie,
Që vezullojnë si yje nën dritat… Harem…
Por shpirtit më rrin thellë ajo skuqja e jote
Në faqet si purpuri kur fjala ish pa vend…

Por ti më ke humbur, e tash nuk je për mue,
Veç aq shpesh më çfaqesh me imazhin tënd,
E pëng ma mban fjalën nëpër këto kujtime,
Kur koha më përplaska vënd e pa vënd…

Sa herë jam betue se ma nuk do t’kujtoj…
Shum herë kam harrue betimet pa kriter,
E prap në çdo bisedë kur nisi me ligjërue…
Si shëmbull sec më vjen, nga ajo kohë e thellë…

Çudi, pse nostalgjia më vjen aq shpesh për ty ?
Edhe pse ti nuk dinje aq shumë në këte stil modern,
Por në skuqjen tande të të bukurës fytyrë…
Atje unë kam mbetur me këtë shpirt që dhëmb!

E tash skam pse betohem, jo ma për harrime,
Nuk mundem që vetite ty të ti harroj,
Atë buzëqeshjen tande me tandin virtyt,
As skuqejn e fytyrës as lotin që t’përshkoj!

Atë lotin tand të fundit përmbi gjoksin tim…
Ne çastin kur mu lute dikur sy ndër sy:
„Mos ik o shpirti im, o ylli plot me drite…
Mos ik, se do të vdes këtu një ditë pa ty…”

Si një shall gjith mallesh më mbështillet në fyt,
Ai mall për ty, për kohën që më dhëmb…
Nuk mundem të t’harroj jo moj bukuri…
Çdo kujt unë do tia them të bukurin emrin tend!

2004, Autori LLEMADEO


"Nder udhetime"
 

Nella

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Konform rregullave te temes, kam te drejte te postoj nje poezi te preferuar - dhe kete kam bere! Ok?
Tani, per ta vazhduar, me pelqejne shume vargjet me poshte:

bjeri gajdes gajdexhi
bjeri me te lumte dora
beja, beja fora
 
Top