Për ty Enver Hoxha këngë do thur tërë jetën...Populli me shpirt!

rudi123

Primus registratum
Re: Për ty Enver Hoxha këngë do thur tërë jetën...Populli me shpirt!

Sa te lumtur kercejne minjte,kur macoku nuk eshte aty!!!
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Për ty Enver Hoxha këngë do thur tërë jetën...Populli me shpirt!

Fillimisht postuar nga bernd:
[qb] Sa te lumtur kercejne minjte,kur macoku nuk eshte aty!!! [/qb]
keto mund te jene minj,i dashur bernd,por se besoj qe Enver Hoxha te ishte maçok /pf/images/graemlins/wink.gif TIGER
 

regele

Forumium maestatis
Re: Për ty Enver Hoxha këngë do thur tërë jetën...Populli me shpirt!

O sa me kishte marre malli per xhaxhin! Pavarsisht se na mori ne qafe, bashke me prinderit tane le te therrasim si atehere ne korr: Gjithmone gati!
Rrofte xhaxhi Enveri;
Rrofte Partia, nena jone;
Rrofte revolucioni i proletariatit;
Rrofte Fronti Demikratik Shqiptar me Nexhin ne krye;
 

Nadia81

Primus registratum
Re: Për ty Enver Hoxha këngë do thur tërë jetën...Populli me shpirt!

Na ishte njehere e nje kohe ne nje fshat te Lushnjes nje vazje aq e zgjuar sa e dergonte mamaja me 5 pata ne mengjes e kthehej me tre ne darke.Kaluan vite e kjo vajza na u be mesuese por nje mesuese, qe nuk ishte e zonja t'u mesonte nxenesve te fillores dhe ju lut drejtorit ta ndihmonte per te kaluar ne ndonje kopsht.
Kaluan dite akoma me te bukura dhe kjo cupe e mbare e nxjerre direkt nga gjiri i popullit tone u be sekretare e pare e nje qyteti fqinj dhe u betua per ideal te Partise!Drejtori e degjon atje tej ne fshatin e tij,edhe habitet e thote:"Ua, po kjo cupe nuk bente dot as mesuesen, he te beje sekretaren kjo?".Keto ishin fjalet e fundit te drejtorit zemeermire qe i shtriu doren zogezes se stervitur sepse 7 vjetet e mevonshme do t'i kalonte duke numeruar minjte e burgjeve.
Megjithate,nga fundi i vitit 1990, kur populli zjente neper mbledhje,kjo mori kurajo gjate njeres prej ketyre mbledhjeve mbreselenese e tha :
Pse mo per dy "konatiere" do e shisni partine ju?

Shume prej jush nuk e kane te veshtire ta gjejne se per cilen sekretare te pare ne rreth behet fjale,nje nga femrat me injorante te dala nga ky popull.Te tille ishin kelyshet qe shtypen kete popull,nderkohe qe te mencurit u dergjen burgjeve,si Fatos& Todi Lubonja me shoke..
Ata qe mbrojne Enverin se Shqiperia eshte dhjere sot duhet te dine se Tosi dhe Sala ishin kelyshe te Enverit.Dhe ata qe shajne Enverin,nuk jane domosdoshmerisht me keta te dy!
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Për ty Enver Hoxha këngë do thur tërë jetën...Populli me shpirt!

Fillimisht postuar nga Renea88:
[qb] ajo vajza nga Lushnja ishte ministrja e arsimit dhe kultures pa kulture qe tha ua te gjithe amkinat jane po peugeoti im ku eshte? [/qb]
ajo ska qene ministre mer injorant /pf/images/graemlins/laugh.gif
Lenka Çuko ka qene anetare byroje edhe e arsimuar madje,po cti bejem Dr.Rrumpalles qe u be president nga Tropoja
 

regele

Forumium maestatis
Re: Për ty Enver Hoxha këngë do thur tërë jetën...Populli me shpirt!

