përkthim termash

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Fillimisht postuar nga Besnik Bleta:
[qb] Model e pata përdorur dhe unë fillimisht, por sot më sabah mu ndërrua mendja:

template është diçka e gatshme që shërben për të prerë nga një material, 100 mijë herë të nëjtën gjë.
Dhe kjo është edhe ideja që duhet të shprehet në rastet kur përdoret funksioni Template brenda një programi. Dhe rrobaqepsit, teneqexhinjtë, marangozët përdorin "stampë" dhe "modeli" për ta ka një domethënie tjetër, të ngjashme mundet, por sidoqoftë të ndryshme.
Meqënëse termat formular dhe model më duhet ti përdor gjetkë, duhet të shmang kundërvënie. Dhe me më pak zarar është përdorimi i Stampës. Po të përdor Model apo Formular, atje ku mund të përdor këta terma nuk mundem të përdor Stampë. Ndërsa duke përdorur Stampë, mbaroj punë dhe më mbeten të palidhur diku Model apo Formular. [/qb]
Shume interesante kjo tema vertet.
Si fillim, Besnik, po te terheq vemendjen per perdorimin e fjales "sabah" qe do te ta falja nese jetoje ne Turqi, keshtu per hir te kauzes thuaj me mire "mengjes".

Tani per tu futur ne teme, nisur nga shembujt qe me shume zgjuarsi kishe zgjedhur, une mendoj se me afer fjales "template" do te ishte fjala "kallep". Merrni rrobaqepesin psh. ai merr nje kallep te mases 42 dhe me te pret nje rrobe, te ciles i ben ndonje ndryshim te vockel tek-tuk.

Te njejten menyre perdorimi kemi per "template" psh. per nje prezantim. E perdorim ashtu si eshte, dhe i bejme ndonje ndryshim sipas nevojave qe kemi.

PS. Sapo me lindi nje ide... :idea: nqs do ta detyronim veten te vinim ne thonjeza cdo fjale te huaj, do t'i perdornim me shume kenaqesi termat ne shqip. /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Fillimisht postuar nga Besnik Bleta:
[qb] Draft - Skicë?
Draft - Përvijim?


Account Wizard - Krijues Llogarie/Llogarish
Mail Import Wizard - ?

[/qb]
Per fjalen "draft" me pelqen perkthimi i pare, "skice" vetem se do te ishte shume e veshtire t'ja heqesh fjalen "draft" nga perdorimi gazetareve, politikaneve, punonjesve neper ministrira etj. si puna e ketyre. Por per momentin le te mos perpiqemi te shpetojme gjithe boten. /pf/images/graemlins/smile.gif


Ne lidhje me "wizard" kjo duhet pare mire. Perkthimi fjale per fjale do te ishte "magjistar", ne kontekstin qe perdoret ne programe, i referohet dickaje qe te lehteson punen si me magji...

Ne rastin "account wizard" - krijues llogarie edhe shkon, por tek "mail import wizard" - importues poste.... me duket e sajuar.

Nuk po kam asnje ide, di njeri si eshte perkthyer ne gjuhet e tjera? Italisht psh...
 

koperton

Primus registratum
Re: përkthim termash

Fillimisht postuar nga Besnik Bleta:
[qb] "Kodim" dhe "çkodim". Ky është njëri version përkthimi.
Tjetri është "shifrim" dhe "deshifrim".
Në një nga temat e këtij forumi diku tek ndarja GJUHËSIA, kam postuar arsyet, sipas meje, pse duhet përdorur i pari. [/qb]
Nuk i dija. Ka mundesi te beni nje fjalor. Ndonje dite do te kthehemi ne Shqiperi pergjithmone dhe nje fjalor i tille do beje pune. Na ndihmoni qe te ju ndihmojme. Eshte nje inkurajim qe na behet neve studenteve ne Perendim. Eshte dhe nje shenje qe te ju besojme.

Believe it or not I do not trust you guys as now. You have to prove I can trust you. Convince me by showing your work. Convince the others you are not waiting from us to do the work but are able and ready to work together. Then we shall see ourselves as complements and we must return. Believe it or not. Make the first step! Then mine will be the second.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Mir-horr,

Sabah ishte thjesht për nuancë, asgjë serioze.
Kallëp është Shqipe e pastër apo Turqisht?

