Ne bulevardet shqiptare!

Olta

Forumium praecox
Re: Ne bulevardet shqiptare!

me gjyshen nenkuptoja mentalitetin ekzistues ne Shqiperi (me c'mund ta gjykoj une),pra qe e shkruar ne menyre figurative,
dhe prape mendoj se nje e buzeqeshur eshte shume here me mire sesa ulja e syve pertoke...
nje veshtrim i qete por i sigurte drejt e ne sy e kthen vajzen ne syte e trupeshqeve nga nje objekt seksual qe ia mbath me vrape ne nje njeri...
 

Goca

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Olta duhet te kete parasysh bulevardet evropiane kur flet keshtu. Aty ndodh qe fjelet te te drejtohen shume radhe dhe nese dicka te ben te buzeqeshesh , buzeqesh pa problem sepse askush nuk do te te ndjeke deri tek hyrja e pallatit. Mashkulli shqiptar( ai tipik i fotos, jo te gjithe) e interpreton buzeqeshjen ne menyra te ndryshme jo ashtu sic eshte ne te vertete , pra shprehje e nje kenaqesie apo simpatie. Po i buzeqeshe do te thote qe te pelqeu ajo shprehja e tij si tha Blendi " te hongsha....". Ajo qe me shqeteson mua eshte se ndonjehere keta kalojne limitet e edukates ne ato qe thojne dhe nuk e di se ku e gjejne kete te drejte per tu sjelle ne ate menyre me njerezit qe s`njohin. :confused: Mua s`me bezdis ndonje fjale e hedhur ne bulevard , kur kjo fjale eshte e vecante dhe respektuese, kur te ben te ndjehesh mire dhe shpreh nje simpati te personit tjeter , fundja ketu s`ka asgje te keqe. Po c`ti besh atyre fjaleve boshe qe s`bejne gje tjeter vecse ofendojne ....
Kur Olta thote qe vajzat te reagojne duhet te marri parasysh qe per te shkuar nga shtepia ne pune , duhet te kalojne nja tre ore te mira pa llogaritur ato fjalet e tipit" mire mire se do shifemi prape..." Per mua menyra me e mire eshte injorimi i rasteve ekstreme, une s`do mas forcen time me budallikun e te tjereve sa here qe ketyre tu shkrepet ne koke.
 

Olta

Forumium praecox
Re: Ne bulevardet shqiptare!

nuk kuptoj pse i merrni gjerat fjale per fjale dhe nuk kapni thelbin e asaj qe dua te them, nuk eshte e thene te buzeqesh, zgerdhihesh, te nxjerresh dhembet ne menyra te ndryshme, mund te jet thjesht edhe nje koment ironik, talles,apo fundja edhe miqesor, shumica e djemeve hedhin kunja, flasin e thithin vetem e vetem se eshte bere mode,sepse eshte bere dicka normale si buka me djathe e jo se jane me te vertete aq kokekrrisur sa ti te detyrohesh tu hapesh rruge e te ikesh si pule e lagur...,
per mua cdo koment i tyre rruges eshte ofendim dhe nuk dua ta mbaj mllefin perbrenda ta ndrydh derisa te mesohem me te e te mos me bej me pershtypje, por ta shfryj e tua perplas ne fytyre(nejse)..., prite kur tu dali gocave nai gjender kancerogjene nga inatet e ndrydhura...
 

