Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

jula

Primus registratum
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

Epo une nuk mund te lexoj pa deklaruar ndjesine qe me jep...ajo "Mos kij frike nga Marxi"-> :rolleyes: :book: ...kishte dhe ditelindjen dje fatziu.

Une e pranoj ate idene se mund te jem kontradiktore, me jep dhe nje dore Whitman per te mos u pezmatuar shume nga ky fakt ama...
Ishte nje perpjekje per te mos hedhur Marxin poshte (te pakten pjesen shkencore te historianit Marx), pak a shume si puna e femijes dhe ujit te piset.

Por nuk mund te rrij pa e kundershtuar, Zoti(ooops!) na ka dhene mendje per te kritikuar edhe...idhujt. Problemi kryesor, per mendimin tim, eshte se, mendimi marksist deklaron materializmin si pikenisje e perfundim te dialektikes se vet, por nuk arrin te shohe nje fenomen te cuditshem: Ngritjen ne nje piedestal ideologjik, pra a-racional dhe mistik te dickaje tjeter...le te themi te forces progresive te nje klase...
Valle nuk u mjaftonte materia? Ne te kundert do te kishin mohuar gjithcka duke e lene piedestalin bosh, po them se shoh tek kjo nje simptome te nevojes per te mos qene "vetem TE kesaj bote".
Pra, mos e perbuzni vezhgimin akut te Croce-s.


Presidenti, :wave: !
 

jula

Primus registratum
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

...Pali me nje llaf: Sigurisht qe me ate "bota" kuptonte itinerarin e perkohshem dhe material qe nje njeri pershkruan nga lindja deri ne vdekje... /pf/images/graemlins/smile.gif

Ky tjetri:
Eshte lufta finale, vendimtare mbi dhe,
internacionale do jete bota e re!

...koncept shoqeror.

Jula konkretisht nuk e di shume mire c'eshte bota. :shrug: /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

Edhe nje sqarim tjeter:

Spiritualizmi , eshte doktrina sipas se ciles shpirti (espirit) perben substancen e cdo realiteti (i kundervihet materializmit).

Dallon me kunderthenien idealizem, realizem , pasi keto jane doktrina mbi Origjinen e njohjes dhe jo mbi Natyren e qenies .


Spiritiualizmi i kundervihet materializmit jo vetem si shpirti i natyres, por edhe sikunder jeta i kundervihet mekanizmit.

Shembull: Filozofia e Bergsonit qe pohon pareduktueshmerine e jetes ne forme mekanizmi fiziko-kimik, perfundon ne spiritualizem (ne "Dy burimet e moralit dhe te fese") qe identifikon spontanitetin e jetes dhe veprimtarine krijuese te mendjes.

Le te themi qe: Psikologjia spiritualiste eshte ajo qe studion fenomenet psikologjike si produkte te aftesive te shpirtit (sipas Kuzin dhe Lashelje).
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

Fillimisht postuar nga jula:
Ky tjetri:
Eshte lufta finale, vendimtare mbi dhe,
internacionale do jete bota e re!

...koncept shoqeror.
Tani une e di qe Marksi eshte frymezuesi i Internacionales se Pare Punetore (proletare), por jo qe ka bere edhe tekstin e hymnit :idea:

Apo ia mys kot :shrug:
 

jula

Primus registratum
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

Edhe une s'kam shkruar shume gjera, por me ndodh te jem dakort me to...

"Une nuk jam marksist!" K.Marx, booo sa me pelqen kjo shprehja. :kiss:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

/pf/images/graemlins/laugh.gif

Jo ai mire e pat se ishte Kopja "e keqe" e Hegelit :shrug: ndaj perkon me ate c'ka pretendonte, por marksiste ishin ruset (sipas atij profetit me te njejtin emer). :idea:
 

jula

Primus registratum
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

Hajt ti fshijme keto postimet e fundit. Seriozisht.
Tema: materializmi...materialist i them Bakuninit dhe Labrioles une...Marksi na mbyti temen kot fare...te gjithe cifutet gjermane jane mistike. /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

jula, pse me habit, ti qe ajo qe do shpetoje nga turra e druve materilaizmin historik, te heqesh citimet nga dhe per Marksin nga Tema per Materializmin, do te thote te zhdukesh gjenezen e teorise ne fjale. :shrug:

Une them qe jane OK.
 

olti

Neo
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

He re/moj mjaft cituat te tjere, per me shume e mbushet plot me emrin e Marksit (jo Marxit /pf/images/graemlins/tongue.gif ) :smash:

Se pari do thoja se e kunderta e materializmit eshte idelizmi dhe jo spiritualizmi. Spiritualizmi eshte pjese e idealizmit dhe perfshihet ne te dhe jo e anasjellta. Thelbi i botes dhe qenies mund te merret materia, apo dicka tjeter ideale dhe kjo idealja mund te jete nje shpirt, apo dicka tjeter jomateriale. Ata qe pohojne te kunderten dtth qe nuk i kane bere mire detyrat e shtepise :tipsy:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

Kur te vish ne Tirane do te te bej nje dhurate shume shume interesenta, /pf/images/graemlins/wink.gif vec mos harro te ma kujtosh.

