Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

Kaq idealiste te jeni valle, apo besoni deri aty ku ua lejon frika dhe mekati shpirteror dhe ai mendimtar dhe thoni qe besojme ke Krijuesis se keshtu jemi ne paqe pasi nuk i dihet me vone, eshte s'eshte ai pas "deres" se transformimeve te thella te qenies (si thote Diti, nga mize ne peshk, nga urith ne flutur dhe kshu e plotesuam ciklin e domosdoshem te lindjes dhe rilindjes :rolleyes: ), ptra ne nje fare menyre u ndihmon te flini gjume te qete.Puh sa tipa komode keta, paqesore dhe me konkreten edhe me imagjinaren (mos keqkuptoni termin "imafjinaren" i referohem asaj gjese "prapa dere" asaj te mbinatyrshmes qe "i druheni").

:rolleyes: :rolleyes: :rolleyes:
 

abs

nuk e di...
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

... . !


-----------------

...arkitekti i "hapsires" tende je ti ...
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

Kjo teme u be teper imaterialiste dhe predikative per mua.

Dorezohem! Zhurma me e madhe behet gjithnje kur predikohen gjera imagjinare(spiritualizmi), se ato nuk ekzistojne realisht. Ne njerezit kemi vetem dy veshe, keshtu qe...
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

jasht teme...po do te kisha qejf viso te te coja ne ca vende e te te shihja sesi o te dhiheshe ne breke prej "ç'ka s'eksizton" se syri s'e sheh.Aty do ta shikoje sesi do ti mbahej goja filozofise tedne dhe materializmi me bindes s'do te te sherbente me shume sesa per te kryar menderin.

Zoti te dhashte mundesine te kesh me shume eksperienca ne jete sesa shpi pun e internetkafe'!
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

edhe un jasht teme...Kam qen' kam qen' n'Kajro. 18 milion jevgj, gati te gjithe muslimane. Zere se isha ne haxh.

E forta fare ishin kur ziheshin jevgjit: u hangen me llafe nja dy tipa 1.90. Keto ishin me kanatiere nga 100 kile te dy, pastaj iken dhe moren disa xhama te thyer. Une me mikun tim ndalova te shihja "kasaphanen". Por jevgjit muslimane /pf/images/graemlins/laugh.gif u afruan dhe hodhen xhamat ne toke /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif pastaj filluna te kapeshin nga kanatjeret derisa i grisen, si grate /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

S'e ke iden' ca skene e fuqishme! Na vinte edhe zor t'qeshnim!

Keshtuqe, ato vendet ku tigri yt(qe te frikeson vetem ty) te con here pas here une i shoh perdite: KOPEJA!

Ku ka kope, ka edhe mrekulli spirituale! Ku ka mendimtare te lire, ka vetem mrekulli natyrore dhe njerezore, lendore.
 

olti

Neo
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

Mos u bej rracist tani :smash: E di se do me thuash tani se fjala "jevgjit" vjen nga greqishtja dhe me te emerton pikersisht egjiptianet (nese nuk ke gjetur akoma ndonje fjale qe ta besh dhe kete shqip /pf/images/graemlins/laugh.gif ) por perseri nuk eshte e lejueshme te flasesh me paragjykime dhe nencmim! /pf/images/graemlins/wink.gif
Kjo eshte nje nga pasojat e materializmit. Kjo filozofi eshte shkaktare e rracizmit te sotem dhe te shekullit te kaluar, ne bote.

PS: Pas nje jave jam ne Elbasan; do pijme nje kafe bashke /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Klinton

Primus registratum
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

Atman pershendetje
Ne faqen e pare te kesaj teme, vura re repliken tende ndaj Jules.
Jam shume dakort me pergjigjen e dhene sepse ne kete bote mundohemi te jemi edhe objektive dhe subjektive, mundohemi te jetojme me materjalizmin dhe dogmat e ndryshme te shpikura ne kete bote por kurre nuk mund te bejme ndarjen e perpikte me cilen bota duhet te levize.
Neqoftese nuk je materialiste atehere cfare je ti Jula?
Besoj Jula ne kemi ardhur nga bota spirituale dhe e dogmave dhe idealeve dhe po shkojme drejt nje bote tjeter qe ne nje forme a tjeter merr emrin "Materializem" por qe eshte me shume domethenese se vete fjala "materializem"
Kur Gjoni ndertoi nje shtepi buze detit, dikush i thote se shtepia jote nuk ka jete gjatesi sepse edhe deti nevrikoset dhe ta merr shtepine tutje ne thelesi te saj
Atman: Une ndaj te njejtat mendime me te cilat ti ke shprehur.
Billi
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

Vis dhe Presidenti, boll se fyeri!

