Re: Pershkruani Shqiperine me nje fjale!
por edhe zemra ka arsyen e vet. Ne e duam atdheun per nje apo me shume arsye: kemi lindur, kemi prinderit, kemi familjen, kemi kujtimet, kemi shoqerine, kemi pronat etj etj.
Po ju kujtoj vetem tri njerez te medhenj te letrave shqip:
Fishta ka thane "Le ta marre vesh tan bota mare se Gjergj Fishta nuk asht ma shqiptar."
Noli:
<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body">ZGJIDH E MERR
A te duhen luftetare,
gjithe botes t'i vene zjarr,
do arratine te marre,
merr nja 10 Kosovare.
***
A te duhen sharlatane,
qe te lepihen ne cdo sahane,
qe te percajne vatane,
ke sa te duash Tropojane.
***
A do male me debore,
trime te forte e malesore,
fort bujare e burrerore,
shko ne Kukes i ke ne dore.
***
Njerez te zgjuar me lezet,
qe i gjen ne cdo ane,
qe te bejne hallve e salep,
keta jane mjeshtrat Dibrane.
***
A do njerez pa ahengje,
Per tryeze e per kuvende,
burra e gra kercejne me loder,
keta i gjen vec ne Shkoder.
***
A do trima mirditore,
kapardisur kudo vene,
pa i zene gjumi mos flene,
per tre Mirditore bejne bene.
***
Keta Matjane burra te zote,
qe dikur kane bere barote,
se i njeh gjithe vendi mbare,
jane te afte per xhandare.
***
A te duhen genjeshtare,
matrapaz e kokethare,
qe reren ta sheshin per fare,
merr Krutane se je i lare.
***
Do dembele per Stamboll,
mos u lodh te bezdisesh dynjane,
Ne Tirane rresht tabore,
vetem te zgjasesh nje dore.
***
Po qejfli a te duhen,
qe me jevga dine te kruhen,
zonja qe pjellin cdo vit,
vetem Elbasani rrit.
***
Do per pune nje Korcare,
i ke bujq, i ke ushtare,
te gjithe bashke vene ne are,
koke e kembe si ke te share.
***
Do ministra Kolonjare,
se mbahen burra me mend,
duan kudo te jene te pare,
ne mexhlic e ne kuvend.
***
Hall i madh me Skraparllinjte,
ka rrezik te hedh trute,
dy ministra le te rrine,
se na duhen dhe pa trute.
***
Do budallenj qe vec hane,
hajvan me dy kembe,
pasuri s'dine te vene,
merr shetit gjith Myzeqene.
***
A do te urte njerezit te rrine,
ne komande ta kesh ushtrine,
ne trabajte te kesh njerezine,
merr te gjithe Laberine.
***
O te gjore harruam Vloren,
se kjo pune lahet me gjak,
dy shirit e nje madalje,
kesaj gjeje i ve kapak.
***
Do te hash e te besh qejf,
sofra shtruar si per mbret,
pasterti e per hyzmet,
te tille gjen vec ne Permet.
***
A do te ruash florine,
katandine dhe shtepine,
me dy qofte mbush sinine,
ec e merr Gjirokastrine.
</div></div>
Konica gjithashtu nuk kursehet ne shume shkrime te tij.
Pyetja ime e lidhur me pyetjen e pare: keta njerez nuk e donin Shqiperine? Apo e donin duke e pare per ate qe ishte dhe jo per nje iluzion naimian qe nuk ekziston dhe nuk ka ekzistuar asnjehere?
Dashuria e pakushtezuar qe propagandon "e verteta qe djeg" eshte nje dashuri e keqe qe i ben keq "atdheut"!