Nuk e meriton litarin?!
Nuk e meriton litarin ky plera, qe arrin te bej nje abuzim te tille me nje femije 8 vjecare.
Artikull i mare nga gazeta shqiptare..
KAPET PEDOFILI/ AKTI I TMERRSHEM HAP PAS HAPI
I armatosuri, përdhunon 8-vjeçaren
Monstra dyshohet edhe për abuzime të tjera
--------------------------------------------------------------------------------
Karolina Risto
SHKODER
Prangoset pedofili që abuzoi mbi 8-vjeçaren. Monstra Luan Elezi, është arrestuar dje në mbrëmje nga uniformat blu pas denoncimit të prindërve të viktimës së tij të mitur. Nën kërcënimin e një pistolete, 30-vjeçari, babai i dy fëmijëve, kishte tërhequr me forcë vajzën nga shoqet e tjera dhe kishte abuzuar me të në katin e katërt të një pallati në rrugën "Salo Halili". Sipas burimeve të policisë, Elezi mendohet se ka kryer edhe më parë abuzime të tilla me të mitur.
Përdhunimi
Në orën 16.30 ai është afruar te zona ku po luante vajza 8-vjeçare. Megjithëse nuk ka qenë e nevojshme, Elezi ka marrë në dorë pistoletën, që kishte me vete dhe nën kërcënimin e armës e ka detyruar vogëlushen të ecë bashkë me të. Duke e mbajtur nga dora e ka ngjitur në një pallat të madh me tre hyrje, të cilin, me sa duket, e njihte mirë sepse e ka ngjitur të miturën direkt në katin e katërt, ku nuk ka shumë banorë. Atje ka tentuar ta përdhunojë, dhe mendohet se e ka arritur qëllimin e tmerrshëm, por rezultatet përfundimtare do ti nxjerrë ekspertiza mjeko-ligjore. Gjatë këtyre minutave 8-vjeçarja ka nisur të bërtasë e të kërkojë ndihmë. Pas disa çastesh nëpër shkallët e kateve të tjera kanë dalë fqinjët, të cilët e njohën 30-vjeçarin. Por përdhunuesi nuk u ka lënë kohë të reagonin sepse pasi i ka kërcënuar me armën në dorë ka zbritur shkallët duke e lënë vogëlushen të traumatizuar. Më pas, sipas dëshmive të fqinjëve, ka hipur fare i qetë në biçikletë dhe është larguar, pa kthyer as kokën pas.
Denoncimi
Në memorien e 8-vjeçares, monstra do të mbetet për shumë kohë i fiksuar si "xhaxhi i keq, me trup të imët dhe i verdhë në fytyrë". Vajza u kishte treguar gjithçka prindërve, por megjithatë ata nuk kishin dashur t'i drejtoheshin policisë. Denoncimi i parë për pedofilin ka mbërritur nga komshinjtë që ishin tmerruar nga imazhi i asaj ç'ka kishte ndodhur në katin e katërt të pallatit, por policia ka pritur edhe dëshminë e prindërve të 8 vjeçares për të finalizuar prangosjen. Për shumë orë me radhë, ata nuk kanë pranuar të firmosin padinë duke iu trembur pasojave të opinionit mbi vajzën e tyre. Por këmbëngulja e hetuesve ka bërë që dje në orën 18.00 të pasdites nëna dhe babai të pranojnë të firmosin në mënyrë që përdhunuesi i vajzës së tyre të arrestohet. Në fakt, dje në orën 20.25 ai është prangosur nga uniformat blu në momentin kur po ecte me disa shokë në lagjen "Parrucë". Elezi, një njeri i papunë, është i martuar dhe baba i dy vajzave, njërën 5 dhe tjetrën 3 vjeçe. Sipas fqinjëve të vogëlushes, të cilët e njohin atë sepse shkonte shpesh në atë lagje - ku jetonin vjehrra dhe vjehrri i tij - Elezi është dyshuar edhe më parë vepra të tilla, por asnjëherë nuk është treguar kaq agresiv.
Ballafaqimi
Arrestimi i tij ka qenë meritë e policisë, e cila për më shumë se 24 orë e ka mbajtur nën mbikëqyrje, ndërkohë që tentonte të merrte firmën e denoncimit nga prindërit. Ndërsa dje në mbrëmje uniformave blu i janë dashur vetëm 2 orë për ta prangosur. Gjatë orëve të mbrëmjes Elezi është marrë intensivisht në pyetje në komisariat, ndërkohë që vetë e mitura së bashku me prindërit dhe gjyshërit ka qenë në ambientet e policisë deri në orët e vona të mbrëmjes për të bërë ballafaqimin e domosdoshëm.