Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

Hm interesante kjo qe lexova.Eshte pikerisht ajo qe doja te thoja.Sot te reklamosh per cmimin tregon nje nivel sh te ulet te kultures qe transmeton firma dhe deshira per maxmizim fitimi duket haptaz ,gje qe konsumatoret e denojne ashper sepse ne kete lufte cmimesh preferojne fituesin e marketingut dhe jo fituesin qe konsumatoreve do ti kushtonte me pak.Ajo qe me ben pershtypje eshte kur hap site te firmave prestigjoze ne internet dhe me duhet te futem neper shume direktori per te gjetur cmimet e produktit.Dhe mendoj qe firma e ben kete jo vetem qe te ruaj ate segment tregu qe ka kapur por dhe te ruaj imazhin e saj prestigjoz ,sepse eshte ky imazh qe ngulitet ne mendje ( shembull: markat e veshjeve si Fendi,Gucci,Versace).Mua personalisht sdo me pelqente te shikoja ne nje reklame cmimin e produktit ,sdo me dukej aspak serioze.Interesante dhe ajo idea e GAP me minikataloget.Dicka e gjetur.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

Marrim nje rast konkret?

Nje kompani softwaresh do te zhvilloj nje treg te vetin. Ai prodhon software qe u sherben shkollave per te dhena te tilla si psh mbajtja e evidencave me nota, mungesa, si dhe dokumentacionit statistikor.
Nje tjeter produkt eshte software per hotelet, i cili manaxhon klientet, hyrje-daljet, rezervimet, shpenzimet, gjeneron te gjitha statistikat e nevojshme si per bilancin ekonomik, rezervimet, gjendjen e dhomave etj.

Gjeneroni ide se si mund te marketohen keto produkte.

Nje qe them une eshte kontakti direkt me drejtues te hoteleve dhe shkollave private.

Tjeter?
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

efikasja fare..... 1 muaj testim falas per cdo hotel dhe shkolle private... Eshte kohe e mjaftueshme qe klientit ti hyje ne zemer dhe te bindet....

ka shume avantazhe dhe eshte tamam adiktit per keto produkte si metode.
 

capuni

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Per mendimin tim, para se t'fillosh t'japesh ide se si do ta zhvillosh tregun, rradhit nja dy-tre pengesa qe mund te kete konsumatori per te adoptuar produktin. Sepse po nuk more parasysh cfare mund te behet pengese adaptimi, jepja sa te duash falas ...vrime ne uje ke per te bere.

Psh: Librat shkollor ne Shqiperi duhet te aprovohen nga nje keshill i caktuar i ministrise se arsimit. Po nuk dhane ata 10-12 vete aprovimin, s'perdoret dot libri. Pervec kesaj lloj pengese, ka edhe te tjera...
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Mendoj se supozohet se po operojme ne kushtet ideale ku e vetmja gje qe ka mbetur per te zgjidhur eshte marketingu
 

ujku81

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

oooooooo EBM mos me kujto marketingun e softwareve. Jam marre gati nje vit me marketimin e tyre dhe ketu ne Shqiperi eshte tmerr ta besh nje gje te tille.
E para - Kontakti direkt eshte jashtezakonsisht i domosdoshem ne fillim kur duhet ta besh te njohur produktin. Problemi eshte se duhet te kesh njerez shume te afte ne "public relations" qe ti beje te kuptoje tjetrit se cfare ben softi dhe pse duhet ta bleje kete dhe jo nje soft tjeter.
E dyta - Poster, testimi falas eshte shume i veshtire te suportohet nga firma. Firmave te softwareve u kushton shume suporti, nuk mjafton t'ja instalosh softin dhe ti thuash ja ku e ke, provoje. kerkon nje njeri ne dispozicion, qe t'ja mesoje dhe kjo ka kosto

Une mendoj (nga eksperienca) se ne kete rast ka shume rendesi produkti. Duhet te jete sa me fleksibel, ti pershtatet perdoruesit.
 

^Ira^

Forumium praecox
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Marrim nje rast konkret?

