Perballimi i problemeve

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Perballimi i problemeve

Hmmm, kjo ceshtja guximit, i cili eshte pjese perberse e karakterit, mendoj se eshte baza. Njerzit e fort, me kembe ne toke, e kan me te leht te perballojn problemet sesa te dobtit.

Dhe mendoj se jan me shpesh te dobtit te cilet bien pre e problemeve, pikerisht sepse nuk kan ditur sesi te perballojn vetveten, e aq me pak akoma problemet qe i rethojn ose i krijojn.
 

Najeli

Primus registratum
Re: Perballimi i problemeve

Fillimisht postuar nga LR:
[qb] Koha eshte faktori real e qe po nuk u shfrytezua ne menyren e duhur nga aleat kthehet ne armik.

Po ka i her nuk ka as rruge dalje, e as teori qe ndihmon, duhet vuajtur dhe kaq. [/qb]
LR pas cdo veshtiresie ka clirim, problemi eshte se ne investojme aq emocione dhe kohe te tepert neper probleme sa qe i ndertojme vetes pengese pas pengese dhe behemi te paafte te kuptojme se zgjidhja eshte me e thjeshte nga c'duket.Po mire thua,ndonjehere duhet vuajtur dhe kaq....ceshtja eshte qe deri heren tjeter te kesh mesuar pak mbi vendosmerine.

Problemet e gdhendin njeriun, po njeriu shkrete ka dhe shpirtin pertac.
 

@d@

Primus registratum
Re: Perballimi i problemeve

Jeta eshte nje komedi per ate, qe nuk mendon dhe nje tragjedi per ate qe ndjen!

Terhiqe e mos keput tani ky muhabet, ca ti perballojme e ca ti anashkalojme :shrug: te shtyjme vitet /pf/images/graemlins/wink.gif
 

skin

Primus registratum
Re: Perballimi i problemeve

problemet NUK ekzistojne. Ekzistojne vetem zgjidhjet. Varet nga ne cilen prej tyre zgjedhim.

SKIN
p.s me duket se kete e ka thene dhe John Lenon pak para meje /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

silvia

Primus registratum
Re: Perballimi i problemeve

teme shume interesante do thoja.
po jap dhe une mendimin tim .
ne radhe te pare duhet menduar gjithmone pozitivisht ,sepse parja ne menyre pozitive e problmeve eshte gjysma e punes mendoj une.
se dyti eshte ndihme e madhe nese problemin qe ke e ndan me dike tjeter sepse dy mendje
jane me mire se nje.
po perseri ne fund do jesh ti qe do vendosesh per ate problem ,por duke ndjekur hapat me lart besoj se do beje qe problemi te zvogelohet dhe te mos duket aq gogol /pf/images/graemlins/smile.gif sa ne fillim
 

Kenti

Primus registratum
Re: Perballimi i problemeve

Problemet jane kontorno e jetes.Nuk ka jete pa probleme.Edhe ai qe ka miliardat i ka problemet e veta.
Pa probleme jeta do ishte monotone.
 

@d@

Primus registratum
Re: Perballimi i problemeve

Milardierit i del koka flake, se do me shtu milionat, me e marre kokainen sa me te paster me bo sex ne grup etc..

S'jane halle keto te tonat mo vlla jooooooooooo. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Marimba

Primus registratum
Re: Perballimi i problemeve

Fillimisht postuar nga LR:
[qb] Jemi te gjithe te ndryshem, e te gjithe te vene perballe problemeve te ndryshme.

Cilat jane menyrat per t'i perballuar problemet e per te gjetur paqen shpirterore?

Une do te thoja se ka dy rrugezgjidhje. Ne te paren do vija psikollogjin, terapine, komunikimin.
Ne te dyten meditimin, qe arrin ti japi mundsin njeriut te zoteroj nje kontroll pothuajse total mbi veteveten, fizikun e anen e tij mendore/shpirterore.

ne qofte se njeriu arrin te kontrolloje veteveten atehere mund te kontrolloje edhe problemin.... [/qb]
Teoria moderne e psikanalizes (shkolla e Pierre Marty) thote se, kur kam nje problem, kam keto menyra per ta perballuar:

1. Zgjjidhja imagjinare . Imagjinoj cfare do beja nqs kisha nje shkop magjik. P.sh. dikush me beri nje padrejtesi dhe fantazoj si do ta vrisja. Ne kete menyre shkarkoj nje pjese te tensionit, nepermejt kenaqesise qe marr nga ky imagjinim.
2. Zgjidhja levizese . E realizoj deshiren time, p.sh. shkoj dhe e rrah. Behet fjale per veprimin.
3. Zgjidhja neurotike - sublimimi . Nga njera ane dua ta rrah apo edhe ta vras, nga ana tjeter mendoj disa gjera qe me pengojne t'i bej keq, si p.sh. ligji, morali, cfare do thote shoqeria, meshira, etj. Atehere e nxjerr inatin tim ne menyra anesore, tek sende apo njerez te tjere. P.sh. demtoj njerez te tjere qe s'me kane faj, ose i sillem shume mire atij qe me ka demtuar, per te mbuluar zemerimin tim. Kjo ndodh tek njerez qe nuk respektojne zemerimin e tyre dhe nuk i vene gjerat neper vende. Jane njerez qe jetojne gjithmone midis dy zjarresh.
4. Zgjidhja psikotike . Imagjinaten time e quaj realitet. BESOJ se e kam vrare apo se e kam rrahur, nderkohe qe nje gje e tille nuk ka ndodhur. Behet fjale per cmendjen.

