Ora e Mungeses

albana

Lara Croft
Re: Ora e Mungeses

Sot e kam shpirtin si te pambukte.Thith brenda tij gjithe dhimbjet e botes per te haruar ate qe ti le pas,trishtimin e pafund. Me mungon me shume sesssa fjalet mund te tregojne ndaj hesht,e burgosur ne dhimbjen time. Kam nevoje qe si femije te mbeshtillem pas trupit tend dhe te me thuash qe gjithcka do te shkoje mire.
Ku eshte shishja e veres?Do te dehem me mire...
 

devolution

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Per ty -
...Me shfaqesh porsi cupa kupe, pergjate nje dore peskatshi, mes letrash bixhozi! ...Ashtu mes gjethesh dafinash te pergjumura portretizojne imazhin tend te shkathet.

...Me shterruan edhe fjalet, sikurse terre te ngrysurat figura, apo te 40 numrat ... mu mbaruan. Tani, ... me mbetet vetem te flas me reticensa, ... prej dites "provimet" filluan.

Te gjitha letrat mi fituan, tashme, vetem cupen kupe shtrengoj mes duarsh;... jo, ... nuk do ta luaj. ... Do ta mbaj per vete, ashtu nje karte te vetme, dhe ... te preh emrin tim ne nje temperature -8 pike.

...Me thuaj, te pakten ..., kete deshiroj ta di: "...Qekur dashuria matet vecse me milje?"
 

Ema

Goddes
Re: Ora e Mungeses

There's no time for use
There s'no place for us

Keshtu kendonte i vdekuri nga kutia ne cepin e dhomes.Gloria mbylli zhurmat jashte vetes.Kercitja e kanateve i tingeloi si arome lulesh dhe e gjithe kjo ndjesi ish ne vetvete e pakuptimte.
Hapat i kam mbi lekure.Mandarinave ua mbylla gojen nje here e pergjithnje,i bera leng te hidhur,i shoh tekbejne gurgule kur kecej nga njera shkalle ne tjetren me stomak.Shihja duar e saj,me damare te kapercyer lekures me kryenecesine dhe ethet me te cilat shkruante vargje..."Do e ve kojken qe me dhemb..."-Debo edhe vargun e fundit nga koka!Eminesku ishte nje i cmendur.Ashtu si koha qe me hedh mua lart e poshte neper arkivol.
Ja,dhimbjen e kam ne floke.Qendron si lulet e molles permbi dollapet e stermedhenj.Shtepia eshte plot me kesi dollapesh,dollape derrase te grire nga mola,ashtu si kujtesa ime.
Ndergjegja eshte aq e holle tashme sa kam frike prej peruljes.Ndeshja ishte e dhunshme.E di se duhet te isha nga ana tjeter e te le veten te perleshet me torta cokollate.Por per dreq s'di ku ndodhet ana tjeter.
Deshira eshte aq e rafinuar,aq e larget dhe e mjegulltsa me duket berthame qershie mbi torten e fundit te harreses.Ish nje zgjdjedhje mes ngjyrash,dalje nga remmuja dixhitale,shtrat gjysem i thyer apo thjesht varr i bute me pupla te bardha(?!)
Vishu me te zeza tani!Une jam bere qelq,qels prore,qelq i krisur,qels i paqarte qe ne gjysem erresire krijon imazhe engjellore.
Fytyra ime s'eshte e thyer.Ajo qe ti po shikon tashme s'jam me une.Luks qe s'mund t'ja lejoj vetes eshte qartesia.

...Do doja te merrja nje gjurme,nje gjurme cfaredo te gdhendur mbi balte te lagur e t'ja ngjisja ne barkun e lemuar kohes.Bark i hakruar nga mungesa e te kuqes.
Inerte jane ndjesite,percjellje per ne oret e humbura,shtatzania e gjate e aeroplaneve qe pushtuan qiejt per te mos me sjelle askend.
Ka si shije gjaku vetmitar nata,nata e mbushur me hijet e kullave qe vigjilojne qytetin.Une jam nje plage gjigande dhe mendimet e mia infeksioni i saj bjond.kam nevoje per diellin,per kerecej unazash qe me sulmojne gishtat.
Nuk ka kufinj.jam ajo grisa e fundit e qiellit,ajo qe pasyqron perkedhelje arna te qenies sime lakuriqe.
Kam nevoje per nje cja,nje caj te forte maje te gjelbres tullace.Do me ndihmonte te shihja ndonje tipar femeror ne ballin tend te thinjur
Drite mbi shtrat,drite deri ne mengjes.Pa pike analogjie,per inat te vjehres,mullixhiut dhe puthjeve te vjedhura.Ne dac edhe edhe per shpirt te mandarinave te pakallura!
Une jam uji qe te rrjedh ne kraheror.betejen me kaktuset e fitoi tymi i cigareve qe nuk pija.Zjarri ish i kaltert,si floket e dashurise qe s'ish...

