Poezi

Balahk

Locus omnem
Ketu s'do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate

Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje.
Ka qene,eshte,do mbetet e bukur
 

Mystique

Larg
Si duhet te puthemi..

Kur un te puth ,
nuk eshte vetem goja jote
nuk eshte vetem beli jot
nuk eshte vetem barku
qe une puth.
Une puth edhe pyetjet e tua
deshirat e tua ,
un puth reflektimin tend
dyshimet e tua
dhe guximin tend.

Dashuria jote per mua
dhe liria jote nga une
kemba jote qe erdhi ketu
dhe serish nga ketu do largohet.
Une te puth keshtu sic je
dhe si do te jesh ne te ardhmen,
do te puth neser dhe ne ditet ne vazhdim
derisa jeta ime te perfundoje.

Erich Fried
 

Hektor12

Locus omnem
Larg, Malli kërkon të më afrojë afër teje por larg,
shume largë je .
Syt e mi të përlotur nga pritja e zgjaturë,
buzët e mija të përvluara nga etja ,
e vallë kur do ta shuaj këtë etje ???
Syri të kërkon, s'të gjen ,
vetëm loton dhe pret,
Zemra nuk i beson syrit ,
Qindra , mijëra kilometra largë neshë ,
Për ne nuk ka ndarje , por durim .
 

Hektor12

Locus omnem
Se loti po me mbyt
spo gjej dot shpetim
se shpirti im i vrare
kerkon vec qetesin.
Se gjumin nga endrrat
te vrare e kam
se me sy te shoh
por e verbuar jam.
Se ky trishtimi
po me shkaterron
deshiren ske ce do
kur dot se realizon.
se e pergjumur dua te rri
ne krahet e tu
ne paqe,ne vetmi
vetem ne te dy...
 

Hektor12

Locus omnem
Ndoshta nje dite do te degjosh,
Muziken qe pelqeja me shume,
Ndoshta do te pelqeje ritmi,
Por sdo ta ndiesh si une..
♥ - ♥ - ♥ - ♥ - ♥ - ♥ - ♥
Ndoshta nje dite ne
871976.gif
,
Do te kujtohem une,
Ndoshta do te me urresh,
Por nga urrejtja do te me duash me shume..
♥ - ♥ - ♥ - ♥ - ♥ - ♥ - ♥
... Dhe ndoshta nje dite cfaredo,
Do te mundohesh te krijosh poezi,
Por si te miat nuk mundesh,
Se vuajtjet e mia si di...!
 

Hektor12

Locus omnem
Asnjëherë s'të pashë, po sa shumë të njoh
Asnjëherë s'të preka po sa shumë të ndjej
E sa afër të mbaj, e sa shumë të dua

Ne u njohëm atë natë, atë natë kur
s'kishte gjë tjetër poshtë natës
Ti erdhe dhe si hënë më shndrite
rrugën për në mirësi

Sa larg je e sa afër të dua
C'do natë të shikoj, i them hënës
i them natës, i them edhe vetes:
Natën e mirë zemër!

Merre këtë dashuri e coja asaj
kudo që të jetë sonte
Vetëm ta di se është diku , dikush
duke e kujtuar...
Duke vrarë me lot dashurinë që kurrë se kujtuam
 

Hektor12

Locus omnem
Nese une para do te vdes
e fundit ti me puth ne ball se me ke dashur me gjith shpirt
per aq koh sa un isha gjall
E po te le si amanet varrin e ftoht ku vet do hyj
mos ma mbuloni me mermer
dua ti dal bari permbi
E kur te ket ardhur maji
tek varri eja me tako
fijet e barit mbi koken time
me mall si floket e mia mi ledhato
nga zemra ime e tretur
do te mbij nje lulekuqe
ndersa une nuk mund te ngrihem
ti mere puthe - puthe
ne cast ato do te mblidhen
fletat e kuqe nga malli
dhe do te puthin buzet e tua
ashtu si te puthja une per se gjalli
 

Hektor12

Locus omnem
Na ndajnë pak çaste deri tek takimi,
Pastaj gjithçka mundet një varg t'i ruaj
Por, lotët nuk hyjnë aty se ai det pikëllimi ,
Më përmbyt me zjarr që dot se shuaj!

Na ndajnë pak çaste të të sikoj syrin
Imazh që më flet me gjuhën e shikimit
Për shijen, oreksin, ngjyrën që mbyll dryrin
Pa puthjen e buzëve të vegimit !

Na ndajnë pak çaste ! Po na ndajnë ne !
Jemi bërë qiell , diell, dhe yje për jetësimin !
As n'errësirën e mesnatës nuk kemi nge
Se ndarja e trishtë na e vrau gëzimin...!.
 

