Poezitë që parapëlqej.

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

Muza

Malli i saj shkoi si nje enderr e marre,
plagen tende e pa,po s'munde te jetosh,
Gjithe ata lote,besome,nuk qene genjeshtare,
Dhe sikur t'ishin,
falja,
Ti di te dashurosh!

Alfred De Mousset
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

O le te shohin
te shenjten bukuri,
miqte aq te shurdhet ndaj largimit tim,
Vdekshin qe te gjithe ne perendim te diteve,
nga miq te perlotur te rrethuar
dhe njeri syresh
syte ua mbyllte...!

MIlvua
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

Trokasim ne dere

Trokasim ne dere,
s'na pergjigjen,
trokasim serishmi,
s'na e hapin
E thyejme deren,
dhe shikojme
se rruga eshte e lire
Dhe shtepia eshte e lire,
dhe mund te hyjme pa veshtiresi.
si ne shtepine tone...
Keshtu ndodh dhe ne jete,
dhe ne dashuri...
vecse,
jo gjithmone...

Robert Desmos
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

Ci siamo sempre amati
come se fosse
per noi incontrarsi
immpossibile
Forse per questo tutto è stato
vero fra noi.

Quando il sole sorge,la luna
tramonta
Non possono strae insieme per
un intero
giorno due fonti di luce,eppure:
Niente vale di più che il mistero
del loro lento,
neccessari inseguirssi.

Giusseppe Conti
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

Pa u menduar per ty,
pa u trishtuar,
valle a mundem te jetoj?
Edhe ne gjume madje
naten kur bie te fle
ne enderr me shfaqesh gjithmone...
Anonime japoneze
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

Prej largesise ku ndodhesh
ti ke per te mesuar
te me degjosh me zemer me shume
sesa me vesh
Per t'ardhur gjer tek une qe rri
duke veshtruar
ti ne vetvete ura dhe rruge do gjesh,
-Ne mes nje oqean i tere na ka ndare,
e pyje e fusha e male na kane ndare ne mes,
Pose njeri pas tjetrit ata do zhduken fare,
Kur ti te hedhesh syte drejt bregut
ku une te pres.

Jules Supervielle
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

Vdekja

O qetesi e gjithfuqishme eternale,
nga ti une dola me perpjekje,
te ti per tu kthyer.
Vec me i mundimshem qenka kthimi...
Isha foshnje atehere,
tani jam njeri.

Mimoza Ahmetaj
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

Vaje

Që ditën që vdiqe, që kur s'të kam parë
Lotët që kam derdhur, s'më janë dhe tharë
Shumë vjetë u bënë sot u mbushen dhjete
Që kur më ke lënë dhe s'të shoh ne jete!

Në ç'kopshte me lule ke qëndruar vallë?
S'të vjen keq për mua?S'të vjen mallë për djalë ?
O ëngjëll I bukur mos meno në botë
Kthehu të të shomë të na mbeten lotë

S'rrojmë dot pa tynë ti si rron pa neve?
Motëmot që rrojtëm bashkë s'më urreve
Atje tek rri janë qipariz' e varre
Kthehu të të shomë mos na lër përfare

Mos na lër të gjorë me zemër të ngrirë
Kthehu të gëzohesh kur të shoç tët birë
E ke lenë foshnje tani u bë burrë
S'arrite ta rritje s'të ka parë kurrë

Për ty shumë herë çoç do të më thotë
Por s'mund ti përgjigjem se më mbytin lotë
Kthej kokën mënjanë dhe vështroj përpjetë
Duke psherëtitur te zot' I vërtetë

O zot I vërtetë s'të erdhi keq për djalë
Kur i more mëmën dhe më le të gjallë
Të më keshe marrë do të qe më mirë
Dhe të rronte mëma të rriste të birë
Me se rrojnë foshnjat çi rrit çiliminjtë
Dashuri e mëmës dhe përkëdhelitë
Doje dritë o qiell more dritën time
dhe ma mbushe jetën plot me hidhërime
Tani rroj pa shpresë ndaj s'dua të rroj
Se dhe perëndinë tani s'e besoj.

