Re: Palestina dhe padrejtesia me e madhe historike e tere koherave!
Renea un' nuk po ndalesha gjate sepse kemi folur shume here te tjera per kete ceshtje dhe se e thashe nje fjali 'a nuk te duket padrejtesi e madhe te te largojne nga shtepia jote, te te vrasin dhe masakrojn e te thone se e bejne me te drejte? Kesaj nuk i pergjigjesh ti, por vazhdon akoma te kerkosh "argumenta" nga mua, po ja ku e ke koken e argumentave. Mgjth mqs po kembengulni atehere e bejme, pse jo? Per ta nisur nga 'hija', do te beja nje leksion te shkurter historie. Hebrenjte qe nuk kane qene kurre nje shumice absolute ne token e Palestines kane pasur disa eksode te medha. Ai i mirenjohuri ne Egjipt dhe tjetri po ashtu disi i njohur, ne Mesapotami. Se fundi ai vitit 70 pk. Kur Titus, komandanti Romak ne Palestine dhe me pas perandor(79 - 81 pk) shkaterroi tempullin e rindertuar te Jeruazalemit, pas kryengritjes Hebreje dhe largoi me force nga Palestina nje pjese te madhe te popullsise qe mori pjese ne kryengritje. Nga ky fakt dalim ne perfundimin se hebrenjte nuk eshte se jane perzene nga Arabet(as qe ekzistonin ne kete kohe arabe ne Palestine), por nga Romaket. Ne shek. VII (viti 634) kur Palestina ra nen Kalifatin Islam fiset e ndryshme semite qe jetonin aty dhe qe ishin shume te afert me arabet(ashtu si dhe hebrenjte) u asimiluan nga ana gjuhesore dmth u arabizuan, si dhe u islamizuan, vetem hebrenjte ngelen jashte ketij procesi. Por tani qe fiset e ndryshme u ngjizen ne nje dhe u arabizuan te tere, hebrenjte ngelen ne minorance te vogel edhe se i ruajten traditat e tyre etnike dhe fetare. Pra nga pikpamja historike une deri ketu nuk shoh ndonje padrejtesi qe arabet i kane bere hebrenjve. Nga ajo qe thashe me siper del edhe se arabet nuk jane se kane ardhur aty, te pakten ne shumicen derrmuese, por jane vendas te arabizuar. Pra ata e kane historikisht te drejten po aq sa dhe hebrenjte. Tani me thoni ju mua(e kam permendur 1000 here kete argument) A do te ishte e drejte qe ne te kerkonim largimin me force te Serbeve, Malazezeve, Boshnjakeve, Kroateve etj, sepse ato vende para 2000 viteve kane qene tonat, aq me shume qe na kane larguar me force, gje qe mes arabeve dhe hebrenjve nuk eshte. Pra a do te ishte e drejte kjo?! Mgjth permenda kete argument, prap ky nuk eshte shume i paparalelizueshem me ate arabo-hebre sepse arabet nuk kane lidhje ne eksodin hebre. Tani pas gjithe ketyre - a nuk eshte nje nga padrejtesite me te medha kjo qe ka ndodhur me ate popull. A nuk eshte padrejtesi e madhe qe jane perzene me force, jane vrare, jane poshteruar, jane detyruar per 50 vjet te jetojne neper kampe? Pas gjithe ketyre ty renea prap nuk te duket 'gjigande' kjo padrejtesi, akoma te duket se une e ngul kembe kot e pa siguri? Cila pra eshte e drejta e Izraelit qe ka marre ate vend dhe mban nje popull te pushtuar? Mos eshte gje qe eshte shkruar ne biblen e shenjte (?) se ajo eshte toka e premtuar dhe se duhet medoemos te jete e tyre? Renea nje kristian i mire e i meshirshem (?) - i thote Anes - pse ankohesh per parate qe te kane marre per Izraelin? Ne nje kohe qe ne vendin tend nuk ke pasur asgje! A nuk te duket si pak ironike ty renea kjo?! 'hija' per ty do te thoja! Ti zoteri apo hebrenjte ankohen se nuk jetojne dot te qete! Te kesh hyre me force ne token e tjetrit e ta mbash te pushtuar, prap pretendon te jetosh i qete? Si te duket ty kjo? Po hebrenjve u lumte se kane ditur te punojne e te shtine ne dore nje shtet te tere dhe per me shume me te fuqishmin. PO kjo mos valle u jepka te drejte atyre te pushtojne nje toke dhe te poshterojne te tjeret. E the shume mire, se ata jane kudo ne shtetin amerikan dhe e kane ne dore ate dhe arsyeja e vetme se Izraeli ekziston eshte se ai eshte thjesht shteti numer # 51 i USA. Kjo eshte aryeja e vetme dhe pa asnje tjeter. Ata mund te jene te forte sa te duan e te kene influenca, por pa pasur krahun amerikan nuk jane asgje. Pas gjithe ketij shtjellimi akoma ju duket jo padrejtesi ajo ju? Akoma hebrenjte e kane te drejten mbi ate toke dhe palestinezet duhet te jene te pushtuar? Kam hapur nje teme tek teologjia mbi lidhjet dhe konsideratat e te krishtereve kundrejt hebrenjve dhe ajo pikerisht kesaj i meshonte. Arsyeja pse kristianet i mbeshtesin ata pas gjithe asaj qe eshte mes tyre. Une jam i bindur se kjo eshte vetem mes te krishtereve te Amerikes veriore, sepse po te kishin pasur kete te Europes ndoshta do ishte bere shume kohe me pare kjo dhurate per hebrenjte, por eshte krishterimi protestant amerikan ai qe sponsorizon dhe mban gjalle kete gje. Jane te krishteret protestante qe besojne ne token e premtuar qe u duhet dhene hebrenjve dhe mbi te gjitha eshte aftesia e hebrenjve qe jane kudo ne jeten politike dhe ekonimike amerikane qe ben kete qe eshte bere deri tani dhe qe vazhdon te behet. Por te jesh i forte dhe te kesh mundesite ta perdoresh ate kundrejt dikujt tjeter, nuk do te thote se padrejtesia pushon se qeni e tille, ajo ngelet gjithmone padrejtesi.