Fjalet t'i kam qendisur ne sy...!
 

devolution

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

... Te prekja dhe ... nuk mundesha, jo ..., aspak, te te ndieja floket e flakt', permbi pasqyren e kohes.
Arkivolin e arnuar me copa derasash prej tavolines ku haje dreke, e hodhen ashtu nxitimthi ne detin prej nga merrnin jete lulet e mandarinave. Mandarinat celin ne c'do stine, ashtu me lule te bardha, me dashuri te fresketa, dhe ... vajzat jane merzitur prej mungeses se dritave ne qytetin tim.
Sot, semaforet bojkotuan ngjyren e gjakut!!!
...Me degjon?! Ah, po; ti ... nuk mundesh ... te me pergjosh!
...Hijen e "bezdisshme" te flokeve te tu e ndiej mbi trup, teksa ...; jo , nuk mundem! ...Po mbytem, neper rrathet e cuditshem, apo ... te paplote, krijojne gishtat e tu mbi pellgun e bronxte te lekures sime.
... Gjurma jote eshte aq e lagesht sa..., nuk e di. Me vallezojne fjalet e tua perpara memeceve syve te mi, sikurse ti formon figura shume-kendore teksa luan me kufijte e mishte te gojes tende. Ke pasur te buta buze ti, ( ne mos gabohem)!
Shtepi eshte bosh! Derrasat jane kalbur dhe ... kendojne me nje ze te mekur mungesen e feshferitjes se kemishes tende te nates, prej nape, apo ... zhurmen e kercitjes se kopsave prej gjoksit tend, kur vizitoret, deri me atehere, te "kujdesshem", derdheshin mbi oazin tend, me nje vrull kuajsh, me nje harbim ushtaresh!
Gloria?!
... Si te quajne tani?
 

Ema

Goddes
Re: Ora e Mungeses

II

...Floket i ke harruar mbi taglier.Te kujtohet kur i vishnim kujtimeve corape te holla,nga ato qe fotografonin perla nen fustan?Shijo edhe nje here mbulesen e bardhe mbi tavoline.Ose si gjerdan floriri hidh jashte dritares shporten me fut,lengun e portokallit dhe lugen e kafese mbushur plloce me embelsiren...
Keqardhja qendron ne paqartesine.Po dilja tani,po shuaja ushqimet nga zhgarravinat,eshte si ndjellje bulimie te hedhesh nje dyqan te tere fruta perimesh ne kater rreshta.
I urrej konfloktet.per kete s'dua ta ngresh kaq lart perkuljen.
Vuaj tani!Tani merr me shkelma tere llafazanet,oret e mungesave dhe sistemin e ngrohjes.E gjithe kjo pse te djeg veshi i majte dhe xhepin e cantes e ke plot me pusulla cokollatash.
Thirrme ne emer!Ai heren e pare !Mos lejo asnje presje te te kaperceje damaret.Muri midis meje dhe meje po dergjet nga perqafimet.
Diku e kisha pare edhe kete film.Tani toni mbi syte i ngjan pellushit te gushes se nje lepuri.Ti ecen mbi endrren si mbi sandale me taka te holla e marramendese.Te Shkrova me te kuq buzesh shampon e flokeve.Me pelqen te mbaj arome ngjyre roze.
I zhvendosm receptoret nga rete e fund-bluse-Ishe edhe ti si i burgosuri ne enderr e ndersa shtriheshe nen kembet e mia si i perhumbur nuk arrija te gjea nje pune te pershtatshme pèer ty ne keshtjellen e psheretimave.
Eshte nje Ponte dei sospiri ketu.Lart i kalojne karrocat me zonja me fustane te fryra dhe karfica te shndritshme.
Edhe ty te kishte humbur thika heren e fundit!Te qendronte strehe mbi kapele hutimi kurse une grija qepe mbi lekuren time...
I falenderohem jetes,i falenderohem abazhurit qe s'punon dhe sobes qe pjek brenda saj patate te embla.
Thirrme!
Thirrme ne emer!!!
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Ora e Mungeses

