Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Biznesi.

ujku81

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Scorpion je i mirepritur. Hajt pra thartoji dhe ti i cik trute. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Scorpion je i mirepritur. Hajt pra thartoji dhe ti i cik trute. /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]

Prit dhe pak, s behen keto pune tak-fak. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Per mua do ishte me e bukur sikur ai programi qe reklamoni ju Ujku ,te mesohej ne universitete ,pasi studentet sidomos ata te ekonomise akoma merren me regjistrimet antike dhe sdine te bejne nje regjistrim ne kompjuter.Nese programi do mesohej neper shkolla ,do kishte shume perfitime sepse do behej i njohur,do nxirrte studente me te trajnuar,firmat do ishin te interesuar te punesonin studente te cilat i zoterojne ato njohuri,dhe do evitonte pagesat neper kurse te kontablitetit alfa e te finances 4 dhe 5,te cilat nuk kushtojne pak.Duhen pare te gjitha menyrat.Marketingu eshte gjithcka.
 
Kjo gje besoj se kushton, plus qe ka dhe shume gjera te tjera per tu futur pa arritur ke kjo gje. /pf/images/graemlins/smile.gif
 
hells_kitchen

Forumium praecox
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Mungesa kryesore ne kete mes eshte dhe pajisjet ....

Dmth po te shikosh ashtu sic the dhe ti angelic programet alfa jane programe shume te perzgjedhura te ekonomise por te pranosh te verteten sa nga keto programe perdoren ne ekonomine shqiptare ... jo shume .. kjo per vete faktin qe mungon baza materiale ne kete rast kumpjuterat .. /pf/images/graemlins/smile.gif

Kete e them nga eksperienca personale e nje te njojturi.. /pf/images/graemlins/smile.gif
 
capunii

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nje artikull qe flet per reklamat qe kane per testimonial emrat e famshem te botes se spektaklit dhe per target: vajzat.

MOS U FSHIHNI PAS FYTYRAVE TE FAMSHME

Miresevini ne nje mesim mbi marketingun qe ka per treg te synuar vajzat. Kushtojini vemendje, sepse çeshtja ka te beje me nje prej manive te marketingut qe po demton me shume. Nese ju ndoqet finalen e Super Bowl dhe verejtet Jessica Simpson te çmendej per Pizza Hut, ju tashme keni depertuar brenda rreziqeve potenciale te “popullaritetit”. Tendencat e marketingut eshte nje prej gabimeve me te medha qe eshte bere ne tregun e vajzave te shekullit te XXI.
Fame-zimi ndodh kur ju humbni besimin ne aftesite tuaja per te fituar nje vajze ne baze te meritave tuaja. Ju bindni veten tuaj se ju keni nevoje per nje njeri te famshem qe te jete dikushi, te jete me vlera dhe te terheqi vemendjen. Ndersa kjo pasiguri rritet, ju ndaloni ngritjen e identitetit individual te markes suaj dhe zgjidhni te fshiheni me mire pas imazheve te njerezve te famshem.

Artikulli i plote ketu:
http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&amp;file=article&amp;sid=102

[/ QUOTE ]

Ky artikull kishte "ME-Marketing" te stampuar ne cdo paragraf.

ME-Marketing = Une s'e pelqej kete, si rrjedhim e gjith bota s'e pelqen gjithashtu.

S'kishte asnje fakt konkret ne artikull mbi kompani qe kane humbur para sepse kane perdorur vajza te famshme per te reklamuar. Ne te kunderten, po te marresh parasysh kompani kozmetike si Maybelline, Revlon, Este-Lauder kane dekada qe reklamojne me vajza te famshme, dhe vazhdojne te kene markat me te njohura ne bote! Te ishte ashtu sic thote artikulli, P&amp;G do ishte kompania e pare qe do ndalonte reklamimin me femra te famshme.
 
^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Mungesa kryesore ne kete mes eshte dhe pajisjet ....