Cajupi
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

Une asnje dite s'kam menduar
se mund te jesh nje qenie e vdekshme
parajses te kam perngjasuar
cdo gjeje qe i thone e perjetshme.
-Por kete mbremje pata ndjere
ne parkun me te lashten ere
nje margarite qe lengoi
nje krizanteme qe mbaroi,
E vdekshme je!-
e te dashuroj!

Anna De Noialles
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

Rekuiem per oren 6...

Ora 6
Akrepat si dy krahe te hapur qe presin
dhe ti s'po vjen
ti s'po vjen as ne 6 e nje minute
ne 6 e dy minuta vetmia ish me mua
une isha me vetmine ne 6 e tre minuta
ne 6 e kater bota ishte po ajo
6 e pesa i ngjante 6 e gjashtes si dy pika uji
6 e shtate, 6 e tete, 6 e nente, 6 e dhjete
Ti s'po vjen
S'po vjen
S'vjen
ne 6 e pesembdhjete
hodha syte si dy vetetima ne fushen e ores se qytetit
akrepat u thyen si dy krahe te nje zogu
qe s'ekziston

Une mora pikellimin per dore
dhe ika

Xhevahir Spahiu
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

NETE SHKURTI

Të shtëna

Nata shpohet e pikon

U mbush qyteti me ujë prej macesh

Të shtëna, të shtëna

Rrëzohet gjumi përmbi nënat

Rrjedh nëpër udhë qumështi i gjirit

Valiumi

Frika qytetare, meshë e mekur nën bankat e drunjta

Të shtëna të shtëna

Zhurmojnë nëpër qepalla këpucët e rënda

Me këmbë të mitura ushtarësh brenda

Ervin Hatibi
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

ATDHEU TURIST

Kamarda ishte këtu

Pantallonat e shkurtra

Aparatin fotografik nuk e shqiste dore

Vërtik kokën me flokë të bardhë linçuar

Flokë të bardhë, vargan turistësh me kërcinj konserve

Plakë prej shëndeti dhe qershori

Nën bluzat e bardha lisho e vesh trupin

Zhurmë zanoresh janë thithat gjinore

Tek hapin rrathë të shtrembër në ujin e ndenjur te bluzës

=C7farë drithërash Kamarda, plot

Jot shoqe parkon në pleqerinë poshtë bluzës

Nuk e lëshon aparatin, emri i markës

Me Y greke, që ndryshe kalamajtë e shqiptojnë

Të pisët lypin çamçakiza e qindarka

Të pisët, të shprishur gjaku

Plaka shtrëngon

Qemerin e kishës, që sapo doli

Ata shkruajnë se ishin aty

Të dy çift pleqsh

Kamarda kthehu në katund.

Aparati fotografik, aparati fotografik

Kërcinjtë, falanga falangjesh, turistët e zbardhur

Turistët, turistët, me flokë të bardhë, të verdhë

Kisha ku u martua Kastrioti

Ishe aty Kamarda

Shtrëngonit aparatin fotografik, këtu të vjedhin

Dy cicat si një autobus i vetëm përmbi hartën gurore e pluhur

Qumësht pluhur ish-qumështi italo-shqiptar

Ervin Hatibi
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

Pelegrini

Une jam prej kohesh pelegrin
udhetar ne vendin e shpreses se thyer
jam ndare pa dashur nga karvani im
mes shtigjeve nga vapa e shirat gryer.

Kerkoj karvanin tim ne rene e shpat
karvanin qe e ka ndruar drejtimin me kohe
ndaj ne udhe jam krejt i humbur,jam fillikat
me shami te grisur lidhur ne koke.

Per uje buza ime u dogj u be zhur
dhe syte me shpojne nga shterja e lotit
me duhet te arij karvanin e tretur qekure
capitur mes vapes,mes shiut e te ftohtit.

Une jam prej kohesh pelegrin
shtegtar i karvanit te humbur
dhe bart ne kuriz nje premtim
te dhene gjysherve te mundur.

Dritero Agolli
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

Lamtumirë

Mos loto, q'i n'kujtese
Te ruej pa turbullue
Kqyrjen tende plot shprese
Magdalene e pikellue!

Mos qaj! Fisnike zija
kur veten nuk e shpalle
Ashtu nga dashunija
ti vdiqe tue u ngjall.

