Pasimi i traditave të popujve të kaluar
Nga fitnet e mëdha është edhe pasimi i traditave të Jehudëve dhe të krishterëve dhe emitimi i tyre. Disa nga muslimanët kanë emituarë mosbesimarët, i përngjajnë atyre, kanë marrë sjelljet e tyre dhe u kanë pëlqyerë ata. Kjo është vërtetim i asaj që ka lajmëruar Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] në hadithin që transmeton Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Nuk do të ndodhë Kijameti derisa ummeti im të mos vepron atë që kanë vepruar popujt e kaluar, pëllëmb pas pëllëmbe dhe kut pas kuti” i thanë: O i Dërgauar i Allahut! Siç veprojnë Persianët dhe Romakët? Tha: “E kush mund të jetë prej njerëzve përveç atyre”.(Transmeton Buhariut). Ndërsa në transmetimin e Ebu Seid i thamë: O i Dërguar i Allahut! Jehudët dhe të krishterët? Tha: e kush?(nëse jo ata). (transmeton Buhariu dhe Muslimi). Ibn betali thotë: “I Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka lajmëruar se ummeti i tij do të emitojnë gjërat e shpikura, risit dhe epshet, ashtu siç ka ndodhur me popujt e më hershëm para tyre dhe ka lajmëruar në shumë hadithe se të fundit janë më të këqinjë dhe se kijameti nuk ndodhë vetëm në njerëzit më të këqinjë, kurse feja mbetet tek njerëz të veqantë” Ibn Haxheri thotë: “Shumica e asaj që ka lajmëruar i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] ka ndodhur dhe do të ndodhë ajo që ka mbetur nga ajo që ka lajmëruarë”. Në këtë kohë ka shumë nga muslimanët që u përngjajnë mosbesimtarëve nga lindja dhe perëndimi, ashtuqë burrat dhe gratë tona u përngjajnë burrave dhe grave të tyre dhe janë sprovuar me ta derisa ka rritur çështja tek disa njerëz të dalin nga feja, duke besuar se nuk mundet të ndodhë përparimi, civlizimi vetëmse me hudhjen e Kur’anit dhe sunnetit pas shpine. Kush e njeh islamin e saktë e kupton se ku kanë rënë muslimanët në shekujt e fundit, nga largimi prej mësimeve të islamit, daljes nga akideja e tij, ashtuqë nuk ka mbet tek disa nga islami përveç emrit. Kanë gjykuar ligjet e mosbesimtarëve dhe janë larguarë nga sheriati (ligji) i Allahut. Prandaj nuk ka cilësim më i plotë se sa përshkrimi i Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] muslimanët në emitimin dhe arbitrimin e tyre te mosbesimtarët, kur thotë: “Pëllëmb pas pëllëmbe, kut pas kuti, derisa nëse hynë në vrimën e hardhucës do ti pasoni”. Imam Neveviu thotë: “Qëllimi me fjalën pëllëmbë, kutë, dhe vrimë është përshkrimi i përgjasimit të madh atyre, ndërsa me fjalën përgjasim ka për qëllim ndjekjen e tyre në mëkate e jo në mosbesim dhe në këtë ka mrekulli të dukshme në të Dërguarin [salallahu alejhi ve selem], ngase ka ndodhur ashtu siç ka paralajmëruar”. Fitnet nuk kanë fund, fitnet e grave, të pasuris, dashuria ndaj epsheve, dashuria ndaj fuqis, sundimit dhe postit, të gjitha këto janë fitne ndoshta e shkatërrojnë njeriun, lusim Allahun të na ruajë dhe të na shpëtojë.