Koperton,

Puna e një fjalori nuk është aq e thjeshtë, jo e pamundur, por diçka që nuk më intereson. Dhe më kryesore, fjalori duhet të sistemojë një përvojë, pra duhet filluar nga kjo e fundit. Programe në Shqip që punojnë në rregull, që nuk trembin askënd kur i përdor (nënkuptoj anën gjuhësore). Ata që janë në Perëndim apo në Lindje i kanë programet në gjuhët përmes të cilave studiojnë. Po atyre që janë në Shqipëri si do t'u vejë halli? Ky është fillimi i diskutimit.

Sa për prova besimi edhe hapi të parë, hidhi një sy përkthimeve të përfunduara deri sot.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: përkthim termash

Besnik, kerkoj ndjese se tani e pashe qe me ke kerkuar /pf/images/graemlins/smile.gif e une s'e kam vene re /pf/images/graemlins/frown.gif

Para se te vazhdoj, meqe e njoh turqishten u them se fjala kallep eshte turqisht, meqe kemi hapur nje fushate kundra turqizmave, le te mbetemi tek versioni i pare.

Draft = skice, pershtatja eshte perfekte. /pf/images/graemlins/smile.gif

Per me shume do lexoj neser, kaq arrita sonte.

Besnik, do te te shkruaj dicka me shume neser ne PM /pf/images/graemlins/smile.gif qe kam marre pjese aktive ne pershtatje software-sh dhe e di shumicen e tyre ne shqip /pf/images/graemlins/wink.gif si psh e-mail qe ka vite qe perdoret Poste Elektronike edhe pse nuk na pelqen. /pf/images/graemlins/wink.gif
Kam thene dhe ne vende te tjera qe eshte fatkeqesi qe shqipja nga terminologjia teknike ka mbetur shume e prapambetur, por jemi ne kohe ende per pershtatje interesante.

Naten per sonte :wave:
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Një përshtypje vetiake: që Shqipja është shumë e prapambetur në terminologji teknike më duket pohim i tepruar.
Nuk duhet harruar pastaj që nevoja shpie atje ku duam, pra nëse te ne s'ka për të pasur ndonjëherë industri aviacioni, s'ka për të pasur as terminologji përkatëse në Shqip.
Ndërkaq, kompjuterat te ne shtohen, pra ka nevojë për terminologji. Dhe meqë makinat imitojnë veprime të njeriut në pjesën më të madhe të kohës, dhe Shqipja i ka fjalët për këta veprime, rruga është e hapur. (Duhet vetëm që ne të zbresim nga malet e rrëpirat, dhe të ecim kësaj rruge pa frikë, pa harruar më të rëndësishmen: që rruga u shërben shumë vetëve, jo si rrëpira për një a dy.)
 

Faust

Primus registratum
Re: përkthim termash

Qe duhet nje terminologji per te perdorur ne perkthimin e fjaleve te huaja ne shqip te termave te industrise ate e pranoj. Por duhet dhe pranuar qe jo ajo qe eshte e drejte per njerin eshte dhe per tjetrin.Kjo fillon qenga ndarja midis kosovare dhe shqiptare. Fajlla dhe fajle apo file. Sepse shume fjale megjithese ne duam ti japim nje shqiperim e humbin ate kuptim qe kane.
Duke marre shmebullin e mesiperm File (ne anglisht) do tu perkthente dosje ne shqip. Por kjo e largon shume nga shqipja kuptimin e asaj qe duhet te shprehe sepse ky term ka hyre shume ne gjithe boten ne kete trajte.
Duhet mbi te gjitha te mblidhemi dhe te vendosim se kush dialekt duhet te perdoret per te perkthyer keto terma, nese nje pjese te tyre ti leme apo jo ashtu sic jane etj etj. Nese dikush e pranon kete ide le te vazhdoje te postoje po ketu per tu mbledhur e ti dhene dhe shqipes nje fjalor termash informatike me te ri se ai qe mund te jete (me falni per injorancen ne kete aspekt, sepse nuk di nese nje fjalor i tille egziston apo jo dhe nese po se sa i ri eshte)
 

Faust

Primus registratum
Re: përkthim termash

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] Besnik, kerkoj ndjese se tani e pashe qe me ke kerkuar /pf/images/graemlins/smile.gif e une s'e kam vene re /pf/images/graemlins/frown.gif

Para se te vazhdoj, meqe e njoh turqishten u them se fjala kallep eshte turqisht, meqe kemi hapur nje fushate kundra turqizmave, le te mbetemi tek versioni i pare.

