Re: "MISS"-et Shqiptare ne vite....
Marre nga
www.shekulli.com.al
Njëzetvjeçarja nga Peshkopia, që prej disa muajsh mban kurorën e shqiptares më të bukur konkurron më 6 dhjetor në Sanya të Kinës ndërmjet 72 vajzave të ?Miss Botës 2003?
Miss Albania, të shtunën në ?Miss Bota?
Klikoni në adresën:
http://www.tgcom.it/SondaggioFotoTgCom/sondaggio/sondaggio166.shtml
Olsi Kolami
Bukuroshja shqiptare, fituese e ?Miss Albania 2003?, Denisa Kola, do të marrë pjesë në konkursin ?Miss Bota 2003?, që do të zhvillohet në datën 6 dhjetor në Sanya të Kinës. Në ngjarjen më të rëndësishme të bukurisë, marrin pjesë 72 vajza nga vende të ndryshme të botës, ku mes tyre prej ditësh, është bashkangjitur edhe vajza nga Peshkopia Denisa Kola. Ajo ka mbërritur aty prej pak ditësh, pas konfirmimit që i është bërë nga Global Beauties, i vetmi aktivitet ky i njohur në të gjithë botën, për prestigjin dhe hartën e zhvillimit të garës për zgjedhjen e vajzës më të bukur të globit. Denisa Kola, ?Miss Peshkopia?, është 20 vjeç, 1.75 e gjatë dhe ndjek studimet në vitin e tretë në Fakultetin Ekonomik në Tiranë. Ajo ka fituar vendin e dytë si trupi më i bukur në edicionin ?Miss Universi 2003". Në CV-në përfaqësuese të bukuroshes shqiptare, me të cilën ajo përfaqësohet në website-in zyrtar të këtij aktiviteti, tregohet se është njohëse e gjuhës angleze dhe frënge, ndërkohë që është studente në vitin e tretë të Fakultetit Ekonomik, për Marketing dhe Menaxhim. Kola para pak kohësh ka pozuar në "Studion Berisha" në Manhatan New York. Në këtë garë, marrin pjesë bukuroshe nga e gjithe bota, ndërkohë që edhet kanë nisur qysh dje, ku edhe është zgjedhur mbretëresha e plazhit, e cila votohet nga vetë vajzat pjesëmarrëse në konkurs. Fituesja e kurorës së ?Miss Plazhit?, është zgjedhur ?Miss Irlanda?, e cila me sa duket ka mahnitur vajzat me hiret e saj. Ndërkohë që pretendente për kurorën e fitueses, është edhe italiania Silvia Cannas, e konsideruar si vajza më e votuar momentalisht nëpërmjet internetit. Pothuajse të gjithë italianët po japin votat e tyre përmes faqeve të web-it, për të votuar bukuroshen italiane, kjo edhe për faktin se përgjatë 52 edicioneve të këtij konkursi bukurie, asnjë italiane nuk ka fituar kurorën e më të bukurës së botës. 21- vjeçarja italiane, ka lindur në Sardenjë dhe është një balerinë e cila ndjek studimet e larta, për gjuhë dhe letërsi të huaj. Në garën e bukurisë pritet të nderohet edhe Azra Akin, fituese e edicionit të kaluar, ajo është me origjinë turke, por e lindur në Holandë.
?Miss Afganistani?
