Ora e Mungeses

Ema

Goddes
Re: Ora e Mungeses

Fillimisht postuar nga Blue:
[qb]
Histori per xixllonja qe s'e shofin Diellin :rolleyes:
pse a ka xixellonja diten aaaa? /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Pikerisht se s'ka nuk ja kane idene se nga e merr driten Hena /pf/images/graemlins/smile.gif !!! :idea:
 

TDSH

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Mbasi une te largohem ca zera te cjerre e te harruar do te te tregojne se si te duhet te ecesh me koken lart e trupin drejt, veshtrimin pllakosur diku perpara, pikerisht aty ku shikimi humbet, dhe siluetat e njerezve qe do te kesh perpara sdo arrish dot me ti dallosh. Kete do te ta perserisin e ulerasin ne gjithe gjuhet e botes, deri dhe ne ate te yjeve dhe te henes.
Une i degjoj.
Do te te tregojne se cfare duhet te besh e cfare nuk duhet te besh. Do tentojne te abortojne mendimet, te gdhendin fjalen e tyre mbi besimin tend, te perdhunojne sensibilitetin tend. Do te te detyrojne te heqesh dore, te heqesh dore nga gjera te tilla si te ulurit ne ndonje bordure udhekryqi per tu cplodhur e per tu menduar se cilen rruge do te marresh. Sepse ne fund te fundit, sipas tyre, cfare do lloj rruge qe te zgjedhesh do jete ajo e gabuara. Ne fund te fundit cdo deshire, cdo aspirate, cdo entuziasem dhe iluzion...do te jete i gabuar.
Une i degjoj.
Me tej do te perpiqen te te mbushin mendjen se lindja dhe perendimi i djellit jane procese natyrale pa asnje lloj ndjenje, qe eshte me mire te jetosh ne erresiren e nates sepse fshin dhe shkaterron cdo gje, qe ai personi aty eshte me i denje se ai tjetri, dhe veshja e tij eshte sipas modes e ka ushtuar nje thes me para. Keshtu do te perpiqen te te adaptojne me rdhjedhen e kesaj shoqerije qe jeton me iluzionet e revolucioneve te mahnitshem sepse ti perket ne te.
Do te te flasin gjate, do te te thone qe jeten duhet ta marresh ti ngadalshem perpara se te te rrembeje vdekja, dhe sipas doktrinave te kesaj shoqerije mendimi yt i fundit duhet te jete pishmani qe nuk u defreve naten qe shkoj ne nje klub, e qe eshte me mire te stamposh mbi fytyre nje buzeqeshje fallco sesa te jesh vetevetja jote.
Dhe asnjeriut nuk i ben pershtypje fakti qe per te arritur objektivin tend te duhet te pastrosh shollen e kepuceve me kemishen e njerzve, te cilet ti i shkel ne ecje e siper.
Une ende i degjoj.
Do te te thone qe dashurija nuk eshte asgje me shume se dicka e pashmangshme, sa per te thyer monotonine e ndonje mbremjeje, duke perjashtuar mundesine qe te te rrembeje zemren e te te azgjesoje mendjen.

Dhe nuk do te te thone kurre
se kush je,
cfare do,
dhe cfare ndjen.

Kij pak durim...
ndryshe do te ishte teper banale.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Ora e Mungeses

Saying "I miss you", wouldn't be enough in a situation like this. Listing all the things I miss about you and the ways you make me feel would probably encourage people around me to feel sorry... about you and me, and... about us!
Thus, I'd rather take the sun rays and the rainbow and build a connecting path. I know it might take time, but it would be a way to keep me busy and to keep annoyers away just like Penelope, you know! /pf/images/graemlins/wink.gif

... /pf/images/graemlins/frown.gif

:kiss:
 

fallen angel

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

ne dhomen boshe
malli me merr
kerkuam parajsen
e gjetem vec ferr...