Sipas teorise se siperme, dy zgjidhjet me fitimprurese per mireqenien mendore te personit jane imagjinimi dhe veprimi. Une them se, per dike qe e ka aftesine imagjinare mjaftueshmerisht te zhvilluar, nuk eshte nevoja te shkoje neper terapiste per te zgjidhur problemin. Mendja e tij mjafton (pervec ne raste traumash te renda).
 

arun

Primus registratum
Re: Perballimi i problemeve

Fillimisht postuar nga Triny:
[qb] Lutja mund te konsiderohet nje nga fazsta e lehta te trajtimit te problemit. SI e ka thene dhe Ana me pare, vete fakti qe nje problme eshte indetifikuar eshte shume hap i rendesishem per zgjidhjen e tij.

Une personalisht jam per zgjidhjet aktive. Sado te lutesh per te kaluar tre provimet e sezonit, po nuk u ule te lexosh, ke shance shume te vogla per te kaluar. [/qb]
plotesisht dakort me ju :thumbsup:
 

zecovina

Primus registratum
Re: Perballimi i problemeve

UNE PERSONALISHT I JAP ZGJIDHJE NJE PROBLEMI (CFAREDO ESHTE AI..)DUKE I DHENE KOHE...DMTH DUA KOHEN TIME TA KONCEPTOJ TA BEJ NJE ME VETEN DHE ME VONE TI JAP ZGJIDHJEN E DUHUR SIPAS RETHANAVE DHE KOHES QE DO KY PROBLELM TE ZGJIDHET....MBI TE GJITHA ESHTE MENYRA QE I MENDOJME GJERAT SE PO NA ZURI TMERRI DHE I SHIKOJME TE PA QARTA ATEHERE MUND TE KRIJOJME VETE DHE PROBLEME TE TJERA...
 

MUZIKA_HARAM_iMadh

Primus registratum
Re: Perballimi i problemeve

Fillimisht postuar nga LR:
[qb] Jemi te gjithe te ndryshem, e te gjithe te vene perballe problemeve te ndryshme.

Cilat jane menyrat per t'i perballuar problemet e per te gjetur paqen shpirterore?

Une do te thoja se ka dy rrugezgjidhje. Ne te paren do vija psikollogjin, terapine, komunikimin. Ne te dyten meditimin.

Dihet tashme qe shpesh vetem mundesia e te shprehurit, bisedat mbi problemet e shqetesimet, ndihmojne ne perballimin lehtesimin e tyre.

Ndersa meditimi, qe eshte edhe baza e Budizmit me ane te teknikave te ndryshme, si psh Yoga, arrin ti japi mundsin njeriut te zoteroj nje kontroll pothuajse total mbi veteveten, fizikun e anen e tij mendore/shpirterore.

Ideja qe problemi ekziston nga njeriu qe perjeton ate me duket teper interesante. Sepse ne qofte se njeriu arrin te kontrolloje veteveten atehere mund te kontrolloje edhe problemin.... [/qb]
ju përshëndes me një përshëndetje të jashtzakont esselamu aleikum -paqe

Plotsisht e përkrah mendimin e the food,
mendim fare i përkryer.
mednoj se vetëdija mbi vetvetëen na bën qe problemet ti zgjedhim në një menyrë të arsyeshme dhe në menyr te natyrshme, pa ndihmen dikujt tjetër si meditimi, yoga dhe gjëra të ketij lloji.
një tem fantastike LR ke zgjedh.
Shije të mirë paske për të zgjedh tema interesante.
të shkoj shkurt:
S'egziston në historinë e njerzimit e as në botë njeri të ket pasur diapazon më të gjërë sesa profetët qe kishin.Ata ishin si rrezeT moderne të ksaj kohe qe nuk lëjn gjë pa e zbulua në as në tok e as në det, e as organizmin e njeriut. Në lidhje me problemet profeti mihammed është shpreh në kët menyr:

"Janë tri gjëra që njeriu e bëjnë të vuaj:
të XHELOZUARIT
të UREJTURIT dhe
GJAKMARJA"

