Palestina dhe padrejtesia me e madhe historike e tere koherave!

Palestina dhe padrejtesia me e madhe historike e tere koherave!

Shume popujve e kombeve u jane bere e vazhdojne t'u behne padrejtesi dhe nder ta jemi dhe ne Ne, por me Palestinen ekziston nje sjllje qe te nervozon ne kulm dhe te ben t'i thuash "shko ne djall" cdo gjeje qe pretendon se mbron te drejten.
Padrejtesia ndaj nje kombi te tere reklamohet hapur si nje e drejte qe asgjekundi nuk qendron!
 

Ela_001

Primus registratum
Re: Palestina dhe padrejtesia me e madhe historike e tere koherave!

Arabet jane miqte e USA's ne cdo kend te lidhur me naften, por nuk do ta lidhja Palestinen me kete.
Cilat te drejta njeriu respekton Izraeli???? Po te lexosh me siper ke disa fakte qe jane teper te pakta persa i perket shkeljes se te drejtave te njeriut nga izraelitet.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Palestina dhe padrejtesia me e madhe historike e tere koherave!

Doja vetem te kujtoja se pas luftese se dyte boterore, Palestina ka qene nje koloni angleze(ose te pakten nen protektoratin e saj).
Anglia u terhoq nga ato territore duke thene se ishte ne favor te krijimit te nje shtetit izraelian atje(natyrisht kjo bujari nga ana angleze i duhet edhe faktit qe gjate luftese se dyte boterore vdiqen 6.000.000 çifute).
Qe atehere kane filluar lufterat e nje poupulli, te cilit ju nderrua pushtuesi por jo kushtet ne te cilat ndodheshin.
 

olti

Neo
Re: Palestina dhe padrejtesia me e madhe historike e tere koherave!

ks04.jpg


There is only one nuclear power in the Middle East: Israel.

There is only one country in the Middle East that refuses to sign the Nuclear Non-Proliferation Treaty: Israel.

There is only one country in the Middle East that refuses to allow international inspections of its nuclear facilities: Israel.

There is only one country in the Middle East that stands in defiance of more than 60 United Nations resolutions: Israel.

There is only one country in the Middle East that invaded and continues to occupy land belonging to its neighbors: Israel.

 

jula

Primus registratum
Re: Palestina dhe padrejtesia me e madhe historike e tere koherave!

Izraelin e kemi marre vesh c'eshte.
Desha te pyesja, ne lidhje me kauzen palestineze, shtetet-"vellezer" arabe, kaq strategjikisht e ekonomikisht te fuqishem, ne nje shkalle nga 1 ne 10, sa bastarde jane treguar/po tregohen?
 

olti

Neo
Re: Palestina dhe padrejtesia me e madhe historike e tere koherave!

Lexoje karikaturen cfare thote /pf/images/graemlins/smile.gif Lexo anetaret pjesemarres /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Tupac

Primus registratum
Re: Palestina dhe padrejtesia me e madhe historike e tere koherave!

Gjeja e pare qe duhet te bejne Palestinezet eshte te harrojne fjalen gure ( Rock). Nuk eshte fjala qe per me se dhjete vjet rrjesht nuk u lodhen duke qelluar me gure Izraelitet, por sabotuan bisedimet per paqe sepse pervec 90 % te kerkesave qe ju aprovuan kerkonin pa tjeter te gjitha guret e tempullit te Jeruzalemit. Ata duhet ta dine mire se ky tempull nuk i takon vetem atyre. Tempulli i takon te gjithe popujve arabe ku perfshihen Palestinezet , Izraelitet dhe te tjeret, ne nje regjon te perbashket te ngjashem me ate te evropes se bashkuar. Kjo eshte e vetmja zgjidhe e mundeshme per ti dhene fund fanatizmit, radikalizmit, ekstremizmit,hakmarjes dhe nje cmendurie kolektive qe pllakos ate rajon.

Gjeja e dyte qe duhet te bejne palestinezet eshte te kuptojne se jeta eshte nje dhurate qe na jepet nga i plotfuqishmi dhe cdo dite duhet ta jetojme ne menyre pozitive, produktive dhe ne harmoni. Te respektosh tjetrin eshte gjeja me e lire por qe te shperblehet jashtzakonisht shume. Vetem athere do fillojne te kuptojne se eshte me mire te jetosh se sa te vdesesh. Kryen vetevrasje ai dhe vetem ai qe humb konceptin per jeten.

