Made in Albania

Made in Albania

Te dashur miq...Gjitshka me posht esht marre nga revista klan, shkruar nga Blendi Fevziu.
Qe nje artikull mjaft interesant qe me zgjoi shume kujtime.
Shpresoj qe tju pelqeje
sinqerisht,
-B

Duke ndjekur pa shume vemendje, por padyshim me nje lloj kurioziteti te holluar debatet e shqiptareve ne internet, qelloi te ndeshja emrin dhe adresen elektronike te nje mikut tim te vjeter. Nje ish studenti te shkelqyer te matematikes, me te cilin me shume se sa studimet, na bashkonte para viteve '90te pasioni i stadiumit dhe ajo dritherima e cdo te diele mbasdite, kur "Dinamo" dilte ne fushe dhe ne e ndiqnim me nje ndjesi tashme te harruar. Pastaj mbasditet e bordures, kur me shume sesa profesoret, personazhet e bisedave tona te tensionuara qene futbollistet dhe kur debatet e thjeshta shnderroheshin ne disa beteja fjalesh, qe shume shpesh me duken si pararendeset e parlamentit te sotem. I kenaqur nga kjo rigjetje pas shume vitesh, i nisa nje mesazh te shkurter, duke besuar se ndryshimet dhe koha e larget duhet ta kishin zbehur disi ate kujtim te mrekullueshem te nje jete tjeter. Ne te vertete nuk ishte ashtu dhe miku im m'u pergjigj shume shpejt, duke kujtuar me nje saktesi te frikshme shume detaje dhe situata te harruara, duke nenvizuar absurditetin e kohes, por pa e fshehur edhe nje lloj nostalgjie. Nostalgjia normale qe ka cdo njeri per femijerine apo rinine qe nuk kthehet me. Kudo dhe sido qe te kene qene ato. Nuk e di pse pas mesazheve te para ai me sqaroi dicka per familjen qe kishte ne Boston, per dy femijet qe tashme po rriteshin dhe shqetesimin se pavaresisht shqipes se gjymtuar qe flisnin te dy, ndiheshin, pak ose aspak shqiptare.

Mesazhi tij, qe kishte brenda ne te vertete shume dhimbje, me kujtoi nje tjeter debat te gjere ne internet, po per te njejten teme: Sa e pranishme do te ishte Shqiperia tek femijet e emigranteve te vendosur tashme prej vitesh jashte dhe sa problem krijonte kjo tek prinderit e tyre? Me shume se sa nje pyetje, apo deshire e thjeshte, ajo shkonte shume me tej. Sa te lidhur do te ishin keta femije me prinderit e tyre, te formuar dhe te edukuar ne nje menyre krejt tjeter, peng apo rober te parimeve dhe filozofive te ndryshme? Pra sa mund te kuptoheshin ne nje bote te re, kur prinderit dhe femijet do te hynin me botkuptime thuajse diametralisht te kunderta. Ceshtje identitetesh mendova, ndersa miku im vijonte te me kujtonte plot skena te mrekullueshme te viteve te rinise, skena dhe detaje qe asnje nga femijet e tij nuk mund t'i kuptonte. Po cilat jane ato rrethana qe percaktojne identitetin e nje personi dhe sa te trashegueshme jane ne familje apo tek femijet? Dhe sa mund te ndihet njeriu i plotesuar, nese nje rrethane apo nje tjeter e ka privuar nga shume detaje apo ngjarje, per te mos thene botkuptime qe kane shenjuar femijerine e tij?

Veshtire per t'i dhene pergjigje. Qelloi qe ato dite te mesazheve sapo kisha mbaruar se lexuari nje liber te mrekullueshem, nje lloj eseje filozofike te titulluar "Identitete vrastare". Autori, nje shkrimtar i njohur libanez, qe ne moshen 27 vjecare ishte vendosur ne France dhe qe tashme po prej 27 vitesh jetonte dhe krijonte atje, Amin Malouf, shtronte pikerisht pyetjen me te thjeshte, por edhe me te komplikuar ne bote: Cfare jam une? Pergjigjia e pare do te ishte padyshim e shpejte dhe pa ndonje reflektim te madh, libanez. Kishte lindur dhe ishte edukuar atje. Bartete me vete nje pjese te mentalitetit dhe kujtimeve te asaj pjese te botes dhe mbi te gjitha e mbi gjithcka, ishte mjaft i lidhur me historine e vendit te tij. Por pergjigjia e dyte dhe me e menduar kerkonte me shume vemendje. Prej 27 vitesh jetonte tashme ne France dhe jeta pariziene ishte bere nje shprehi e tij. Jetonte si francez, mendonte si francez, e mbi te gjitha shkruante frengjisht. Ata qe e takonin e merrnin padyshim si te tille dhe menyra e te shprehurit dhe ajo e te menduarit ishin aq larg bashkeatdhetareve te tij. Akoma me shume femijet e tij flisnin thjeshte frengjisht dhe Franca ishte atdheu i tyre i vetem. E pra, cfare ishte realisht ai dhe cila ishte pergjigja me e sakte qe mund t'i jepte pyetjes se tij cfilitese?