Korrigjim plako:

Tefta Cami ka qene me shkolle te larte, ndersa Adili, ka qene roje /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Nadia81

Primus registratum
Re: Për ty Enver Hoxha këngë do thur tërë jetën...Populli me shpirt!

korrigjim:Lenka cuko ka bere shkollen e partise cuno,qe as nuk merret fare si shkolle,se mori llumin e klases punetore e i beri mesuesa!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Për ty Enver Hoxha këngë do thur tërë jetën...Populli me shpirt!

dossier

Ja çfarë shkruan personazhi i njohur gjatë kohës kur jetonte si i internuar në Dushk të Lushnjs dhe Belsh të Elbasanit në vitin 1977

Bedri – Enver, alterego të njëri – tjetrit
“Ku ndahesha me Enverin dhe përse vendosa të bashkohesha me Tuk Jakovën edhe pse ishim njëri nga Jugu e tjetri nga Veriu"


Agim Janina

Çdo gjë që është e mangët te njëri është e tepërt te tjetri. Marrëdhëniet e mija me të kanë qenë kundërshtimore, siç kemi qenë ne vetë.Kur Enver Hoxha propozoi në Plenumin e Tetë Titon për Kryetar të Partisë sonë, unë kam qenë kundra këtij propozimi.

Kur në prag të Kongresit të Dytë, kërkova që të largohesha nga Udhëheqja, Enveri ishte kundra.
Por ka qenë ai, që ka marrë iniciativën në çdo goditje timen.
Unë dhe Enver Hoxha qepëm majën e Piramidës së Partisë dhe të shtetit, jo falë meritave individuale, as falë dashurisë së njëri – tjetrit, por pse të dy ishim alteregoja e njëri – tjetrit.
Me rastin e revizionimit të Plenumit të Beratit ai konfirmoi: “Ç’është e vërteta unë nuk isha dakort që në Berat të futej në Byronë Politike Bedriu me Tukun”.
Unë kisha një natyrë leale. Enveri ishte ileal ndaj të gjithëve.
Kur Enver Hoxha shkoi në Vlorë për të demaskuar të ashtuquajturin “fraksion të Sadik Premtes”, më ftoi mua nga Gjirokastra në Vlorë dhe më kishte në krah në të gjithë punën që bëri atje.
Enveri e hapi rrugën me supe, pa u merakosur për ata që rrëzohen. Unë jo, druaj se mos dëmtoj, se mos i bie në qafë ndokujt, se mos i mbes në qafë pa të drejtë interlokutorit.
Si alterego të tij, Enveri ma besoi mua rolin e Prokurorit në Gjyqin Special dhe atë të Prokurorit në gjyqin e Koçi Xoxes.
Unë dhe Enver Hoxha ishim të dy injorantë në fushën e ligjeve, por unë kisha një sens të lartë të drejtësisë, të ligjshmërisë, kurse Enveri kishte një sens arbitrar, pikpamje ekstremiste intolerance dhe antiligjshmërie.
Turma gjithnjë i personifikon ngjarjet dhe fenomenet për t’i kuptuar e për t’i shpjeguar. Ajo pas çlirimit lëshoi tri slloganet e saj që u bënë të famshme:
“Kush e çliroi Shqipërinë/Enver Hoxha me ushtrinë/Koçi Xoxja me Partinë/Nako Spirua me rininë”.
Dhe pas Gjyqit Special: “Tradhëtarët porsi miu/I dënon Bedri Spahiu”.
Pas dënimit, Koçi Xoxja i dërgoi një letër Enverit për t’i falur jetën: “Edhe në qoftë se nuk e meritoj, dua të jetoj për fëmijët e mij”. Por ai nuk ia fali jetën dhe Koçi u ekzekutua.
Skuadrës së Pushkatimit, që i kishte drejtuar pushkët mbi kokë të tij, Koçi u thirri: “Jam gati. Ç’prisni? Fitoi Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu”.
Kjo ndërhyrje e Koçit ia behu si një urdhër zjarri për skuadrën.
Pushkët mizore u zbrazën dhe jehona e tyre u përhap në ato kodra të shkreta. Kufoma e tij ra në një gropë që ngjante më shumë me një gropë plehrash, se sa me një varr të hapur për të qenë varr njeriu.
Kur të dënuarit nga Gjyqi Special u gjendën të rreshtuar me shpinë nga skuadra e pushkatimit, Bahri Omari u thirri me një ton urdhëronjës: “Ktheni fytyrën nga pushkët, se nga shpina vriten vetëm armiqtë. Ne s’jemi armiq dhe këtë do ta vërtetojë historia!”
Jeta ka llogjikën e vet. Çdo gjë që të bësh do të ta bëjnë dhe do ta tejkalojnë. Çdo zjarr në komshi, prite në shtëpi.
E vërteta e Plenumit të Qershorit 1955
U bë në një moment kur ishin shtruar të ashtuquajturat “Tezat e zeza të Tuk Jakovës”.
Kur garda e vjetër ishte shfarosur. Nga garda e vjetër kishim mbetur vetëm Enveri, Tuku dhe unë.
Komiteti Qendror ishte informuar gati tërësisht.
Kulti i Enver Hoxhës ishte afirmuar.
Enver Hoxha nuk mund të harronte, se në vitin 1946 Tuk Jakova dhe unë kishim dalë kundra propagandimit të Enver Hoxhës, se vija e Byrosë Politike kish pas qenë oportuniste dhe se përgjegjësi për këtë vijë kish pasë qenë Sejfulla Malëshova.