E veçanta e këtij ecidioni është, pasi për herë të parë, në këtë konkurs bukurie merr pjesë e para ?Miss Afganistani?, Vida Samazdai, 23 vjeçe, e cila është fituese e ?Miss Toka?. Ajo thotë se është e çmendur pas bikinit me ngjyre të kuqe dhe tregon se ajo është ngjyra e saj e preferuar, ndërkohë që për ligjin dhe kulturën muslimane nga ajo vjen, këto veshje për femrat janë krejtësisht tabu. Vida Samazdai është gruaja e parë afgane, e cila ka marrë pjesë në konkursin ndërkombëtar ?Miss Toka?. Ajo ka konkurruar së bashku me 60 vajza të tjera, ku dhe ka fituar e frymëzuar nga sllogani ?Të bukura për një kauzë?. Kurorëzimi i vajzës është bërë në Johanesburg, një muaj më parë, ndërkohë që përkrah ajo ka patur bukuroshin ?Mister Afrika?, Theuns Prinsloo 22 vjeç, me lëkurë të bardhë dhe origjinë hispanike. Sipas organizatorëve, vajza nga Afganistani, i ka mahnitur shoqet e saj me bujarinë dhe ngrohtësinë e saj. Ajo flet disa gjuhë të huaja dhe ka treguar për median se është larguar me familjen e saj drejt Pakistanit, gjatë kohës së luftës dhe premton se do të rikthehet atje sërish, pas normalizimit të situatës. Ëndrra e saj e fshehur në sirtar është të punojë për Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe t?u tregojë shumë njerëzve në botë, se gratë duhen respektuar, jo sepse janë të bukura, por sepse ato janë të barabarta me meshkujt. Nata finale e konkursit do te shfaqet nga Kina ne worldvision, nderkaq ne juri behen te ditur emrat e aktorit te mirenjohur Xheki Can dhe te Kendeis, autore e serialit te famshem "Seksi dhe qyteti". Amanda Biram dhe Fil Koegan do te prezantojne edicionin e 52-te te konkusrit te bukurise.
Denisa Kola
Pasaporta ne Miss Bota
Densia studion per Administrim Biznes ne fakultetin e Ekonomise. Ambicia e saj eshte te behet nje biznesmene e mire dhe te hape nje Agjensi video grafike. Denisa eshte rritur ne nje shtepi te mbushur plot me libra dhe novela, keshtu letersia eshte bere pjese e saj, duke u shfaqur ne forma te ndryshme, sic eshte dhe ajo e te shkruarit.
Hobet
Sportet ne te cilat perfshihen: vullnetare e Kryqit te Kuq, leximi, muzika, piano, volejbolli, basketbolli, noti dhe gjithashtu pelqen cfaredolloj kercimi.
Gjuha: Shqip, Anglisht dhe Italisht
Histori
Bukuroshet shqiptare, në konkurset ndërkombëtare
Fati i ka ndritur pothuajse të gjitha vajzave shqiptare fituese të edicioneve të bukurisë, që të rrëmbëjnë qoftë edhe një trofe në konkurset ndërkombëtare të bukurisë. Kështu Valbona Selimllari, e para ?miss?, ka fituar çmimin e tretë në konkursin ?Miss Bota?, menjëherë pasi ishte zgjedhur vajza më e bukur e vendit, ndërkohë që pak kohë më vonë, ajo pozicionohet e para në konkursin ?Miss Globi?. Ndërkohë që pak vite më pas, Anisa Kospiri, hyn në dhjetëshen e vajzave më të bukura të botës, në ?Miss Universi? ndërkohë që përgjatë gjithë konkursit është përmendur si një ndër konkurrentet më inteligjente. Më pas Anjeza Maja, tentoi të njëjtin çmim, megjithatë nuk fitoi gjë. Shumë bukuroshe të tjera, si Hygerta Sako apo Monika Sguro, kanë fituar çmime në edicionet e bukurisë evropiane apo edhe në mjaft konkurse të tjera të zhvilluara në rajon. Megjithatë mjaft vajza bukuroshe, qoftë edhe ato që kanë fituar çmime të tjera në konkursin e bukurisë shqiptare, janë fiksuar në celuloid, duke pozuar për revista prestigjioze dhe një prej tyre është Valbona Çoba, ?Miss fotozhenia? e parë shqiptare.
Klikoni në adresën:
http://www.tgcom.it/SondaggioFotoTgCom/sondaggio/sondaggio166.shtml
dhe jepni votën tuaj për bukuroshen shqiptare (e para në listë)