Goca

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Fillimisht postuar nga olta:
[qb] sa ti te detyrohesh tu hapesh rruge e te ikesh si pule e lagur...,
per mua cdo koment i tyre rruges eshte ofendim [/qb]
Pule e lagur? Jo Olta, une thjesht zgjedh te mos pergjigjem nese e kuptoj qe pergjigjja ime s`do kishte asnje vlere , nese s`do ta bente as te skuqej e as te thoshte me fal( gje qe s`ndodh kurre ). Fundja jo gjithmone jemi ne qef per pytje e pergjigje kur ecim rruges. Ndoshta ti po kthehesh nga spitali ku takove nje mikun tend a nje te aferm dhe je aq e merzitur saqe reagimet ndaj ketyre jane gjeja e fundit qe te shkon ne mendje. E atehere as i ve re keto gjera sepse s`te hyjne fare ne sy , ke gjera te tjera shume me te rendesishme per te cilat te mendosh. Por problemi nuk qendron ketu.
Problemi eshte qe vajzat shqiptare nuk jane te lira. Cdokush nderhyn ne lirine e tyre me keto gjera te perditshme dhe mungesa e lirise per te ecur rehat ne rrugen tende, e pa ngacmuar e pa ofenduar , e pacenuar nga te tjeret eshte nje fenomen qe s`mund te argumentohet me reagimin e pales se diskriminuar, sepse ky eshte diskriminim. S`mund te themi qe dikush duhet te dije si te mbrohet qe te mos kete probleme , por njeriu s`duhet te kete probleme edhe nese s`di te mbrohet. Ateher nje vajze qe i pergjigjet qenka ok, ja hodhi lumit, ndersa njera qe eshte me e turpshme apo ne nje moshe akoma adoleshenciale dhe nuk e ka formuar akoma karakterin per te gjetur forcen e per tu pergjigjet, do jete gjithmone pre e tyre. Te mos harrojme se vajzat jane edhe ato ne moshe 15-vjecare e kur nje burre ne bulevard i ben komente te tille , per mua duhet te akuzohet per pedofili e jo ti lihet ne dore 15 vjecares.
 

Olta

Forumium praecox
Re: Ne bulevardet shqiptare!

boo, tani me ke keqinterpretuar komplet, s'po beje ne asnje menyre vajzat pergjegjese per sjelljen primitive te cunave apo burrave, dhe eshte pikerisht ajo qe permend ti arsyeja pse gocat jane te lodhura e te ndrydhura: une mbaj mend te me kene ngacmuar qe dhjete vjec por cfare me ka shqetesuar me shume deri ne lendim eshte mentaliteti i pergjithshem: ti vajza duhet te jesh e mire, e bute e sjellshme (shkurt muhabeti ha *** e hesht), madje ne rastet e shumta vajzat kane turp te flasin me prinderit per ngacmimet e cunave rruges dhe ky eshte kulmi!!!!, pra inati, revoltimi apo dhe nje sharje e majme rruges eshte shume me mire(te pakten nga ana psiqike)se sa mbyll vesh sy e goje!!!!
shprehja "pule e lagur" nuk ishta menduar as per ty e as per lauren por thene ne pergjithesi (megjithese ke te drejte qe kjo pergjithesija ketu eshte zyra jone)

p.s: kam deshiren e heret te rrihja me grushta nje nga ata zgjebot e rrugeve dhe per kete me vjen shume keq!!!
 

Goca

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

E di qe "pule e lagur" s`e kishe per asnje ne vecanti /pf/images/graemlins/wink.gif , por e mora persiper per ta bere pak me konkrete. Olta , une e kuptoj ku e ke ti por po te perseris qe per mua duhet reaguar ndaj ketyre tipave , por jo reagim individual, duhet reagim i shoqerise ne pergjithesi. Kur nje vajze kalon e dikush e ofendon , pse asnje nuk reagon ne rruge?! Shume rralle kam degjuar dike tu thote ketyre palacove " si s`te vjen turp", pra personi qe lendohet s`duhet lene vetem ne keto raste m.gj.s tek ajo fotoja e temes , s`kish kush te reagonte se ishin te gjithe ngacmues... :shrug:
 

Olta

Forumium praecox
Re: Ne bulevardet shqiptare!

shume dakort por ndoshta duhet te bertasim ne njehere e mire tere vetebesim qe te na digjojne e ndoshta te ndergjegjsojme ndonje person tek tuk (plus shkarkim agresionesh):
pra o "burra" goca: aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!!!!!!!
(boo, cfare histerie /pf/images/graemlins/laugh.gif )

p.s: ika e dashur se me ka fillu leksioni, me shprese se mund te bertasim nje dite teter i cik me gjate /pf/images/graemlins/wink.gif
 

jula

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

:confused:
i zgjidhem nje here e mire problemet shoqerore e kulturore, c'e pyet...
 

jula

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Me duket ide e pranueshme pa problem, aq me teper qe nuk kam as deshiren, as detyrimin, as mungesen e realizmit per te "konstruktuar" mentalitete te perhapura permes nje forumushi...

