Eléonoré
Valoris scriptorum
Jo nuk mendoj se është ide e mirë , duhet pak hapësire vetjake.
Mos valle qe t'i rezervojme vetes te drejten per te soditur syte tek «objekte» terheqese e te bukura te cilat nuk jane «prona» jone?
Jo nuk mendoj se është ide e mirë , duhet pak hapësire vetjake.
Si punemarres nuk FUNKSIONON....eshte GABIMI me FATAL i CIFTIT.
ne kush? une jo njehere, nese per buRRe nenkuptohet me pak i edukuar.
Nk e di cfare te them se kam bo prove asihere ...un mendoj nuk esht te punosh te hash te flesh bashk te bash dush bashk te dalesh bashk kshu I bie 24seven together
Fjala buRRe ndonjehere me ben te qesh. Im ate, ndjese paste, thoshte «sot nuk ka me burra por bua, sepse nje R e hengri drejtshkrimi dhe tjetren R emancipimi». Kam pare burra te miresjelle e me kulture dhe aspak besnike dhe e kunderta, te vrazhdte, pa shume «kulture» dhe besnike. Zgjidh e Merr.
Mos valle qe t'i rezervojme vetes te drejten per te soditur syte tek «objekte» terheqese e te bukura te cilat nuk jane «prona» jone?
E dashur Broken Smile,
Nje miku im, pilot helikopteresh, u ankua njehere per mungese bujarie bilez edhe vrazhdesi demonstruar nga nje grup te rinjsh ne nje fshat te thelle te Malesise, gjate periudhes se nje dimri te eger kur debora kishte bllokuar rruget dhe zbritja ne qytete per blerje mielli ishte e pamundur. I derguar nga shteti, me c’me kujtohet ishte periudha e qeverisjes se Zotit Nano, piloti se bashku me mekanikun filluan shkarkimin e thaseve te miellit, ndersa nje grup burrash ne heshtje inatcore benin sehir. Nuk e duam miellin e Nanos, thirri njeri prej tyre, me c’dukej «DASHI» I fshatit.
Duke njohur qendrimin favorizues ndaj partise ne pushtet te pilotit, me erdhi keq qe ai i «akuzoi» per mosmikpritje . E VERTETE nga perspektiva e tij. Ai nuk u mireprit. Por po aq e VERTETE perspektiva e ketyre malesoreve te cilet preferuan te rrine pa buke se sa te hanin buken e derguar nga dikush per te cilin ata nuk kishin votuar. Nuk e di pse per momentin, ne mendjen time, kete grup te «pagdhendur» apo te vrazhdte djemsh I quajta BURRA TE QEMOTIT. Mungese instinkti MBIJETUES? Apo ndoshta ata zgjodhen BESNIKERINE e shpallur haptasi per nje kah dhe KRENARINE, si ekzistenciale per mbijetesen e SHPIRTIT.
Nje pjese shkeputur nga ajo qe i shkruajta mikut ne fjale, vijon me poshte. Thjesht si shembull i thjeshte i asaj pyetje qe ju me bete ne lidhje se cfare kuptoj une me BESNIKERI.
Si puna e pikes se ngopjes, kur sheqeri ose edhe kripa per ate pune jane me sasi me te madhe se uji per t’i tretur, keshtu kam vene re se njerez te medhenj te penes kane braktisur sallonet luksoze dhe pasurite velese ne kerkim te dickaje te rralle, te eger, te pakompromentueshme, fisnike, te pandryshueshme, te qendrueshme… Lord Byron kur vizitoi Malesine Shqiptare gjeti pikerisht ate qe po kerkonte. A ishte valle Kanuni i Leke Dukagjinit, a ishte Nora e Kelmendit qe e nxorri plumbin me plumb, kullat e ngujimit, besa e dhene tek pragu i deres se malsorit dhe mbajtja e saj deri ne shfarosje te gjithe njerezve te vete? A ishin Virgjereshat Malesore qe ktheheshin ne burra per te mos humbur sikur edhe per pak kohe mbiemrin e fisit te tyre. Po Legjenda e bukur e Rozafes dhe sakrifices se malesorit per te cimentuar e bere te qendrueshme fondacionet e keshtjelles se tij. Po lahuta e malesorit qe te shpon direkt e ne zemer me telat e saj per te percuar historine e lashte te ketyre trojeve me gojedhena e kenge tronditese. Kjo Toke te gjitha mban. Ka gjera te buta e gjera te ashpra. Ka njerez te bute e te ashper. Ka kafshe te buta e te egra. Ka nga ato qe rrine ne kope ne fushat bujare dhe nga ato qe u ngjiten maleve ne kerkim te nje lirie qe vetem majat e pakapeshme mund t’ju ofrojne. Ka njerez qe jetojne me te gjitha anet e ka nga ata qe jetojne vetem me NJE ANE deri ne vdekje. Pena juaj me solli imazhin e ketyre burrave qe ne mendjen tuaj harruan bujarine por ne mendjen time evokoi nje sofer malsore shtruar ne toke ku groshi i servirur me mishin e thare si ushqim per stomakun serviret me besnikeri e beslidhje per NJEREN PALE. Pranimi i thesit te miellit nga TJETRA PALE ndersa besedhenes se te PARIT do tua ngecte ate buke ne fyt e do ti bente te humbisnin te drejten e «KUNDERQENDRIMIT».
