Nuk e meriton litarin?!

Erind

Forumium maestatis
Nuk e meriton litarin?!

Nuk e meriton litarin ky plera, qe arrin te bej nje abuzim te tille me nje femije 8 vjecare.

Artikull i mare nga gazeta shqiptare..


KAPET PEDOFILI/ AKTI I TMERRSHEM HAP PAS HAPI

I armatosuri, përdhunon 8-vjeçaren
Monstra dyshohet edhe për abuzime të tjera


--------------------------------------------------------------------------------

Karolina Risto

SHKODER

Prangoset pedofili që abuzoi mbi 8-vjeçaren. Monstra Luan Elezi, është arrestuar dje në mbrëmje nga uniformat blu pas denoncimit të prindërve të viktimës së tij të mitur. Nën kërcënimin e një pistolete, 30-vjeçari, babai i dy fëmijëve, kishte tërhequr me forcë vajzën nga shoqet e tjera dhe kishte abuzuar me të në katin e katërt të një pallati në rrugën "Salo Halili". Sipas burimeve të policisë, Elezi mendohet se ka kryer edhe më parë abuzime të tilla me të mitur.

Përdhunimi
Në orën 16.30 ai është afruar te zona ku po luante vajza 8-vjeçare. Megjithëse nuk ka qenë e nevojshme, Elezi ka marrë në dorë pistoletën, që kishte me vete dhe nën kërcënimin e armës e ka detyruar vogëlushen të ecë bashkë me të. Duke e mbajtur nga dora e ka ngjitur në një pallat të madh me tre hyrje, të cilin, me sa duket, e njihte mirë sepse e ka ngjitur të miturën direkt në katin e katërt, ku nuk ka shumë banorë. Atje ka tentuar ta përdhunojë, dhe mendohet se e ka arritur qëllimin e tmerrshëm, por rezultatet përfundimtare do ti nxjerrë ekspertiza mjeko-ligjore. Gjatë këtyre minutave 8-vjeçarja ka nisur të bërtasë e të kërkojë ndihmë. Pas disa çastesh nëpër shkallët e kateve të tjera kanë dalë fqinjët, të cilët e njohën 30-vjeçarin. Por përdhunuesi nuk u ka lënë kohë të reagonin sepse pasi i ka kërcënuar me armën në dorë ka zbritur shkallët duke e lënë vogëlushen të traumatizuar. Më pas, sipas dëshmive të fqinjëve, ka hipur fare i qetë në biçikletë dhe është larguar, pa kthyer as kokën pas.

Denoncimi
Në memorien e 8-vjeçares, monstra do të mbetet për shumë kohë i fiksuar si "xhaxhi i keq, me trup të imët dhe i verdhë në fytyrë". Vajza u kishte treguar gjithçka prindërve, por megjithatë ata nuk kishin dashur t'i drejtoheshin policisë. Denoncimi i parë për pedofilin ka mbërritur nga komshinjtë që ishin tmerruar nga imazhi i asaj ç'ka kishte ndodhur në katin e katërt të pallatit, por policia ka pritur edhe dëshminë e prindërve të 8 vjeçares për të finalizuar prangosjen. Për shumë orë me radhë, ata nuk kanë pranuar të firmosin padinë duke iu trembur pasojave të opinionit mbi vajzën e tyre. Por këmbëngulja e hetuesve ka bërë që dje në orën 18.00 të pasdites nëna dhe babai të pranojnë të firmosin në mënyrë që përdhunuesi i vajzës së tyre të arrestohet. Në fakt, dje në orën 20.25 ai është prangosur nga uniformat blu në momentin kur po ecte me disa shokë në lagjen "Parrucë". Elezi, një njeri i papunë, është i martuar dhe baba i dy vajzave, njërën 5 dhe tjetrën 3 vjeçe. Sipas fqinjëve të vogëlushes, të cilët e njohin atë sepse shkonte shpesh në atë lagje - ku jetonin vjehrra dhe vjehrri i tij - Elezi është dyshuar edhe më parë vepra të tilla, por asnjëherë nuk është treguar kaq agresiv.

Ballafaqimi
Arrestimi i tij ka qenë meritë e policisë, e cila për më shumë se 24 orë e ka mbajtur nën mbikëqyrje, ndërkohë që tentonte të merrte firmën e denoncimit nga prindërit. Ndërsa dje në mbrëmje uniformave blu i janë dashur vetëm 2 orë për ta prangosur. Gjatë orëve të mbrëmjes Elezi është marrë intensivisht në pyetje në komisariat, ndërkohë që vetë e mitura së bashku me prindërit dhe gjyshërit ka qenë në ambientet e policisë deri në orët e vona të mbrëmjes për të bërë ballafaqimin e domosdoshëm.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Nuk e meriton litarin?!

