Re: Ora e Mungeses
11.11. 1933, Bursa. Në burg...)
Nazim Hikmet
E vetmja ime!
Në të fundit letrën tënde:
"Më dhemb koka,
zemrën e kam rrëmujë"
më thua.
"Sikur të të varin,
sikur të të humb",
thua,
"s'jetoj dot"!
Jeton, gruaja ime e dashur,
si një tym i zi do ndahet
kujtimi im në erë,
jeton, flokëkuqja e zemrës sime,
e shumta një vit zgjat dhimbja e vdekjes
në shekullin e njëzetë.
Vdekja.
Një i vdekur varur në litar,
kjo vdekje, s'di pse
shpirtit tim si shkon për mbarë.
Por ji e sigurt e dashur
Nëse dora e zezë si një merimangë tërë qime
e një arixhiu të mjerë
do më hedhë litarin e përfundimit,
Do shohin me kot se s'do ta gjejnë,
frikën në sytë e kaltër të Nazimit.
Unë,
Në errësiren e purpurt të vjeshtës,
shokët dhe ty do vështroj,
dhe vetem
Një dhimbje- këngë të mbetur gjysmë,
dheut do ti çoj.
Gruaja ime!
Zemërmira!
Florilyera!
Bleta ime me sy ngjyrë mjalti:
Përse të shkrova ty,
se kërkojnë të më varin?
Gjyqi është veç hapi i parë,
Dhe si bostan kokën menjëherë
s'ta marrin.
Hajde, leri këto,
kjo është veç një e largët mundësi,
Po pate para më blij një palë brekë
fanellate e mi sill.
Se më zuri prapë këmbën
shijatiku, i flamosuri,
Dhe mos harro:
Veç gjëra të mira duhet të
mendojë gruaja e një të burgosuri.
SHQIPEROI: ALBAN TARTARI