Nuk mund të harronte promemorjet e mija dhe raportet e mija mbi arbitraritetin e Sigurimit, mbi ndërhyrjet e Partisë në fushën e drejtësisë.
Nuk mund të harronte ndërhyrjet e Tuk Jakovës në Komitetin e Partisë në Shkodër për çështjen e një vajze që kishte vrarë veten se nuk i jepnin punë.
Nuk mund të harronte refuzimin tim që t’i jepja bursë djalit të X në kundërshtim me vendimin e Byrosë Politike.
Atij i tingëllonte akoma në vesh deklarata ime se ministrat nuk janë formalë.
Në këto kushte Tuku dhe unë ishim ish kurbanë të rinj situate, viktima të predestinuara.
Unë dhe Tuku paraqisnim vazhdimësinë e udhëheqjes, me antarë të gardës së vjetër, për të cilën s’kishte më nevojë Enveri dhe bile, siç e provoi edhe Tuk Jakova me ndërhyrjen e tij inoportune, përbënte për të një kërcënim potencial /pf/images/graemlins/laugh.gif .
Sepse mbi kryet tona ndriste aureola e gardistëve të vjetër, e udhëheqësve autentikë të luftës, e konseguencës së drejtimit kolektiv, me të cilat i bënim hije Enverit.
Anjë idhull nuk mund të bëhet i plotfuqishëm pa flakur tej idhujt e vjetër, pa i degraduar dhe pa i skrafilitur ata :shrug: .
Ishte kërkesë e kohës pra, që këtë rradhë të sakrifikoheshim unë dhe Tuk Jakova.
Enver Hoxha propozoi përjashtimin tim nga Komiteti Qendror dhe nga Partia dhe të Tukut nga Komiteti Qendror.
Të nesërmen shtypi dha njoftimin dizinformues se Tuk Jakova dhe Bedri Spahiu ishin shkarkuar nga funksionet “për paaftësi”.
U bë e qartë për ne, se bashkësia kishte arritur jo vetëm të politizohej, por edhe të indoktrinohej dhe për këtë kishim ndikuar edhe ne si kundërshtarë të Enverit.
Kundërshtarë po ! Armiq jo !
Njerëzit janë të mirë e të këqinj jo ndaj të tretëve, por ndaj njeri – tjetrit.
Tradhëtia, armiqësia janë nocione diskriminuese dhe denigruese që njerëzit ia afishojnë njeri tjetrit për të justifikuar asgjesimin e tyre.
Armik është term i fushës së betejës. Bashkëkombasi nuk mund të jetë armik, pse me armikun nuk bashkëjetohet.
Asnjë nga ata që ranë viktima të terrorit të Enver Hoxhës, nuk kanë qenë armiq, por kundërshtarë të rregjimit :shrug: .
Të gjithë viktimat e rregjimit nuk janë as tradhëtarë, as armiq, pse s’kanë pasur kë të tradhëtojnë dhe pse askurrë nuk kanë qenë në një fushë beteje dhe nuk janë përballur me ndonjë si armik.
Por të gjithë kanë qenë kundërshtarë të Enverit dhe të stalinizmit të tij. Pra, a është ky një faj për të justifikuar shfarosjen e tyre? :book:
Ja pse ata përfaqësonin opozitën e rregjimit.
Opozita është një pjesë e popullit, një element struktural i Bashkësisë, aq e nevojshme sa ç’është Pushteti. Opozita ka në Popull rolin që ka bishti në trupin e peshkut dhe në atë të aeroplanit.
Opozita është rezerva e pushtetit ekzistues.
Nëpërmjet opozitës ushtruesit të pushtetit i ndritet rruga e vet, ai sheh tek ajo rrugën që nuk duhet të ndjekë.
Pa opozitën ushtruesi i pushtetit ecën në tym, në errësirë.
Unë dhe Tuku nuk kemi qenë kurrë armiq të Enverit, nuk e kemi ndjerë veten kurrë si të tillë. Por kemi qenë kundërshtarë të njeri – tjetrit, opozitarë të të gjitha prapësive të tij.
Ne kemi qenë kundërshtarë si dy faqet e një medaljeje.
Kundërshtimi ynë ishte dialektik, ishte si ai i dy poleve që tërheqin varkën nga dy brigje të kundërta përpjetë një lumi. Varka çan midis lumit mbi rezultanten e atyre dy forcave të kundërta.
Çdo zhvillim ecën përpara duke i nxjerrë gjuhën palëve të kundërta dhe pritjes së tyre.
Pse u ndava me Enver Hoxhën dhe pse u bashkova me Tuk Jakovën?
Nuk është kryesor fakti, që familjet tona ishin fqinje, që banonin në një lagje e në një qytet. Roli i kësaj afërsie ka shërbyer vetëm për t’i njohur ato ndërmjet tyre, për t’i ballafaquar.
Por, ato kanë pas jetuar të veçuara, pa asnjë farë afiniteti ndërmjet tyre, pse origjina e tyre dhe klasa e tyre kanë qenë antipode.
Ka qenë pikërisht origjina dhe klasa që më bashkoi mua me Tuk Jakovën, megjithëse familjet tona jetuan në ekstremet e Shqipërisë.
Si mund të pajtohesha unë qysh në vegjëli me Enver Hoxhën, kur ai donte të fitonte çdo lojë me çdo kusht dhe se për këtë bënte hile sa mundte; dhe kur i zbulohej hileja as skuqej dhe as zverdhej, gënjente sa mundte e bënte bé e rrufe që të besonin të tjerët që nuk kishte bërë hile.
