Përçartje

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Përçartje

Ti kacafytesh neper mendimet e mia..sa keq..tashme ske ku mbahesh sepse sta jap me ate mundesi..Si?Si the si? A ndodhesh ti ne zemren time? Po sigurisht ,nese do ishe nje mashkull i denje edhe do mund ta fitoje zemren time,por ti sje gje tjeter vec makthi i vetes tende.Inferioriteti,sa keq me vjen qe te ka vene perfund,e si sheh ngjyrat fantastike qe te jane afruar ,sepse je nje daltonik i deshtuar.Nejse,se duket sikur po zbras vrerin ketu ndaj teje,por ne fakt jo,sepse sado qe perpiqem te te urrej smundem,dhe kuptoj qe sje i denje as per kte ndjenje.Une jam me fat,dhe ti kete e harron,une dashurine e kam gjetur..dhe zemren e kam plot,sja vura shkelmin asaj.Ti,mendon se mund te luash me dike qe te respekton?!Kush kujton se je,Zoti?! Nuk i meriton as keto fjale po do te ti shkruaj sepse si ti ka plot,dhe te pabeset smeritojne te jene pjese e jetes se te thjeshteve.
 

karamel

Primus registratum
Re: Përçartje

Sa i hidhur eshte realiteti.. cfare zhgenjimi ishe ti per mua.. Sot ne laboratorin Mendel te gjenetikes, kur isha duke pipuar ne tubat e mija te eppendorfit, fillova te qeshja me veten, pastaj syte mu mbushen me lot.. Kur nje dore me ofroi nje shami, pa i ngritur syte e dija qe ishte ajo e D* i cili nga cepi i vet me mbante si gjithmone nen kontroll.. Me pas ndjeva zerin e thyer te C* e cila me mori doren dhe duke ma shtrenguar fort me tha " se shpejti do jesh perseri e lumtur.. lexoj ketu.. te kjo vija e gjate.." dhe lotet filluan te me rrokulliteshin duke rreshqitur deri ne qafe..
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Përçartje

Ndonjehere subkonshi i njeriut vepron me nje epersi 2-3 vjeçare ne krahasim me reflektimin e egos ne realitet, dhe ti je kavia perfekte e dualizmit IO-EGO... plas, plasssssss, se fryrja tashme eshte ideale, keshtu deshe, keshtu bere... apo ndoshta JE vertete kaq MONSTER ???

O amebë e evolvuar ne dy berthama... plas! /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

Mono

Forumium praecox
In need of platonism

U ndjeva aq i lodhur pas 100 vjet 'llogjike mekanike' dhe ndjeva nevojen te kisha pak platonizem ne qenien time. Kuptova qe pas 100 vjetesh mbi ato pllakat e hekurta kisha humbur shume nga ngrohtesia, po kthehesha ne ate qe me kishin thene se do isha, qe e kisha menduar, po qe nuk e kisha dashur!
 

Danae

Primus registratum
Re: In need of platonism

kur mora librin ne dore reagimi im ishte i natyrshem, u solla e cuditur pothuajse ta gjeja ne ate biblioteke...
Une jam... e di, me tha.
Gjithcka u kthye permbys pas atij momenti, fijet qe luaja une nuk kuptoheshin me pasqyruar ne Had, kisha harrur te lidhesha fort me fillin e humneres, dhe pasqyrimi ishte permbysur dhe reflektonte djallezi.
Nuk kuptoja dot fillin dhe mbarimin, epitetet ishin kthyer ne antonime, dhe gjithcka e mire dhe e paster ne qellim kthehej ne mosbesim dhe ne kurthe... nuk kuptoja dot arsyen e tortures, nuk kuptoja dot pse-ne e nje loje aq tronditese, dhe kuptova se isha shah-mat.
Nje kurth, nje kurth i poshter psikologjik, pa kufoma, pa viktima,pa prova...
 