kam nje vrime te madhe ne kraharor, qe nuk ma mbush me as cokollata, as akullorja, as fjalet inkurajuese perqark!
Ora e mungesen vjen e perpikte cdo vit, vjen dhe troket ne zemren time me potere.
Zhvleresohet cdo gje tjeter para asaj trokitje te forte mungese te pashmangshme qe perseritet cdo vit.
Tok tok tok!
I bie e ti e me shikon me syte e dashur qe me ka marre malli t'i shoh; me perkedhel me doren e ngrohte qe me ka marre malli ta prek; me puth me buzet e buta qe me ka marre malli t'i ndjej; me mbron ti me dashurine tende qe me ka marre malli ta kem...
 

devolution

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

III

... Me afrohesh ashtu..., sic vetem ti di!!!
... Me buzet e gjakosura prej buzekuqit roze, dhe ..., ngadale, disi me ... ndrojtje, zgjas gishtat e mi, perngjajne aq shume me krimbat e tokes pas rrekeve transparente te shiut, te te zhgaravisin fytyren me te rrendin tonacion te ngjyrosjes se buzeve te tua.
... Keshtu i ngjan me teper refleksionit te emrit tend, hallakatet me hapa gjysmake mbi xhamin e kthjellet te pasqyres sime.
...Tani, s'me mbetet gje tjeter, vecse ... te veshtroj shtigjet e zhurmes te aeroplaneve, tek vrasin pata qafe gjata. Ja po rrezohen porsi fara akaciesh prej kujteses sime te pluhurosur, sikurse gjuaja me hije mishi, apo me shtellunga te fildishta perbrenda teje.
Kthjelltesia qendron ne peshtjellimin e syve te tu! Iriset e tyre dikur te palevizshem pergjate autostrades se pubertitetit tend, (deri diku moskokecares); tani po bymehen, teksa ... kafsha deri diku e zbutur ne shpellen e stomaut tend po ben zhurme.
... Fjalet e mia, me perngjasin me nje sere zogjsh te paralelizuar crregullt mbi tela te stergjate shtyllash telefonike.
Joooooooooo!!! ... Nuk mundem ...; dhe ..., e pamundur deshiroj te mbetet, rrikthimi i trokitjeve te gishtave te tu te njome mbi te lodhuren muskulature te zemres sime; apo ... peshperitjet e zvarranikes gjuhes tende, perbri hinkave te mishta te vesheve te mi, se ..., se ...; ( nuk mundem, me beson; nuk mundem ..., te them emrin tend!).
... Germat ja kam shkruar me puthje, dikur..., mbi te kaltren faqe te pm-ve te mia, s'i ktheve kurre, por ... i mbajte vetem per trokitjet e zemres tende - ne pritje.
... Ndiej se ..., po dal jashte vetvetes, dhe ..., njekohesisht, perjetoj faktin se vetja ime eshte shume e vogel per egon time!!!
... puna me e pershtatshme per mua, ... ishte te masja me yard-e psheretimat e tua. Besome, ...Saadi do te kishte kryer vetevrasje, po te ishte ende gjalle!
...Me rrerre me perkedhel fytyren! ... E ndiej me rrerre me mbulon, 3 porta poshte "tokes", ku ecnim per nate, ku prehnim kelthitjet ne ekstaz'.
... Torten e zhvesha komplet prej kremit, teksa ta ngjisja mbi hardhine-trup, me gishtat e mi e jargavitur ne te bardhe - ferkimet e te cilave mbi lekuren tende, zgjonin epigramet e para te agimit, perkrah ballkonit tend. Hej, u tremben gjithe pellumbat, prej bardhesise te mbulonte trupin.
Thiken e hodha perposh urres me te pare ndesha rruges per te ti, (te kujtohet vite perpara). Por..., tani duhet te jesh me e kujdesshme prej te ziut As-it mac, ... rruaj nen menge. Hija e peste e trupit tend u be Perligjia e gjurmeve te mia mbi levozhgat e mandarinave te tua - "te kalbura", te perjetesuara!!!
...Kelthit!!!
...Ulerie vete emrin tend!!!
 

devolution

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

... Tani, po pi dhe ..., perseri, pi! (Jo i mishti trupi im; por ..., e gjakta zemra ime.)