Draft = skice, pershtatja eshte perfekte. /pf/images/graemlins/smile.gif

Per me shume do lexoj neser, kaq arrita sonte.

Besnik, do te te shkruaj dicka me shume neser ne PM /pf/images/graemlins/smile.gif qe kam marre pjese aktive ne pershtatje software-sh dhe e di shumicen e tyre ne shqip /pf/images/graemlins/wink.gif si psh e-mail qe ka vite qe perdoret Poste Elektronike edhe pse nuk na pelqen. /pf/images/graemlins/wink.gif
Kam thene dhe ne vende te tjera qe eshte fatkeqesi qe shqipja nga terminologjia teknike ka mbetur shume e prapambetur, por jemi ne kohe ende per pershtatje interesante.

Naten per sonte :wave: [/qb]
electronic-mail=> poste elektronike
e-mail => e-poste
Pse jo duke qene se edhe ne anglisht ky term eshte nje shkurtim i atij te gjatit?
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: përkthim termash

Besnik :thumbsup: ke shume te drejte.

Faust, nuk po flasim per perkthime, por per shqiperime, pershtatje etj si keto.Sa per dijenine tende nje fjale ka dhe sinonimet e veta qe ndihmojne shume ne gjetjen e fjales qe me shume i pershtaten situates, nje njohes i mire i gjuhes nga ana leksike dhe me shume, arrin te beje dicka, per me teper duhet shume ngulm.

Per Posten Elektronike, e ke thene vete e-post, eshte shkurtim dhe nuk mbaj mend te kem rrudhur buzet per kete, kam shprehur kundershti per e-mail jo e-poste.Sidoqofte mbetet e hapur per sugjerime /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: përkthim termash

Draft - Skicë, maket, bocete.
Keto jane versionet e mundshme.

Draft - Përvijim?
Ketu nuk ka kuptim si e vetme, duhet pare ne permbajtje dhe rastin kur perdoret.

Account Wizard - Krijues Llogarie/Llogarish, ose eksepert llogarish...edhe pse nuk ma ha veshi fort :shrug:


Mail Import Wizard - Keshillues per trasnferimin e postes elektronike.

......s'me tingellojne dhe aq mire /pf/images/graemlins/frown.gif ...duhet perpunuar. :book:
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Faust,

Mbase do duhej të flitej për dallim midis shqiptarëve të Republikës së Shqipërisë dhe kosovarëve, në vend se të nxitohemi duke përdorur "ndarja".
Për fat të mirë, shumica e programeve mund të përkthehen në shumë variante dhe kushdo mund të ketë një përkthim që i përshtatet. Kjo e bën të panevojshëm një "kongres" rreth çështjes se cili dialekt duhet përdorur. Secili le të përdorë atë që i përshtatet dhe më i miri le të mbijetojë.
Kjo zgjidhje i përgjigjet edhe pyetjes se cilat duhen lënë dhe cilat duhen përkthyer.

Duke u zgjeruar, një zgjidhje nga sipër, pra me ne duke vendosur se cilët terma përkthehen dhe se si, na jep të drejta që nuk na takojnë. Nuk na takon ne të vendosim, përndryshe përfundimi do ishte programe të përkthyer që nuk kuptohen.
Më tepër se mbledhje dhe vendime mbi diçka që gjendet në fillimet e saj, duhen përkthime konkrete.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Fillimisht, i kërkoj ndjesë Alblinux-it për mospostimin atje, (kjo sepse Wikipedia nuk ka ndonjë lidhje të drejpërdrejtë me Linux-in), dhe autorit të faqes në fjalë, http://sq.wikipedia.org/wiki/Faqja_Kryesore, për hedhjen drejt e këtu, pa u lidhur me të.

Duke menduar që është dikush i ri, tjetër nga ata që janë marrë deri më sot me përkthime në Shqip, duhet uruar për përpjekjen dhe punën e deritanishme.
Drejt e në temë, vërejtjet e mia për sa pashë:

Një projekt që synon rolin e një enciklopedie ka nevojë për seriozitet, nëse mendohet që për një dorë vjetësh do jetë një nga referencat për shkollarë nivelesh të ndryshëm. Është tjetër gjë nëse ky hap është parë si thjesh një sprovë përkthimi.
Përkthimi nënkupton ekonomi, me përjashtim të rasteve kur kjo nuk është e mundur. Shihni se sa ujë është shtuar gjatë përkthimit të kësaj fjalie:
"Wikipedia is a multilingual project to create a complete and accurate free content encyclopedia. We started in January 2001 and are currently working on 184995 articles in the English version. Visit the help page and experiment in the sandbox to learn how you can edit any article right now."

