Re: Për ty Enver Hoxha këngë do thur tërë jetën...Populli me shpirt!
dossier
Ja çfarë shkruan personazhi i njohur gjatë kohës kur jetonte si i internuar në Dushk të Lushnjs dhe Belsh të Elbasanit në vitin 1977
Bedri – Enver, alterego të njëri – tjetrit
“Ku ndahesha me Enverin dhe përse vendosa të bashkohesha me Tuk Jakovën edhe pse ishim njëri nga Jugu e tjetri nga Veriu"
Agim Janina
Çdo gjë që është e mangët te njëri është e tepërt te tjetri. Marrëdhëniet e mija me të kanë qenë kundërshtimore, siç kemi qenë ne vetë.Kur Enver Hoxha propozoi në Plenumin e Tetë Titon për Kryetar të Partisë sonë, unë kam qenë kundra këtij propozimi.
Kur në prag të Kongresit të Dytë, kërkova që të largohesha nga Udhëheqja, Enveri ishte kundra.
Por ka qenë ai, që ka marrë iniciativën në çdo goditje timen.
Unë dhe Enver Hoxha qepëm majën e Piramidës së Partisë dhe të shtetit, jo falë meritave individuale, as falë dashurisë së njëri – tjetrit, por pse të dy ishim alteregoja e njëri – tjetrit.
Me rastin e revizionimit të Plenumit të Beratit ai konfirmoi: “Ç’është e vërteta unë nuk isha dakort që në Berat të futej në Byronë Politike Bedriu me Tukun”.
Unë kisha një natyrë leale. Enveri ishte ileal ndaj të gjithëve.
Kur Enver Hoxha shkoi në Vlorë për të demaskuar të ashtuquajturin “fraksion të Sadik Premtes”, më ftoi mua nga Gjirokastra në Vlorë dhe më kishte në krah në të gjithë punën që bëri atje.
Enveri e hapi rrugën me supe, pa u merakosur për ata që rrëzohen. Unë jo, druaj se mos dëmtoj, se mos i bie në qafë ndokujt, se mos i mbes në qafë pa të drejtë interlokutorit.
Si alterego të tij, Enveri ma besoi mua rolin e Prokurorit në Gjyqin Special dhe atë të Prokurorit në gjyqin e Koçi Xoxes.
Unë dhe Enver Hoxha ishim të dy injorantë në fushën e ligjeve, por unë kisha një sens të lartë të drejtësisë, të ligjshmërisë, kurse Enveri kishte një sens arbitrar, pikpamje ekstremiste intolerance dhe antiligjshmërie.
Turma gjithnjë i personifikon ngjarjet dhe fenomenet për t’i kuptuar e për t’i shpjeguar. Ajo pas çlirimit lëshoi tri slloganet e saj që u bënë të famshme:
“Kush e çliroi Shqipërinë/Enver Hoxha me ushtrinë/Koçi Xoxja me Partinë/Nako Spirua me rininë”.
Dhe pas Gjyqit Special: “Tradhëtarët porsi miu/I dënon Bedri Spahiu”.
Pas dënimit, Koçi Xoxja i dërgoi një letër Enverit për t’i falur jetën: “Edhe në qoftë se nuk e meritoj, dua të jetoj për fëmijët e mij”. Por ai nuk ia fali jetën dhe Koçi u ekzekutua.
Skuadrës së Pushkatimit, që i kishte drejtuar pushkët mbi kokë të tij, Koçi u thirri: “Jam gati. Ç’prisni? Fitoi Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu”.
Kjo ndërhyrje e Koçit ia behu si një urdhër zjarri për skuadrën.
Pushkët mizore u zbrazën dhe jehona e tyre u përhap në ato kodra të shkreta. Kufoma e tij ra në një gropë që ngjante më shumë me një gropë plehrash, se sa me një varr të hapur për të qenë varr njeriu.
Kur të dënuarit nga Gjyqi Special u gjendën të rreshtuar me shpinë nga skuadra e pushkatimit, Bahri Omari u thirri me një ton urdhëronjës: “Ktheni fytyrën nga pushkët, se nga shpina vriten vetëm armiqtë. Ne s’jemi armiq dhe këtë do ta vërtetojë historia!”