Ai vazhdoi të ishte i tillë edhe kur u rrit, se lëkurën e ndërron ujku, por zakonin jo.
Një ditë Enveri, Koço Tashko dhe Bilbil Klosi luanin me letra në Pallatin e Brigadave. Unë në këmbë bëja sehir.
Filloi një grindje ndërmjet Enverit dhe Koços për çështje hileje. Koçua i përplasi letrat në tavolinë. Ishte skuqur në fytyrë si të ishte një spec i tejpjekur dhe çohet në këmbë, duke i thënë Enverit: “U bë për të mos luajtur kurrë më me ty!” Dhe u largua.
Që atë ditë unë nuk e pashë më të lozë Koço Tashkon me Enverin.
Një ngjashmëri e habitshme
Njeri prej Shkodre, tjetri prej Gjirokastre. Njeri me origjinë muslimane, tjetri katolike e me gjithë këtë, një ngjashmëri e habitshme ndërmjet të dyve. Të dy ateistë, por të dy arritën në ateizëm jo nëpërmjet argumentave ideologjikë, por nëpërmjet argumentave filozofikë të jetës. Prandaj që të dy ruajtën të paprekur sensin e të qenit njeri dhe të humanizmit, sensin e heqkeqjes dhe të përkrahjes të heqkeqësave. Të dy ishin të papajtueshëm me padrejtësinë. Në të gjitha mënyrat me të mirën, kur i përgjigjen qëllimit. Për të gjitha çështjet kryesore ne kemi qenë dakort.
Të dy jemi vënë në shenjë nga Enver Hoxha. Nuk jemi gjendur kurrë ballë për ballë, por në krah të njeri tjetrit, jo për ndjenjë oportuniteti, por për hir të së drejtës dhe të së vërtetës. Të dy jemi shquar kundra tendencave të Enverit., kundra trajtimit formal të kuadrit, të inteligjencës dhe të patriotëve dhe të krijimit të pozitave formale për ta, kundra politikës së dy vijave.
Principet e drejtësisë së Enverit
Shpesh Enveri ka deklaruar se ne kemi fituar se i kemi goditur armiqtë që në embrion.
Ai ka përsëritur sa është lodhur se janë revolucionarë ata që zbatojnë sipas vendit dhe kohës, duke i interpretuar ligjet.
Në Plenumin e 9 të vitit 1949, Enver Hoxha konkludoi: “S’kemi të drejtë të kritikojmë shokun Shule pse vrau shumë më 1944 në Tiranë, se fundi i fundit ata të gjithë armiq ishin”.
Në Plenumin e 9 të vitit 1949 ai deklaroi, “Ç’është e vërteta Liri Gegën e dënuam shumë në Plenumin e Beratit, por ajo me veprimtarinë e vet të mëpastajme provoi se e meritonte atë masë dënimi.”
Në plenumin e Qershorit 1955 Enveri deklaroi: “Ne s’kemi fakte për një dënim kaq të rëndë të Bedri Spahiut, por Partia do të na i japë faktet”.
Këto janë principet monstruozë që krijuan atë arbitraritet që s’ka të krahasuar as me kohët më të errta të historisë dhe me okupacionet më të egra dhe që u bënë pikënisja e asaj goditjeje çoroditëse e torturonjëse që karakterizojnë epokën tonë.
Një episod me Manushin
Ishte viti 1954. Mbledhja e Byrosë do të zhvillohej në shtëpinë e Mehmet Shehut. Manushi dhe unë do të paraqisnim për aprovim listat e studentëve që do të merrnin bursë për Universitet. Si gjithmonë fjalën e fundit e kishte Enveri. Ky thotë:
“Na janë futur në institute të larta edhe njerëz që nuk e meritojnë !”
Sapo kishim kapërcyer pragun e derës dhe Manushi ma nguli shikimin e tij si të shqipes dhe shfryu:
“Po ç’i thonë kësaj ?! Kanë marrë bursë të gjithë ata që kanë qenë miratuar nga Byroja Politike dhe me gjithë këtë ne akuzohemi se i paskemi dhënë bursë atyre që nuk e meritojnë.”
Po të më kishin lënë mua t’i flisja sinqerisht shokut Manush, atëhere do t’i kisha thënë: “Pse çuditesh shoku Manush. Mos është hera e parë që Enveri i ve etiketa gjynahqarësh shokëve, për t’i sjellë pastaj për t’u rrëfyer përpara priftit të veshur me autoritetin e Papës.
Apo mos u çudite vallë pse heshti Byroja kur u gjend përpara konkluzioneve arbitrare, tendencioze dhe shtrëmbërimit të së vërtetës.
Në qoftë se qëndrimi i Byrosë është për t’u çuditur, aq më tepër është për t’u çuditur qëndrimi i yt dhe i imi në këtë mbledhje. Se me ta bashkë heshtëm edhe ne.
Pse nuk kujtohesh një herë sa herë janë paraqitur në Byro shokë me etiketën e gjynahqarit e se shokët e Byrosë e ne bashkë me ta jemi treguar gojë bilbila dhe i kemi mbuluar ata shokë me insinuata e pyetje provokonjëse. Kemi qenë ne, si gjithë të tjerët, që kemi manipuluar e servirur argumenta të nxjerra nga fusha e fantazisë, e hamendjes dhe hipoteza, të cilat aventurieri Enver Hoxha i perdori si fakte të pakontestueshme për shokët fatkeqë e për të justifikuar etiketat që ju kishte vënë”.
 