e trishte ee?e rende per te qene me exact!
mbase ja fus kot,po ne qe nuk jemi ne shqiperi per mungesen(mallin)mund te flasim me dite pa rreshtur,po sidoqofte nuk eshte se do te c'malleshim.
nuk kemi kohe te c'mallemi me veten.
po shperfytyrohemi cdo dite e me teper,e nuk bejme dot asgje per te ndalur kete proces famekeq te vjeter sa vete bota...
e kam seriozisht!
e vini re se sa shume mendojme per te tjeret?
sa shume shkruhet ne forum per te tjeret,e sa pak per vete!
mbase duhet me qene pak me shume egoiste!apo jo?
ndryshe do harrojme se existojme?!
"nje lume me deshira
qe enden pa shtrat,
qe kurre s'e pa detin
e prape beson ne fat"

...me gjithe borckullisjet e mesiperme deklaroj se sidoqe te jete do kthehemi prap ne gjurmet e vjetra.S'kemi ca t'i bejme,na e imponon natyra dashuri-vdekse /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Ora e Mungeses

TË HUAJ JEMI

Të huaj jemi ne prej kohësh
Ç’ish për t’u thënë është thënë.
Si gurët që zënë vend në tokë
Një jetë vend ne kemi zënë.

Drejt njëri tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetarë
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por natën kur i lodhur truri
Portat i Mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg dhe futesh mbrenda
Një shteg që vetëm ti e di.

Futesh dhe si n’rrugica parqesh
Shetit mes cirkonvolucionesh.
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.

Po kur mëngjesi zë ofrohet
Nis shqetësohesh edhe ti.
Dhe heshturazi del përjashta
Nga shtegu që veç ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne të dy si dhe më parë
Më ftohtë rrimë e të pamposhtur
Si dy qytete mesjetarë.

I.Kadare
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Ora e Mungeses

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] Ata do te me shpojne me kamat e tyre me te cilat therrin derrat. I kane te gjata, paksa te ndryshkura ngaqe Pedro ka zakonin e keq t'i ngule thikat ne nje cung arre qe mban brenda lageshtiren e shirave te pranveres te perzjere me lotet sekrete te se motres dhe dhimbjen e kockave te derrave te cilat qente i thyejne me pasion nen nofullat e fuqishme. Ajo thike ka prere gushen e derrave, tjetra, qe mban binjaku tjeter sherben per te rrjepur, kjo kush e di sa here i ka zhveshur trupat e kafsheve nga veshet deri tek koqet, kjo tani do te mi shpoje te perbrendeshmet, jashteqitjet e mia do derdhen turpshem ne oborr. Do te vije ere e keqe dhe keqardhja e spektatoreve do te dyfishohet. Me sheh nje qytet i tere ndersa eci shkujdesshem drejt vdekjes. Me urojne lamtumire me syte e tyre gati ne lotim, e une nuk e di se me pret vdekja, nuk e besoj. Se po ta dija do ta gjeja ne gryken time, qe se shpejti do pritet si e derrave qe therin binjaket, pra, do ta gjeja ne gryken time aq force sa t'i therrisja ketyre banoreve, "Ju bij Kurvash, pse nuk ngrini nje gisht per te shpetuar jeten time!?" Se jam pafaj o nena ime, sikur ti te kishe zbritur shkallet ca me pare, te me shpetoje. Sikur ti te mos mendoje se jam lart ne shtratin tim e te mos nxitoje te me mbyllje porten. Sikur ta dije se porten ma mbylle mua, nena ime, sikur ta dije o shpirt se jam une ky qe klith e qe godet porten e drunjte me grushta. Jam une qe desha te hy brenda te shpetoj. Por ti s'me pe o nene, pe vetem vrasesit e mi qe rendin pas meje. Ti mendove se me shpetove nena ime, por me mbylle porten e me le te vdes. "Ja ku me theren si derrat...

