Re: Perballe pasqyres tende
per ta ilustruar mendimin spontan te ^AnA^s, po postoj nje pjese nga Kierkegaard:
"Ajo akoma s'me ka pare, ndodhem ne skajin tjeter te banakut, shume larg, vetem. Nje pasqyre eshte varrur mbi murin perballe, ajo s'mendon, por pasqyra mendon.
Me çfare besnikerie nuk ka ditur ta kape imazhin e saj; si nje skllav i perulur qe e tregon devotshmerine e tij tek gadishmeria per te qene besnik, nje skllav per te cilin ajo ka rendesi e qe nuk ka asnjefare rendesie per te, qe arrin guxon ta kuptoje por jo ta kape. Ky fatkeqi xham qe fare mire di ta qemtoje (shperbeje per ta treguar, shenimi im) figuren e saj, por jo ta qemtoje (shperbeje per ta asimiluar, shenimi im) ate, ky fatkeq qelq qe s'di ta ruaje ket imazh ne te fshehtat e tij duke ja rrembyer shikimit te tere botes, por s'di veç t'ja tregoje te tereve, siç po ben tashti per mu!
Çfare suplese per nje njeri po te qe ndertuar keshtu. E megjithate, a nuk ka shume njerez te cilet s'posedojne asgje perveç momentit kur kete ja tregojne te tjereve, qe s'kapin veçse aparencen e gjerave dhe jo substancen, qe humbin gjthçka ne çastin kur kete deshirojne ta shfaqin, njesoj si kjo pasqyre te humbte imazhin e saj pikerisht ne çastin kur ajo ti hapte zemren."
pjese nga "Le Journal du séducteur", te Kierkegaard.
ps; ça dmth masiva qe ta kuptoj dhe una ate mrekulline.
e gjeta perkthimin e pershtatshem: fjalia "Ky fatkeqi xham qe fare mire di ta qemtoje (shperbeje per ta treguar, shenimi im) figuren e saj, por jo ta qemtoje (shperbeje per ta asimiluar, shenimi im) ate.." zevendesohet me fjaline:
ky fakteq xham qe aq mire di te PASQYROJE, por jo te PASQYROJE. per nje moment e harrova foljen shqipe pasqyrim. boh tani me duket mire. ciao!