E zymte asht dita e motit
Nuk dij a kem'me u pa....
N'se jo,ti lutju Zotit,
Se mire na jemi nda.

Arshi Pipa
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

Dëshirë

Me vjen turp te qaj i heshtur,
si nje shelg perbri mocalit!
Dua te gjemoj pareshtur
Porsi lisi maje malit.

Rreth kurores , shpeseria
Le te mos me cicerojne
Qe prej zgavrave te mia
shkabat te te vigjelojne.

Deget e fuqishme dua
te me tunden neper ere
Papushuar permbi mua
bore e virgjer le te bjere.

Siper akujve te ftohte
do te ngjitem der te rete
S'do me vije keq ne ndodhte
te zhuritem nga rrufete!

Se n'u dashte te zhuritem
do zhuritem maje malit
Po s'do qaj e s'do nemitem
i perulur , bri mocalit.
Jorgo Bllaci
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

Tetor tiranas

Na jane mbaruar fjalet.
Buzeqeshja ka mbetur ne mes te udhes.
C'te bejme?
te shkojme a te mos shkojme per nje kafe
ne pallat te Kultures?
Tavoline e zakonshme
tej dritares qyteti vishet ne muzg.
nje gote uje per te dy,
kafja jote mbetur pergjysme,
imja pire me fund.
pergjysme, pergjysme, pergjysme,
fjala,
buzeqeshja,
ledhatimi,
si dy shina paralele perjetesisht te privuara nga ndarja,
perjetesisht nga takimi.
Sa here t'i puthja syte e bukur,
papritur binte briri i kushtrimit.
Kohe e ashper :
Ne qe ishim aq te etur per njeri-tjetrin
te ndare na duhej te vdisnim.

Bardhyl Londo
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

Anës Lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.

Se ç'e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.

Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç'u mpaka,
Se ç'u çora, se ç'u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.

Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal' e më bën trim,
më jep forc' e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.

Fan Stilian Noli
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

Eshte cudi kur je femer

Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
Dot nuk duroj,
ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjen ne xhep
duket figura ime se largu
ketu ne bregdet.
Me vjen per te qare.Jam bere barre.
Me siguri molusqet e buta tani
levizin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem
kane marre
Eshte cudi kur je femer...
E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
e shkaterron!
Kur si perbindesh shkriferon germadhat
e mohimit...
Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
me syte e medhenj plot hije
pret nje vazhdim, nje lindje femije
buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
ngaqe se si eshte, eshte me barre.
Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
hapin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...

Mimoza Ahmetaj
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

Dashuria

Koha eshte te duhemi
te kesh besim ne mua kur te them: Trime,
te kem besim ne ty kur me tha: Trim.
Por koken time kryenece shume kurthe ngrite,
shume e pushket mbushi babai yt, fisi yt,
nje mije e nje te zeza kurdise ku do ma zije priten.
E nen kulm banonim,
nga frengjia me drite me peshove,
me dite lexoja Shekspirin ne hijen e Kulles,
se mos do te takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinen nga dielli, nga acari!
Kam frike se ma therin syrin cubat e territ,
kam frike se me vrasin pas shpine te pabeset.
Dashuria ime, ma zgjat doren ta kapercejme kete
uje te madh,
i huaj s'jam as vij nga toke e vdekshme.
Ne fund te livadhit te kositur a po sheh:
ai kali i bardhe eshte yni e tash pergjithmone.
Me shikon drejt ne sy, leri zenkat, fjalet, sharjet,
Une do te te sjell Lulen nga zemnra e Bjeshkes,
do ta ndez llamben ne Kulle,
do ta hedh faren ne token e re.
Kur te desha, coja dashurie me nje grua te marre,
e mehalla jeohnte nga shpifjet.
Na iku jeta, trime, s'menduam pak edhe per vete,
Koha eshte te duhemi.
Ali Podrimja
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

Dy hapa larg

Dy hapa larg e vite per t'arritur
Atje ku bujarisht fal jeten djell i ndritur
Atje ku po na qajne per se gjalli

Dy hapa larg , dy hapa larg metane
Pas mureve te lagesht e te erret,
po na vajton liria , qe prej saj na ndane
sepse me fort e deshem nga te tjeret!

Jorgo Bllaci
 
Top