...Kurre mos e nenvlefteso rolin e hens, ne puse-netesh te tilla. ...Ka edhe hena rendesine e saj ekzaltuese! Po, po tregohem i sinqerte - kjo hene te rri mbi krye, porsi prozhektor hetuesie; kjo hene ... te spiunoi.

... I thuaj atij, manges!!! ...Se, ... per ty, ... ka lindur nje poeme ne nje gjuhe te huaj, ... une aspak muk e kuptoj. Thuaja manges, ... perktheja!!!

... E ndiej!!! Ti po "vallezon", tani! Hej, joooooooo!!! ... Mos e thuaj...; ai eshte ... emri im! Ti nuk parqitesh e imja, ne keto momente; ... "kercen" dhe floket "te ngrihen".

Por ..., thuaji manges se..., ti sapo e ngaterrove me mua! Thuaji ..., si, padashur, kafshove emrin tim - thuaja ... manges!!!

P.sh.: "...Beja te qarte, se ... neser; neser..., mos shprehe frike. ...Nuk do tja caj kafken me te xhamten goten e konjakut, teksa do te jete rrehatuar na bar. ... Peshperija ne vesh, ashtu sic vetem ti di - cdo pike e atij lengu eshte nje qind fish me e shtrenjte se ... gjaku i tij. Thuaji manges, thuaji ...; kete s'e bej per ty, por ... vetem per brendesine time.

...Tashme, ulje-ngritjet e tua ... jane shpeshtuar, po aq sa edhe ... sinjali me nderprerje te shpeshta, tek ulerin mbylltazi perbrenda receptorit te celularit tend, ... dremit perbri veshve te tu. Mos u shqeteso, ... nuk gjendem atje! ... Eshte e vetmuar hena, perjashta akullit te dritares se zemres tende.

Jo..., trupi im nuk ka nevoje per uje - jam mesuar te fle edhe midis mjegullash hashashi, ... lartesojne fjalet e mia - trupi im ka nevoje per shiringa te mprehta harrese, ... te intoksikuara me perbuzje moskokecarrese karshi teje.

TI - gjithcka e perkufizuar perbrenda nje "HIC"-i!!!

Tregoi ... manges, tregoi...!!! Se ..., si ti merr "flake" kur imagjinon fytyren time, tek zhytesh imazhit te syve te mi, ... perimetrit te kraharorit tim. Rrefeju ... manges, hapju...!!!

Dhe ..., derdhesh ne nje te varferuar ekstaze! Shhhttttt... Te thashe ..., mos e ngateroje, perseri, titullin e nje "klouni" me emrin tim.

Thuaji ... manges; me buzet, ... dikur, vetem mua me kane puthur; hapja shpirtin, sic e shqyej une: " TI, kurre, nuk do te jesh me e Imja!!!"

TI - neser, do te zgjohesh NeNe, ... " e vrare!" prej mekateve, prej nga ..., do te lindin Femijet e tu!!!

... Thuaji manges, ... thuaja...!!!
 

devolution

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Heshttttt ...
...Parapelqej te pergjoj feshferitjen e hapave te tu drejt largeses tende, te "bute", sikurse afrimi - te kujtohet?(!)
... Je ti ajo ... po largohesh, me hijen time te palosur kruspull nen sqetull, me terheqjen e gjurmeve te gishterinjve te tu mbi te zhgryeren lekuren time - ti?(!)
shhtttt...
dhe ... ti, ... buzeqesh me gjithcka te dhimbshme - une ..., per mua edhe ... mikrogrimca me e vogel e pluhurit ka rendesine e saj vitale ne kete bote - ti?(!)
... Te ndiej -
...Sikurse die, vrisnim te fundit cigare bashke - te vetmen deshmimtare te kryqezates me te fundit te Dashurise; tani lartesojme tymin e cigares se pafund te harreses, krijuar prej ekzistences tende ne dy hemisfera, ... s'mund ti lidhnim dot - ti?(!)
Neonet e thyer -
... Dritat tashme jene merzitur prej absences se germave te tua, me pushkatojne porsi dikur me fytyra dixhitale prej tastieres tende - ti?(!)
shhhhtttttttttt -
... Dicka harrova pa te thene: "...Te mos luaje kurre me mua lojra te bezdisshme ndarjesh!!!" - ti?(!)
Tani, ...
... Nuk me mbetet gje tjeter, vecse te hidhem prej katit te panumurt te mosrealizimt te enderrimeve te mia!!! ...Po flakerohem nen oshetimen e belbezueshme dikur lindnin buzet e tua - te kujtohet(?) - shhhhttttt...
Ti?(!)
... Neser, e di...; e "nesermja" do te te zgjoje te prekshme, (perbrenda nje vargu vetem ti e di) - ti?(!)
 

bebi

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Fillimisht postuar nga devolution:
[qb] Per ty -
...Me shfaqesh porsi cupa kupe, pergjate nje dore peskatshi, mes letrash bixhozi! ...Ashtu mes gjethesh dafinash te pergjumura portretizojne imazhin tend te shkathet.

