Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

S

Scorpion

Guest
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Merre stresin lehte dhe ti /pf/images/graemlins/laugh.gif, shih gjendjen reale te vendit. Keto qe shtroni e paraqisni ketu, pse nuk ia tregoni dhe specialisteve ne pushtet qe te bejne dicka te dobishme per kete vend.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Jo te gjitha gjerat duhen pritur nga pushtetaret.Une kam nder mend te kthehem ne Shqiperi...per te realizuar diçka te dobishme /pf/images/graemlins/wink.gif
 

ujku81

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Keto qe diskutohen ketu (te pakten ne kete teme) nuk kane lidhje me pushtetin por me biznesin. Ne shkembejme mendime qe lidhen me punen tone (shumica qe shkruajne ne kete nenforum jane ekonomiste).
Sceptic ti fare mire mund te kontribuosh me eksperiencen tende ne punen qe mund te besh ketu, qofte nese punon ne biznes qofte nese punon ne administrate (dicka me pak).
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

E di qe mund te bej diçka prandaj dua te kthehem /pf/images/graemlins/smile.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Gabim qe paske ik pra /pf/images/graemlins/laugh.gif se do kishe bo i gjo gjithe keto kohe /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

capuni

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

...e di qe m'pelqen kjo ideja e njoftime.com. Si reklamohet tani per tani?
 

ujku81

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Goca ka vajt me mesu MLK, kur te kthehet do e shofin ca po na ban. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Mire ke Lupo /pf/images/graemlins/laugh.gif te gjitha keshtu thone, po iki me mesu /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Por jo te gjithe jane tradhetare qe nuk kthehen me /pf/images/graemlins/rolleyes.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Jo jo, vetem gjysmat /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Une nuk bej pjese te kjo gjysma qe thua ti.Kam plane dhe do t'i realizoj...vetem po u permbyt bota do me dali huq /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Ene ne ket mosh se ke mesu ala notin? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Rri urte se do na editoje EBM! /pf/images/graemlins/rolleyes.gif
 

Njoftime

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
...e di qe m'pelqen kjo ideja e njoftime.com. Si reklamohet tani per tani?

[/ QUOTE ]
Kur ke dicka per te shitur, (dmth nje artikull apo nje grup te vogel artikujsh) njoftimin e ben edhe vete duke u regjistruar fillimisht me nje username dhe password si ketu ne forum. Nqse do qe njoftimi yt te rrije per nje afat kohe ne krye te listes se njoftimeve paguan nje tarif mujore 5 Euro. Ketyre njoftimeve u bashkangjit edhe foto nese ke.
Ne qofte se ke nje biznes atehere forma me terheqese per te reklamuar eshte vendosja e nje reklame (format baneri) dhe ne varesi te madhesise apo kohezgjatjes te vendoset edhe tarifa.
 

Njoftime

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
E po nuk jane te tere specialiste te gallates si ti!! /pf/images/graemlins/laugh.gif

EBM e kam pare Njoftime.com do vene ca dore aty.

[/ QUOTE ]

Ujku i mirepresim te gjitha sugjerimet /pf/images/graemlins/thumbsup.gif

Po te duash thuaji ne publik, ndersa ne privat flasim me konkretisht!
/pf/images/graemlins/winkwink.gif
 

ujku81

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Pa merak, do flasim /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

