Ne pune me bashkeshorten/in?

Eléonoré

Valoris scriptorum
ka dicka qe nuk shkon ketu, Eléonoré. ne fillim e vlereson dashurine thjesht nje shprehje te epshit, nje konsumim trupor, dhe per mendimin tend keto nuk mjaftojne meqenese flet per shpirtin qe ka nevoje per me shume. vec se me pas thua "Perceptimi i dashurise dhe cilet jane ato ingrediente qe e bejne te lulezoje dhe t’i qendroje kohes"...kjo i bie njesoj si duke patur ne dore cekicin per te ngulur gozhden, preferon ta hedhesh tutje e te marresh nje pupel per te ngulur te njejten gozhde. :confused:

gjithmone nese eshte keshtu si e ke shkruar, qe dashuria eshte thjesht epsh, konsumin trupor... :)
Do te le kohe t'a lexosh edhe njehere. Uroj t'a lexosh dhe kuptosh ashtu sic une e kam shkruar. Merre ne teresi...
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
ideologjia eshte thjesht nje ide e falsifikuar qe krijohet mbi realitetin, nje kendveshtrim subjektiv i kultivuar masivisht mbi dicka qe perbehet nga teresia e te vertetave. eshte njesoj si te shohesh boten vec ne nje drejtim pa patur mundesi te kthesh shikimin, e perhere ne te njejtin drejtim. personi qe i permbahet nje ideologjie te caktuar nuk eshte i hapur ndaj diskutimit per arsyen e thjeshte se ai mendon se opinioni i tij eshte i vertete vetem per faktin se eshte i veti (qe ne fakt nuk eshte, sepse eshte nje opinion i ushqyer ne ate menyre qe ky person te mendoje se eshte i veti), dhe nuk ka ndermend ta modifikoje. ideologjia mund te konsiderohet e pashmangshme, por kurrsesi pozitive. :)
Kafshate qe s'kaperdihet eshte or vella mjerimi,
Kafshate qe t'mbet ne fyt e te ze trishtimi...

A e dini kush eshte lidhja qe ka Migjeni me materializmin dialektik si filozofi paraprurese e sistemit ekonomik social te centralizuar ku thelbi ideologjik permblidhej ne «Secili sipas aftesive, secilit sipas nevojes»??????...kontradiktat e jashtme dhe te brendshme, kontradiktat antagoniste e joantagoniste, faktoret e brendshem dhe te jashtem qe stimulojne rrezimin e nje rendi ku disa e lene miellin te myket e disa qajne per kotheren e bukes se mykur, ku disa mburren me numrin e kepuceve dhe disa ecin mbi bajga te nxehta gjate dimrit si babai im per te mbajtur kembet ngrohte gjate dimrit kur shkonte ne shkolle?

Ajo ideologji sigurisht qe ishte pozitive per ata qe pas aplikimit te saj moren token e punuar nga ata vete per shekuj me rradhe. A nuk mendoni edhe ju keshtu?
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Nuk e kisha per marredhenie fizike ne vendin e punes.E kisha fjalen qe nuk funksionon aty ku perfiton te ardhura.Eshte rutine e para dhe ka gjithmone peshperitje nen ze qe i bie ne realitetin tim: ajo eshte nje llacke qe perfiton nga pozicioni i burrit te saj....ose dhe e kunderta,
Sipas mendimit tim te JETUAR.
Kur e nxjerr fjalen nga goja e pamundur eshte t’a kthesh nga doli. Une nuk kam deshire te lepije ate qe peshtyj apo te kaperdij vjelljen time. Prandaj nuk peshtyj pa peshuar nje situate. Postimi im i pare ne kete forum kishte te bente me perdorimin e kontekstit te duhur per te nxjerr nje konkluzion te duhur, ose me qarte per t’i nxjerr koken muhabetit. E megjithate, si vura re me vone une citova nga postimi juaj dhe ktheva ate pergjigje qe ktheva. Te kuptova, por ai moment mu duk i pershatshem per te cuar gjuhen atje ku me dhembte dhembi. M’a be hallall ne se tu duka sikur kisha dale me shpate te madhe dhe te falenderoj qe pate ate «mburoje» qetesie per te me sqaruar domethenien e asaj deklarate.

Kjo eshte hera e dyte ne kete fill qe kerkoj te m’a bejne hallall. Dhe me e bukura eshte se nuk ndiej te kem shtypur ne ndonje kallo. Gjeja me normale eshte qe temen ta degezojme, nese ne vetvete secili element qendron dhe ne se nuk harrojme qe para mbarimit te kthehemi prape tek trungu esencial nxites i diskutimit. Une nuk kam problem te them ok mund te jem nxituar pak, por kur ky moment fraxhiliteti (dobesie) perdoret si arme per te me qelluar dhe kjo behet jo per keqkuptim por ne menyre te qellimshme per te vene fjale apo hequr nga goja ime, atehere ketu ka dicka qe nuk shkon.

