Re: Ora e Mungeses
dhe ..., mandarinat te vete-deklaruara "te vetmuara" u vetvrane, ne dollapin ku i kish braktisur harresa. Nuk me kujtohet ekzaktesisht, pas sa ditesh, javesh, apo pergjithesisht, kohesh - veshet e mi te dembelosur prej nje endrre-buzesh arriten te shqetesoheshin prej nje liturgjie frutore, me nje ze te imet.
...Ishte, pikerisht, sikurse nje ikone e vjeteruar ortodokse, nje portret shenjtor i brenjtur prej fosile krimbash - vizioni i mandarinave te kalbezuara - nje "shfaqje", ... te dritherueshme e emeronte aroma e athet e acidit, apo mykut te derdhur parregull; sikurse derdhet qumshti gjitheandej prej gjijve te nje nene, tek dhemshurisht miklon femijet e saj.
***
...Me vjen nderr mend ti, sikurse aspak - lulet e mandarinave percollen vjeshten!
...Te kundroj ty, ... me buzet te pagezuara ne gota Campari!
...Ty, ... s'pi me qumesht prej gjijve te varrur te nenes, por ..., etshem frekuenton tym cigaresh, apo pluhur te bardhe - mandarinash te vrara.
***
...Nje mengjez te vjeteruar, tek vrapueshem ke shembur gjithe tabelat-pengesa te shijimit te "dashurise" tende - kur ..., zgjohesh ne mengjez, dhe ... qelb arome mandarinash te vdekura - mos u mendo shume!!!
...Largoje prej mendjes idene e nje dushi te ftohte.
Dhomezat e motelit te zemres tende s'mund te pastrohem as me "Klor"; atje carcafet jane zverdhur prej nje pafundesie gjurmesh te jargavitura spermash.
Tani, po!... Kerko Dashurine, e dashur, mos harro: "Ate te MADHEN!!!"
"...I jepemi me mish e me shpirt dashurise ngase ajo na ben te provojme te paprovuaren.Eshte pikerisht arsyeja qe ajo mbaron me pas..." (Vertet?!)
***
Te bekoj ...
Ne emer te Atit, te Birit,
Dhe ... te Shpirtit te Mandarinave Te Kalbura!!!
Amen-