Jeta ka llogjikën e vet. Çdo gjë që të bësh do të ta bëjnë dhe do ta tejkalojnë. Çdo zjarr në komshi, prite në shtëpi.
E vërteta e Plenumit të Qershorit 1955
U bë në një moment kur ishin shtruar të ashtuquajturat “Tezat e zeza të Tuk Jakovës”.
Kur garda e vjetër ishte shfarosur. Nga garda e vjetër kishim mbetur vetëm Enveri, Tuku dhe unë.
Komiteti Qendror ishte informuar gati tërësisht.
Kulti i Enver Hoxhës ishte afirmuar.
Enver Hoxha nuk mund të harronte, se në vitin 1946 Tuk Jakova dhe unë kishim dalë kundra propagandimit të Enver Hoxhës, se vija e Byrosë Politike kish pas qenë oportuniste dhe se përgjegjësi për këtë vijë kish pasë qenë Sejfulla Malëshova.
Nuk mund të harronte promemorjet e mija dhe raportet e mija mbi arbitraritetin e Sigurimit, mbi ndërhyrjet e Partisë në fushën e drejtësisë.
Nuk mund të harronte ndërhyrjet e Tuk Jakovës në Komitetin e Partisë në Shkodër për çështjen e një vajze që kishte vrarë veten se nuk i jepnin punë.
Nuk mund të harronte refuzimin tim që t’i jepja bursë djalit të X në kundërshtim me vendimin e Byrosë Politike.
Atij i tingëllonte akoma në vesh deklarata ime se ministrat nuk janë formalë.
Në këto kushte Tuku dhe unë ishim ish kurbanë të rinj situate, viktima të predestinuara.
Unë dhe Tuku paraqisnim vazhdimësinë e udhëheqjes, me antarë të gardës së vjetër, për të cilën s’kishte më nevojë Enveri dhe bile, siç e provoi edhe Tuk Jakova me ndërhyrjen e tij inoportune, përbënte për të një kërcënim potencial /pf/images/graemlins/laugh.gif .
Sepse mbi kryet tona ndriste aureola e gardistëve të vjetër, e udhëheqësve autentikë të luftës, e konseguencës së drejtimit kolektiv, me të cilat i bënim hije Enverit.
Anjë idhull nuk mund të bëhet i plotfuqishëm pa flakur tej idhujt e vjetër, pa i degraduar dhe pa i skrafilitur ata :shrug: .
Ishte kërkesë e kohës pra, që këtë rradhë të sakrifikoheshim unë dhe Tuk Jakova.
Enver Hoxha propozoi përjashtimin tim nga Komiteti Qendror dhe nga Partia dhe të Tukut nga Komiteti Qendror.
Të nesërmen shtypi dha njoftimin dizinformues se Tuk Jakova dhe Bedri Spahiu ishin shkarkuar nga funksionet “për paaftësi”.
U bë e qartë për ne, se bashkësia kishte arritur jo vetëm të politizohej, por edhe të indoktrinohej dhe për këtë kishim ndikuar edhe ne si kundërshtarë të Enverit.
Kundërshtarë po ! Armiq jo !
Njerëzit janë të mirë e të këqinj jo ndaj të tretëve, por ndaj njeri – tjetrit.
Tradhëtia, armiqësia janë nocione diskriminuese dhe denigruese që njerëzit ia afishojnë njeri tjetrit për të justifikuar asgjesimin e tyre.
Armik është term i fushës së betejës. Bashkëkombasi nuk mund të jetë armik, pse me armikun nuk bashkëjetohet.
Asnjë nga ata që ranë viktima të terrorit të Enver Hoxhës, nuk kanë qenë armiq, por kundërshtarë të rregjimit :shrug: .
Të gjithë viktimat e rregjimit nuk janë as tradhëtarë, as armiq, pse s’kanë pasur kë të tradhëtojnë dhe pse askurrë nuk kanë qenë në një fushë beteje dhe nuk janë përballur me ndonjë si armik.
