Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn
He mo ti s'po na le as te dalim e te vijme per kafe, me detyron te te kthej pergjigje. /pf/images/graemlins/smile.gif
Ira rrofsh yllo, por edhe ti vete mund te kapesh dy produkte apo sherbime dhe t'i bejme analizen.
Ok po kap 4 portale qe jane si me te njohurit ne tregun e shkembimit te informacionit per shitje-blerje mallrash dhe sherbimesh te ndryshme. Dua t'i bejme nje analize deri diku te mirefillte, ku te perfshihet dhe analiza SWOT.
1.
www.njoftime.com
2.
www.albania-guide.net
3.
www.telegazeta.info
4.
www.biznesi.com.al
Ka dhe lojtare te tjere ne kete treg, por une keta po konsideroje si me kryesoret.
Te gjitha keto faqe interneti e para duhet te fitojne konkurencen me gazeten Çelesi, e cila per hir te se vertetes eshte shtylla e ketij tregu.
Ok po e nis nga
www.njoftime.com qe e kam me familjar si portal.
Fuqite
1.Eshte teper funksional si portal, sepse ke mundesi t'i manaxhosh vete postimet.
2.Ka emrin me te lehte per t'u mbajtur mend.
3.Ka nje vizion te qarte se ku deshiron te arrije
4.Ka me teper perparesi persa i perket motoreve te kerkimit. Duke qene se te gjitha postimet ruhen ne arkiv, ka avantazh qe te jete e renditur ne krye te listes se kerkimit, per shume fjale kyçe (keywords) si pershembull, blej-shes shtepi, njoftime per tendera, kerkoj/ofroj pune etj.
5.Duke patur nje game te gjere rubrikash rritet mundesia per te thithur nje game me te gjere vizitoresh.
6.Synimi eshte te shtrihet ne te gjitha trevat shqipfolese
Dobesite
1. nuk ka mjete financiare per te mbuluar nje fushate kombetare marketingu
2. nuk ka biznes tjeter apo media nga pas, qe ta mbeshtese me publicitet sikurse kane
www.telegazte.info dhe
www.biznesi.com.al
3. faqja nga ana grafike le per te deshiruar, duhet te ishte me teper dinamike
Oportunitetet
1. Tendenca ne rritje e numrit te perdoruesve te internetit
2. Rritja e çmimit te reklamimit ne mediat e tjera do i kushtezoje kompanite te bejne njoftime apo reklama ne keto faqe
3. Shtimi i numrit te njoftimeve ne gazeten Çelesi, rrit konfuzionin dhe i ul efektivitetin e gazetes per te arritur nje biznes te mire.
Kercenimet
1.Ndryshimet teknologjike te shpejta mund te bejne qe kjo faqe te mos pershtatet me kerkesat e kohes.
2.Nje portal konkurent i mbeshtetur nga nje media e fuqishme, mund te ngreje nje portal tjeter te madh.
Kaq po me vijne ne mend.
Sipas jush cila do ishte menyra me e mire e marketimit per
www.njoftime.com te arrije te behet portali numer 1 ne Shqiperi, duke marre parasysh dhe njohurite qe keni nga teknologjia?