Kam punuar para ca kohesh per nje organizate ku burri ishte shefi i madh dhe gruaja e tij e bashkejeteses (te pacelebruar), drejtoresha e nje prej departamenteve. I shoqi, abuzues alkoli, nuk la asnje nga ne vajzat qe punonim per kete organizate pa na hedhur nga nje fjale rreshqitdhasi per deshiren e tij per marredhenie private, jashtepunesore. E kote te them se personalisht preferoj te largohem nga puna se sa te ngjise shkallet e karrieres duke fjetur me «bosat». Por koka e muhabetit ketu eshte se pavaresisht nga intelekti dhe zgjuaresia, pavaresisht nga pamja e saj terheqese, pavaresisht nga pavaresia financiare, kjo grua e uli dinjitetin deri ne ate pike sa te kalonte mbremjet duke bredhur me makine poshte e larte Tiranes per te gjetur te shoqin te ulur kafeneve me varteset e tij. Fatkeqesisht e vertete. Dhe me e bukura eshte se asnje nuk talli burrin por ate grua e cila nuk meritonte te katandisej nga nje grua e respektuar ne nje grua «scorned» dhe me obsesion te semure. Nuk e di cfare ndodhi me ta. Une dhashe doreheqje. Ne kete rast jam konfirmuese e eksperiences tende te JETUAR.

Gezohem qe ju njoha Airbourne.
Mirudegjofshim
 

katsune

cherry blossom
Kafshate qe s'kaperdihet eshte or vella mjerimi,
Kafshate qe t'mbet ne fyt e te ze trishtimi...

A e dini kush eshte lidhja qe ka Migjeni me materializmin dialektik si filozofi paraprurese e sistemit ekonomik social te centralizuar ku thelbi ideologjik permblidhej ne «Secili sipas aftesive, secilit sipas nevojes»??????...kontradiktat e jashtme dhe te brendshme, kontradiktat antagoniste e joantagoniste, faktoret e brendshem dhe te jashtem qe stimulojne rrezimin e nje rendi ku disa e lene miellin te myket e disa qajne per kotheren e bukes se mykur, ku disa mburren me numrin e kepuceve dhe disa ecin mbi bajga te nxehta gjate dimrit si babai im per te mbajtur kembet ngrohte gjate dimrit kur shkonte ne shkolle?

Ajo ideologji sigurisht qe ishte pozitive per ata qe pas aplikimit te saj moren token e punuar nga ata vete per shekuj me rradhe. A nuk mendoni edhe ju keshtu?
nese thua qe ishte pozitive per ata duke nenkuptuar me kete peremer nje grup te caktuar, lind natyrshem pyetja: po per te tjeret si ishte? :)
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
nese thua qe ishte pozitive per ata duke nenkuptuar me kete peremer nje grup te caktuar, lind natyrshem pyetja: po per te tjeret si ishte? :)
Jo nje grup te caktuar. Shumicen e popullsise. Quaje mungese instinkti mbijetues po deshe po familja ime nuk e shkembeu fene kristiane per nje tapi toke dhene bejlereve dhe agallareve tane nga ata qe ishin te huaj ne token tone. Token e mori ai qe e punoi me shekuj dhe qe u legjitimizua nga nje shtet dhe qeveri e pavarur, sovrane dhe shqiptare. SHQIPTARE.
Idealja per mua eshte: Token e meriton ai qe e dashuron!
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
I drejtohet Balahk,
Kjo nuk ka lidhje me temen e diskutimit. Nuk e di cfare shtypa dhe mesazhi qe me derguat tek statusi u fshi dhe bashke me te edhe pergjigjja qe te dergova. Nuk jam e sigurt nese e moret. Per cfare reklamimi gratis e keni fjalen?

Pseudonim i bukur Balahk. Cfare do te thote? Nuk e di pse ne mendje me vjen dicka nga Vikinget e lashte.
 