Nderkohe,

Informohu ketu

...edhe ketu

...edhe ketu


...edhe ketu


...dhe keshtu mund te vazhdoja pafundesisht.

P.s.S'ka nevoje me nxjerre gjuhen se mjafton te hapesh ndonje Enciklopedi apo te pyesesh ndonje nga profesoret e tu dhe do degjosh qe Materializmi qe Teoria qe zevendesoi Spiritualizmin.

Hajt naten e mire dhe lexim te mbare. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

olti

Neo
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

S'kam nevoje te hap ato qe me dhe apo dicka tjeter, sepse eshte ditur kjo. Me e pakta qe mund te dihet eshte pikerish kjo. Spiritualizmi eshte nje pjese e idealizmit, por jo ajo qe perfshin idealizmin brenda. Psh ka filozofe qe jane fetare/teiste, por ata nuk mund te quhen 'spiritualiste', sepse per ta Zoti nuk eshte shpirt, por Zot, krijuesi i gjithckaje, pra ata futen ne grupin e idelisteve. Pastaj mund te marrim filozofin me te madh te filozofise moderne, Hegelin, i cili per baze te botes merrte "Idene Absolute". Hegeli quhet filozof idealist dhe jo spiritualist. E keshtu mund te marrim filozofe me radhe /pf/images/graemlins/wink.gif

Pastaj filozofite nuk zevendeson, ashtu si thoni june fjaline e fundit, por evulojne dhe ecin perpara. Ku e gjete ti kete zevendesimin e spiritualizmit me materializmin?! Si u benka ky zevendesim filozofish (dhe jo teorish) ?!! Filozofia eshte kaq e gjere dhe nuk mund te jete kurresesi e kufizuar vetem ne nje drejtim. Pra ja ke fut kot dhe me kete "zevendesimin". Te thashe si ke bere mire detyrat e shtepise.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

/pf/images/graemlins/wink.gif

A thua /pf/images/graemlins/wink.gif
 

atman

Forumium maestatis
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

Juli apo Jula nuk e besoja se e kini te regjistruar gjenetikisht diegien ne turren e druve ju spiritualistet. Kujtoja se ishte diçka perkoheshme, i perkiste nje periudhe kohe te caktuar, per te vdekur e per te mos u ringjallur me. Ne fakt gabohem.
 

Rambla

Primus registratum
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

Fillimisht postuar nga jula:
[qb] Mahhh, premtoi me shume fillimisht kjo tema, nejse, problem relativ...

Jemi njerez NE kete bote, nuk jemi njerez TE kesaj bote.
Mua me duket elementare Watson /pf/images/graemlins/tongue.gif :
-Jemi ne kete bote dhe ky eshte nje fakt i pakundershtueshem, eshte gjendje, kemi disa nevoja dhe kerkesa qe nisin e mbarojne (mund te kenaqen) ketu pra;
-Nuk jemi te kesaj bote se nuk e konsiderojme veten te permbushur/plotesuar me cka me lart.

*kuriozitet historik: Benedetto Croce e citoi Shen Palin ne kete forme duke vrojtuar me habi per here te pare nje manifestim masiv te fillimshekullit. Protagoniste ishin punetoret dhe levizjet e para te organizuara antisistem. Gjeja e pare qe i erdhi nder mend ishte nje procesion fetar, pjesemarresit edhe ishin reale, edhe s'ishin te tille meqe i drejtoheshin nje realiteti tjeter qe s'mund te perceptohej lehte.
:book: ...Jane aq "ateiste" sa kane nevoje urgjente per nje ...Zot. :book:

Nuk di ne ju ngacmon ne reflektim ky pasazh, gjithsesi une e citova se mu duk me i mire se shembulli i kalit qe ha bar. /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Mah, edhe une prisja nje pergjigje me interesante dhe me "consistente". ty te duket elementare :eek: ...kurse mua vazhdon te me duket absurde. mgjth mund ta prisja nje citim te tille nga Shen Palit. si e kuptoj une kete shprehje eshte shume larg konceptitmit tend per te njejten, por nuk jam duke e shpjeguar tani sepse do dilja shume larg temes.