/pf/images/graemlins/smile.gif
 

Olta

Forumium praecox
Re: Ne bulevardet shqiptare!

mu duk pa vend ai komenti yt ironik i pabazuar ne ndonje argument sa do te pershtatshem, por kjo nuk ka pse te te shtyje ty ne tallje te llojit "forumusha" e ku di une plus qe s'besoj te kem perhapur mentalite pasi kjo qendron jashte mundesive te mija...nejse tek e fundit eshte e kot te bejme zhurme e cila nuk na con gjekundi /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Diddy19

Su@mi
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Fillimisht postuar nga Olta:
p.s: kam deshiren e heret te rrihja me grushta nje nga ata zgjebot e rrugeve dhe per kete me vjen shume keq!!!

Indiferentizmi eshte menyra me e mire e te reaguarit ndaj njerezve te tille.C'do lloj reagimi tjeter eshte mbivleresues per keto tipa.Nuk ia vlen as te harxhosh as edhe nje neuron te atrofizuar,jo pastaj te ndyesh duart me to..
Kshu me duket se e mendon edhe ajo vajza e fotos...duket haptas se nuk e ve fare ujet ne zjarr per ato;kalon pa ia hedhur as syte,krenare,me koken lart...superiore ndaj tyre.
 

Olta

Forumium praecox
Re: Ne bulevardet shqiptare!

ah jo ketu gabohesh, krenar apo indiferent mund te jet njeriu ne momentin kur ka rrugezgjidhje, kur mund ti bente per uje te ftohte ata tipa por thjesht nuk deshiron pasi per te nuk ja vlen!
tani lind pyetje nese ajo goca e kishte kete rrugezgjidhje ne te vertete?

le te shpresojme qe po, por kete gje ajo mund tua tregoj atyre dhe ne radhe te pare vetes se vet vetem nqs reagon ne nje fare menyre apo ne nje tjeter, ata me te vertete qe nuk ja vlejne por kur te cenojne sferen tende private me ate fare prepotence indiferentizmi nuk eshte me rrugezgjidhje por rrugedalje...megjithate e gjitha kjo eshte shume subjektive, une nuk di se c'ndjen ajo goca pra le te veproj secili ne meyren qe mendon se eshte me e mira per te

p.s: ju lutem shume mos u nisni me mendimin se duhet te me kundershtoni me cdo kusht
 

b.k.

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Urime per disktimet, rralle kam pare kaq interestante dhe civile.


--Per fat te keq reagimi i disa djemve shqiptare ne rruget e Shqiperise dhe ne rruget e botes (njihen lehte) jo vetem eshte ofendues po dhe shume i peshtire. Varet se si ndihem ne ato momente, dhe se ne cfare gjendje shpirterore jam por disa here kam reaguar, me shume ervozizem, dhe ndonese mund te kem futur veten ne bela, te pakten me ngroh ideja qe heren tjeter ata do te bene komentet me friken se nodshta vajza do te reagoje.

--Nuk dua te mbroj ketu tezen e reagimit, gjithesecili gjykon vete rrugen me te mire dhe te pershtatshme per te reaguar ne keto lloj situatash.

--Nuk dua te mbroj as tezen e indiferences, pasi mendoj se gjerat ndryshojne vetem me reagim, por dikush kishte shtruar pyetjen " A kane vertete vajzat shqiptare liri veprimi" dhe jam shume dakort me faktin se indiferentizmi eshte menyre per ti hapur sa me pak telashe vetes.