Balahk

Locus omnem
Shoku parafoles,universal..te kishte thene emrin e nje tjeter forumi.per kete reklame e pata fjalen :)
 

Dreamer

Under the Dome
Meqe me paskan thirrur te paraqitem te kjo tema.
E praaa Eleonore tregoi sidomos @SaK e @Dreamer qe duhet te rrotullohen rreth meje :p
I am a "Flat-Earth" beliver, :p

Persa perket temes ne fjale e shoh qe paska marre permasa "Universale" :D
Nuk shikoj gje te keqe te punosh me bashkshorten/in edhe pse ne disa tipologji pune une personalisht sdo e beja dot.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Jo nuk mendoj se është ide e mirë , duhet pak hapësire vetjake.
Nuk eshte thjeshte hapesira vetjake. Une nuk do te kisha problemin me te vogel te punoja me bashkeshortin. Ne qofte se institucioni i punes do te ishte shteteror, nqs ai do te ishte si une, besnik ndaj nomenklatures punesuese, ne te dy, se bashku do te jepnim maksimalen e aftesive tona per ecjen perpara te ketij institucioni.

Ceshtja mund te ishte ndryshe ne qofte se institucioni do te ishte privat. Privati paguan me mire ne pergjithesi, por ai kerkon edhe favore te tjera te cilat mund te vinin ne rrezik jo vetem ndergjegjen personale por edhe fatin e bashkepunonjesve te tu. Nje shef privat i ka koqet e medha dhe larja lyerja e tij nga personeli punesues do te krijonte konflikte midis te gjitha paleve.

Nje firme partneriteti burre-grua nuk ekziston ende. Fatkeqesisht.

Nuk kam degjuar ndonjehere Dombey and Wife. Kam degjuar Dombey and Son. God and Son!

Babai nuk te vret kurre. Burri te vret.



Elohim
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Nuk dua te shfaqem si ai qe kerkon te beje rremuje, por ne disa gjera nuk jam shume dakord me Eléonoré. Disa faktore dhe ngjarje ilustruese te sjella, nuk deshmojne per universalitetin e nje nocioni te caktuar, por per kendveshtrime vetjake interpretuese te ngjarjes ilustruese vete, duke ja veshur kete me pas nje nocioni te preferuar. Me spikatesja eshte shembulli i sjelle i kalase se Rozafes. Me shume sesa sakrifica e malsorit, mua me bie ne sy nje tjeter element. I erret, i zi. Elementi se midis 3 vllezerve qe rane dakord per nje ceshtje dhe qe i premtuan dicka njeri tjetrit; e 2 prej tyre - shumica - nuk e mbajten fjalen e dhene. Eshte njesoj si te biesh dakord me dike qe do shtini tek-a-cift per dicka dhe kur humbet, nuk e pranon. Pra ne thelb, e njejta ngjarje, per disa shihet si sakrifice e denje per kenge, per disa te tjere si pabesi e denje per kenge. Cilet prej ketyre kane te drejte?

Elementet qe perbejne postimin tend jane dy:

1.Universaliteti i nje nocioni te caktuar pershkruar nga ngjarja ilustruese;

2.Kendveshtrimet personale te personazheve te ngjarjes ilustruese.

Nqs nocioni eshte bestytnia se nje keshtjelle mund te qendroje vetem ne qofte se ajo cimentohet nga gjaku i njeriu te pafajshem atehere detyrimisht jane personazhet ato te cilat do te validitojne universalitetin e kesaj bestytnie.

Fakti qe kampi u ca dy kunder nje tregon se dy palet nuk bien dakort ne lidhje me kete bestytni. Atehere ky nocion nuk eshte universal ose ndryshe perifrazuar si objektiv apo absolut POR si subjektiv.

Ne kete rast i vetmi element i erret eshte BESTYTNIA dhe jo personazhet akti i se cileve eshte i justifikuar. I te dyja paleve, lejome te them.

Nje vella preferon te qendroje besnik ndaj vellezerve dhe sakrifikon gruan per hir te fjales se dhene.

Dy vellezerit e tjere mbrojne grate e tyre per hir te dashurise qe kane per to. Ne qofte se ata nuk mund te shpetojne jeten e qenieve me te dashura per ta, atehere per ke do te ndertojne ata nje keshtjelle?! Miletin?!

Ti si do te veproje?

Une personalisht nuk do te percahesha. E vetmja gje qe do te luftoja do te ishte bestytnia.


Adea
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Shoku parafoles,universal..te kishte thene emrin e nje tjeter forumi.per kete reklame e pata fjalen :)
Universal me dha emrin e Forum-Al si vendi ku une mund te gjeja "te panjohuren" e cila u be shkak qe une te rregjistrohesha ne kete Forum.

Ne qofte se ti aludon se Universal po i bente reklame Forumit te "tij" atehere ti ose je gabim ose do te krijosh pershtypjen se Universal eshte Mandi.

Besoj me teper ne kete te fundit.

Si rrjedhim, nqs Universal po bente reklame ai po bente nje reklame per forumin tend, Forum-Al sepse ti ose je Mandi ose je kelyshi i tij ose ai eshte kelyshi yt.


Adea
 
Top