I tunduar nga ideja e globalizmit, ai sqaronte apo linte te kuptohej se identitetet e kane humbur tashme kuptimin e tyre te pare e te dikurshem dhe se ajo qe konsiderohet si me e spikatura tek nje rrace apo kombesi, nuk mund te jete karakteristike e gjithe grupimit. Ideja se identitetet jane perzjere tashme dhe se tek gjithsecili mund te fleje pak nga origjinat e largeta, dilte here here ne tekst, duke shenjuar nje identitet te ri, por edhe shume interesant, ate te njerezve pa identitet te percaktuar. Thjeshte qytetare te botes, ose produkte te nje globalizmi qe sa vjen e rritet. Produkte te Coca Coles apo Philipsit, te Sony apo Gillete, te Versace apo Nestle. Qytetare te nje bote qe sa po vjen e po unifikohet dhe ku dallimet karakteristike te dikurshme kane mbetur shpesh si truke komerciale per te tunduar apo genjyer turistet e hutuar.

Por nese nje pjese e madhe e botes kishte filluar te bashkohej tashme prej vitesh ne kete grupim gjithnje e ne rritje, ne grupimin ku identitetet fillojne e zbehen dhe nuk luajne ndonje rol te spikatur; nese shumica e femijve te botes kishin filluar prej dekadash te rriten dhe te edukohen ne qytete dhe fshatra qe gjithnje e me shume i ngjajne njeri tjetrit, pavaresisht cepave te globit ku jane ngritur, per ne gjithcka ishte me e ndryshme. Jam i bindur se shumica e femijve te botes sot, ne momentin e ndergjegjesimit te tyre, kane se paku nje mori gjerash te njohura pavaresisht vendit ku rriten: luajne me topa qe mbajne marken Adidas, ulen perballe tavolinash ku kane prodhimet e Nestle dhe mbi to, shishet e Pepsit apo Coca Cola. Femijet e mikut tim kishin padyshim nje jete si kjo, por jo ai vete. I shenjuar me nje identitet te paster dhe tashme thuajse te harruar, me shume se sa produkt i globalizmit ne rritje, ai dhe pothuajse te gjithe ne qe qeme rritur para viteve '90te ne Shqiperi, ruanim tashme vulen e nje origjine te spikatur. Nje origjine qe na ben shpesh te ndihemi te afert, por pse jo edhe te larget dhe te pakuptueshem per femijet qe po rriten.