...Me shterruan edhe fjalet, sikurse terre te ngrysurat figura, apo te 40 numrat ... mu mbaruan. Tani, ... me mbetet vetem te flas me reticensa, ... prej dites "provimet" filluan.

Te gjitha letrat mi fituan, tashme, vetem cupen kupe shtrengoj mes duarsh;... jo, ... nuk do ta luaj. ... Do ta mbaj per vete, ashtu nje karte te vetme, dhe ... te preh emrin tim ne nje temperature -8 pike.

...Me thuaj, te pakten ..., kete deshiroj ta di: "...Qekur dashuria matet vecse me milje?" [/qb]
:wub:
 

BJONDINKA

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

mi manchi..
ora capisco che vuol dire
averti accanto
prima di dormire /pf/images/graemlins/frown.gif
mentre camino a piedi nudi dentro l'anima
mi manchi e potrei
cercarmi un altro ma m'illuderei...
 

Ema

Goddes
Re: Ora e Mungeses

Devolution!
Gloria i ka kthyer supet dritares dhe qielli i shkruante se asgje nuk mungon aq fort sa vetvetja dhe dashuria per tu pare mire dhe bukur,asgje me shume se hipertrofia e shpirtit,asgje me fort se ato mjetet mbledhje-zbritje qe konsiderojme ne menyre shume egoiste "te dashurit tane".
Gloria di se dhimbja s'eshte dhimbja,as koha kohe,as dashurite s'jane te tilla.Ato jane ndryshe nga njerezit,nga minutat qe shkojne,nga vendet qe ikin,nga dyert qe mbyllen.Jane ndryshe nga njerezit e vegjel,nga te medhenjte edhe me,ndryshe nga netet dhe oret e panumeruara.Njerezit jane paqyra qe krisen me nje gisht.Kurse ne jemi te pathyeshem.Nese arrin te dalesh jashte vetes e te soditesh trupin tend qe ecen lekundshem rruges me pisha do t'kuptosh se asgje s'ka vdekur,se asgje s'mundet te mungoje pa shkuar nje here e pergjithnje,se s'ka asgje te pamundur...

Come back!
 

devolution

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

IV


... ishe mesuar, sahere, te hyje ..., pa trokitur, perbrenda murreve kuadratike te "kutise" sime. eh,... tani, te gjitha trokasin mbi derrasat e deres - disa butesisht, te tjera me rritmikisht; por ..., nuk duhet lene rruges fakti, se ..., besome, askush nuk hyn me aq zhdervjellshem, krejtesisht e zhveshur prej rrobave te frikes, sikurse ti - nje metafore e vjedhur prej te shtatit agim te gjenezes.

... te kujtohet?!...
ti hyje rrembimthi, dhe ... sikurse nje urrith i shkathet, hidhje veshtrimin mbi fushen e shahut, ku ... loja ishte braktisur pergjysem.
... Luajm?!?!
(kuptohet ne te dy luanim nje tjeter loje "shahu"!)

a te rrjedh ndermend?!...
une ..., duke ushqyer kordaten mbijetesen time, prej pjatave te shperngulura pa rregull mbi tavoline; ti..., rrembeje perhere te shtremberin fron prej cepit me bosh te dhomes, dhe ... ngujoheshe ngjitur me te sfungjerten ekzistencen time.

...kur na shkembeheshin veshtrimet, varresha sikurse nje bulze e kondensuar uji mbi perimetrin e bymyer te syve te tu, paralelizonin buzet e hullukta te nje kinezi filxhani caji; teksa emri yt ..., me vetedije, humbiste te geshtenjteve irriseve te mi, ... perngjanin me lengun e sterndenjur ne mitren e atij filxhani.

dhe ..., krejt pa dashje, zgjasja pirunin ..., tek shpoja te vet-pergatituren sallate ruse; kater grepat e tij peshkonin vecse "te mjegullta" levozhga mandarinash. (nuk te kam pyetur me pare; ... perse te habiste ky fakt?!)

me pas..., permbysje shikimin perbrenda plastikes gote, te mbushur me coca-cola-coca-cola, (kusheriri yt, Hatibi, e urrente aq shume!). Dhe ... nuk cuditeshe aspak, kur ne brendesine e saj veshtroje burokrate peshq, apo ... lundronjese larva zhabash. Ah,... kishte edhe te konsumuar bishta cigaresh aty, disa te damkosura me shirita buzekuqesh (Malboro Lights).

