Re: Përçartje
<font color="brown"> Te dua!
E thashë më në fund, por mos më pyet ç'thashe.
Qe një nga fjalët që pashë dje në fjalor ndërsa lexoja për forcën e gravitetit ne fizikë.
Kishte efekt të njëjte me tronditjen e Njutonit kur pati takimin me mollën e famshme /pf/images/graemlins/laugh.gif; për të s'e qe "e ndalume". Migjeni e nxori si problem, kushedi ku e pati hallin. /pf/images/graemlins/laugh.gif
Ëëë, ku ishim? …Ah po, të dua, pra.
Nuk e di sesi duhet të më përgjigjesh, por ,kam përshtypjen, se po të presësh deri javën tjetër sa të marrim mësimin e ri në fizikë, do jem vërtet në gjendje të të them se cila duhet të jetë sjellja e parashikuar për një levizje të tillë.
Hmmmm, në fakt, nuk është se e kam qejf shumë fizikën, se një e dy e duhet të hap fjalorin për të marrë vesh ç'thuhet. Për më tepër, më ka ca formula që oboboooo… /pf/images/graemlins/eek.gif Më duket se, edhe sikur mbi to të rrija kokëpërkulur tërë jetën, s'do të merrja dot më shumë se pesë dhe kjo në rastin më ideal, kur profesori qëllon ta ketë zemrën të gjerë …
Si…? Ah, sa herë e kam dhënë provimin deri sot? Të them të drejtën edhe shumë mend s'e mbaj, por jo pak here /pf/images/graemlins/laugh.gif , por te betohem jo per fajin tim /pf/images/graemlins/laugh.gif . Me kishte inat profesori /pf/images/graemlins/laugh.gif .
Tani më duhet të përgatitem seriozisht se vjen sezioni i provimeve të mbartura /pf/images/graemlins/laugh.gif.
</font>