Re: Nuk e meriton litarin?!
Jo te gjitha shtetet e Amerikes aplikojne denimin me vdekje dhe per kete rast ato shtete amerikane rradhite me Irakun, Arabine Saudite, Kina apo ndonje tjetri si keto ku politika zyrtare eshte "nje sy per nje sy". Gjithashtu, shembulli i Amerikes si nje nga vendet me kriminalitet me te lart ne bote ka treguar se denimi me vdekje nuk eshte efektiv dhe eshte kritikuar nag shumica e vendeve te botes. Nuk do ta merrja Ameriken per kete rast si nje shembull pozitiv.
Gjithashtu, denimi me vdekje eshte aq i pamoralshem dhe barbarik sa dhe vete vrasja. Dy gabime nuk bejne nje te drejte se nq se do praktikosh denimin me vdekje do te thote te biesh ne te njejtin nivel me ate qe kerkon te denosh. Efikasiteti ne luften kunder krimit arrihet kur lufton shkaqet dhe jo pasojat. Shume nga kriminelet, pa dashur t'i mbroj, qe ne duam te denojme me vdekje mos harrojme se jane vete viktima te shoqerise qe ne jetojme.
Dhe tjetra, me e rendesishmja, qe t'a lidh me temen, denimi me vdekje debatohet ne ato vende kur krimineli vret dike, pra do te thote te denosh vdekjen me vdekje. Perdhunimi i nje minoreneje sado i urryer qe eshte nuk eshte i te njejtes kategori si dhe vrasja e nje personi.
Your honour, I rest my case!