Mua me beri pershtypje kjo pjese e tregimit:
[qb] Për shumë orë me radhë, ata (prindrit) nuk kanë pranuar të firmosin padinë duke iu trembur pasojave të opinionit mbi vajzën e tyre. Por këmbëngulja e hetuesve ka bërë që dje në orën 18.00 të pasdites nëna dhe babai të pranojnë të firmosin në mënyrë që përdhunuesi i vajzës së tyre të arrestohet.[/qb]
Cfare rroli luan opinioni Shqiptar ne kësi rastesh? Nuk kuptoj se pse ne vend qe publiku te tregoje keqardhje dhe dashamiresi, kthehet ne nje personazh negativ qe influencon gjerat per keq. Duket gati sikur ne keto rrethana opinioni (shoqeria) shqiptare (pa dashje - por jo pa faj) mbron kriminelin, sepse viktimat i druhen pasojave te rrefimit. Ne raste perdhunimesh ne e shikojme viktimen si fajtore, prandaj prindrit e vajzes nguronin te firmosnin padine, duke e lene nje funderrine si ky te bredhe i lire, te perdhunoje femije te tjere. Jam i sigurt se edhe keshtu ka ndodhur. Per shkak te OPINIONIT SHQIPTAR ka pedofile te lire rrugeve, se prej opinionit, viktimave u vjen frike te flasin.
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Nuk e meriton litarin?!

lexova vazhdimin e artikullit ne "gazeten shqiptare" dhe ku plera, u ka mbrojtur duke then qe ka qene i pire.
fjale e urte popullore "shqiptare" " me mire syri se sa nami"
Ne shqiperi vazhdon akoma tradita e "bukur" qe kur te arrije moshen e marteses duhet ta nxjerrin gocen ne selamet dhe vajza te jete e virgjer, ne dehemi me jeten qe behet ne qender te tiranes por po te shkosh neper rethe ose me mire ne periferi te tiranes femra eshte akoma nje "send", ky eshte realiteti i hidhur i shoqerise sone.
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Nuk e meriton litarin?!

Prandaj duhet te ekzistoj ashtu si ne Italin e viteve 70 brigada "Antikrimi".Per ******** te tilla nuk ka nevoje per gjykim,perderisa dhe vete ai e pranon qe eshte pikerisht ai perdhunuesi.
Ketu ne Belgjike ka 7 vjet qe mbajne ne burg nji pedofil dhe nuk e nxjerrin ne gjyq se e shumta e denimit qe mund te marri eshte 15 vjet per akuzen pedofil,prandaj keta po ngrejne sa me shume akuza kunder ketij si p.sh. armembajtje pa leje,arratisje nga burgu,trafik makinash etj,etj..Dhe familjet e shkreta nuk kane me pare te paguajne avokatet,se kane 7 vjet qe i paguajne.Dhe thoni ju te hiqet denimi me vdekje.A thua bota ka nevoje per plehra te tilla.
 

firenze

Primus registratum
Re: Nuk e meriton litarin?!

Nuk arri te kuptoj si kan zemer disa persona per te kryer keto akte qe as nje kafsh nuk eshte ne gjendje ti boj...

eshte vetem 8 vjeç /pf/images/graemlins/frown.gif

litari eshte shume shume shume pak ne krahasim me ate qe ai ka bere ....duhet te shpikin nje makin ku tja haj mishin copa copa misit qqe pati kurajo te bente diçka te till :mad: :mad:
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Nuk e meriton litarin?!

Jo nuk meriton litarin dhe eshte i pafajshem derisa te provohet fajtor.
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Nuk e meriton litarin?!

Fillimisht postuar nga **** Darlington Delarge:
[qb] Jo nuk meriton litarin dhe eshte i pafajshem derisa te provohet fajtor. [/qb]
Tranazh ju beni atyre filmave amerikan me avokat.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Nuk e meriton litarin?!

Fillimisht postuar nga **** Darlington Delarge:
[qb] Jo nuk meriton litarin dhe eshte i pafajshem derisa te provohet fajtor. [/qb]
besoj gjyqi ishte i nenkuptuar ne cdo pergjigje se nuk jemi aq kafshe
(askush nuk shkon me mendjen e nje gazetari)
problemi ishte parimor e jo konkret- pasi te njihet fajtor,
a duhet te shkoje ne litar nje person qe kryen (e veretuar) nje akt te tille (pavaresisht se kush eshte personi)

pergjigja e ligjit shqipetar aktualisht eshte se nuk mund te denohet me vdekje
a na pelqen kjo?
a duhet ndryshuar ligji ne kushtet aktuale?


a ia vlen te kundershtojme europen ne kete pike?
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Nuk e meriton litarin?!

Qe eshte fajtor eshte se e ka pohuar vete krimin qe beri,ketu kerkohet mendimi jone a duhet ta varim kete person ne litar apo jo,apo ta denojme me 3 vjet heqje lirie me te drejte kerkese per tu liruar mbas nji te tretes se denimit. Pyetja eshte e thjeshte fare mendoni ju qe ky duhet te marri denimin kapital.Per atehere kur ta japi gjykata themi dhe ne.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Nuk e meriton litarin?!