Nje kompani softwaresh do te zhvilloj nje treg te vetin. Ai prodhon software qe u sherben shkollave per te dhena te tilla si psh mbajtja e evidencave me nota, mungesa, si dhe dokumentacionit statistikor.
Nje tjeter produkt eshte software per hotelet, i cili manaxhon klientet, hyrje-daljet, rezervimet, shpenzimet, gjeneron te gjitha statistikat e nevojshme si per bilancin ekonomik, rezervimet, gjendjen e dhomave etj.

Gjeneroni ide se si mund te marketohen keto produkte.

Nje qe them une eshte kontakti direkt me drejtues te hoteleve dhe shkollave private.

Tjeter?

[/ QUOTE ]
Edhe une jam per kontaktin e drejtperdrejt me klientin per vet faktin se eshte shume specifike si produkt.
Per te promovuar produktin tek hotelet mund te perdoret edhe ndihma e dhomes se tregtise, duke organizuar nje tip konference dhe me pelqeu edhe ideja e posterit per nje muaj perdorim falas, nuk eshte se jam eksperte software-ash por kur shkarkohet nje program nga interneti te jepet mundesia qe per nje periudhe kohe ta perdoesh falas dhe pastaj ai program bllokohet pasi kalon periudha e perdorimit falas, pra mund te realizohet pa i shkaktuar dem kompanise duke iu kopjuar software.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

Nga nje vezhgim qe kemi bere ne si firme nje klient merr te pakten 2-3 kontakte para se te vendose te bleje nje software. Fillimisht kerkon ne treg per nje produkt qe i pergjigjet nevojave te tij (reklama, internet, fletepalosje, etj), me pas pyet njerez te tjere nese e kane degjuar, e perdorin dhe merr mendimin e tyre dhe me pas ben dhe nje kontakt direkt ku negocion vete per programin, cmimin dhe suportin.
Nje software i ri e ka veshtire te caje ne treg dhe kontakti direkt eshte shume deciziv, nje "sales rapresentative" i mire eshte absolutisht i domosdoshem.
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

Zakonisht te tilla programe software te veshtira per tu perdorur jepen me "trial version" ,dmth perdoren per nje periudhe kohe dhe mbasi e kupton vlefshmerine e programit ,interesohesh te kompania per ta blere.Ajo qe do keshilloja do ishte pikerisht ky "trial version" dhe nje staf trajnues qe do ndihmonte shkollat,hotelet, per ti shpjeguar hollesite e perdorimit te programit.Pa kete staf trajnues sdo te kishte kuptim produkti.Prezantimi i programit ne kontakt te drejteperdrejte me klientin do ishte goxha efikas.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

Ne e bejme keshtu, japim nje demo version, jo te limituar ne kohe por ne numer veprimesh deri ne 300 regjistrime, me pas duhet te celesh nje databaze te re ku mund te fillosh nga e para, ka funksionuar deri diku, por vetem me manual perdorimi eshte pak e veshtire, ndersa suporti me trajnim e thashe me siper eshte i kushtueshem.
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

PO me mire te kushtoje tani ne njohjen e produktit sesa te shkoje gjithe kosto e produktit dem.Per nje produkt te tille duhet patjeter asistenca e nje stafi trajnues.Megjithate po ta mendosh mund te marresh nje ekip prej 10 vetash me nje page fikse qe ndihmojne per njohjen e programit.Mjafton ta perqendrosh kete staf ne pikat kyce te bizneseve,si ne hotelet me emer apo shkolla private e universitete.Mund te trajnosh per kete pune studente me kohe part time te cilet nuk kerkojne te paguhen shume dhe nderkohe ndihmojne shume.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

Aktualisht keshtu e bejme me studente part time, kushtojne me pak.
Kosto e produktit nuk shkon dem, vetem se kerkon pak kohe, dmth firma duhet te mbahet me produktet e tjera nderkohe.
Software e rinj boom-in me te madh te shitjeve e arrijne pas 3-4 vjetesh konsolidimi ne treg (krijon emer, rritet numri i perdoruesve, etj). Perjashtim bejne ERP-te (Enterprise Resource Planning) qe kerkojne kohe me te gjate.
 

pppppaa

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

Po pra, ajo qe une e quajta si metoden me te mire eshte te jepet ne perdorim nje muaj (trial version full option). Ne kete pike me duket se kemi rene dakort te gjithe qe forma me e mire per te bindur klientin eshte perdorimi i produktit nga ana e konsumatorit madje deri ne ate pike saqe ta inkorporoje ne punen e tij te perditshme.