Gjene e trete duhet ta beje bota e civilizuar. Jo te pritet, por te shkulet nga rrenjet ferra e sadamid me pasuesit e tije qe te hapet rruga e zhdukjes se urise , mjekimit te varferise dhe krijimit te demokracise ne ate rajon.

Kjo jo vetem do ti presi rrugen cdo veprimi absurd, kriminal, terorist ndaj vendeve te industrializuara te botes demokratike por do te zhduke dorezen e terrorizmit, brenda se ciles mund te veprojne te kamufluara fuqi te tjera te erreta me qellim qe te sabotojne rrugen drejt unifikimit ekonomik global. Ky eshte dhe mbetet opinioni im personal.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Palestina dhe padrejtesia me e madhe historike e tere koherave!

Ka njerez si Jaser Arafati dhe shefat e grupeve radikale "Hamas","Xhihad" etj.,qe kane nxjerre fitimi jashtezakonisht te majme nga kjo gjendje qe exsiston atje.Po nuk u larguan ata nga skena politike ska zgjidhje.
Le te shpresojme qe me vendosjen e amerikaneve ne Irak,jevgjit e gjithe rajonit te lindjes se mesme te bien ne qetesi se kishin marre "si pushka jevgut".
Kjo do mund te ndikoj edhe per paqen ndermjet Izraeliteve dhe Palestinezeve.
 

boss

Primus registratum
Re: Palestina dhe padrejtesia me e madhe historike e tere koherave!

Fillimisht postuar nga jula:
[qb] Izraelin e kemi marre vesh c'eshte.
Desha te pyesja, ne lidhje me kauzen palestineze, shtetet-"vellezer" arabe, kaq strategjikisht e ekonomikisht te fuqishem, ne nje shkalle nga 1 ne 10, sa bastarde jane treguar/po tregohen? [/qb]
Shtetet jane treguar dhe me shume se kaq.
 

enkela

Primus registratum
Re: Palestina dhe padrejtesia me e madhe historike e tere koherave!

Pse duhet te shkojne njerezit dymije vjet per para dhe te ndajne territoret.Po te fillojne te terat shtetet qe egzistojne sot ne bote te rishikojne territoret atehere nuk do te jete vetem nje konflikt Izrael-Palestine por me qindra te tille.
Fakti eshte se kur Izrael u formua dhe u njoh si shtet nga arena nderkombetare te njejtat shtete qe krijuan Izraelin e lane punen ne mes dhe harruan nje pjese te madhe te popullsise qe jetonte ne ato territore pa shtet dhe pa te drjte qeverisje. Neqoftese kufijte midis Irakut dhe Palestines do te ishin ndare ne 1947 nuk do te kishte arritur puna ne ate pike ku njerezit perfundojne si statistika ne librat e te vdekurve.

Njoh plot Jews dhe disa prej tyre jane shoke dhe shoqe te mijat kam respekt per ta e admiroj menyren se si i gjenden prane dhe ndihmojne njeri tjetrin megjithate nuk bashkohem dot me idene qe me mijra jews nga vende te ndryshme te botes duke filluar qe nga 1947 deri me sot te dyndeshin ne ate cope toke bazuar ne faktin se ishte e paraardhesve te tyre dymije vjet me pare. Dhe menyra se si i krijojne vetes hapesire per te jetuar eshte duke pushtuar territore te populluara nga palestinezet.

Po te isha une personi qe do vendoste e ndaja shapin nga sheqeri nje minute e me pare. Te terhiqen trupat palestineze nga territoret e pushtuara, vendosen kufijte midis palestines dhe izraelit dhe palestina te shpallet vend me vete me te drejta te barabarta si cdo vend tjeter ne bote.
Peace everyone!
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Palestina dhe padrejtesia me e madhe historike e tere koherave!

me ka ardhur cudi vetem nje fakt ne krijimin e shtetit te izraelit
shteti i pare qe e ka njohur izraelin ka qene amerika
njohja e izraelit nga amerika ka ardhur 10 minuta pas krijimit te izraelit
per pak ishin duke bere budallallekun e njohjes se izraelit pa u krijuar akoma shteti
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Palestina dhe padrejtesia me e madhe historike e tere koherave!

