Re: Nuk dua femije!
[citimiGjithesesi, une me heret do ta adoptoja nje femije se ta pillja vete, dhe jo sepse nuk gjej dot 300 gr salcice te me falin faren, por sepse do te ishte njelloj per mua si ta lindja vete si te mos e lindja.
[/ QUOTE ]
i çuditshem si arsyetim...
mos ndoshta adoptimi do te te jepte "nje arsyje" qe te mos ishe aq e lidhur past femijes, ne kete menyre "frika" jote per te ardhmen e tija do te ishte me e vogel sesa ajo qe do te kishe nese femijen do ta kishe vere ti vete???
nese e ben nje femije vete, dhe me dashuri, eshte gjaku jot e mishi jot, detyrimisht lidhja nene-femije nuk eshte tamam tamam i njejti si ajo qe do kishe me nje fmeije te adoptuar (edhe pse mund te jete shume i dehsiruar si xhest)
ti japesh femijes lirin, te termat qe the ti, sme duket te jesh nene e keqe ne syte e askujt...por nga ana tjeter lind pytja, si do ta shiknte femija ne fjale kete liri...???
po shpjegohem,
me perpara shihja shoqerin time, ishin verete autonome per gjithshka, dhe kishin nje liri mjaft te madhe per moshen qe kishin, dhe kur rastesisht dilte pytja "çfare do te thone prinderit apo mami" instiktivisht pergjigja ishte "ajo/ata nuk e vret/çane shume (elle s'en fout)"
dmth qe ne syte e nje femije kjo deshire per ta lene autonom edhe ti mesoj vete gjerat (disa) ndonjehere shihet edhe si nje menefregizem i prindit ndaj tija.
nga ana tjeter te rritesh duke i pasur gjithmon prinderit nga pas, nuk arrin te jesh ai/ajo qe deshiron, dhe je me teper i kondicjonuar nga ata se sa vetvetja...