"Wikipedia është një project në shumë gjuhë dhe ka si synim krijimin e një enciklopedie të plotë, pa gabime, të hapur dhe të lirë. Projekti i Wikipedia's kryesore (angleze) filloi në Janar 2001 dhe tani ka mbi 182.000 artikuj, ndërsa Wikipedia Shqiptare ka 6 artikuj. Tani janë krijuar dhe Wikipedia të tjera në gjuhë të ndryshme dhe kjo faqe është për Wikipedian shqiptare. Shiko faqen ndihmuese dhe fillo të eksperimentosh vetë në "livadh" për të mësuar se si ti mund të redaktosh çdo artikull. Pytje rreth projektit mund të bëhen tek kuvendi i wikipedias.
Për më shumë informacion shko në faqen kryesore angleze"

Për të mos folur për gabime drejtshkrimi, që duhen korrigjuar, fjalia "Tani janë krijuar dhe Wikipedia..." përmban gabim logjik: flasim për 184995 artikuj, TË CILËT NUK MUND TË JENË TË KRIJUAR TANI ! Deri tani, ose tashmë, ose deri më sot etj, etj.

"help page" duhet përkthyer si "faqe ndihmë" apo "faqe ndihmëse"? Ka kaq vjet që thuhet koha shtesë dhe jo koha shtuese, sa për të sjellë një shembull. Ndihmëse nënkupton pasjen e trungut të diçkaje dhe veç tij edhe diçka ndihmëse. Ndërsa këtu bëhet fjalë për faqen që PËRMBAN ndihmën

"Recent deaths" e përkthyer si "Vdekje të reja" tingëllon si humor në Shqip. Vdekja është vdekje, në Shqip të paktë nuk mund të jetë e re apo e vjetër. Sikur "Recent changes" të ishte përkthyer, në krye të faqes, si "Ndryshime së fundmi" (dhe jo "Ndryshimet e fundit" që çon gabimisht në të kuptuarit si të fundit, domethënë pas tyre s'ka më.) atëherë do të mund të vazhdohej, pa probleme logjike, me "Vdekje së fundmi".

Ndërkohë që shtohen hollësi të panevojshme, si në copën më sipër, tkurren pjesë të tjera, që nuk do duhej të tkurreshin apo hiqeshin. Nga tabela më poshtë bëni vetë krahasimin, për të parë se çfarë rëndësie, që nuk e kanë, jepet për njëqind gjuhë shumë prej të cilave as nuk dimë se rrojnë, ndërsa nën Enciklopedi shihen vetëm ndarjet më të përgjithshme që mund të bëhen. Ç'është kjo mani me hollësi të panevojshme? Nëse dikush hap këtë faqe ç'do mendonte për përmbajtjen?

Encyclopedia Community
Mathematical and Natural Sciences
Astronomy - Biology - Chemistry - Computer science - Earth science - Ecology - Health science - Mathematics - Physics - Statistics

Applied Arts and Sciences
Agriculture - Architecture - Business - Communication - Education - Engineering - Family and consumer science - Government - Law - Library and information science - Medicine - Politics - Public affairs - Software engineering - Technology - Transport

Social Sciences and Philosophy
Anthropology - Archaeology - Economics - Geography - History - History of science and technology - Language - Linguistics - Mythology - Philosophy - Political science - Psychology - Sociology

Culture and Fine Arts
Classics - Cooking - Dance - Entertainment - Film - Games - Gardening - Handicraft - Hobbies - Holidays - Internet - Literature - Music - Opera - Painting - Poetry - Radio - Recreation - Religion - Sculpture - Sports - Television - Theater - Tourism - Visual arts and design

Other Category Schemes
About our category schemes - Alphabetical order by title - By academic discipline - Historical timeline - Themed timelines - Calendar - Reference tables - Biographies - How-tos


Matematika dhe Shkencat Natyrore

Arti dhe Shkenca
Faqe Arti
Shkencat Sociale dhe Filozofia

Kultura

Kategori të Tjera














Writing Articles
Welcome, newcomers - Policy - Copyrights - How to edit - Guide to layout and style - Public domain and shared resources - Requested articles and pictures - Brilliant prose and pictures - Reference desk - Projects