Une mund te jem nder antisemitet me te bindur dhe nder antisionistet me te regjur ne keto troje. Palestines ia kuptoj hallin; eshte pazgjidhshmeria e ceshtjes se saj qe po luftohet sot ne irak, sado t'ju duket disa naiveve e pabesueshme!

Por jam gjithsesi kundra tejpermasimit se ceshtjes palestineze pikerisht nga ne shqiptaret. Padrejtesia me e madhe historike, Neo, i eshte bere helenizmit, vazhdimesimit te tij(te popullsive pashelenike), pastaj arberizmit(nese mund ta quajme keshtu) dhe me ne fund, kete e them me ze te larte qe ta degjoje cdo hebre, palestinez, musliman, i krishtere apo ateist, COPETIMI I TROJEVE SHQIPTARE!!!

SI JU DUKET KJO SI PADREJTESI? VRAS MENDJEN, A I TAKON NJE SHQIPTARI TE MELODRAMATIZOJE CESHTJEN E PALESTINES KUR KA TE VETEN ME TE NEERPKEMBUR SE KURRE? APO GJITHCKA BEHETE NE EMER TE NJE BESIMI INTERNACIONALIST, SIC ESHTE ISLAMI?
 

olti

Neo
Re: Palestina dhe padrejtesia me e madhe historike e tere koherave!

Sigurisht qe mes kombit shqiptar dhe popullit palestinez (mund te fusim ketu dhe ate armen)ka shume ngjashmeri dhe u eshte bere padrejtesi shume te poshtra, por ajo qe eshte dicka e vecante ne ceshtjen palestineze, eshte fakti se pushtimi dhe kolonizimi i atyre territoreve ne nje periudhe te shkurter prej disa dekadash, quhet i drejte dhe plotesisht i ligjshem. Ndersa ne copetimin e kombit shqiptar jane perdorur politika te sofistikuara. te cilat jane realizuar ne nje hark kohor prej disa shekujsh. Ndersa per ceshtjen shqiptare anglezet, amerikanet dhe europianet treguan nje pendim, gje qe u pa ne luften e Kosoves, ne ceshtjen palestineze nuk eshte treguar aspak nje gje e tille, madje qe sot e me shume se 50 vjet ndiqet po e njejta politike. Palestinezet detyrohen te negociojne per token e tyre, te marre me dhune. Ketu qendrojne ndryshimet e medha. Ju thoni qe jeni antisemit. Shume gabim beni. Une nuk jam as antisemit dhe asnje lloj tjeter 'anti', e kutpimin rracor, por kundra padrejtesise. Te jesh antisemit dtth te jesh dhe anti arab, sepse dhe ata semite jane /pf/images/graemlins/smile.gif Antisemitizmi eshte nje nga politikat me te urryera ne historine njerezore, nje politike qe i ka sjelle dhe sjell ende shume dhibje popujve dhe ne shqiptaret qe e kemi provuar percmimin dhe persekutimin e te tjereve, nuk duhet kurresesi te biem ne kete nivel!
 

Altini

Primus registratum
Re: Palestina dhe padrejtesia me e madhe historike e tere koherave!

Klikoni ne adresen e meposhtme dhe keni per te per te pare nje file ne PowerPoint, qe ben fjale per martirizimin e nje vajze pacifiste 23 vjecare (Rachel Corrie), nga bishat cifute...
http://www.geocities.com/idiotibush/a.pps

p.s Nese nuk j'u del direkt pas klikimit te linku, atehere shkruani vete adresen nga fillimi deri ne fund, dhe ishallah ka per te dale...
 

u74

Primus registratum
Re: Palestina dhe padrejtesia me e madhe historike e tere koherave!

Nuk diskutohet se fati i popullit Palestineze eshte tragjike, dhe si i tille ne vetevete eshte edhe padrejtesi!

Kete tragjedi palestinezet e kane thedhuar edhe me teper duke mos u orientuar aspake me zhvillimet reale dhe te kohes por duke shkuar me mijera vjete prapa ne histori qe nga koha e "Abrahamit dhe bijeve te tije"!?