Hektor12

Locus omnem
SHEGË E ËMBËL

Porta të mëdhaja
kurrë s´kam dashtë
në to fati më ka përplasë
anë për anë globit i rashë
shoqen tënde kund se pashë
Këndej s´kam ardhë
se kisha halle
ç´paskan lindë nënat shqiptare
cila rreze ty të ka pjekë
moj e bukura e ëmbëla shegë
A je shegë ti,a je njeri
a mos je produkt sheqeri?
Mos je rritë ndokund n´Dardhishtë
bukur të rrin shkëlqimi syshë
E kam pas zemren me dry
ku e gjete ti atë shkathësi
në portë t´zemrës ti më ke hy
si tinëzare,ike shpejt
e lëndove si me shigjetë
tani zemra po dënesë
ja shkëpute ti njëren pjesë
dhe pa te ndihet e huaj
ti i thua më prit me muaj
lëngon zemra,thotë po vuaj
muaj ,muaj, shkon dhe viti
mos vono se s´mund të priti
ti pa mua dhe unë pa ty
lumturinë e mbyllim n´dry.

Shaban Cakolli
 

Hektor12

Locus omnem
Malli Per Ty !!!

Mbase nuk bej mire se po te shkruaj
pasi nuk di nga t’ja filloj
se kam shum per te treguar
nuk e di mund dhe te gaboj
ndoshta ate qe ndjej nuk e shpreh dot
sepse fjalet kan varferi dhe cdo te mjaftojn
gjithsesi disa germa po i formoj
“me gjith shpirt te dashuroj”
por te lutem mos e merr per dobesi
keto jan ndjenjat e mia per ty
edhe nese un te ngjaj si femi
eshte malli dhe deshira te jem me ty ne perjetsi…
 

LLaStiCaaa

Valoris scriptorum
ZEMER E EMBEL ME DASHURI

e kush tjeter mund te jete veq ti
nene fjale me te embel ska bota
nene e para fjale qe belbezon foshnja
ne kraharorin tend ,me aromen tende nis jeta
Vitet kalojne dashurine per nenen ato se mposhtin dot
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
qe mbjell veq paqe e dashuri
je ti o nena ime je ti
Dashuria jote eshte e vetmja pije qe shpirtin ma sheron
Aroma e lekures tende eshte magji
e perqafuar te pushosh ne kraharorin tend
ndonese me thinja ne koke
ti gjithmone ndihesh femije
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
e shtrenjte e pa krahasueshme e vetme je ti
nje zemer e madhe qe din veq te fale e te dhuroje
parajse e shpirtit per qdo femije
ti per ne thurr endrra
tek ti behen sa shfajsime ehh sa justifikime
Parajse e jetes je ti
nje veshtrim ne sy qka ndodh brenda meje
e ndjen veq ti
ndjenja kurre ste genjejne
para se te ndodh ekeqe e mire
zemra jote ndje parandjen lot jot gezimi apo trishtime qe rrjedh ne syte e mi
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
E DASHR E SHTRENJTE E VETME NENE JE TI
 
Last edited:

LLaStiCaaa

Valoris scriptorum
TEK UNË I DASHUR MUND TË VISH

- Oborri natën pa njeri
Veç muzg e s'ka gjë fare
E dashur, vallë a mund të vij
Nga muri në dritare?

- Vërtet, të faleminderit shpirt
E shoh, s'e ke me hile
Por afër meje mund të vish
Përmes Gjendjes civile! :hidhu:
 

Mystique

Larg
Ka boshësi që
fjalët i mbushin,
ka të tjera
që i thellojnë.

Ka heshtje që
janë dhuratë
ka të tjera që vrasin,
që nuk kanë kuptim.

Ka fjalë të drejta
fjalë të gabuara
fjalë të folura apo të heshtura
për të mos lënduar
Fjalë që presin, psherëtima.

Ka fjalë ...
Ka heshtje ...
Një "jam këtu" e munguar
Një "më vjen keq" e pa thënë...

Ka heshtje që presin
ardhjen e një shpjegimi
për të shuar torturën
e atyre "pse-ve" të pakuptimta.

Silvana Stremiz
 

MeKaNiKu

Forumium maestatis
Sa më merrr gjumi i parë në ëndërr të shoh ty,çohem natën e pyes hënën ku janë ata sy...
E nga malli loti pikon e nuk më merr gjumi, s'kam menduar kurrë në jetë se kështu do të vij fundi.
Në sy ti ma le lotin shpinën kur ma ktheve, unë të thira disa herë por ti nuk erdhe.
 

Mystique

Larg
Nuk jam!


Besoj se nuk jam më!
Sepse:
nuk eci
nuk ha
nuk pi
nuk shoh
nuk prek
nuk flas
nuk qesh
nuk këndoj
e ç'duhet për të qenë?

Nuk mjafton
të frymosh
nuk mjafton
të dëgjosh
nuk mjafton
të ëndërrosh.

Të marrësh frymë
paguan shtrenjtë
të paguash, duhen lekë
të fitosh, duhet punë
të punosh, po ku?

Të dëgjosh, çmendesh

sepse nuk ke gojë të ulërasësh
e në të del ndonjë klithmë
të fshikullojnë, të godasin.

Më mbetën vetëm ëndrrat
po a ëndërron një i vdekur?