Por të gjithë kanë qenë kundërshtarë të Enverit dhe të stalinizmit të tij. Pra, a është ky një faj për të justifikuar shfarosjen e tyre? :book:
Ja pse ata përfaqësonin opozitën e rregjimit.
Opozita është një pjesë e popullit, një element struktural i Bashkësisë, aq e nevojshme sa ç’është Pushteti. Opozita ka në Popull rolin që ka bishti në trupin e peshkut dhe në atë të aeroplanit.
Opozita është rezerva e pushtetit ekzistues.
Nëpërmjet opozitës ushtruesit të pushtetit i ndritet rruga e vet, ai sheh tek ajo rrugën që nuk duhet të ndjekë.
Pa opozitën ushtruesi i pushtetit ecën në tym, në errësirë.
Unë dhe Tuku nuk kemi qenë kurrë armiq të Enverit, nuk e kemi ndjerë veten kurrë si të tillë. Por kemi qenë kundërshtarë të njeri – tjetrit, opozitarë të të gjitha prapësive të tij.
Ne kemi qenë kundërshtarë si dy faqet e një medaljeje.
Kundërshtimi ynë ishte dialektik, ishte si ai i dy poleve që tërheqin varkën nga dy brigje të kundërta përpjetë një lumi. Varka çan midis lumit mbi rezultanten e atyre dy forcave të kundërta.
Çdo zhvillim ecën përpara duke i nxjerrë gjuhën palëve të kundërta dhe pritjes së tyre.
Pse u ndava me Enver Hoxhën dhe pse u bashkova me Tuk Jakovën?
Nuk është kryesor fakti, që familjet tona ishin fqinje, që banonin në një lagje e në një qytet. Roli i kësaj afërsie ka shërbyer vetëm për t’i njohur ato ndërmjet tyre, për t’i ballafaquar.
Por, ato kanë pas jetuar të veçuara, pa asnjë farë afiniteti ndërmjet tyre, pse origjina e tyre dhe klasa e tyre kanë qenë antipode.
Ka qenë pikërisht origjina dhe klasa që më bashkoi mua me Tuk Jakovën, megjithëse familjet tona jetuan në ekstremet e Shqipërisë.
Si mund të pajtohesha unë qysh në vegjëli me Enver Hoxhën, kur ai donte të fitonte çdo lojë me çdo kusht dhe se për këtë bënte hile sa mundte; dhe kur i zbulohej hileja as skuqej dhe as zverdhej, gënjente sa mundte e bënte bé e rrufe që të besonin të tjerët që nuk kishte bërë hile.
Ai vazhdoi të ishte i tillë edhe kur u rrit, se lëkurën e ndërron ujku, por zakonin jo.
Një ditë Enveri, Koço Tashko dhe Bilbil Klosi luanin me letra në Pallatin e Brigadave. Unë në këmbë bëja sehir.
Filloi një grindje ndërmjet Enverit dhe Koços për çështje hileje. Koçua i përplasi letrat në tavolinë. Ishte skuqur në fytyrë si të ishte një spec i tejpjekur dhe çohet në këmbë, duke i thënë Enverit: “U bë për të mos luajtur kurrë më me ty!” Dhe u largua.
Që atë ditë unë nuk e pashë më të lozë Koço Tashkon me Enverin.
Një ngjashmëri e habitshme
Njeri prej Shkodre, tjetri prej Gjirokastre. Njeri me origjinë muslimane, tjetri katolike e me gjithë këtë, një ngjashmëri e habitshme ndërmjet të dyve. Të dy ateistë, por të dy arritën në ateizëm jo nëpërmjet argumentave ideologjikë, por nëpërmjet argumentave filozofikë të jetës. Prandaj që të dy ruajtën të paprekur sensin e të qenit njeri dhe të humanizmit, sensin e heqkeqjes dhe të përkrahjes të heqkeqësave. Të dy ishin të papajtueshëm me padrejtësinë. Në të gjitha mënyrat me të mirën, kur i përgjigjen qëllimit. Për të gjitha çështjet kryesore ne kemi qenë dakort.
