përkthim termash

ladio

Primus registratum
Re: përkthim termash

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] Per "forward", fjala mundesisht me e sakte dhe e vetme eshte "percille".

Mirror e ka gjetur dhe une i jap doren /pf/images/graemlins/smile.gif

Ndersa per ate qe me ka lakuar pseudonimin, jo domosdoshmerisht perkthim; eshte keshilla ime.Pershtatje te cilat edhe mbrapsht te japin te njejtin kuptim, do qe me e mira. Per rastin "Log in", e pershtatshme do qe "Identifikohuni"; per "insert", do qe "vendos".Psh, Insert card = vendos karten.

Per mua pervec gjetjes se fjales qe do jepte te njejtin kuptim, i rendesishem eshte edhe tingellimi i tij."Fute" per veshin e syrin tim eshte e papranushme.Qofsha gabuar...

P.s.Besnik, flokembajtese eshte nje gje tjeter, lidhese deshe te thoshe ti, por ka nje ndryshim, une kam zgjedhur vajzen e vogel te Mbretit Lear per pseudonim, jo ato fjongot e vogelise /pf/images/graemlins/wink.gif

P.p.s.Ju lutem moderatoreve ta ngrejne icik ate P-ne tek titulli i temes, mua me vret syrin....shume. [/qb]
Kordele,

"forward" -> "percille" shkon vetem ne qofte se e perdor kur ti do me forward/percjell nje mesazh tek email, po ne rastin e "forward" tek nje browser/shfletues (psh. IE/Netscape/Opera) "percille" nuk shkon fare; per mendimin tim fjala e preshtatshme do te ishte "shko para" ose "para"

[Ne çdo browser zakonisht ka dy butona:
+ BACK -> "shko mbarapa" / "mbrapa"
+ FORWARD -> "shko para" / "para" ]

Çfare mendoni per kete???
:rolleyes:

cheers,
mySteRioUs
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Misterioz,
se pari te uroj mireseardhjen ne kete diskutim. /pf/images/graemlins/smile.gif

Se dyti, (sikur te kishe lexuar nja ca postime me siper, nuk do ishte e nevojshme te te beja kete sqarim) ne po diskutonim per fjalen "forward" pikerisht ne rastin e programeve per posten elektronike, dhe jo per perdorimin e kesaj fjale ne programet shfletues (me pelqen kjo fjala /pf/images/graemlins/smile.gif ).

Se treti persa i perket perdorimit te "forward" ne shfletues, e mendoj njesoj si ty, "perpara" dhe ne vend te "back" "prapa".

Kur te vije koha qe kjo pune te behet e organizuar, pra dikush te merret realisht me perkthimin e termave, kuptohet qe cdo fjale i duhet gjetur fjala perkatese dhe ne kontekstin e programit dhe perdorimit perkates.

:wave:
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Nuk duhet rënë në grackën "përkthim termash". Thelbi duhet parë i lidhur me përkthimin e programeve. Dhe nëse kuptohet kjo, atëherë përkthimi i termave, praktikisht, zbutet mjaft.
E thënë ndryshe, nuk bëhet një roman për plehra vetëm se origjinali "forward" në vend të përkthehej si "dërgoji" u përkthye "shpjerja" apo "përcillja" (vota ime).

Mirëpres këshilla/vërejtje për:

checkbox - kutizë
popups - fllucka (==> Popup Manager - Përgjegjës Flluckash. (Shef zifti medemek.))
Popup listë - listë hapmbyll
hostname - strehëemër
Log - Regjistër

Klientë "chat"-esh përdorin "View". Nëse përkthehet si "parje", (``%S'' cannot be used from this view. -``%S'' nuk mund të përdoret prej kësaj parjeje.) ruhet nuanca logjike që, ajo çka shihet për çastin, i takon vetëm çastit, pra është e përkohshme. Dhe kursehet "pamje" për "image".
Ja vlen?
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: përkthim termash

Jam kureshtare te shoh "voten tende" per preview :rolleyes:


...do kthehem per te tjerat.
 

ladio

Primus registratum
Re: përkthim termash

Mirror,

faleminderit per mirepritjen! Me sa mbaj mend une sikur i lexova ato postimet me lart, megjithate duhet ta kem humbur pak por shpresoj te me falet se ka qene ora 2:30 e nates ketej /pf/images/graemlins/wink.gif

