Re: Perse urrejme?!
Perse urrejme?
Nje pyetje e cila sundon ne vende ku njerezit kane zhvillim te dobet kulturor.
Urrejme sepse jemi te lindur me urrejtjen
Perse urrehet?
Ne fakt njerezit kur nuk jane te zote te shohin me larg,kur mendojne vetem te keqen, kur jane kategorike dhe nuk mendojne se ne shoqerine e tyre nuk ka bashkejetese me ata qe nuk kane te njejtat ide dhe bindje, kur njerezit e tjere u duken shpellare dhe vete urrejtesit jane me shpellare se ata, percmojne te tjeret, i urrejne ata dhe smira dhe inati qe mblidhet brenda shpirtit te tyre shperthejne si nje vullkan i madh duke shtrire llaven e tyre deri ne disa kilometra larg.
Te urresh, per mua eshte krimi me i madh qe nje njeri ben
Sikur te kisha lindur me urrejtje sot mbasi do isha burgjeve te botes, do te isha ndoshta nje kriminel me fame dhe nje njeri deshtak , dhe, sikur ta kuptoja se jam njeri i tille do mirrja mundimin te vetesakrifikoja qe te mos u beja dem te tjereve.
Urrejtja eshte nje mjet primitiv e cila ka marre me qafe jo vetem njerezit por edhe kafshet por edhe gjithesine
Njeriu edhe neqoftese ka urrejtje duhet ta dije ku ta shprehe dhe ta transmetoje por jo ne cdo vend dhe cdo kohe.
Njeriu ben gabime por ato nuk mund te jene pjese e urrejtjes por e paditurise dhe pandergjegjshmerise se personit kushdo qofte ai
Njeriu nga problemet e ndryshme si stresi, problemet psiqike, depresioni, pamundesia per te jetuar realitetin ne evolim, pamundesia per te ecur me hapin e diturise dhe te mencurise etj, kthehet ne nje njeri te rendomte me vesin e tmerrshem negativ te quajtur urrejtje
Nje njeri i kulturuar, i ditur, i mencur ,i zgjuar, intelektual dhe me background te pasur, nuk mund te urreje kurre.