Nuk e di nese ka kuptim kjo per ju. Sidoqofte, ky eshte mendimi im modest.
Juaja,
Eléonoré
Cfare lidhje ka dashuria me besnikerine? Nqs lumturia arrihet nga gjetja e dashurise, dhe nqs dashuria nuk eshte gje tjeter vecse konsumim erotik I nje pasioni trupor, dhe nqs ky konsumim ndodh rregullisht nje here ne dite, ne jave apo ne muaj cfare ngelet tjeter tjeter ne jeten e nje cifti per te gjetur permbushje ne prezence te njeri tjetrit ne qofte se ne kete lidhje nuk ka ingrediente te tjere ? Perceptimi i dashurise dhe cilet jane ato ingrediente qe e bejne te lulezoje dhe t’i qendroje kohes ndryshon nga individi ne individ. Per mua besnikeria eshte e rendesishme. KAQ.
Nqs pasionin e ushqen me konsumim fizik, nqs stomakun e mbush me ushqim, nqs veshet i kenaq me nje melodi te kendshme, doren me nje cope kashmiri te bute, syrin me nje lule te bukur, hunden me nje ere te mire dhe gjuhen me shijen e athet, te kripur, te sheqerosur, te tharte, lengevenese…ashtu edhe shpirtin e kenaq me respektin qe merr, me fytyrat mirenjohese , dashamirese e inkurajuese qe te drejtohen ne rruge kur ti ecen krenare, per nje pyetje te bere e te marre prej teje, per nje drejtesi qe vure ne vend, per jeten e nje zogu qe shpetove, per nje darke te mire qe shtrove dhe falenderimet per mikepritjen e pashoqe…shume pak shembuj keto qe e ndertojne shpirtin, qe e bejne te ndihet i njohur e i lavderuar e mbi te gjitha i motivuar e i nxitur te perhape pak nga kjo drite qe ti rrezaton.
Por ai shpirt mund te vritet, te shkaterrohet e te poshterohet kollaj nese partneri-partnerja me te cilin ti ndave vetveten dehet me shijet e afsheve ne krevatet e dikujt tjetri.
Nuk jam moraliste apo gjykuese e praktikave ose tendencave te manifestuara nga njerezit. Konstatoj realitetin dhe shpreh hapur, pa frike dhe bindje te thelle te asaj qe eshte dhe e asaj qe duhet te jete. Si cdo koke qe gjen festen e saj, si cdo tenxhere qe gjen kapakun e vet, secili nga ne ne kete bote NJEREZIM i imagjinuar me thjeshtesi si nje trup gjeometrik rrotullohet e rrotullohet dhe gjen vrimen e vete. Perfeksion. Perputhje totale. Sfera ne vrimen e sferes me te njejtin vellim, kubi ne te tijin e keshtu me rradhe. LUMTURI. Kush dominon PERMBAJTESI apo PERMBUSHESI? Nuk kane kuptim pa njeri-tjetrin…ndoshta.
Femra eshte mbrojtese, jete mbartese dhe jeteshpetuese. Mimi Kodheli eshte Ministrja e Mbrojtjes por e kam te veshtire ta imagjinoje ne nje (larg qofte e kurre mos ndodhte) beteje ku ajo perpara batalionit apo brigades me zerin femeror qe natyra i dhuroi te therrase «Zjarr».
Thone se kokat e medha (sa po me pelqekan keta borrokocat ketu)
mendojne njesoj. Rrofsh me nxorre nga sikleti Smile. Te njejten pyetje i bera edhe une Solaris. Mund te me drejtohesh gjithmone me «ti», mos hezito.
Ma ha mendje se kur konceptohet nje ide apo ideologji si udheheqese e nje sistemi te ri ekonomik, ajo, behet ne menyren me te paster dhe mireberese. Zbatimi i saj ne praktike le per te deshiruar, per arsyen e thjeshte se niveli i ndergjegjes njerezore nuk ka arritur ne piken e deshiruar apo te preferuar. Nuk jam ne gjendje te kuptoj se kush jane kafshet ideologjike. Malsoret apo politikanet e korruptuar qe i ulin koken edhe IDESE vete? Megjithate, po e pranoj, Mea Culpa, kur ju me pyetet se cfare eshte besnikeria per mua, me sinqeritetin me te madh po te them se per nje moment harrova qe po flisnim per besnikerine ne dashuri, dhe mora nje shembull qe me erdhi ne koke. Kam shkruar pak me larte ne lidhje me mendimin tim.
Si gjithmone, nje kenaqesi
Eléonoré
Kur sekretarja e te shoqit, funksioner i larte ne nje kompani private, i mbylli deren gati sa nuk ia rrasi ne fytyre, ajo, grua e zgjuar nga natyra, e kuptoi. I shoqi flinte me sekretaren e tij. Gabimi me fatal i ciftit se demek po zihen per punen e punes?????
Ne krahun tjeter, nuk mendoj se kenget per trimat qe rane do ishin nje nga implikimet qe do te pasonin nga nje fat jo dhe aq per t'u patur zili qe ne pune te isha me bashkeshorten. Nje rast flagrant se si e njejta e vertete universale (bashkeshorti/ja ne pune) con ne emocione te ndryshme tek njerez te ndryshem (gezim apo siklet).