Re: Perballimi i problemeve
Gishtez moj, une thash qe njeriu duhet te besoj ne vetvete, kshu qe mos u trem se uku besoj ke ty jo! /pf/images/graemlins/laugh.gif
Dhe pa u tallur do te thoja se per mendimin tim ajo qe ka me teper rendesi per njeriun eshte lumturia dhe paqja shpirterore. Deshira per te arritur dicka ka raste qe mund te kthehet ne luft, lufte per ti treguar te tjereve, sidomos atyre qe kemi afer, e lufte per ti treguar vetvetes, per te mposhtur ndjenjat e inferioritet qe jan pak a shume te pranishme tek cdo njeri.
Mendoj qe eshte e rendesishme qe te dime ku te fokusohemi, ke deshira qe kemi per te arritur dicka, apo per te treguar qe jemi te zotet per kete gje. Dhe gjitheshka eshte e qarte, vetem realizimi i se pares con ne realizimin e qellimit te dyte.
Eshte pak e veshtire ti ndash keto dy gjera sepse pozicjonimi i njeriut ne shoqeri, deshira e tij per tu njohur, afirmuar, ben pjese ne instiktet e njeriut.
Ne shume aktivitete te ndryshme ne jete kur njeriu vihet perball nje prove deshira per tu afirmuar kthehet ne nje penges per deshiren e arritjes se rezultatit. Frika e gabimit, mos afirmimit, na fut ne panik, stres, e si rjedhoj nuk eshte me deshira e arritjes se rezultatit qe na udhezon por frika gabimit. Prandaj ne shumicen e rasteve njeriu ben ate qe nuk do te beje, bene pikerisht ate gje te ciles i trembet.
Une e di se c'heq kur kam gara /pf/images/graemlins/laugh.gif
Mundohem te fokusohem ne ate qe dua te bej, duke punuar me veten per te mposhtur sa me shume qe kam mundesi faktoret e tjere negative. Njeriu eshte qenie shume e komplikuar, duke u munduar te eleminoje ndikimet e jashtme, sidomos ne rastin kur ato jane negative, atehere gjerat fillojne e thjeshtohen...
Filozofia ime eshte e thjeshte; duhet te di te fitoj por duhet te di edhe te humb. Ne fund te fundit te humbasesh dicka do te thote te fitosh dicka tjeter dhe te fitosh dicka do te thote te humbasesh dicka tjeter.