Mono

Forumium praecox
Re: In need of platonism

Phaedrus (my favourite phil)
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
What an incomprehensible being you are, Socrates: when you are in the country, as you say, you really are like some stranger who is led about by a guide.
Do you ever cross the border? I rather think that you never venture even outside the gates!

[/ QUOTE ]

I haven't never heard of such movie Plato und ..?
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: In need of platonism

E adhuroj time moter...eshte shembulli me perfekt i nje femre klasi,e nje vajze te mireedukuar,te respektuar.Finesa e saj ne te veshur,ne trup...dashuria qe ka per bashkeshortin e saj...
Me ben te buzeqesh kur e shoh se si perpiqet te shoh film ne televizor dhe pas 10 minutash e ka zene gjumi me gjithe syze e kapitur te koka e divanit.Eshte aq e qete,ne paqe me vetveten e duket kaq e mire.
E adhuroj time moter sepse eshte pasqyra ku shoh veten,ku shoh ato qe me pelqejne e ato qe sme pelqejne.Ajo eshte e vetmja qe me jep mundesine te permisohem.Mendoja per te qe duhet te ishte njeriu me i dobet shpirterisht dhe karakterialisht,por perkundrazi,ajo di dhe vlereson ato qe ka.Me vine ne mendje kujtimet kur vishte takat e larta te mamit dhe bente sfilate mode sepse enderronte te behej modele por fatkeqesisht ishte me e shkurter se cduhej..dhe se si uluriste kur ja beja dhomen rremuje sepse ishte dhe eshte e fiksuar pas rregullit,ndryshe nga une..shume ndryshe nga une.
Ne ngjajme si dy pika uji: Kemi te njejten buzeqeshje dhe ajo na krahasonte gjithmone dhembet tona si ketrushe me modelet me te famshme ne bote.
E adhuroj sepse e dua shume dhe eshte i vetmi njeri qe nese do me gjuante me shpulle,do i ktheja faqen tjeter...
Irisi eshte dobesia e mamit..ajo gjithmone perkujdeset per te si te ishte akoma nje femije.."Ty sta kam friken se je e forte,por ajo eshte ndryshe" -gjithmone keshtu me thoshte mami /pf/images/graemlins/smile.gif...Tani shoh se si Mami eshte krenare per ne te dyja..se si sheh motren te krijoje familjen e saj dhe mua te ndertoj te ardhmen time..
"S'te le te ikesh ne Amerike,harroje,ti je e vogla babit,je vajza e shtepise" --o Babushi im pse te dua kaq shume,je i vetmi person qe me nje fjale mund te me besh te qaj per ore te tera vetem nga dashuria e madhe qe kam per ty,aq sa me mbushet shpirti plot ngazellim.Ti je misherimi i Zotit tim dhe do jesh gjithmone.Ditet qe te kam pare te shplodhur jane shume te pakta por une i mbaj mend te gjitha ato dite..dhe buzeqeshjen tende qe na i ke dhuruar mua dhe Irisit..Te dua shume,ty dhe Mamin,ju dua me shume se cdo gje tjeter ne kete bote ...ju jeni Familja ime e vogel per te cilen sdo enderroja tjeter...Se di nese do mundem ndonjehere tju falenderoj me menyren me te madhe te mundshme per gjithcka keni bere per mua..gjithcka!!!
 

Mono

Forumium praecox
Re: In need of platonism

Ndoshta tragjedia eshte tek shpejtesia me te cilen Stinet po kalojne. Ndoshta 6 vjet me pare stinet ecnin me avash, ne ishim me te shkujdesur. Tani ndiejme qe nuk kemi me kohe per te bere ato gjera qe do donim te perjetonim.
 

Danae

Primus registratum
Re: In need of platonism

koha do me mbuloje si nje stohe e cmuar,
kaq vone per te rijetuar thesaret
e mgjth me shpresen se kesaj radhe do di ta cmoj.
dua te jetoj bukur tani qe mesova se mund te jetohet kendshem,tani qe shijova embelsine e jetes.
 
Top