------
> preview = 1. shikim paraprak (votoj per kete) / 2. inspektim

Per te tjerat te mendohem /pf/images/graemlins/smile.gif

cheers,
mySteRioUs
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Paraparje.
1. Të parët është më ekonomik se "të shiquarit".
2.Të parët ka një gjendje (status) më të baraspeshuar në Shqip se sa të shikuarit, (krahasoni "u pa" me "u shikua", "e shikova").(E çuditshme që urdhërorja mbetet "Shih", so close to "See". Shumë shekuj mbrapa, duhet të ketë pasur një ngulim nga tribu, më e pakta motra me ato që rronin në Britaninë e sotme, ose të ikura a sjella prej andej në malet e Shkypes?
Sample => Shembull. Duhet parë se ç'rol luajti latinishtja për të dy palët, mbase.
3. Dëgjohet më ëmbël se sa "të shikuarit". (E thënë ndryshe, ka më shumë dritë si fjalë se sa "të shikuarit")
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Mbase fjalorthi i mëposhtëm, pjesë e "Ndihmë"-s së Mozilla-s do kishte interes. Unë vetë interesohem për këshilla dhe vërejtje rreth përkthimit të tij.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Nuk e shfaqkam dot në formatin HTML. Po provoj diçka tjetër për ta shfaqur apo di dikush ndonjë mënyrë për të bërë HTML të pajtueshëm me UBB?
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Falemnderit, Mysterious.
Sapo ringarkova tek faqja, versionin e përpunuar. Ndryshimi nga i mëparshmi është më pak gabime drejtshkrimi, termat janë tani në renditje sipas abc dhe lidhjet brenda fjalorti janë tashmë vepruese.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Më pat kaluar dallimi midis zgjedhjes dhe përzgjedhjes, ndaj edhe tërë "Select" i kisha përkthyer si "Zgjidh, Zgjidhni, zgjedhje etj". Kjo shpie në raste kur brenda fjalisë janë përdorur edhe "choose" edhe "select". Duke përdorur "përzgjedh" si rrënjë e tërë mundësive që rjedhin prej saj, së pari shmanget përplasja midis dy gjuhëve; së dyti, shmanget mundësia e përplasjes brenda Shqipes me "zgjidh" (e kundërta e "lidh").
 

dori_wikipedian

Primus registratum
Re: përkthim termash

Desha te thoja se une jam ai qe e ka perkthyer Wikipedian (me W se doja te ishte njesoj me te shumicen e 'pediave te tjera).

Kush do qe te vije tek wikipedia, eshte i mirepritur. Gjeja me e mire e wikipedias eshte se mund te ndryshohet pothuajse cdo mesazh. Une i perktheva shume shpejt te gjitha fjalet e softuerit (rreth dy a tre dite me sa mbaj mend). Kur rri dy ose tre ore te tera duke perkthyer, nuk e vret shume mendjen per fjalet.

Per me shume, nje teori e Wikipedias eshte, ler nga nje gje te vogel qe te rregullojne te tjeret.

Provojeni qe tani: http://sq.wikipedia.org/w/wiki.phtml?title=Faqja_Kryesore&action=edit
shpresoj te jete ne gjendje normale sherbyesi (shikoni dhe http://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Fjalorthi ).

Une nuk i njoh shume albforumet, keshtuqe nuk di se ku ta reklamoj Wikipedian. N.q.s. dikush do te shkruante nje mesazh tek forumi perkates do t'ia kishja per ndre. Tani per tani, une jam i vetmi Shqiptar qe redkatoj atje. Eshte shume projekt interesant, por kur s'ka njerez te tjere behet pak i merzitshem. Prandaj dhe s'jam munduar shume t'i rregulloj te tera gabimet e perkthimit. Me teper redaktoj tek Wikipedia Angleze.

shendet,
dori
 

Diddy19

Su@mi
Re: përkthim termash

Besnik,ndersa po lexoja fjalorin tend (komplimente per punen :thumbsup: ) me ra ne sy fjala "Mirefilltesim"..sugjeroj te gjesh nje tjeter sinonim me te se kjo sikur s shkon.Nuk duket se eshte fjale shqipe ,dmth se kam degju ndonjehere..nuk besoj se perdoret si folje...Mirefilltesoj??? :confused: Bohh,gjithsesi keshilla ime eshte krejt miqesore..uroj te jete sadopak 'konstruktive'. /pf/images/graemlins/smile.gif