... me flisje aq shume,... mmmmmm(!!!), germa pa fund. ... perkulje dembelshem koken lehtas djathtas, dhe ... largoje pertueshem floket prej veshit, per te me treguar dhuraten e fundit te kishin bere “dhuruesit” – dicka te peshtire e reflektonin njollat e manushaqta mbi lekuren tende, kur gjarpri-shall padashur te shmeshtillej prej qafes.

Mmmmmmmm – nuk te kujtohet?! ... do te ngriheshe prej stolit kemb-shtrember duke e perplasur pertoke si te ishte nje ndienje e mbytur, nje prej atyre klienteve te tu te zakonshem, ... e kishe “kaleruar” gjithe naten; dhe ... zvarritshem do ti afroheshe dritares, ashtu me hapa zig-zag, me bythkat porsi nje molle e ndare per gjysem.

... prej dritares, do te me drejtoheshe, duke rrezuar veshtrimin poshte: “ ... e di, shpesh me duket vetja si Eva, ndersa ti - Adami!!!” Dhe ... une duke notuar mes dallgeve te duhanit, do te te pergjigjesha: “ ... po!!! Une jam Adami – kurre nuk e keputa mollen!”

* * *

Tani, … aroma e mandarinave hyn kontrabande bashke me rrezet kacurelse te diellit, ketu ne kuadraten “kutizen” time - hijes se gardirobit te rrende perbri dritares, I kam vene emrin tend, e kam pagezuar Gloria, sepse ...
Sepse ..., ti ishe nje prej atyre vajzave, ... hijen e kane me te gjere se shpirtin!!!

R.I.P.
 

Odea

Primus registratum
Re: Ora e Mungeses

Wow, kjo tema pikon parreshtur trishtim...
Pse kshu ju? Ema, si ia ben qe e shpreh ate qe ke perbrenda kaq bukur? Une kurre nuk ia arrij dot ta bej kete. Me duket vetja kaq e paafte per gjithcka. Do doja qe njeriu qe dua te kishte mundesine te shkruante si nje nga keta djemte ketu...Kush do me thuri nje poezi? Dy vargje te pakten? Thjesht te ndjehem si njeri me ndjenja, njeri i artit (gjithmone kam menduar qe arti perfaqesoja une, kurre skam menduar qe nje dite do mundohesha te merrja uje nga deti i emocioneve dhe do e gjeja kaq te ceket sa sdo nxirrja asgje) Sa e trishtueshme! Kjo tema me ben te trishtueshme dhe ndez edhe flaken e gezimit njekohesisht pasi ndjehem sikur jam njeri perseri. Sikur nuk jam me thjeshte nje qenie qe sheh gjithcka me syte e matesit shkencor, por nje qenie qe ndjen dhe nuk mundohet te kuptoje shkencerisht pse trupi vepron ne kete menyre.

Ema, shkruaj te lutem pasi ti iu duhesh atyre qe e kane te pamundur te shprehin ate cfare ndjejne ashtu sic e arrin ti. Ti shpreh gjithcka qe nje shpirt njerezor ndjen, shkruaj te lutem pasi na duhesh neve te ceketeve te mbushim pak puset me lote emocioni. Shkruaj te lutem...

P.S. Devolution, edhe ti shkruan shume shume bukur. Cfare kriticizmi do prej meje? Do bashkohem me humanistat dhe do them qe meqe percolle emocione te forta tek une, ajo qe ke shkruar eshte e mrekullueshme. Nqs do nje kritike letrare me te detajuar, do ta bej nje dite pasi tani dua te ndjej pak...Kam nevoje te ndjehem njeri dhe jo makine qe vetem sheh numra, data, grafiqe, e te tjera gjera te ketij lloji.


Ah, sa mire qe ndjehem...Po ku jeni o njerez plot pasion se me keni kthyer ne jete?!

Odea :kiss: :book:
 
Top