-pra këto tre komponente qenkan lidhur ngusht me njera tjetrën në përballimin e problemeve ne kuptimin e përgjithshëm. të mos e marim kët zgjidhje si të njëanshme.zgjidhja eshtë aty se: ka njerëz qe vuajn nga egoja e ai fare të mos e di, un kam par psh.një njeri qe un e njof të vuan pikrisht nga të urejturit[të menduarit keq ndaj një personi që ai e njeh]
Për ti dhënë një shprehje më të kuptueshme kesaj në një vend tjetër profeti shprehet në këtë formë: "Është një cop mishi në trupin e njeriut poqëse ajo prishet do të prishet, shkatrohet gjith i trupi, e ajo është ZEMRA"
-pra kjo na jep të kuptojmë se të gjitha sëmundjet nuk janë as për mjekun e as për fallexhinë por ilaqi është në vetet tona.
nese vërtet do qe tu shmangessh depresioneve dhe stresin shiqo,mendimet si:fittness,shetitjet e gjata,Stresi eshte pjese e jetes,te gjesh nje nuse,monotonia e krijon stresin,kamomila në përballimin e stresit,ose sexi,masturbimi,ushqimi,ose joga
te gjitha këto janë mednime dhe intriga djallzore,synimi me kto ësht thjesht të krijohet konfuzion dhe shkapërderdhje te individit, po ti mos u bë pre të ktyre kurthave, dhe mbrapa të gjitha ktyre qendon:........DJALLI I MALLKUAR
me qrenjosën e atyre 3 komponenteve do të fitojm mbi problemin.E sa i përket atyre problemeve te dorës së dyt,si problemet me pronat psh.etj ato janë sekondare. Hallet si sëmundjet,problemet etj jan ngusht të lidhura me me zemrën ose më mirë të themi:)me ndjenjat.
smundjet e paspjegueshme si psikoza,shizofrenia,apatia e shum smundje të tjera psiqike si kto nuk janë asgjë tjera veq të lisdura ngusht me ndjenjat.
veqanrisht fëmijët dijn të jen shum të ndijshëm, dhe poqëse nuk i kuptojm qka duan,qoft edhe ne gjuhen e tyre trupore[përmes levizjeve]mund shpejt të bien në depresion të thell qe mund të rezulton në shizofreni ne fund.......
a nuk është kjo mbytje e zemrës??

me nderime
 

renata

Forumium praecox
Re: Perballimi i problemeve

Ne faza te ndryshme te jetes,rrethanat na paraqesin probleme te ndryshme.
Dikur kur ne adoleshence,ishte problem paresor nje note e ulet,sot del ne plan te trete apo te katert...
Cdo dite na ofron probleme nga me te ndryshmet,te paprovuara,te reja...
Me kalimin e kohes fillojme e "rregjemi"dhe gjithcka kalohet me lehte.
Personalisht ne nje hark kohor prej 1 vit e gjysem,kam hasur probleme nga me te ndryshmet dhe reagimi im fillimisht ka qene i dobet...
Mbyllesha ne vetvete,dhe ne momentin kur kerkoja ndihme ndjehesha e padegjuar.Nje nga virtytet me te medhaja te nje njeriu eshte "te diturit te degjoje".
Ne momentin,kur une kisha nevoje dhe mundohesha te eksternoja emocionet e mija,duke folur me njerezit me te afert,nuk kam gjetur mbeshtetje,jo sepse ato nuk donin te me ndihmonin,por nuk e kuptonin,nuk mund ta imagjinonin se une nuk isha ne gjendje t'i perballoja problemet e mija vetem,se me kishin pare gjithmone te forte dhe ne syte e tyre isha e pathyeshme.Por gjerat ishin ndryshe...
Atehere vendosa te vetesherohesha.Bleva libra meditimi,fillova te merresha me palester,fillova te studioj nje instument te ri muzikor ne menyre autodidakte,gjeta nje pune ku te ndodhesha mes njerezish...por ishte e veshtire...
Ne jemi lindur vetem e do vdesim vetem...ne ato momente kisha nevoje per njerezit,qe me donin.Duke lene menjane krenarine,kerkova serish ndihme tek njerezit me te afert,prinderit.Dhe ishin te vetmit qe me moren seriozisht.Me ndihmen e tyre,e ndonje specialisti pak nga pak e rigjeta veten.
Sot gjerat kane ndryshuar.Ka ndryshuar edhe menyra se si i shoh problemet.me vjen te qesh...
Nje here mu duk sikur preka fundin,e nuk mund t'ia lejoj vetes me nje gje te tille.Eshte ne doren tone,rigjetja e ekuilibrit,pershtatshmeria...
Edhe te jetosh eshte art me vete...Te buzeqeshesh me problemet e tua...nje gote vere ne darke para se te flesh...me nje mik te vertete,qe nuk do te paragjykoje e do te dije te te degjoje,nje mbremje artistike duke lexuar poezi...
Dhe nje te ngritur heret ne mengjes,nje vrap i fuqishem...nje studim me qejf,se po nuk e ke me qejf lere fare...dhe mbi te gjitha nje buzeqeshje,edhe po qe e trishte...mbetet buzseqeshje.
 

gangsterja

Primus registratum
Duhet te gjesh forcen dhe guximin brenda vetes,ti marresh gjerat me lehtesi,tia lesh gjithshka kohes edhe nese e ke me shpejtesi,pra duhet te besh ate q'ka mendon ti,dhe jo per ate q'ka thon te tjeret.
 
Top