Sinqerisht
Santiago Nasar [/qb]
Blendi, sikur te mos mjaftonte firma ne fund te postimeve te tua, qe perpiqet-me kot-te na paralajmeroje, me kete postim, me ne fund vdekja erdhi... U bera keq... Ky tregim eshte i tmerrshem!
 

Ema

Goddes
Re: Ora e Mungeses

Po i kendojme mungesave,ne mungese te pranive... /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

qeshem

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

***

Asgje s ka ngelur vec teje
Ti qe iken e vjen fluturim
Merrme me vete mos me ler sot vetem
Vdekshem te te jetoj
E kam frike vetmine.

Shpresehumbur ngjizesh
Ne simetrite qarkore
Neveritshem qeshesh
Mbi timen dashuri
Une ngultas te shoh
Pak jete nga ty dua
Mos ik ,
Mos me ler vetem
E kam frike vetmine…
 

Ema

Goddes
Re: Ora e Mungeses

Per ty do te luftoja me gjithe perbindeshat,do nxirrte krye ndonje natyre gjakatare,do mesoja te prisja koka,te paradjeja vdekje.Per ty do shembja malet qe na ndanin,do pija dete,a do i ndaja ne mes menjehere.Do u shtrengoja si me morse kokat armiqve te tu,atyre qe s'te duan do tu nxirrja syte.E verber isha,e do kisha vdekur per ty...
Po qe se...
Dikur...


P.:Kalimtar mos i ngacmo te vdekurit... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Ema

Goddes
Re: Ora e Mungeses

11.11. 1933, Bursa. Në burg...)

Nazim Hikmet


E vetmja ime!
Në të fundit letrën tënde:
"Më dhemb koka,
zemrën e kam rrëmujë"
më thua.
"Sikur të të varin,
sikur të të humb",
thua,
"s'jetoj dot"!


Jeton, gruaja ime e dashur,
si një tym i zi do ndahet
kujtimi im në erë,
jeton, flokëkuqja e zemrës sime,
e shumta një vit zgjat dhimbja e vdekjes
në shekullin e njëzetë.

Vdekja.
Një i vdekur varur në litar,
kjo vdekje, s'di pse
shpirtit tim si shkon për mbarë.

Por ji e sigurt e dashur
Nëse dora e zezë si një merimangë tërë qime
e një arixhiu të mjerë
do më hedhë litarin e përfundimit,
Do shohin me kot se s'do ta gjejnë,
frikën në sytë e kaltër të Nazimit.


Unë,
Në errësiren e purpurt të vjeshtës,
shokët dhe ty do vështroj,
dhe vetem
Një dhimbje- këngë të mbetur gjysmë,
dheut do ti çoj.


Gruaja ime!
Zemërmira!
Florilyera!
Bleta ime me sy ngjyrë mjalti:
Përse të shkrova ty,
se kërkojnë të më varin?
Gjyqi është veç hapi i parë,
Dhe si bostan kokën menjëherë
s'ta marrin.

Hajde, leri këto,
kjo është veç një e largët mundësi,
Po pate para më blij një palë brekë
fanellate e mi sill.
Se më zuri prapë këmbën
shijatiku, i flamosuri,
Dhe mos harro:
Veç gjëra të mira duhet të
mendojë gruaja e një të burgosuri.

SHQIPEROI: ALBAN TARTARI
 

Ema

Goddes
Re: Ora e Mungeses

Edhe kur Kujtesa
Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës
Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,
Une ty s'do të harroj.

Do të kujtoj
Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu,
Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim
Si një dëborë e pashkundshme.

