Re: Percartje
kur njerezit vrasin a vjedhin, shpesh fajin ia vene varferise, sidomos urise qe e shoqeron dhe ti mendon se kur behet fjale per jeten, cdo gje eshte e justifikueshme (ose te pakten e kuptueshme). Pastaj sheh njerez qe tallin bythen me varferine dhe urine e te tjereve, ndersa vete flene kruspull qe te mos degjojne zorret e veta tek kercasin, dhe ti i shikon cuditshem. Do t'i gjykosh, per nje sekonde ne mendjen tende e ben, pastaj ndalesh dhe mendon dhe aty heq dore nga te gjykuarit dhe i meshiron. Kete ata e shohin ne syte e tu edhe kur ti nuk flet, madje edhe kur nuk i shikon, ata e ndjejne, dhe kur e ndjejne te urrejne me gjithe shpirt, sepse nese i gjykon, ata do te mund te viktimizohen dhe anti-viktimizohen, por nese ti i meshiron, atehere ua heq mundesine per t'u viktimizuar apo anti-viktimizuar, dhe ne kete menyre i le pa rol. Imagjinoni c'ndodh, kur nje aktori i heq rolin e vet te preferuar...