Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn
Marketingu per organizatat jo fitimprurese
Nga Wendy Gray Maynard
.......
Pa i kushtuar shume rendesi permases apo misionit te nje organizate, me poshte gjenden disa elemente thelbesore te nje marketingu te suksesshem qe duhen shfrytezuar per te ndertuar nje njohje me te gjere nga komuniteti dhe per te kerkuar mbeshtetje:
1. Identifikoni audiencen tuaj te synuar: Percaktoni grupet qe organizata juaj do qe te arrije.
2. Mbani nje komunikim te vazhdueshem: Planifikoni strategjine tuaj te komunikimit per vitin e ardhshem. Zhvilloni nje kalendar per njoftimet e shtypit, gazetat, eventet speciale dhe perpjekjet e tjera te marketingut.
3. Krijoni identitetin tuaj visual: Komunikoni vizualisht po aq mire sad he gojarisht. Here pas here shfaqni emrin e organizates dhe logon neper gazeta, raporte dhe broshura. Nje imazh visual i mire dizjanuar dhe i kujtueshem do te forcoje njohjen e organizates tuaj.
4. Perdorni mesazhe te perseritshme dhe te ndryshueshme: Nje audience e ka me shume te mundshme te kujtoje nje mesazh, nese eshte i perseritur ne tipe te ndryshme te komunikimit. Per shembull, printoni formulimin e misionit tuaj ne nje brochure, shkruajeni ate ne nje njoftim publik qe transmetohet ne media dhe thuajani ate nje reporteri lajmesh. Slloganet jane nje menyre efektive per te perthithur esencen e mesazheve ne nje form te permbledhur e te kujtueshme.
5. Perdorni taktika te shumllojshme te komunikimit: Organizatat jo fitimprurese shpesh synojne disa lloje audiencash, te cilat mund t’i pergjigjen me qasje te ndryshme. Fushatat e ndryshme te komunikimit mund t’ju ndihmojne per te ngritur e ruajtur nje imazh me teper pozitiv dhe me shtrirje te gjere.
6. Zgjidhni dhe perdorni median e pershtatshme: Planifikoni te perdorni nje kombinim qasjesh te pershtatshme per te arritur audiencat tuaja te synuara dhe beni perdorimin me te mire te burimeve tuaja financiare. Aplikoni nje varietet metodash ku te perfshihen thirrjet telefonike, letrat, e-mailet, gazetat, njoftimet per shtyp dhe editorialet.
7. Zhvilloni nje identitet te forte dhe te mirenjohur me kalimin e kohes: Ndertimi i shikueshmerise dhe njohjes eshte nje proces gradual. Jeni te duruar, i qendrueshme dhe konsekuent.
Te gjithe artikullin e gjeni ketu:
http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=143