Ndarja erdhi
Po iki larg teje...
Asgjë e jashtëzakonshme,
Veç ndonjë nate
Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tu
Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë...
I.Kadare
 

Ema

Goddes
Re: Ora e Mungeses

Pritme...

nga Kostantin Simonov
shqiperoi Alban Tartari


Do kthehem, me prit
me gjithe forcen
brenda shirave plot merzi ngarkuar
me prit
kur bore te bjere
kur pluhuri te ngrihet
kur gjithcka te plaket
kur askush te mos me prese me prit
edhe sikur te mos vije
asnje lajm i vetem nga largesite
edhe sikur pritja te jete e kote
prape me prit
edhe sikur e vetme te jesh
ngujuar ne pritje
mua me prit

Me prit mua se do vij
mos te te dhimsen ata
qe mendojne se duhet te harrohemi
mos u perkul para tyre,prit
lere nenen time
lere femijen tone
le te kujtojne se kam vdekur
me ler mua, e merzitur nga pritja.
Te gjithe shoket te mblidhen
ne shtepine time rreth oxhakut
cigare te pine se bashku
nga ai duhani i hidhur
i hidher,
i hidhur si kujtimet.

Ne asnje menyre ti
mos pi nga ai duhan
ti mua pritme.

Prit se do shfaqem
edhe sikur te jem pertej
gjumit te perjetshem
leri ata qe nuk diten te presin
le te thone se ishte fati im i zi
humbjen per brenda te zjarrit te luftes
le te mos e kuptoje asnjeri.

Ashtu pandalur me mbrojti
zjarri i pritjes tende
vetem ne te dy do te jemi
do mesosh se çfare me beri te jetoj
edhe siç nuk e ka bere askush
do thuash:
'Mere,pritjen time sot te dhuroj'...
 

Danae

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

vertet cfare do beja per ty??
kam ndermend nje buzeqeshje te embel per te cilen akoma me duket e cuditshme sa shpejt e hodha tej,per ty ndryshova nje dinamike te te jete,per ty do pranoj zgjedhjen tende kur te ikesh mes tymit te austobuseve.
pataj...pastaj asgje nje porte mbyllet nje tjeter hapet.
 

Miss '30

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Balade

Baladat jane te gjata, te trishta
Pothuajse mbarojne me nga nje varr nen bli:

Do ta humbas per pak kohe vdekjen
Serish per te vdekur mohuar nga ty.

Asnje cep te botes ku vertitem si hije
S'me le pa dhimbjen tende te lashte.

Si shira te shkermoqur - tinguj sharkie
Mbjellshin pa pra krimba ne rrashte.

A heret as vone s'ka qene per varret
Nderkoha e pengut qe tret nje vdektar.

Vdekja eshte rroba jote qe kallet
Qysh nuk mbarove se qeni gjalle?

E zjarret terbohen, shkrumbohen nder vete
E zogu i hirit rritet n'ajri.

Universi fle ne sarkofagun e mallit
Baladat mbarojne me nga nje varr nen bli

Agron Tufa
 

mistrec-sarande

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Fillimisht postuar nga gangsterja e vogel:
[qb] vertet cfare do beja per ty??
kam ndermend nje buzeqeshje te embel per te cilen akoma me duket e cuditshme sa shpejt e hodha tej,per ty ndryshova nje dinamike te te jete,per ty do pranoj zgjedhjen tende kur te ikesh mes tymit te austobuseve.
pataj...pastaj asgje nje porte mbyllet nje tjeter hapet. [/qb]
:kiss: :angel:
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Ora e Mungeses

Pa ty

Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.
Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.
C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?
Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.

I. Kadare

-----------------------------

Nese neser vdes, vec nje gje do me mbese peng: buzet e tua s'i putha dhe njehere...
 

abs

nuk e di...
Re: Ora e Mungeses

Fillimisht postuar nga *alinos*:
[qb] Pa ty

-----------------------------

Nese neser vdes, vec nje gje do me mbese peng: buzet e tua s'i putha dhe njehere... [/qb]
e ka then kadareja kte? se jo pergja, po e puth njehere /pf/images/graemlins/laugh.gif per me ja mush mendjen se imagjinata eshte nganjehere me e shijshme se realiteti :wink:

----------------------

:kiss: :angel:
 
Top