Mistrec fajtor te shpall vetem gjykata pavaresisht nese i pandehuri e pranon apo jo akuzen. Ka raste kur i pandehuri e pranon akuzen po gjykata te nxjerr te pafajshem. Asnje krim sado i rende te jete nuk meriton litarin dhe me sa di une ne Shqiperi nuk ka denim kapital.
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Nuk e meriton litarin?!

Fillimisht postuar nga **** Darlington Delarge:
[qb] Mistrec fajtor te shpall vetem gjykata pavaresisht nese i pandehuri e pranon apo jo akuzen. Ka raste kur i pandehuri e pranon akuzen po gjykata te nxjerr te pafajshem. Asnje krim sado i rende te jete nuk meriton litarin dhe me sa di une ne Shqiperi nuk ka denim kapital. [/qb]
une habitem si ju ben dora te shkruani disa gjera.
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Nuk e meriton litarin?!

Dicko ne ketu po japim ate se çfare mendojme ne per ket gje,ndersa per ate se sa e denon gjykata duhet te lexoj pak ligjin dhe te kthej pergjigje.
 

I love new york

Primus registratum
Re: Nuk e meriton litarin?!

eshte shume e dhimbshme por fatkeqesisht ka egzistuar dhe do te egzistoje ky fenomen kaq i padrejte sidomos kur lidhet me femije.
ah keta njerez.............. :mad:
 

Kollarja

Primus registratum
Re: Nuk e meriton litarin?!

Ju jeni ata qe i keni thene KRIMIT "mirse erdhe mes nesh", se nuk te bejme gjo fare, pranaj mos e rruj hiç!
Tani me beni verr-verr-verr aty si kurvat, jo litar, jo ket, jo ate.
Hajde mçifuni, paloço!
 

Diddy19

Su@mi
Re: Nuk e meriton litarin?!

Fillimisht postuar nga Kollarja:
Ju jeni ata qe i keni thene KRIMIT "mirse erdhe mes nesh",

Kush jane ata te cileve ti u drejtohesh me "JU"??? Nga cili planet vjen ti ???Nuk ben pjese edhe ti tek "bashkesia" e quajtur "NE"???

**** Darlington Delarge!Po e diskutojme si problem social e jo si problem juridik.Ne mos ky Elezi ,ate femijen e ka perdhunuar nje tjeter.Ka sh rendesi kjo???

Litari?? Pse s eshte zbuluar akoma karrigia elektrike???
 

Rhea

Primus registratum
Re: Nuk e meriton litarin?!

Nuk jam mbrojtese e zjarrte e denimit kapital,por raste te tilla qe te ngjethin mishin duhet te marrin denimin maximal.
Nese denimi maximal ne Shqiperi per nje krim te tille eshte 3 vjet heqje lirie(sic e ka permendur dikush me lart)eshte per te vene duart ne koke.
Kete plehren duhet ta mbyllin per gjithe jeten ne ndonje birruce ku s'hyn as rrezja e diellit.

loren^,me pelqen motoja jote :thumbsup:
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Nuk e meriton litarin?!

Denimi kapital eshte i pajustifikuar dhe i papranueshem moralisht dhe ligjerisht edhe per krimet me te renda ( vrasja psh) se marredhenie seksuale me dhune me minorene. Litari nuk eshte menyra me e drejte ne pergjigje te akteve te tilla dhe nuk kontribuon aspak per nje shoqeri me sigurte dhe nuk arrin gje tjeter vecse shkakton vdekjen e nje njeriu tjeter, sado kriminel qofte, duke i mohuar keshtu te drejten per rehabilitim, pendim, shpetim apo nje shance te dyte dhe duke denuar keshtu dhe familjen e fajtorit.
Jeta eshte kapitali me i cmuar dhe asnje nuk duhet te vritet qofte edhe nga shteti. Te gjitha argumentat tuaja jane te bazuara ne nje nevoje per revansh apo hakmarrje tipike e nje shoqerie brutale mesjetare dhe jo per drejtesi.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Nuk e meriton litarin?!

Fillimisht postuar nga loren^:
[qb]
**** Darlington Delarge!Po e diskutojme si problem social e jo si problem juridik.Ne mos ky Elezi ,ate femijen e ka perdhunuar nje tjeter.Ka sh rendesi kjo???

Litari?? Pse s eshte zbuluar akoma karrigia elektrike??? [/qb]
Loren me zhgenjeve! Te ma thoshte nje tjeter nuk do me bente pershtypje. Po ti? Qekur problemet juridike jane te vecuara nga ato sociale, morale, etike apo filozofike? Dil i her anej ka lagja ime se paskam pun me ty :goofy:
 
Top