Dmth po te shikosh ashtu sic the dhe ti angelic programet alfa jane programe shume te perzgjedhura te ekonomise por te pranosh te verteten sa nga keto programe perdoren ne ekonomine shqiptare ... jo shume .. kjo per vete faktin qe mungon baza materiale ne kete rast kumpjuterat .. /pf/images/graemlins/smile.gif

Kete e them nga eksperienca personale e nje te njojturi.. /pf/images/graemlins/smile.gif

[/ QUOTE ]

SE pari,mund te mos jene programe per perdorim nga te gjithe,por jane programe me perdorim te gjere nga kontabilistet dhe nga vete firmat .Se dyti, ne shkollen time nuk mungon asnje pajisje (kompjuterat) dhe mendoj qe te kane informuar gabim.Here tjeter kur shkruan,nisu nga ato qe sheh jo nga ato qe degjon ( keshille kjo ).

Kjo gje qe thashe ka kosto te larte ama eshte shume e rendesishme per te investuar per dicka te tille dhe eshte ne favor te te dyja paleve si nga ana e firmes qe hedh ne treg kete program dhe nga Universiteti i Ekonomise.
 
dimir

Forumium praecox
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Kur e pyeta dekanin e FE se pse ne Informatike bejme nje program i cili nuk i ka hyre dhe nuk i hyn asnje studenti ne pune,ku studentet mbarojne fakultetin dhe nuk dijne te ndertojne nje tabele ne excel, me tha:
nje pedagog francez ma ka lavderuar shume kete algoritmiken dhe basic, e di qe nuk i ka hyre ne pune, por ai ma ka mbushur mendjen qe eshte nje program i vlefshem.
Sa per programe financiare ne FE nuk behet fjale se nuk ka pedagoge qe te mbuloje kete fushe, dhe per me teper nuk ekziston deshira e mire.
 
Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Capun perderisa ai artikull eshte marre nga Business Week, nuk besoj se kalon kaq shume pa u lexuar.
Gjithsesi ne gjykimin tim ka qene nje vezhgim i bazuar te nje grup gocash (mbase thjesht ka qene dhe mendimi i autoreve te shrkimit) dhe nuk jane marre per baze shifra te cilat te mbeshtesin tezen e tyre.
Mbase qellimi i vertete i shkrimit qendron gjetiu.
 
ujku81

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

LIPS programi Alpha ka qene ne FE, viti i fundit ka qene ne 2003 kur kam mbaruar une. Eshte dhene ne nje salle qe lere mos e pyet, me kompjutera dinozaur (as Pentium nuk ishin) qe donte 1 ore te hapej plani i llogarive. /pf/images/graemlins/mad.gif
Kete vit do te futet prape, besoj vetem per studentet e deges Ekonomi Informatike, po prape na lane te njejten salle te lodhur. Kompjuterat e mire nuk ti lene se e kane bere si pronen e tyre. Derisa ka njerez qe bejne ligjin ne FE, nuk ke ci ben. /pf/images/graemlins/confused.gif /pf/images/graemlins/confused.gif
 
Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Ujku riperteriheni ju shkollen me kompjuterat tuaj.
Do te ishte nje marketing i mire per kompanine tuaj, sepse keni goditur direkt ne target. Sa mund te veje ai investim? As 5 mije Euro besoj, por vlen per te pakten 1 mije student qe dalin ne vit nga Ekonomiku.
 
capuni

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Capun perderisa ai artikull eshte marre nga Business Week, nuk besoj se kalon kaq shume pa u lexuar.
Gjithsesi ne gjykimin tim ka qene nje vezhgim i bazuar te nje grup gocash (mbase thjesht ka qene dhe mendimi i autoreve te shrkimit) dhe nuk jane marre per baze shifra te cilat te mbeshtesin tezen e tyre.
Mbase qellimi i vertete i shkrimit qendron gjetiu.

[/ QUOTE ]

Fakti qe eshte botuar ne Business Week nuk hedh poshte ato qe thash me siper. Mua artikulli me teper mu duk si fushate PR per agjensin e re te marketingut me vajza 15 vjecare -- sesa nje teze e thelle qe permbys rolin e femrave te famshme ne reklama.

