Re: RE-instalim XP
Tek postimi i Regele do te regulloj vetem faktin qe termi "kernel" duhet zevendesuar me "boot loader".
Ajo qe ndodh eshte se Windows eshte si te thuash egoist, nuk lejon te "bashkejetoje" me sisteme te tjere operative dhe gjate instalimit fshin dhe rishkruan vetem per vete "master boot record" ne harddisk (cdo HD fizik ka nje dhe vetem nje te tille). Ndonese permbajtja e HD ngelet e paprekur, ne rastin konkret Win+Lin, nuk ka informacion se si duhet te startoje Lin pasi Win e ka rishkruar gjate instalimit.
Menyra me e thjeshte per t'a evituar kete eshte qe te instalohet ne fillim Win dhe me pas Lin. Gjate instalimit, Lin po ashtu si Win instalon boot loader-in e vet mbi aktualin, por ne dallim nga Win, dedekton prezencen e nje sistemi tjeter operativ (Win ne kete rast) dhe e shton si opsion me vete, duke mundesuar zgjedhjen e sistemit qe duam.
Nje tjeter menyre qe do te ishte interesante per ty labi dhe qe eviton ri-instalimet nga e para, eshte qe ashtu sic e ke sistemin, te gjesh e te instalosh ne Windiows ndonje program boot manager, qe ne vetvete dhe keta kur isntalohen i mbivendosen boot-loader-it te Windows dhe ne kete menyre perseri mundesojne zgjedhjen e sistemeve te ndryshme. PartitionMagic shoqerohej me nje produkt te tille, BootMagic. Por me sa di une ka boot manager te ndryshem qe mund te perdoresh per Windows, te cilet i gjen free ne internet.
Nje menyre tjeter ne rastin tend, meqe ti e starton Lin me disk instalimi, eshte qe kete koncept ta cosh fare pak me tutje. Pasi te hapesh Linux sic e hap, ri-instalo edhe nje here vetem GRUB, boot manager/loader qe perdor SUSE. (ka dhe LILO por ai s'para perdoret me). Pas ketij ri-instalimi, rikthehemi ne situaten sikur Lin eshte instaluar pas Win dhe cdo gje duhet te funskionoje ne rregull me pas.