AIPR

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Marketingu per organizatat jo fitimprurese
Nga Wendy Gray Maynard
.......
Pa i kushtuar shume rendesi permases apo misionit te nje organizate, me poshte gjenden disa elemente thelbesore te nje marketingu te suksesshem qe duhen shfrytezuar per te ndertuar nje njohje me te gjere nga komuniteti dhe per te kerkuar mbeshtetje:
1. Identifikoni audiencen tuaj te synuar: Percaktoni grupet qe organizata juaj do qe te arrije.
2. Mbani nje komunikim te vazhdueshem: Planifikoni strategjine tuaj te komunikimit per vitin e ardhshem. Zhvilloni nje kalendar per njoftimet e shtypit, gazetat, eventet speciale dhe perpjekjet e tjera te marketingut.
3. Krijoni identitetin tuaj visual: Komunikoni vizualisht po aq mire sad he gojarisht. Here pas here shfaqni emrin e organizates dhe logon neper gazeta, raporte dhe broshura. Nje imazh visual i mire dizjanuar dhe i kujtueshem do te forcoje njohjen e organizates tuaj.
4. Perdorni mesazhe te perseritshme dhe te ndryshueshme: Nje audience e ka me shume te mundshme te kujtoje nje mesazh, nese eshte i perseritur ne tipe te ndryshme te komunikimit. Per shembull, printoni formulimin e misionit tuaj ne nje brochure, shkruajeni ate ne nje njoftim publik qe transmetohet ne media dhe thuajani ate nje reporteri lajmesh. Slloganet jane nje menyre efektive per te perthithur esencen e mesazheve ne nje form te permbledhur e te kujtueshme.
5. Perdorni taktika te shumllojshme te komunikimit: Organizatat jo fitimprurese shpesh synojne disa lloje audiencash, te cilat mund t’i pergjigjen me qasje te ndryshme. Fushatat e ndryshme te komunikimit mund t’ju ndihmojne per te ngritur e ruajtur nje imazh me teper pozitiv dhe me shtrirje te gjere.
6. Zgjidhni dhe perdorni median e pershtatshme: Planifikoni te perdorni nje kombinim qasjesh te pershtatshme per te arritur audiencat tuaja te synuara dhe beni perdorimin me te mire te burimeve tuaja financiare. Aplikoni nje varietet metodash ku te perfshihen thirrjet telefonike, letrat, e-mailet, gazetat, njoftimet per shtyp dhe editorialet.
7. Zhvilloni nje identitet te forte dhe te mirenjohur me kalimin e kohes: Ndertimi i shikueshmerise dhe njohjes eshte nje proces gradual. Jeni te duruar, i qendrueshme dhe konsekuent.

Te gjithe artikullin e gjeni ketu:
http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&amp;file=article&amp;sid=143
 

capuni

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
...e di qe m'pelqen kjo ideja e njoftime.com. Si reklamohet tani per tani?

[/ QUOTE ]
Kur ke dicka per te shitur, (dmth nje artikull apo nje grup te vogel...

[/ QUOTE ]

Jo, jo s'me kuptove. S'po pyes si perdoret, por si reklamon njoftime.com veten.
 

Njoftime

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Ok, pardon per keqkuptimin.
Per marketingun e portalit kemi perdorur disa metoda te thjeshta qe jane dhe me kosto me te ulet.
E para ka qene "fjala e gojes" qe agjentet e portalit kane bere me drejtuesit e kompanive apo me njerez te thjesht (kryesisht gjate eventeve te ndyshme, sikurse jane Panairet)
Metode tjeter ka qene e-mail marketing qe u eshte drejtuar kompanive ne vecanti dhe 10,000 adresa e-maili me nje tekst te pergjithshem informues.
Kemi perdorur dhe marketingun guerril, duke lyer me boje siperfaqe muresh me linkun e www.njoftime.com
Po mundohemi te lidhim partneritete me faqe te tjera sikunder eshte AF-ja apo ISHMP, partneritete qe konsistojne me shkembime banerash.
Kemi patur disa artikuj neper gazetat apo e-newslettera, per te potencuar fillimisht marketingun on-line dhe ne nje fare menyre edhe portalin tone .

Nderkohe kemi parashikuar dhe disa hapa te tjere me te avancuar per ta bere me te njohur faqen, kryesisht tek disa grupe qe jane me te interesuara per kete lloj sherbimi dhe shume shpejt mendojme te kalojme ne veprim.
 
Top