Re: Ne pune me bashkeshorten/in?
Konflikti i interesit shfaqet rëndom midis njeriut, pronës që ka ose profesionit dhe pozitës vendimore që i besohet këtij njeriu e që kërkon si kusht kryesor paanësinë.
Përsa i përket biznesit familjar të zgjeruar. Sipas mendimit tim, është më mirë që në të të mos përfshihen njerëz të familjes, jo për arsye besimi e mosbesimi, apo konflikti, por ngaqë në mjaft raste ose shumicën e tyre, familjari, burri ose gruaja, apo fëmija, mund të mos kenë aftësinë, përgatitjen e duhur. Ndaj lipsen specialistët; në gjendje ta mbarështojnë. Dëshira është e pamjaftueshme.
Them se edhe lidhja burrë grua në vend që të forcohet tenton të rrënohet për faktin se u “njohëm si tepër”. Dua të them se njeriu ka nevojë të thithë edhe ajër tjetër, e jo vetëm të njëjtën erë sqetullash. Njohja e tepërt zhduk ato ndryshime që përbëjnë karakterin e dy vetave e që pas kësaj kur s’ka më asgjë të re për të zbuluar, kuptohet se fillon të humbasë interesi. Natyrisht mbeten paratë në mes, por nuk di deri në ç’masë ato garantojnë harmoninë dhe dashurinë. 24 orë me të njëjtin njeri, është si të jesh në burg.
Ndërsa në rastin e biznesit të ngushtë, psh një dyqan apo veprimtari e kësaj natyre e përhapjeje, shpesh është e detyruar pjesmarrja familjare si punësim por edhe ngaqë mundësia financiare nuk lejon personel të “huaj”. Nuk flitet për konflikt interesi. As edhe në rastin kur kemi të bëjmë me ortakëri. Psh, një bar i marrë me qera nga dy e më shumë shokë.
Konflikt interesi kemi kur një nga bashkpronarët, (rasti i parë) ose pronari direkt (rasti i dytë) ngarkohet me një funksion zyrtar, politik, apo psh në organet e drejtësisë, i cili i jep të drejtë vendimore ose të ndikojë në zgjidhjen e një konflikti në favor të palës ku interesat e tij janë të pleksura.
Burri dhe gruaja mund të punojnë në një ndërmarje, ose istitucion shtetëror të dy. Janë subjekte juridikë të ndryshëm, parë në planin individual sepse edhe një grup përbën një subjekt juridik. Në të dy rastet kuptohet si aftësi juridike, e lidhur me të drejtat dhe detyrat. Nuk di nëse ka ligje për këtë gjë. Mund po, por mundet edhe jo.
Pyetja është: Po kur dy veta njihen dhe dashurohen në vendin e punës, çduhet bërë?
Një nga budallallëqet më të mëdha që kam lexuar ndonjëherë është thënia se, sherrin me burrin e vazhdoj në shtëpi. E futin sherrin në çantë sëbashku me ornamentet e tjera dhe në darkë sapo mbyllin derën pas shpine fillojnë ulurimat. Të nesërmen qeshin vesh më vesh sikur nuk ka ndodhur gjë.