Mirëserdhët - Regullat - Të drejta kopimi - Si të redaktosh

About the Project
About page - Wikimedia - Announcements - FAQ - Wikistats - Contact us - Village pump - Wikipedians - Chat - Mailing lists - Utilities - Software - Friends of Wikipedia - Press coverage - Donations - Download Wikipedia: SQL dumps - TomeRaider format

About the Project
Ambasadat - Kuvendi - Lajmërime - Ndihmë - Pyetje e Përgjigje - Statistika - Fjalorthi - Rreth Wikipedias - Wikipedianët


In Other Languages
Wikipedia language list - Afrikaans - ‮العربية‬ (Araby) - Bahasa Melayu - Bosanski - Català - Česká - Corsu - Cymraeg - Dansk - Deutsch - Eesti - Español - Esperanto - Euskara - Français - Frysk - Galego - 한국어 (Hangukeo) - हिन्दी (Hindi) - Hrvatski - Interlingua - Italiano - עברית (Ivrit) - Latina - Latviešu - Lietuvių - Magyar - Nahuatl - Nederlands - 日本語 (Nihongo) - Norsk - Occitan - Plattdüütsch - Polski - Português - Română - Русский (Russkiy) - Shqip - Simple English - Slovenian - Српски (Srpski) - Suomeksi - Svenska - தமிழ் (Tamil) - Tiếng Việt - Türkçe - 中文 (简) - 中文 (繁) - Start a new edition

Në Gjuhë të Tjera
Wikipedia language list - Afrikaans - Elsässische - ‮العربية‬ (Araby) - Armena - (Asamiya) - Asturian - Aymara - Azeri - Bahasa Melayu - (Balgarski) - Bengali - Bosanski - Brezhoneg - Català - Česká - Corsu - Cymraeg - Dansk - Deutsch - Ελληνικά(Ellenika) - English - Español - Eesti - Esperanto - Euskara - Farsi - Français - Frysk - Gaelige - Galego - Guaraní - Gujarati - 한국어 (Hangukeo) - हिन्दी (Hindi) -Hrvatski - Interlingua - Indonesia - Íslenska - Italiano - עברית (Ivrit) - (Kartuli Ena) - Qazaq - Khmer - Kannada - Ekspreso - Kurdish - Ki'rgh'iz - Latina - Lingala - Lao - Latviešu - Lietuvių - Magyar - Mâori - (Makedonska) - Malayalam - Marathi - Mongolian - Maltin - Myanmar - Nahuatl - Nepali - Nederlands - 日本語 (Nihongo) - Norsk - Occitan - O'zbek - Plattdüütsch - (Poe-Skey)/(Tibetan) - Polski - Português - Punjabi - Quechua - Română - Русский (Russkiy) - (Samskrta) Sanskrit - Simple English - Singhalese - Slovenčina - Slovensko - Српски (Srpski) - Suomeksi - Svenska - Swahili - Tamil - Telugu - Tajik - Tatarça - (Thai) - Turkmeni - Tagalog - Türkçe - (Ukrains'ka) - Urdu - Tiếng Việt - Volapük - Walon - Xhosa - Yoruba - Zhuang - 中文 (简) - 中文 (繁) - Zulu - Fillo një të re

Sister Projects
Nupedia - Meta-Wikipedia - September 11 Memorial Wiki - Wiktionary - Wikibooks - Wikiquote - Wik


Diçka për numrin në përdorimin e foljeve: Duke përkthyer në njëjës këshillime apo mundësi që mendohet se kompjuteri na jep neve, dhe ky "neve" mund të jetë një apo më shumë vetë, a nuk bëhet gabim? A nuk futet gjuha e rrugës, përmes kompjuterit, edhe në mjedise që nuk kanë të bëjnë me horrllikun? (Shko, ik, dil, futu, merr, jep etj). Mbase do ishte më e drejtë që këshillime apo udhëzime që makina na jep neve të përktheshin në shumës (Shkoni, ikni, dilni, futuni, merrni, jepni, hyni, fshini, anuloni, nisni, etj.) dhe ata që ne ja japim makinës le të jenë në njëjës, ngaqë vetëm një person punon për çastin në tastierë.

Të tjera pakujdesi:

Komunitet? Bashkësi!