Ketu une mund te bej edhe nje fare paralelizemi me Ballkanasit:Ne popujt e ballkanit i themi njeri -tjeterit qe ti ke ardhur ketu para 1500 vjetesh, ndersa une kam ketu me teper se 2000 vjete.Ndersa tani ti duhet te ikesh!??
Se ku duhet te shkojne miliona njerez kjo nuk dihet!!???
Edhe palestinezet per dekada te tera nuk pranuan asnje fare zgjidheje pervecse "hedhjes se izraeliteve ne dete"!!!
Ose edhe kur filluan qe t'iu vijne nje cike mend palestinezeve,prapeseprape nuk jepnin asnjefare garancie per respektimin e sovranitetit te fqinjit,Izraelit.
Ne njefare menyre edhe izraelitet e kane shfrytezur kete ide!?

Shkurte muhabeti "klasa" drejtuese Palestineze ka vepruar totalishte e shkeputur nga realiteti.

Nje faktore tjeter shume negative qe palestinezet ia kane ngarkuar vetes ka qene edhe perzierja e politikes me fene. Reaksion ky i destinuar per te dhene rezultate negative ne c'do vend te botes,pa dallim feje apo kombesie.

Po ashtu edhe nje faktore tjeter qe ka ndikuar negativishte tek Palestinezet ka qene edhe niveli shume i dobet i shoqerise ne boten Arabe ne teresi.
Bota arabe e korruptuar,pa demokraci,e prapambetur dhe pa asnje lloj shprese per ndryshim kursi!!!

Faktore ky qe Plestinezet nuk kane pasur as me te voglen mundesi qe ti shmangen.

Organizata per Clirimin e Palestines tejet e korruptuar ,pa plateforme te shendoshe politike,dhe e shfrytezuar nga fondamentaliste te llojeve te ndryshme.

Jo rradhe fqinjet arabe te palestinezeve kane nderhyre duke mos bere gje tjeter vetem duke i hedhur "zjarrit me teper benzine" dhe ne fund duke u larguar te turperuar,sic eshte edhe rasti kur Jordania,Siria dhe Egjipti sulmuan Izraelin dhe ne fund u munden keqas nga Izraeli!

Nga ana tjeter palestinezet kishin perballe nje Izrael me lobe te fuqishme ne tere boten,popull me instikte shume te forta mbijetese ,te cilet gjeten resurset dhe ndertuan nje Izrael shume te forte ekonomikishte dhe ushtarakishte.

Dua te theksoj se nuk kame ndonje simpati/antipati me teper per asnjeren pale si per palestinezet ashtu edhe per izraelitet!

E vetmja shprese per palestinezet eshte orintimi drejte demokracise dhe realitetit.

Dhe ne funde te fundit vetem SHBA ka predispozicionin dhe deri ne njefare menyre mundesite qe te terheqe drejte demokracise dhe zhvillimit palestinezet dhe arabet dhe nga ana tjeter ti beje kunderpeshen e duhur Izraelit.

Pa reformim te shoqerise arabe ne pergjithesi gjithcka eshte e humbur ne Lindjen e Mesme.
Proceset qe po ndodhin sote ne Lindjen e Mesme jane vetem fillimi.
 

une_une

Primus registratum
Re: Palestina dhe padrejtesia me e madhe historike e tere koherave!

Ku keni lindur ju? A keni vuajtur ju?
Jeni niper e mbesa te sulltanit (ekziston mundesia te jeni me sa shoh) apo te Gjergj Kastriotit?

Per Palestinezet nuk them se ata nuk kane te drejte por po padrejtesite e vazhdueshme ne shekuj te bera ndaj hebrenjve si quhen? Me duket se padrejtesite ndaj hebrenjeve nuk qenkan padrejtesi. Sa vjet kane palesitinezet qe vuajne? Sa vjet kane vuajtur hebrenjte? Sa shekuj ose mijevjecare do ishte me mire pyetja.

Ketu mbillet urrejtja nga njerez qe kane vuajtur vete nje periudhe 5 shekullore, duke e mohuar ate, duke u bere krenar per ate erresire. Njeriu eshte njohur te beje gjate jetes se tij gabime te vazhdueshme. Eshte e llogjikeshme te mendohet se ata do behen dhe ne te ardhmen. Ajo qe nuk eshte e mire, eshte se ata njerez qe une i rreferohem jane shqiptare, njerez te mi.

