Re: Perdhunimi
Pink, nuk besoj se shkruaj mendimet e te tjereve, te pakten keshtu me duket mua dhe nuk ke perse me fyen sepse nuk me njeh aspak. Te lexosh dhe te nxjerresh konkluzione nuk eshte njesoj si te shkruash mendimin e tjetrit. Nese do te ishte keshtu siç thua ti, gjithmone mbi kete lloj logjike, atehere, nuk mbetet veç qe te gjithe filozofet kane kopiuar nje burim te pare, psh Platonin, Aristotelin, etj, ose egjiptianet. Por me sa di une nuk eshte keshtu.
-Te gjitha ato qe kam thene jane mendimet e mia, e dashur dhe nese lexon me kujdes e ke pergjigjen brenda. Por ju pelqeni t'i shikoni gjerat shume thjesht, kur ne te vertete nuk jane te tilla. Sikur perdhunimi te merrte fund me nje JO tuajen, do te ishte nje mrekulli, por perdhunimi ka qene dhe me sa di une eshte ende; do te jete? pyetja nuk ka pergjigje perfundimtare, por nisur nga natyra njerezore, ka per te qene. Atehere, pyesni perse ndodh keshtu? Sepse eshte nje fenomen shume me i nderlikuar se sa e mendoni dhe e trajtoni ju dhe mua me pelqen te shikoj brenda fenomenit per te kuptuar me shume, ketu qendron ndryshimi midis teje, ndonje tjetre dhe meje. Perderisa asnje barriere morali, asnje ligj nuk ka mundur ta frenoje duhet t'ju beje te mendoni mire para se te shpreheni. Perndryshe e mbyllim diskutimin me nje POSHTE PERDHUNIMI! E keshtu e zgjidhem e shkojme ne shtepi te lumtur e te gezuar, fine della storia.
Ate qe psikologjia e shikon tek tipet, karakteret etj, filozofia, e ne veçanti ontologjia, e shikon tek fenomenet dhe e kerkon pergjigjen aty. Nese marrim si shembull librat fetare te te gjitha besimeve, dihet qe ato paraqiten si te dhena nga zoti, pra hyjnore, e kjo ne vetvete presupozohet edhe si pamundesi per t'i kaperxyer, per te shkuar pertej tyre. Faktikisht njeriu e ben diçka te tille, atehere kjo verteton se nuk jane hyjnore siç thuhet, por mbi te gjitha qe shkelja e tyre nuk eshte dhune, sepse dhuna presupozon te kerkosh te realizosh me force diçka qe nuk mund te behet kurrsesi, nga momenti qe ndodh ky kaperxim, kjo shkelje, dhuna merr fund se qeni e tille sepse edhe barriera nuk ka qene e pakaperxyeshme.
Pyetjes se kur nje perdhunim eshte i lejueshem per ty, e ke pergjigjen tek shembulli qe mora dhe e mora enkas per te thene dhe dhene nje nga format e perdhunimit, i cili eshte i provokuar. Praktikat gjyqesore tregojne nese eshte apo jo i denueshem dhe sa i denueshem eshte.
A nuk te ka shkuar ndonjehere ne mendje qe kur dikush vret sepse e provokojne, merret parasysh ne gjykate?
ABS te pershendes, ndoshta ke te drejte kur shkruan qe nuk kuptojne dhe mua me duket se eshte keshtu, por nuk ka lidhje me mosshprehjen qarte te idese, ka thjesht lidhje me shprehjen ne ate menyre qe nuk e njohin te tjeret, ose nje pjese e anetareve te forumit, per arsye te ndryshme, moshe, kulture, etj, pa u thelluar me tej. Per mua eshte teper e veshtire ta ndryshoj tani sepse kjo eshte menyra ime e te ndertuarit te mendimeve e diktuar nga kultura ime. Persa kohe keto mendime nuk fyejne personalisht dike, nuk besoj se perbejne problem. Po perfitoj nga rasti te shkruaj diçka personale ne lidhje me librin e dyte qe kam botuar. Ne Shqiperi takova dike, shkrimtar (tregimtar)qe kishte shkruajtur dhe botuar nje artikull per librin tim. Ne bisede e siper me tha ta thjeshtoja stilin ne menyre qe ato qe shkruaj te jene per nje mase me te gjere. Natyrisht nuk e pranova mendimin e tij per vete faktin se keshtu shkruaj une. Ndoshta eshte kenaqesi kur te lexojne dhe kuptojne nje mase shume e gjere, por kur behet fjale per natyre, per nje profil, nuk besoj se eshte diçka shqetesuese, (per mua). Tani per tani me kane kuptuar mjaft nga lexuesit, me kalimin e kohes do te kete shume e me shume. Po marr si shembull nje paralelizem pa dashur te keqkuptohem. Ndoshta pak e kane lexuar letren qe Xhojsi i dergoi redaksise botuese ne Angli, qe nga Trieste, ata, i kerkonin ta thjeshtonte librin dhe plot rekomandime te tjera. Pergjigja ishte e prere jo. Dhe te gjitha shenimet qe shoqerojne Dublinasit, ka qene i detyruar autori vete t'i beje. Sikur ai ta kishte pranuar kete kompromis, (keshtu e quajti) bota sot do te kishte nje gjeni me pak.