Të dy jemi vënë në shenjë nga Enver Hoxha. Nuk jemi gjendur kurrë ballë për ballë, por në krah të njeri tjetrit, jo për ndjenjë oportuniteti, por për hir të së drejtës dhe të së vërtetës. Të dy jemi shquar kundra tendencave të Enverit., kundra trajtimit formal të kuadrit, të inteligjencës dhe të patriotëve dhe të krijimit të pozitave formale për ta, kundra politikës së dy vijave.
Principet e drejtësisë së Enverit
Shpesh Enveri ka deklaruar se ne kemi fituar se i kemi goditur armiqtë që në embrion.
Ai ka përsëritur sa është lodhur se janë revolucionarë ata që zbatojnë sipas vendit dhe kohës, duke i interpretuar ligjet.
Në Plenumin e 9 të vitit 1949, Enver Hoxha konkludoi: “S’kemi të drejtë të kritikojmë shokun Shule pse vrau shumë më 1944 në Tiranë, se fundi i fundit ata të gjithë armiq ishin”.
Në Plenumin e 9 të vitit 1949 ai deklaroi, “Ç’është e vërteta Liri Gegën e dënuam shumë në Plenumin e Beratit, por ajo me veprimtarinë e vet të mëpastajme provoi se e meritonte atë masë dënimi.”
Në plenumin e Qershorit 1955 Enveri deklaroi: “Ne s’kemi fakte për një dënim kaq të rëndë të Bedri Spahiut, por Partia do të na i japë faktet”.
Këto janë principet monstruozë që krijuan atë arbitraritet që s’ka të krahasuar as me kohët më të errta të historisë dhe me okupacionet më të egra dhe që u bënë pikënisja e asaj goditjeje çoroditëse e torturonjëse që karakterizojnë epokën tonë.
Një episod me Manushin
Ishte viti 1954. Mbledhja e Byrosë do të zhvillohej në shtëpinë e Mehmet Shehut. Manushi dhe unë do të paraqisnim për aprovim listat e studentëve që do të merrnin bursë për Universitet. Si gjithmonë fjalën e fundit e kishte Enveri. Ky thotë:
“Na janë futur në institute të larta edhe njerëz që nuk e meritojnë !”
Sapo kishim kapërcyer pragun e derës dhe Manushi ma nguli shikimin e tij si të shqipes dhe shfryu:
“Po ç’i thonë kësaj ?! Kanë marrë bursë të gjithë ata që kanë qenë miratuar nga Byroja Politike dhe me gjithë këtë ne akuzohemi se i paskemi dhënë bursë atyre që nuk e meritojnë.”
Po të më kishin lënë mua t’i flisja sinqerisht shokut Manush, atëhere do t’i kisha thënë: “Pse çuditesh shoku Manush. Mos është hera e parë që Enveri i ve etiketa gjynahqarësh shokëve, për t’i sjellë pastaj për t’u rrëfyer përpara priftit të veshur me autoritetin e Papës.
Apo mos u çudite vallë pse heshti Byroja kur u gjend përpara konkluzioneve arbitrare, tendencioze dhe shtrëmbërimit të së vërtetës.
Në qoftë se qëndrimi i Byrosë është për t’u çuditur, aq më tepër është për t’u çuditur qëndrimi i yt dhe i imi në këtë mbledhje. Se me ta bashkë heshtëm edhe ne.
Pse nuk kujtohesh një herë sa herë janë paraqitur në Byro shokë me etiketën e gjynahqarit e se shokët e Byrosë e ne bashkë me ta jemi treguar gojë bilbila dhe i kemi mbuluar ata shokë me insinuata e pyetje provokonjëse. Kemi qenë ne, si gjithë të tjerët, që kemi manipuluar e servirur argumenta të nxjerra nga fusha e fantazisë, e hamendjes dhe hipoteza, të cilat aventurieri Enver Hoxha i perdori si fakte të pakontestueshme për shokët fatkeqë e për të justifikuar etiketat që ju kishte vënë”.