persa sa i perket episodin e meposhtem qe solle ketu eshte interesant, por do doja te thoja qe nga e njejta doktrine mund te rrjedhojne mendime te ndryshme, varet nga konceptimi qe njerzit i japin doktrines (cdo konceptim eshte personal keshtu qe edhe rrjedhojat kuptohen...). nje shembull: mendimet e Hobbes dhe Locke (te kunderta ne ekstremizem) rrodhen nga e njejta doktrine: Giusnaturalismo (nuk e di si thuhet shqip).
Une personalisht jam per doktrinat materialiste, por nuk jam absolutisht komuniste apo anarkike, jo te gjithe materialistet jane te tille.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

Rambla,te jesh materialiste ne pikpamje nuk do te thote te jesh komuniste. Per fat te keq ka driteshkurter ne kete bote, por ne kesi rastesh mua me kujtohet gjithmone shprehja: qorrin nuk ka nevoje ta shtysh ne grope, bie vete brenda.
Materializmi ka mijera vjet qe ka lindur dhe ishte nje kerkese e jetes per te shpieguar boten. Njeriu eshte kurioz dhe per fat ka aftesine te kerkoje nga vetja, nga ambienti (kupto bota) dhe mbi te gjitha t'ia pershtate vetes dhe nevojave te tij. Gjate tere kesaj rruge historike materializmi ka qene trajtuar dhe pasuruar nga filozofe te ndryshem. Lista eshte teper e gjate. Dhe kur arrime tek Marksi driteshkurterit e identifikojne tere materializmin me te. Kjo eshte çmenduri dhe nje ofeze per gjithe filozofet e tjere.
Sikurse eshte çmenduri te mohosh edhe perpjekjet e filozofeve te tjere qe i perkasin idealizmit, sepse tek e fundit mbetet gjithmone nje perpjekje per te shpieguar boten, jeten tone. Per hir te se vertetes ka ende shume pikepyetje qe duan nje pergjigje.
Cdo individ pasi njihet me to, eshte i lire te zgjedhe. Dhe keshtu dalim tek Giusnatyralizmi.
Persa i perket Giusnatyralizmit, mund te behet me logjike nje perkthim apo pershtatje. Nese merr fjalen dhe e zberthen kompoziten e saj: Giustizia -drejtesi dhe natyralizem konceptin e seciles e kemi te qarte te gjithe. Me shqip ndoshta duhet thene: E drejta natyrale.
Se ç'eshte me duket se ti e ke konceptin sepse pashe filozofet qe permend.
Thjesht per njohuri lindi ne Hollande rreth viteve '600.
Per nje kulture te pergjitheshme, po shkruaj diçka (ketu diskutojme pikerisht per kete pune, pa u merzitur as edhe nga ironite qe perdorim sepse nuk jane me te keq).
Si teori motoja e saj eshte: Vlera e njeriut ne plan te pare. Qendron mbi dy shtylla:
-Nga njera ane njeriu. E drejta e tij natyrale per liri, evolucioni i tij, rritja e personalitetit, e drejta per te manifestuar, liria e mendimit, e besimit fetar, e drejta per shtepi etj etj...Dhe arrime tek nje kufi sepse keto te drejta nuk jane te shtrira ne pafundesi. Kufiri eshte i domosdoshem per bashkjetesen shoqerore, dhe per te eliminuar konfliktet brenda grupit. Dhe ja ku dalim tek ana tjeter:
-Shteti.
krijohet midis te tjerave edhe per arsyet e mesiperme, qe te garantoje jeten e çdo individi rritjen e tij, te krijoje kushtet per çdo individ ne veçanti dhe per gjithe grupin ne teresi. Kete e ben nepermjet ligjeve qe nga njera ane garantojne individin, nga ana tjeter kufizojne po te njejtin individ.
Sidoqofte nje ekuiliber i interesave te çdo individi e çdo grupi, veshtire se gjendet.
Megjithate me pelqen te quhem i lire sepse ne fund te fundit njeriu ka lindur i lire dhe ka lindur shume e shume kohe para se te lindete vete shteti.
 

olti

Neo
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

Atman sa gjen rastin dhe me vrap te na ngrish lart Marksin dhe filozofine e tij te "madhe". Je marksist ti vllai?! Pastaj?!! Marksi mund te kete bere nje filozofi te madhe per kohet moderne, por qe filozofia e tij qe i beri gropen botes gjate shek. XX duke sjelle komunizmin, ashtu si folozofia e Nices ia beri pjesen tjeter te gropes duke frymezuar fashistet.

Disa fakte te prekshme te filozofise materialiste keto! :smash:

Mendimi im: Materializmi, e zeza e njerezimit!
 

atman

Forumium maestatis
Re: Materializmi - Analiza dhe kendveshtrime!

Me duket se ti Neo lexon nga e djathta ne te majte. Ndoshta ke mesuar nga arabet sepse ne shqip nuk figuron ndonje menyre e tille. Ose kur lexon qendron me vertikale dhe...beh...meyra menyra...
 
Top