--Ajo qe konsideroj dhe me indinjuese, eshte se djemte shqiptare ne buleverdet tona zgjasin dhe duart te cilat me paftyresine e tyre e justifikojne si aksident ne rastin me te mire.
 

b.k.

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

p.s. Olta kur te vendosesh te rrahesh ndonjerin me thirr per ndihme /pf/images/graemlins/smile.gif :thumbsup:
 

qeshem

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

besoj se gocat jane mesuar me keto gjera tashme, biles une kur nuk shoh ndonje reagim filloj te mendoj te kunderten:
bobo kushedi sot paskam ndonje gje qe nuk shkon /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Goca

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

O Irena , ne s`po flasim per ato reagimet e lezetshme , po flasim per ato pa pike edukate ,te pallogjikshme dhe ofenduese. Jemi mesuar ne jemi mesuar, por do ti qe tani qe jemi mesuar edhe ketej ( jashte) arrijme te shohim diferencen. Kjo eshte e keqja e shoqerise qe e sheh si dukuri natyrore. Askujt s`i ben me pershtypje, keshtu ka qene e keshtu eshte. Po te pakten pse te mos ndergjegjesohen pak qe te mos jete keshtu ne te ardhmen?!

Kur ta shohin ndonjehere veten neper sallat e policive duke ju pergjigjur akuzave per ofendim , diskriminim e ku di une tjeter, atehere do tu vijne mend ketyre.
 

Olta

Forumium praecox
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Penelat, Triny, me vjen tju kepus na nje te puthur te majme, ju hongsha mesazhet se i keni tulle fare, rrofshi se tani po qe do flej rehat sot,
tung goca!!
p.s: priten e zeme te cepi i pallatit me batanije ne dore /pf/images/graemlins/wink.gif
 

moonlight

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Meshkujt harbut qe ta peshtirosin rruges jo pa qellim shume me shpesh kapen me vajza adoleshente. Nje prej arsyeve me te forta qe me shtyn te ndahesha me familjen qe ne moshen 16 vjecare ishte pikerisht qe te largohesha prej asaj atmosfere te ndotur me langaraqe qe te ngjiteshin si m*** pas kepuce :mad: . Shumica e ketyre tipave ia dine vleren vetes (=0) keshtuqe detyrimisht u qepen vajzave te nje moshe delikate.
Veprimet pa lezet te disa meshkujve neper rruge theksohen me teper prej papunesise a pertacise, prej metalitetit te mykyr qe vajzen shpesh e ben te ndihet fajtore. Oh, kur isha per vizite ne NYC, me cuan tek zona e shqiptareve pasi me kishte marre malli 4 vjet larg vendit tim. Gjeja e pare qe te terhiqte vemendjen ishtin pikerisht shikimet cbirruese te meshkujve (shume te ulur neper kafeteri, 99% meshkuj).
Vajzat duhen bajtur prane prej familjes (eshte per te te ardhur keq sa larg mirkuptimit disa prinder jane). E veprimet e tilla prej meshkujve tregojne mangesine e kultures (me % te larte ne Shqiperi); qe nuk e di se si do te ndryshoje... mbase gradualisht, mbase me edukim me cilesor ne shkolla, mbase me edukimin e prinderve.
 

Static-x

Primus registratum
Re: Ne bulevardet shqiptare!

Hej e di si eshte puna..

cunat jane ashtu gjithanej, ngado qe te shkosh ata skane per te ndryshuar,kuptohet qe ne shqiperi perhere i ekzagjerojne gjerat. Goca keq na vjen po kshu e ka jeta, halli eshte qe te shemtutet jane ata qe ngacmojne me shume,prandaj edhe reagimet e femrave nuk jane shume Premtuese
me pelqevi foto, te isha une ajo Goca dhe te isha budallaqe do e leja Foton ne forum /pf/images/graemlins/smile.gif
byee
 
Top