rudi123

Primus registratum
Re: Për ty Enver Hoxha këngë do thur tërë jetën...Populli me shpirt!

Mr Leopard nuk e kuptova se cdo te na thuash me kete artikull(nese do ta quanin artikull)
Aty jane fjalet e njeriu qe shqiptari i lexon dhe ne intervistat e gazeteva shqiptare me Caushet dhe cubat e tjere ku te gjithe shprehen qe u kane rene ne qafe se kane mbrojtur kete popull.
Nuk e di se kur do vije ajo dite qe tju hapen syte dhe mos te merreni me thashtheme te tilla qe nuk bejne gje tjeter vetem se kerkojne delirim per humbesit qe kurre nuk ishin Viktima.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Për ty Enver Hoxha këngë do thur tërë jetën...Populli me shpirt!

Bernd, kur humbësit janë 3 milion flasim për një diktaturë sado "mrekullira" të ketë bërë. Ku qëndron problemi këtu që nuk e kupton ti?
Ti që gjithmonë shan shqiptarët si mesjetarë mos je gjë ndonjë i ardhur dhe ke mësuar shqipen? Nëse jo, mbylle sepse si mesjetar që e pranon veten nuk mund të jesh objektiv në diskutimet e tua dhe nëse je i ardhur (jo shqiptar) përsëri mbylle sepse nuk të takon ty të gjykosh një popull!
 

rudi123

Primus registratum
Re: Për ty Enver Hoxha këngë do thur tërë jetën...Populli me shpirt!

Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[qb] Bernd, kur humbësit janë 3 milion flasim për një diktaturë sado "mrekullira" të ketë bërë. Ku qëndron problemi këtu që nuk e kupton ti?
Ti që gjithmonë shan shqiptarët si mesjetarë mos je gjë ndonjë i ardhur dhe ke mësuar shqipen? Nëse jo, mbylle sepse si mesjetar që e pranon veten nuk mund të jesh objektiv në diskutimet e tua dhe nëse je i ardhur (jo shqiptar) përsëri mbylle sepse nuk të takon ty të gjykosh një popull! [/qb]
Hmm erdhi "profesori" kontra-kombanje dhe po na tregon ne 3 milionet e humbur.Ha Ha Ha!!
Nje njeri qe mbron teorine e kioskizimit te shqiperise te udhehequr nga Don kishoti sale nuk ka se si te mos ta ndieje veten fitimtare ne keto 14 vjet degjenerimi.

Nuk te ve faj se per ty humbesit jane gjithmone dallkauket,mesjetaret,mercenaret,bukeshkelesit pikerisht ajo shtrese e shoqerise ku ti ke bere dhe ben pjese gjithe kohes.
Problemi eshte se cohet vampiri nga varri dhe kujton se te gjithe shqiptaret kishin pritur te vinte vampiri se ishin keq pa vampire.
Keshtu Zoteri mos na trego pseudopatriotizmin tend se e shohim se ku e ka origjinen.

Historine e bejne Fitimtaret dhe jo viktimat.
Nese flasim per humbje mund te flasesh vetem sot gjate ketyre 14 vjeteve qe nuk ke as shtet,as dinjitet,as rregull,as civilizim asgje.
E vemtja gje qe mund te krendohesh ti si shqiptar eshte te kerkosh ndihme dhe te lypesh se je bythgrisur.
Per ty eshte normale te krenohesh ndersa per mua jo!Ketu ndahen rruget tona se nen krenari une kam tjera koncepte se sa ti.Natyrisht dhe nje mesjetar eshte krenar per origjinen e tij por cedo se asnje sja ble per krenari.Nuk po zgjatem se je shume prapa botes per te kuptuar boten.

Ndersa per punen e gjykimit nuk kam nevoje per vleresimin tend se ti akoma nuk je ne gjendje te ndash ne jete se cfare eshte Gjykim dhe cfare eshte Konstatim.Mendimi im nuk ehste gjykim por eshte thjesht Konstatim dhe ky pohim nuk permban asgje me shume se sa realitetin e hidhur shqiptar qe ti dhe shume te tjera na e bejne fushe me lule kur eshte fushe me ferra.Ska se si te jete ndryshe se ti je mbrojtesi i kesaj shtrese vampiresh dhe ska se si te dalesh kunder vetes tende.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Për ty Enver Hoxha këngë do thur tërë jetën...Populli me shpirt!

Ju vini për herë të dytë për të dhënë koncert në Tiranë, çfarë mediton Al Bano?
Është interesante, sepse rikthehem në Tiranë, pas 15 vjetësh, në të njëjtën stinë, në vjeshtë. Sigurisht, emocionet e këngëtarit janë kudo që ai shkon, por në këtë vend fqinjë, të cilit i a kam mësuar emrin qysh fëmijë, kam dëgjuar këngët dhe njoh traditën e kulturën, për shkak të kujtimeve e mbresave të tim eti, Carmelo, emocionet janë të dyfishta. E kam thënë edhe herë tjetër, po e theksoj edhe në këtë rast dhe mendoj se është momenti për ta ritheksuar se unë, ju jam mirënjohës të gjithë atyre personaliteteve në Shqipëri, që më krijuan mundësinë të këndoj për shqiptarët, kur ende ishte në fuqi regjimi komunist :smash: . Unë ndjehem krenar që jam i pari këngëtar perëndimor që komunikova me artdashësin shqiptar, që më priti me zemër dhe më emocionoi së tepërmi. Gjykoj se, më takonte të shkelja këtë tabu në vendin fqinj, të izoluar për shkak të regjimit :smash: , me të cilin më lidhin ndjenjat e mirënjohjes së babait tim Carmelo. Jam i lumtur që kthehem sërish për të kënduar këtë herë për fansat e mi, sidoqë në vjeshtë, pas 15 vjetësh, por, në kushte të reja. Shqipëria, tashmë ka hyrë në rrugën e demokracisë dhe zhvillimit dhe ky fakt na gëzon së tepërmi. Për shkak të lidhjeve miqësore që kemi, të fqinjësisë së mirë dhe lidhjeve shpirtërore, mua më duket se po këndoj në vendin tim, se jam mes njerëzve që më duan dhe i dua me gjithë zemër.
Për ardhjen tuaj u mor pëlqimi nga Byroja Politike. Si u ndjetë në ato momente?
Unë bëra një kërkesë në Ambasadën shqiptare në Romë dhe nuk vonoi përgjigjia që më dha OK-in. Vërtetë kisha emocione se megjithë dëshirën time dhe të familjres për të kënduar dhe takuar këta njerëz, artdashës dhe bujarë, ende ishte një vend i mbyllur, ku nuk kish shkelur asnjë këngëtar i huaj. Por unë preka dashamirësinë e njerëzve të këtij vendi, që sigurisht ishin të bindur për shkak të lidhjeve që kishim nga babai që kish njohur dhe ruante kujtimet më të bukura nga Shqipëria qysh gjatë luftës, se po vinte një mik i vërtetë. Kjo u duk qartë gjatë koncertit, emocionet e të cilit nuk me kanë ikur ende. Mësova se për ardhjen time 15 vjet më parë, kishte dhënë ok-in Byroja politike :eek: , pas informacionit që kish dhënë ambasadori shqiptar në Romë :shrug: .