P.s.Paralajmerimi i fundit se piperi qe i hidhni temave po me jep me shume teshtima sesa lezet ne "gjelle". /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

Une nuk pergjigjem me pasthirrma.

Ja nje mendim i vyer i Nices:

Idealisti është gënjeshtar – Nuk duhet ta lëmë veten të tiranizohemi as edhe nga e drejta jonë më e bukur, ajo e të ngriturit të gjërave në ideal, përndryshe, një ditë të bukur, e vërteta do të ndahet prej nesh me këto fjalë të këqija: “O gënjeshtar i madh, çfarë kam unë të përbashkët me ty?”

(Nga “Udhëtari dhe hija e tij”, Fridrih Niçe)
 

jula

Primus registratum
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

Une bej thirrje ne mbrojtje te se drejtes per te zgjedhur. Te pakten ne fusha jo te sakta si filozofia (aq me teper filozofia e jetes), nuk mund te pohoet a priori "e drejta eshte ne krahun tim!"
Rrjedhimisht, kundershtia e "tjetrit" nuk mund te etiketohet genjeshter, idiotizem apo mekat.

Perlat nuk u hidhen derrave, ne respekt per perlen dhe per...derrin. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

atman

Forumium maestatis
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

Idealisti eshte genjeshtar!
Nuk e di Vis Elbasani nese e ke perkthyer ti kete pjesez nga Niçe, por duke e lexuar kam pershtypjen se ka nje kontradikte brenda, (eshte fjala me e bute qe mund te perdor, sepse meriton te thuhet budallallek).
Themi idealisti eshte genjeshtar dhe po ne vijim thuhet se nuk duhet ta leme veten te tiranizohemi as edhe nga e drejta jone me e bukur... ajo e te ngriturit te gjerave ne ideal!!!
A nuk ke pershtypjen se nuk shkojne me njera tjetren dhe se ketu ka nje lajthitje te madhe te Niçes, nese jo, te kujtdo qe e ka perkthyer.
Si mund te thuhet se idealisti eshte ginjeshtar. Po ti vete, je i xhveshur nga idealet? Une nuk njoh njeri qe te mos kete ideale, qofte edhe te pamoraleshme, por te gjithe kane. Ti ndoshta, ose Niçe ben perjashtim. Idealet ne nje fare menyre jane te lidhur me endrat, deshirat e njeriut dhe gjithe jeten e tij ai kerkon ti realizoje, ne mos te gjitha, nje pjese po. Pra duhen kuptuar si nje dimension i jetes. Ne fund te fundit, çdo gje qe ne duam te bejme, lind si ide ne tru, piqet dhe fillojme ta realizojme. Ku eshte genjeshtra ketu dhe ku eshte e verteta? Me duket se nuk ka asnje lidhje logjike. Une mund te jem idealist nese enderoj per nje shoqeri me te mire, mundesisht pa dhimbje e varferi, por kjo nuk eshte kusht qe une te jem genjeshtar.
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

Te kujtohemi njehere se e verteta nuk varet nga perfundimet tona,metoda e arritjes deri te te cilat e dime mirefilli se nuk i pergjigjet natyres te se panjohures se pakapshme qe kerkojme ta njohim zhdrejtazi.Le qe edhe po ti pergjigjej metoda jone natyres se te panjohures se pakapshme,nuk do te ishin doemos te sakta perfundimet tona.Duhet perqafuar sofizmi,nese duam te besojme se kemi ndonje dije te sakte per vete te panjohuren e pakapshme.E verteta eshte e pavarur nga kapjet tona, fjalet,termat qe shumekujt i lindin kapjet e jo e kunderta,anime nga nderlidhja e ketyre.Me kete rast do t'i drejtohesha Principielit se ku e ka pare ne Kuran te thuhet se Zoti eshte vaxhibulvuxhud.Gjithashtu eshte gabim t'i kundershtosh mendimet e te tjereve ne emer te Kuranit,aq me teper kur ti po ua le pershtypjen atyre qe nuk e njohin Kuranin se Kurani paska mbajtur filan qendrimin a mendimin.Mos e ngaterro filozofine arabe[qe eshte vetem pjeserisht islame]me Kuranin.Kurani eshte i hapur edhe per kundrime te tjera nga ato te disa filozofeve arabe e persiane.vaxhibulvuxhudi e musebbibulesbabi le te ta nderrojne mendjen paksa.Hiq nga mendja politiken,dhe me thuaj se ndaj krishterimit apo ndaj ateizmit qendron me afer Kurani,shkallen e menndajafrimit kerkoj te ma thuash e jo perkimin e mosperkimin e dyanshem.Perse Kurani thote -kerkoni-.
 