Alma Begaj
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Grua


Mos u beso kur te thone se je aq e bukur sa yjet ne qiell ndihen xheloz per ty!
Jane vetem vargje te kopjuara nga nje poet i cmendur,
ne nje nate kur s`kishte asnje yll ne qiell.
Pastaj poeti vdiq
mbi vargjet qe si besoi as vet.
Mos beso kur te thone se me ty njohen dashurine,
ate te verteten!
Eshte vetem nje pikture shtrati me carcafe mrekullisht te zhubrosur,
dhe trupi yt duarve mashkullore,
qe s`ngopen se provuari te njejten shije,
por qe s`duan ta besojne se eshte e njejte,
si vdekja,grua,si vdekja,
qe vjen njesoj per te gjithe ne fund te jetes.
Eh,
edhe nese te thone se pa ty nuk mund te ekzistoj jeta,
besoje vetem per veten,Grua,
por mos u beso atyre,ata nuk mund ta dine vertetesine e kesaj,
ata mendojne nepermjet teje,
duan nepermjet teje,
madje edhe perendine e njohin nepermjet teje!
Ata nuk mund ti njohin pritjet e tua,
nuk mund ti klithin dhimbjet e tua,
ndersa shkojne qetesisht.
Ata nuk mund te dallojne shpines tende krrusjen e barrave,
ndersa te prekin,
ndersa leshojne mbi ty gjithe egersine epshake,
per te zbrazur qese rimbushese
me ofshama pa kujtese
Nuk munden,Grua,
ta dine emrin hyjnor qe ti u therret
duke u futur ne armiqesi me zotat,
ndaj,mos u beso kur te thone Pergjithmone,
eshte genjeshtra me e bukur qe njohin,
eshte kaperdimja me hidhesine me te bukur
qe ti ben grykes tende,
objekt cmendurisht erotik per ta...

Ne fund e di,
s`do ma vesh veshin.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Disa thone se gruaja
eshte per te ndare shtratin
ne netet e gjata te dimrit
Dikush thote se eshte
nje kercimtar me nente zilka mbi krye
qe e vini te luaje ne mes te nje pylli te gjelber;
Dikush thote , se eshte bashkeshortja ime,
eshte mekati qe mbaj mbi shpine;
Dikush thote se eshte ajo qe ze brumin..


Nuk eshte as ajo , as kjo, as nje shtrat, as nje kercimtar
as nje bashkeshorte, as nje mekat;

Ajo eshte krahet e mi dhe kembet e mia
Ajo eshte foshnja, nena,gruaja,motra ime
Ajo eshte shoqja e jetes time...!

_Nazim Hikmet.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Jane të vështira ato gra që kanë më tepër dashuri për të dhënë, por nuk ja dhurojnë gjithkujt.
Ato që flasin kur kanë diçka për të thënë.
Ato që kanë mësuar të mbrojnë veten dhe të tjerët.
Ato që kërkojnë gjithmonë dhe më tepër.
Janë gra të vështira ato që dallojnë buzëqeshjen e njerëzve të mirë nga ata të këqinj.
Ato që nuk lodhen kurrë së kërkuari dikë që ja vlen, ata që kanë vlerë.
Janë gra të veshtira ato që ndiejnë dhimbjen e të tjerëve.
Ato që kanë shpirtin në afërsi të lëkurës.
Ato që shikojnë me mijëra sy të fshehur.
Ato që ëndërrojnë ngjyrat.
Janë gra të vështira ato që njohin njëra-tjetrën
Janë ato që kur jeta nuk ka asnjë shije, i japin shije vetë jetës!

(Mara Bagatella)
 

Narkomane

Valoris scriptorum
"Nuk ke pse më do" - Leonard Cohen

Nuk ke pse më do

ngaqëje

si të gjitha gratë

që përherë më kanë munguar

U linda për të rendur pas teje

çdo natë

dhe prapë jam

orteku me burra që të dashurojnë



Të takoj në tryezë

ta marr grushtin mes duarve të mia

në taksi nusesh

zgjohem fillikat
gishtat e mi te mungesa jote

në Bujtinën e Virtytit.



I shkrova tërë këto këngë për ty

ndeza qirinj të kuq e të zinj

në trajtën e një burri dhe një gruaje

u martova me tymin

e dy piramidave me nallane druri

u luta për ty

u luta të më duash

u luta të mos më duash.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
fjalët ti m’i ktheve në harrim,
në qiell është hëna, s’i them dot hënë
s’të flas dot për mjegullën në agim.

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
në gjoks ti vër çdo fjalë në vend të saj.
Pastaj do të përkund në një djep-këngë,
me hënën flokëve si karficë e bardhë.

Dhe nëse rrugët për në zemër dot s’i gjen,
më thuaj të t’i zgjas gishtërinjtë e mi.
Mbi ta mbështete kokën,
dhe për një çast ti pendë do të kthehesh,
brenda meje do të vërtitesh, shpirt!

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
kur ti je kaq pranë dhe kaq e thjeshtë,
u këput një gjethe nga një pemë,
e verdhë si harresa … ishte vjeshtë.

Teodor Keko
 
Top