-------------------

as kengetaret nuk i linte xhaxhi...... me shoke qe te vinin te kendonin( se si e arsyetonin pyesni brend e Liderin se ata do jua shpjegojne me mire)
tjeter ............ edhe per te kenduar duhej dhene pelqimi i Byrose Politike , mbas kishte marre informacion nga ambasadori shqiptar ne rome.

kuptojeni vete se cfare rregjimi kishte lene xhaxhi..... edhe pse ne ate kohe po liberalizohej pak.
te kesh nostalgji per ate klan qe vrau e preu me mijra njerez vetem e vetem qe te rrinin vete ne pushtet eshte me te vertet te jesh ............... :shrug:
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Për ty Enver Hoxha këngë do thur tërë jetën...Populli me shpirt!

bernd, atë idenë e kjoskëzimit or kaqol nuk e mbroj vetëm unë por edhe ekonomistë me përvojë të Komunitetit Europian (por ti i mbruajtur me mësimet e xhaxhit Enver e nënës Parti nuk i përfill këta ekonomistë)!

Dhe ti idiot që më akuzon se mbështes dallkaukët,mesjetarët, mercenarët, bukëshkelësit harron se ishte mesjetari Hoxha ai që e bëri Shqipërinë BAJRAKUN e vet dhe afroi shumë mercenarë, ndër të cilët besoj se duhet të ketë qenë edhe yt atë, të cilët e sakatuan atë popull që ti e quan mesjetar. Sot janë po këta mercenarë e dallkaukë që kanë dalë duke pëllitur me të madhe kundër dhe jam shumë dakort me ty që i quan bukëshkelës por kjo nuk i bën më të këqinj se sa një monstër që falet para qirinjve të ndezur për nder të Bajraktarit.
Pra or trtupeshk unë nuk jam me ata që thua ti më lart por jam me të humburit pasi edhe vetë jam i humbur nga ai regjim. Unë nuk jam me Enverin sepse jam me popullin dhe sa për njohuri (që të arrish të zhvillohesh pak mendërisht) kam qenë në atë kategori familjesh që ka qenë vazhdimisht e luftuar nga ai idhulli yt (pasi superiore ndaj tij), pra në një familje intelektuale me traditë (nëse nuk e di se ç'është ose nëse don më shumë informata më shkruaj në PM se nuk më pëlqen të mburrem).
Historinë e bëjnë të humburit Bernd sepse janë ata që vuajnë më shumë dhe një ditë, qoftë edhe pas 50 vitesh, do triumfojnë për të nxjerrë në dritë të vërtetën. Fatkeqësisht nuk ka të drejtë që të bindi një KRIMINEL (bashkëfajtor në krim)si ty se vrasja është krim, se internimi i familjes është krim, se eleminimi fizik i "konkurrencës" është krim, se lënia pa bukë e popullit është krim.
Por fatkeqësisht ti nuk e kalon stadin e kafshës dhe mbijeton vetëm në sajë të instiktit por mos harro se edhe për Hoxhën kafshë ishte thonë, nga më të këqiat e llojit të vet!

Gjykimi vjen nga një njeri i vetëm pasi kufizohet nga këndvështrimi i tij! Konstatimi kryhet nga një grup njerëzish me pikëpamje të ndryshme. I yti është gjykim por s'të vjen e keqja nga gjykimi por nga aftësia mendore e atij që e bën këtë gjykim.
 

rudi123

Primus registratum
Re: Për ty Enver Hoxha këngë do thur tërë jetën...Populli me shpirt!