Si mund te jete Palestina padrejtesia me e madhe te gjitha koherave? Si e matni ju kohen se prapthi?
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Palestina dhe padrejtesia me e madhe historike e tere koherave!

Fillimisht postuar nga Shadow of Self:
[qb] Ku keni lindur ju? A keni vuajtur ju?
Jeni niper e mbesa te sulltanit (ekziston mundesia te jeni me sa shoh) apo te Gjergj Kastriotit?

Per Palestinezet nuk them se ata nuk kane te drejte por po padrejtesite e vazhdueshme ne shekuj te bera ndaj hebrenjve si quhen? Me duket se padrejtesite ndaj hebrenjeve nuk qenkan padrejtesi. Sa vjet kane palesitinezet qe vuajne? Sa vjet kane vuajtur hebrenjte? Sa shekuj ose mijevjecare do ishte me mire pyetja.

Ketu mbillet urrejtja nga njerez qe kane vuajtur vete nje periudhe 5 shekullore, duke e mohuar ate, duke u bere krenar per ate erresire. Njeriu eshte njohur te beje gjate jetes se tij gabime te vazhdueshme. Eshte e llogjikeshme te mendohet se ata do behen dhe ne te ardhmen. Ajo qe nuk eshte e mire, eshte se ata njerez qe une i rreferohem jane shqiptare, njerez te mi.

Si mund te jete Palestina padrejtesia me e madhe te gjitha koherave? Si e matni ju kohen se prapthi? [/qb]
me falni po a i dini se midis muslimaneve dhe cifuteve s ka patur kurre grindje serioze ne histori s ka patur kurre lufte (deri ne krijimin e izraelit)
s kane qene muslimanet qe i perzune cifutet nga palestina kerko dhe do gjesh fakte por ne te kundert i kane marre gjithnje ne mbrojtje
persekutimet cifuteve iu kane ardhur gjithnje nga europa
dhe nqse perendimi sot e ndien veten fajtor per te kaluaren e tij kjo si jep te drejte te krijoje padrejtesi ne kurriz te te tjereve
nese amerika dhe europa ndiheshin kaq "fajtore" ndaj cifuteve fare mire le tu jipnin toke nga shtetet e tyre per te krijuar shtetin e izraelit dhe te mos krijonin probleme aty ku s kishte
 

Djalepopulli

Primus registratum
Re: Palestina dhe padrejtesia me e madhe historike e tere koherave!

Kush e ka degjuar shprehjen Iken si cifuti ne shkretetire
Arabet i perzune cifutet nga toka e tyre dhe cifutet e morren perseri ate qe u takonte.
Si shpjegohet qe ne lindjen e mesme vetem israeli eshte shtet demokratik.
Uuuu se per pak harrova. Rezultatet e zgjedhjeve "demokratike" te fundit ne Disa vende te lindjes se mesme.
Sadam Hysein irak fitoi me 100% te votave. jo abstenime jo kunder qofte edhe nje.
Bashar al-Assad president i Siria Fitoi me 96%
Saudi Arabia nuk ka votime eshte mbreteri
Nuk kam kohe te permend te tjeret mbase e vazhdoj neser
 

Tupac

Primus registratum
Re: Palestina dhe padrejtesia me e madhe historike e tere koherave!

POPULLI IZRAELIT ISHTE, ESHTE DHE MBETET POPULL ARAB.
VETEM DHE VETEM ATHERE KUR ARABET DO TA KUPTOJNE DHE DO TA PRANOJNE KETE REALITET IZRAELI DO TI
DORZOJE 200 BOMBAT TERMONUKLEARE.
 

marko

Primus registratum
Re: Palestina dhe padrejtesia me e madhe historike e tere koherave!

Izraeli eshte Kosova pas nja 10 vjetesh, ndersa Palestinezet jane Serbet, qe duan shtet se kane jetuar aty para 100 vjetesh.
Kosovaret(Izraelitet) kane qene aty qe ne fillimet e kohrave, ndersa Serbet(Palestinezet) kane jetuar aty pasi u shperngulen me dhune, dhe tani e duan per vete.Pra e drejta eshe ne anen e Izraelit, pavaresisht nga shpifjet e Palestinezeve.
 
Top