Business Week, si cdo material tjeter i atij lloji eshte thjeshte reviste biznesi ...ne fund te fundit, Financial Times zgjodhi Enron si Kompania Energjitike e Vitit per vitin 2001, kjo s'i jep legjitimitet Enronit si kompani. Ashtu sic edhe fakti qe botimi ne Business Week nuk i jep legjitimitet artikullit te mesiperm si artikull me baza te forta.
 
ujku81

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Sa per programe financiare ne FE nuk behet fjale se nuk ka pedagoge qe te mbuloje kete fushe, dhe per me teper nuk ekziston deshira e mire.

[/ QUOTE ]

Dimir nuk eshte e vertete, po te jete per Alphen dhe Financen per te ka (qofte pedagoge te jashtem, qofte efektive nga ata te kontabilitetit).
Madje departamenti i Finances kerkoi qe lenden "Kompjuterizim Financiar" ta jepnin pedagoge te Finances dhe jo te Informatikes, por nuk u lejuan, ndryshe ata te informatikes ngelnin pa pune. Dhe studentet e shkrete vazhdojne te mesojne ca gjera kot, qe i mesojne ne cdo kurs Exceli. Shumica e tyre kur dalin nga shkolla nuk dine te ndertojne nje bordero te thjeshte ne Excel, te mos flasim pastaj per ndertim aplikacionesh macro ne Excel ose Access. Ky eshte turp, po nuk ke ci ben. /pf/images/graemlins/mad.gif
Kjo ka qene nje nga arsyet qe ne ofruam kurse me 30 Euro per studentet (tregu eshte tek 60 Euro) dhe ka patur nje dyndje te papare. ne si firme me shume na intereson masivizimi i programit, krijimi i tregut, sesa fitimi nga kurset.

Ej qe te mos zgjatemi me shume se po dalim jashte teme, kush ka interes te mesoje me teper te me kontaktoje me PM.

Gjithe te mirat. /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 
ujku81

Primus registratum
Re: Marketing & Ide, Koncepte dhe psikologji Bizn

Shoku, problemi eshte qe ata as kete nuk kane per ta pranuar, se duan te kene vete kontrollin e gjithckaje.
Gjithsesi flm per rekomandimin.
 
Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

Ujku e di mor qe po s'vdiqen ata shekulloret e departamentit te Matematikes dhe Informatikes ne Fakultet, shtigjet do jene gjithmone te ngushta per te tilla gjera.

Capun flm per komentet, mund t'i besh dhe tek faqja respektive, do jesh i respektuar.
 
ujku81

Primus registratum
Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

Dhe ju thoni bej marketing...po ketu te iken petlla mor me ca njerezish ke te besh. Ketu behesh mashtrues me zor. /pf/images/graemlins/mad.gif

Kisha nje pyetje per ju te gjithe:

Sales force (personeli i shitjes direkte) duhen persona te lindur per kete pune apo nje trajnim i mire mjafton. Sa mendoni ju ka te bejne aftesite personale dhe sa menyra se si trajtohet dhe trajnohet??
 
dimir

Forumium praecox
Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

Per te qene i shkelqyeshem duhet te jesh i lindur dhe i trajnuar, per te te qene i dobishem duhet qe te kesh deshire per te bere nje pune te tille dhe te trajnohesh. Aftesite personale duhet te jene, por dhe eksperienca ben punen e vet. (mendoj une).!
 
Daniel H

Primus registratum
Re: Marketing, Ide, Koncepte & psikologji Biznesi

Per mendimin tim nuk ka persona te lindur per kete pune, por krijohen gjate kohes te kushtezuar nga rrethanat. Nje trajnim i mire dhe krijimi i nje ambienti motivues rreth forcave te shitjes do i jepte frytet e veta. Nese do kishte dicka te lindur ajo mund te ishe vetem bukuria fizike, e cila per gjykimin tim te jep avantazhe ne krijimin e besimit ne vetvete apo vetvleresimit dhe ne kete menyre e ke me te lehte te hysh ne komunikim kur ke edhe nje trajnim te mire nga pas.
 
Top