Writing Articles:

"Shkrim Artikujsh" dhe jo "Redaktim Artikujsh" , pasi tërë seksioni trajton probleme për shkrimin dhe përpunimin e artikujve. Para se të redaktohet, duhet shkruar diçka.
Sister Projects mund të përkthehej ose "Prejkte të ngjashëm" ose "Projekte Vëllezër" nëse dëshirohet të ruhet nuanca e origjinalit. Dhe asnjëherë "Motrat" si e shquar, pasi nuk bëhet fjalë për të gjitha: nesër mund të lindë një tjetër.

Protected page - Redakto faqen ?
Contact us - Raporto yçkla ? Po sikur dikush thjesht të dojë të thotë "Ju lumtë" ?

Donations - Dhurime
Current events - Ngjarje të tanishme

Not logged in - Jo i futur
Log in - Futuni

Uikipedias ose Wikipedia-s. Shqipja nuk ka W.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: përkthim termash

Me ke bere te qesh se me ke kujtuar perkthimin ofensiv dhe absurd te fjales "Insert", perkthyer "fute".Me ka lodhur trute deri sa gjeta dicka te ndermjetme :lol:
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Ah, FLokëmbajtëse,
Si ti, s'më ledhaton asnjë dorë tjetër...

Log in - Futuni ose Hyni
Login - Hyni ose Futuni.

"Insert" nuk ka nevojë për diçka të ndërmjetme sepse përkthyer si "Fusni" apo "Fut" thuajse gjithmonë pasohet nga diçka, një tjetër term që zhduk çdo keqkuptim.
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: përkthim termash

Marr shkas nga nje mesazh ne shqiperia.com qe doja t'ja dergoja dikujt tjeter.

Perkthimi i "forward" eshte bere "ridergoje". Per mua ridergoje eshte gabim, sepse ekuivalenti i saj eshte "send again" dhe jo dergoja dikujt tjeter.

Si mendoni nuk eshte me me vend perdorimi i fjales "percille" per kete rast?

Ju faleminderit per pergjigjet tuaja.
:wave:
 

moonlight

Primus registratum
Re: përkthim termash

Shenjtes * ('asterisk' ne anglisht), a dini se si i thuhet ne shqip?
Une i them 'yll', po me duket se nuk eshte e drejte. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

beshbossi

Primus registratum
Re: përkthim termash

Fillimisht postuar nga moonlight:
[qb] Shenjtes * ('asterisk' ne anglisht), a dini se si i thuhet ne shqip?
Une i them 'yll', po me duket se nuk eshte e drejte. /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
ne katnaret ktej yll ithemi!!e asaj tjetres rrjete!!!
 

moonlight

Primus registratum
Re: përkthim termash

Fillimisht postuar nga Mirror:
[qb] Marr shkas nga nje mesazh ne shqiperia.com qe doja t'ja dergoja dikujt tjeter.

Perkthimi i "forward" eshte bere "ridergoje". Per mua ridergoje eshte gabim, sepse ekuivalenti i saj eshte "send again" dhe jo dergoja dikujt tjeter.

Si mendoni nuk eshte me me vend perdorimi i fjales "percille" per kete rast?

Ju faleminderit per pergjigjet tuaja.
:wave: [/qb]
Mua me duket shume me mire "percille". Ne fakt, fjale per fjale do ishte 'perpara'; sigurisht qe nuk do shkonte. /pf/images/graemlins/smile.gif
Po 'ndaje'? Hmmm, mbase jo.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: përkthim termash

Per "forward", fjala mundesisht me e sakte dhe e vetme eshte "percille".

Mirror e ka gjetur dhe une i jap doren /pf/images/graemlins/smile.gif

Ndersa per ate qe me ka lakuar pseudonimin, jo domosdoshmerisht perkthim; eshte keshilla ime.Pershtatje te cilat edhe mbrapsht te japin te njejtin kuptim, do qe me e mira. Per rastin "Log in", e pershtatshme do qe "Identifikohuni"; per "insert", do qe "vendos".Psh, Insert card = vendos karten.

Per mua pervec gjetjes se fjales qe do jepte te njejtin kuptim, i rendesishem eshte edhe tingellimi i tij."Fute" per veshin e syrin tim eshte e papranushme.Qofsha gabuar...

P.s.Besnik, flokembajtese eshte nje gje tjeter, lidhese deshe te thoshe ti, por ka nje ndryshim, une kam zgjedhur vajzen e vogel te Mbretit Lear per pseudonim, jo ato fjongot e vogelise /pf/images/graemlins/wink.gif

P.p.s.Ju lutem moderatoreve ta ngrejne icik ate P-ne tek titulli i temes, mua me vret syrin....shume.
 
Top