Nuk e di nese fjala qe propozoj une ne vend te asaj 'mirefilltesim' eshte ne gjuhen shqipe po une sugjeroj 'autentifikim'

i mirefillte = autentik
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Në fakt autentifikim është thjesht një shqiptim i "authentication". Qëllimi është që të mos futet pa nevojë një fjalë dhe disa të rrjedhura prej saj, (autentik në këtë rast), të cilat as që nuk kuptohen nga një shqiptar i rëndomtë. Bëj një provë, që në fund të fundit është rruga e vetme për vlerësim, pyet në rrugë 13 vetë çfarëdo, rreth "autentik" dhe i "mirëfilltë" se çfarë kupton secili me secilën fjalë.
Reagimi yt ka të bëjë me faktin se njeh fjalën autentik. Por nëse vendosesh në pozitat e atij që kërkon t'ja dalë mbanë në Shqip, ka shumë mundësi të të duket e panevojshme fjala autentik.
Sa për faktin që s'e kishe dëgjuar ndonjë herë, kjo nuk prish punë. Punë => Punësim; Bir => Birësim; i Mirëfilltë => Mirëfilltësim.

Dhe një diçka shumë e rëndësishme për mendimin tim: nuk duhet pasur frikë nga Shqipja.

Për ta pasur më të lehtë zgjedhjen, përfytyro se si do t'i tingëllonte një inglizi të dëgjonte një term, të themi "trap-isation" apo "trap-icity", futur me zor nga dikush në Anglisht për mungesë të themi të fjalës "trap" në Anglisht. Mileti do shqyhej gazit. Ndërsa ne jemi tëhuajsuar kaq shumë me gjuhën tonë sa as nuk marrim më mundimin të përfytyrojmë se në çfarë lloj majmunësh po kthehemi.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Se desh harrova: fjalori nuk është imi. Përkthimi vetëm, fjalori është pronë e Netscape-it. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Diddy19

Su@mi
Re: përkthim termash

Sa per ate punen e shqiptareve te rendomte apo 13-vjecareve qe se kuptojne fjalen 'autentik' me beso kur te them se ata nuk e kuptojne as fjalen 'i mirefillte'...kjo eshte e sigurte.

Fakti qe nga fjalet 'bir' apo 'pune' rrjedhin fjalet 'biresim' apo 'punesim',s'do te thote fare se nga fjala 'i mirefillte' medeomos duhet te rrjedhi edhe fjala 'mirefilltezim'.Mos me thuaj se nga fjala (psh.) 'liber' rrjedh fjala 'librizim' (ky eshte ne fakt shembull i rendomte po sa per te shpjegu ma mire ate ca deshta me thane).Je i sigurte se ne fjalorin shqip ben pjese folja 'mirefilltezoj'???

Une terheq sugjerimin tem kur marr vesh qe fjala 'autentifikim' nuk asht shqip.Nuk ngul kambe.Gjithsesi ngul kambe qe fjala 'mirefilltezoj' te zevendesohet me nje tjeter...tashi per tashi nuk me vjen ne mend asnje sinonim me 'mirefilltezoj'

Gjithe te mirat!
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Atëherë e kthejmë ndryshe çështjen: cili term do të ishte më i lehtë t'i spiegohej dhe të kuptohej nga një shqiptar i rëndomtë apo trembëdhjetëvjeçar?
Shumë fjalë mund të mos jenë në fjalorin e Shqipes, siç nuk kanë qenë shumë të tjera para se të futeshin aty, po a përbën kjo një argument për të futur aty fjalë të huaja pa qenë nevoja?
(Le të shënohet në proces-verbal, ("for the record", si i thotë inglizi), që është "mirëfilltësim" dhe jo "mirëfilltëzim". Pas eksperimentit fatkeq të "tufëzimit", -zim-et shprehin një lloj përbuzje. /pf/images/graemlins/smile.gif )
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Besnik, pergezime per fjalorthin /pf/images/graemlins/smile.gif ---ashtu si e ke pagezuar vete per te nenkuptuar qe ka nevoje per zhvillim dhe plotesime te metejshme.

Po ndalem tek termi "Faqe Hyrese", ashtu si e kuptova une i referohet termit "Home Page". Per mua, ne kete rast do te ishte me mire ti referohemi si "Faqe Shtepi" ose thjesht "Shtepi".

Po keshtu edhe butoni perkates ne shfletues, per mua duhet te quhet "shtepi". Eshte termi me i pershtatshem qe mund te mendohet. Pasi ke gjysem ore qe je futur ne internet dhe ke shfletuar nje dyzine faqesh, nuk mund te thuash shtyp butonin "hyrje" per "home" sepse ti tashme brenda je, ti thjesht mund te kthehesh ne "shtepi" me idene e kthimit ne baze.

Nuk e di, perpiqu te keshillohesh per kete ceshtje me njerez te tjere... ky eshte vetem mendimi im.

Te pergezoj edhe nje here per punen tende.

Gjithe te mirat.
 
Top