Nuk jam dakort me menyren qe ju perdorni me DEMO VERSION sepse lenia ne perdorim e vetem nje pjese te kufizuar te sherbimeve qe ofron produkti, krijon te perdoruesi nje imazh jo fort bindes. Edhe pse konsumatorit (perdoruesit) mund ti jete shpjeguar qe ai eshte thjesht nje version demostrativ, prape se prape ne mendjen e tij (mbase jo ne te gjitha rastet, por ne pjesen me te madhe) krijohet pershtypja sikur ky eshte vete produkti.... Dhe ketu po flasim per tregje native, sepse nese behet fjale per tregje qe kane eksperience me produkte si ky i yni, metoda demo version bie poshte......

Ndersa persa i perket kostove, eshte normale qe te ekzistojne kosto marketimi, e rendesishme eshte qe pesha specifike e ketyre kostove, te minimizohet sa me shume. Dhe kjo arrihet duke u shtrire sa me gjere ne rang tregu potencial. Ca dua te them... Nese per aplikimin e nje forme te tille marketimi produkti, ne do te na duhet patjeter nje ekip assistence, atehere ne duhet te perpiqemi qe te ulim sa me shume peshen specifike te kostos duke e ingranuar kete ekip assistence ne pune ne me shume se nje klient potencial (p.sh. 10 kliente)... Pra ulim peshen specifike te kostos se assistences teknike mbi cmimin e produktit, duke gjetur nr. e pershtatshem te klienteve potenciale qe kjo kosto do te mbuloje (normalisht nuk duhet harruar cilesia)...

Per mendimin tim nje periudhe testimi nje mujore per kete lloj produkti eshte menyra me efikase dhe me me pak kosto...
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

Jam dakort,po te duash te minimizosh kostot ne kete rast une e thashe nje alternative me lart me trajnimin e studenteve ne kohe part-time ,kushton pak dhe siguron cilesine.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

Ujku mund ta dijme me konkretisht se cileve software u keni bere marketing? Ta kam llafin kush ishte targeti, sa jetik ishin per kompanine dhe sa te perballueshem financiarisht gjykon ti me mendjen tende ishin per bizneset ku keni trokitur?
 

ujku81

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

EBM po ta nis me PM pergjigjen.

Poster versioni DEMO qe ne kemi perdoru eshte identik me versionin e plote me kufizimin vetem ne nr regjistrimesh. NDersa lidhur me kostot ne jemi munduar te krijojme nje sistem te plote ndihmes (manual perdorimin, help system te integruar ne program, telefon ne sherbim te klientit - hotline) dhe asistence on-site, ku jane perdorur studente part-time dhe specialiste senior.
Problemi i testimit eshte pak i veshtire ketu. Ne momentin e pare qe perdoruesi ngec i bllokohet puna dhe nese nuk ka asistence te menjehershme mund te heqe dore shume shpejt.
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

Me kujtohet vetem nje reklame e imb-se ne televizion..hmmm ..reklama thoshte shume pak.Heren e pare qe e kam pare se kam kuptuar madje as cfare kerkonte te reklamonte.Produkte te tilla kane shume nevoje per prezantim te paster te asaj qe ofrohet.
 

irene

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

ujko per c marketing flet ti kur laj thaj dy jeni ne treg, per te mos folur per diferencen e cmimit pastaj qe nuk eshte hic e dallueshme nga konkurenti ... /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

Jane bere disa ne treg tashme iren', packa qe emrin vetem 2 ose 3 e kane vendosur.

P.S. Lips paske ardhur ti..., ndonje pergjigje, apo c'ta kam qejfin una ty? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top