HeavenBesideHellWithin

Primus registratum
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

kush me ndihmon te perceptoj te VERTETEN
ceshte e verteta???? di ndonjeri te me jape ndonje perkufizim???
bohhh
 

HeavenBesideHellWithin

Primus registratum
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

ceshte materia??
po shpirti mund te jete i perbere nga materie???
dhe nqs jo pse jo
pse shpirti nuk eshte materie dhe pse materia nuk eshte shpirt
mua me duket sikur eshte e njejta gje
meqe dikush shkruajti per shpirtin me siper nejse
 

atman

Forumium maestatis
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

E verteta lidhet me ate mendim qe bashkon gjera qe jane te bashkuara ne natyre dhe me ate mendim qe ndan gjera qe jane te ndara po ne natyre.
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

E verteta nuk mund te kete perkufizim gjitheveteperfshires gjithetjeterperjashtues,sa kohe qe perkufizuesi nuk njeh gjithçkane.Sa nga e verteta kerkohet,aq lende kerkohet per perkufizimin,perndryshe kerkimi i se vertetes do te ishte nisur nga paragjykime te thella.Dallohet e verteta e pare,per te cilen e kemi fjalen te gjithe,nga te vertetat e shkalleve te ndryshme qe jane kontekstuale[te kushtezuara,ketu].Ja dhe mendimi im qe njohjen e se vertetes do ta perparonte nje ndryshim rrenjesor i gjuhes[apo krijimi i nje gjuhe krejt shkencore]ne te gjitha fushat,sidomos ne Emertim,ne disa elemente morfologjike dhe me se shumti ne Sintakse.Vetem Terminologjia eshte krejt e pamjaftueshme.Po sa do te bindej bota per nje rinisje nga e para,e cila per fat te keq te njohjes njerezore duhet prapseprap te mbeshtetet ne paragjykime,ndonese me me pak lende paragjykuese nga ç'permban gjuha "shkencore" e sotme.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

Degjo Sitjetri, me sa kuptoj une, ti per te arritur tek Sivetja, ndjek nje rruge shume te gjate dhe teper konfuze.
Je i sigurt qe duke perqafuar sofizmin tend mund te arrihet tek e verteta, apo ke degjuar ndonje term dhe e perdor per te bere ndonje lloj pershtypje.
Sofizmi, i dashur, lindi si nje finese ne mendime, ne menyyren e te shprehurit dhe qe dalloheshin per arsyetime te holla te mbeshtetura ne logjiken formale. Por..e pikerisht kjo por e prish gjithçka sepse me vone e shndruan nga filozofi ne loje fjalesh. Dhe keshtu i dashur mik, sofistet apo sifistika filloi t'i nxjerre perfundimet e saj duke u nisur nga premisa te gabuara, ose me keq akoma duke shtremberuar ligje te logjikes.
Me qe jemi tek ligjet e logjikes, po te permend njerin prej tyre qe quhet :Ligji i identitetit dhe qe shkon ndesh me sofistet. Ky ligj thote se kur ne arsyetojme, apo gjykojme rreth nje objekti, mendimi yne rreth ketij objekti sado te perseritet duhet te mbetet i njejte ne permbajtje, i qendrueshem, ose ndryshe; identik me veten. -A- eshte identike me -A- (vetveten), ose e kunderta; JoA identike me JoA. Derisa molla do te mbetet molle, ato qe do te themi per te, ose mendimet tona duhet te jene identike me objektin, perndryshe lajthitim. Nese molla nje dite behet dardhe, arsyetimi tone duhet te ndjeke kete ndryshim per te qene brenda se vertetes. Ndersa sofistet nuk lodhen kaq shume, dhe natyrisht veshtire se arrine tek e verteta kur thone se:
ATE QE NUK E KE HUMBUR E KE,
BRIRET NUK I KE HUMBUR.
RRJEDHIMISHT BRIRET I KE!!!
Shko shikohu njehere ne pasqyre nese i gjen apo nuk i gjen briret, (nuk flas per ato qe mund t'i vere nje grua burrit) dhe pastaj me kthe pergjigje.
Sa per gjuhen, eshte bere nje perpjekje nga shkencetaret, ose gjuhetaret per te krijuar ate qe ti e quan gjuhe shkencore, ose si te duash. Quhet ESPERANTO. Rezultati, ai i deles Dolli. Si çdo gje e krijuar artificialisht.
 
Top