Hera pare qe ndjehem i kuptuar prej ty Kontra!!!

Ne kete bote per ty eshte kollaj te ndjesh dicka dhe te kerkosh shkakun pse ndien.Por kjo gje ty gjithmone te genjen prandaj te kuptoj sh mire pse te pelqen te jetosh me nje genjeshter se sa me nje te vertete.

Mirekuptimi me i madh e kam ne radhe te pare per luften tende ne emer te vuatjeve te viktimave(pak si vone me duket si dhe pa kuptim se komunizmin nuk e rrezuan Viktimat e tij )

Per te ngritur ty pak fantazine mbi vuajtjet e viktimave te komunizmit atehere duhet te dish se cfare tabloje do kishim sot ne jeten shqiptare nese deshtimi ekonomik do ishte kthyer ne triumf.Besoj se e di mire qe pjesa me e madhe e shqiptareve jo vetem ne kete forum por dhe jashte tij do te ishin mbrojtesit e tij me te madh dhe do u thurrnin lavde dhe hymne pafund sic i bene per 50 vjet me radhe.

Te pakten une i qendroj deshtimit tim dhe e pranoj ate plotesisht me te mirat e keqijat e tij.Kjo sdo te thote qe une mbroj abuzimet qe u bene ne ate sistem.
Por sic e kam thene gjithmone kur flasim per Hoxhen flasim per sistemin e tij dhe ai sistem matet ne radhe te pare jo me viktimat por me punen dhe arritjet e tij.Nuk dua te zgjatem se keto gjera i kam thene e rithene kushedi se sa here ne shkrimet e tjera te miat…..

Problemi yt si njeri „Superinteligjent“ i shpeton dicka (dhe qorrat kane nje te mire qe mund te flasin per realitetin) qe lufta jote ne emer te viktimave nuk ben gje tjeter vetem copeton realitetin shqiptar dhe me urine 50 vjecare (nuk te ve faj) sapo ke ngrene nje cope kujton se pertype komplet realitetin.

Por mbi te gjitha kam mirekuptimin me te madh per suficiencen tende te Idiolatrise nen frymen e renkimit me nje tendece „superioriteti“ me imponon mua te ngre nivelin tim ne ate tendin gje qe mua sme pelqen fare prandaj dhe mezi e motivova veten te ktheje pergjigje.
 
N

nelaelis

Guest
Re: Për ty Enver Hoxha këngë do thur tërë jetën...Populli me shpirt!

Mr Leopard nuk e kuptova se cdo te na thuash me kete artikull(nese do ta quanin artikull)
Aty jane fjalet e njeriu qe shqiptari i lexon dhe ne intervistat e gazeteva shqiptare me Caushet dhe cubat e tjere ku te gjithe shprehen qe u kane rene ne qafe se kane mbrojtur kete popull.
Nuk e di se kur do vije ajo dite qe tju hapen syte dhe mos te merreni me thashtheme te tilla qe nuk bejne gje tjeter vetem se kerkojne delirim per humbesit qe kurre nuk ishin Viktima.
 

iLirjam

Forumium praecox
ti gjenerali i ushtris se vdekur!!

c´far do te thot u be president nga Tropoja??

C´far lidhje ka kjo me Krahinat se pari,,dhe se dyti te jesh nga Tropoja do te thot qe je inferior??

po skeni faj ju jo,,fajet i ka serjozisht rrupalla,,qe sjau ndalon me ligj te merni ne mbrojtje qoft edhe nje copez te vogel te Enverit,,ashtu si ne gjermani qe sguzon kush te mar ne mbrojtje hitlerin..

sju vjen turp nje her!! te kerkoni enverin ne 2011! ate qe i beri 3000000 shqiptar skllever,,u ndaloj edhe besimin ne zot..

rrumpalla paska qen nje demokrat i madh!!

pikrisht ju qe e kerkoni enverin,,po te ishit ne vendin e rrumpalles,,do tja kishit tredhur nese rrumpalla do te fliste dicka te keqe per ju,,qoft edhe ne forum..

pastaj ti me flet nga interneti mor gjeneral, Rrumpalla ka 20 vjet qe esht ne postet me te larta shtetrore,,"rrumpalla"
dhe jo vetem po esht politikani me i sukseshem qe esht votuar dhe perkrahur nga populli,,politika shqiptare ne bot identifikohet me Rrumpallen,
 
Top