Nuk e di se sa te qarte e kisha kete vete ne koke, por me shume se kurre e ndjeva nje mbremje te mrekullueshme maji. Nje mbremje te fresket buze detit ne Durres, i tunduar nga ideja per te pjekur ne nje barbeky portative salcicet e nje firme tiranase te quajtur Hako, m'u desh te kaloja jo pak kohe me procesin e pergatitjes se saj. I pamesuar me zjarrin, besoj se shpenzova jo pak kohe dhe nje vardak me gazeta, per t'i dhene flake nje turre drush te lagur, te cilat nga ana e tyre, duhej te ndiznin dhe te pergatisnin disa grushta qymyr, mbi te cilat pritej te vendosej ushqimi qe do te piqej. Nuk e di se sa kohe humba duke ndjekur me shqetesim flaken qe here shfaqej e here zbehej, por ndoshta rreth nje ore pasi kisha hedhur shkrepsen e pare, flaka mori mbroth dhe une vendosa te shtoja mbi te disa kaci qymyr nga ai qe shitet ne cdo pike shumice te Tiranes. Pak minuta me vone, ndersa qymyri kishte filluar te skuqej dhe te merrte formen perfundimtare te nje barbekyje, nuk e di pse aroma e tij, ajo ere e rende dhe shpesh e padurueshme, m'u be befas e afert. Nje ndjesi e cuditshme me solli prane nje nga ato ditet e ftohta te femijerise, ose me mire te thuhet nje mbremje prej tyre. M'u duk se e rigjeta edhe nje here familjen time te mbledhur ne kuzhinen e ngushte ku bubullinte nje nga ato sobat 9 mije lekeshe me dru, pa emer dhe marke, dhe qe ne, si pothuaj gjithe shqiptaret e tjere, e mbushnim shpesh ne ditet e ftohta me qymyr. Duke shpresuar se nxehtesia do te qendronte me shume dhe se ne fund te fundit kjo ishte menyra me e mire per te kursyer dicka nga kater latat e druve, qe veshtire se mund te ishin te mjaftueshme per nje familje ne nje dimer te ashper. Nuk e di pse rijetova edhe nje here momentin kur soba mbushej plot me ate qymyrin e keq dhe te lagesht te Valiasit, i shnderruar ne ca forma vezake dhe qe nuk e di se perse quhej qymyr guri. Krejt inferior dhe i pakrahasueshem me ate tjetrin, qymyrin e drurit apo qymyrin qe mbante emrin "i Memaliajt". Nje asocim i cuditshem e lidhi eren e qymyrit me ate te cajit te malit, qe zjente ne cep te sobes ne cajnikun kinez prej alumini dhe qe sa here nxehej tej normales prodhonte nje shfryrje te zhurmeshme dhe pse jo te frikshme. Pastaj vinte era e bukes se thekur, nganjehere te djegur, qe jo ralle, per t'i shmangur kontaktin me pllaken e nxehte te sobes e vendosnim mbi mashen e gjate. I tunduar nga ai kujtim i mrekullueshem, por njekohesisht i mjere i femijerise, nuk e di pse m'u duk vetja krejt absurd perpara barbekyse portative, qymyrit qe e merrja tashme nga nje thes me etikete te shkruajtur bukur dhe salciceve qe prisnin ne krah shnderrimin e qymyrit ne prush. I gjendur mes dy situatave qe aq papritur dhe pabesueshem i kishte lidhur nje arome e rende dhe aspak e kendshme qymyri, mendova befas se nje asocim te ngjashem duhej te kishin me qindra mijera, ne mos me miliona shqiptare te tjere. A ka ndonje prej tyre, pyeta veten, qe nuk bashkon dot ne nje aromen e bukes se thekur ne sobe dhe jo ne theksen elektrike, eren e cajit te malit qe del nga nje cajnik i perveluar alumini dhe aromen e qymyrit qe prodhonte shpesh ne kuzhinat e vogla nje ajer te rende dhe mbytes? Veshtire, ia ktheva pergjigjen vetes, dhe nuk e di pse besova ate moment se ajo qe na shenjonte te gjitheve dhe qe na bente kaq te afert me njeri- tjetrin ishte pikerisht kjo. Ose disa dhjetra situata e detaje te tilla, krejtesisht tonat, qe kishin shenjuar nje pjese te rendesishme te jetes ose formimit shqiptar. Dhe qe ishin kaq te vecanta dhe kaq te ndryshme nga cdo situate ose detaj qe kishte shenjuar formimin e nje populli, ose disa popujve ne te njejten epoke me ate tonen.

Disa ore me vone, ndersa darka kishte mbaruar dhe mbi barbekyne portative qene fikur tashme edhe thengjinjte e fundit, telekomanda e televizorit me mbeti padashur ne nje stacion qe transmetonte nuk e di se si nje emision homazh per Tano Banushin. Nje emision i mrekullueshem qe risillte prane humorin e holle te shume viteve me pare, qe ishte as me shume dhe as me pak, humori i femijerise sime. M'u kujtua se si ngulesha para TVSH diten e shtune ne mbremje, kur sipas programit te saj ishte "Estrada ne ekran" dhe m'u duk se ende tani e kam te veshtire te perjetoj po ate kenaqesi te atyre dy oreve. A mund t'ia shpjegonte miku im femijeve te tij amerikane kete dhe a do ta kuptonin ata? Si do t'ua shpjegonte ate momentin kur i veshur si fotograf, Tano Banushi replikon me qytetarin qe nuk gjente fotografine e tij duke i leshuar batuten monumentale: "Gruan ta gjeta, femijet t'i gjeta, kur nuk e di ti vete ku je, ku ta di une!". Padyshim qe nuk do ta kuptonin dhe nuk eshte cudi qe nje moment apo tjetrin ta veshtronin me qortim. Qene te afte te kuptonin cdo njeri, ne cdo cep te globit, por jo babain e tyre te rritur ne nje lagje te ulet dhe me qerpic te Tiranes. I perkisnin nje grupi tjeter identitetesh dhe ashtu si ne nje tregim te mrekullueshem te Teodor Kekos, vetem me vone do ta kuptonin se i ati, miqte e tij, shume nga ne, i perkisnin nje identiteti dikur te spikatur, por tani ne zhdukje, atij te shenjuar me firmen e dikurshme, Made in Albania.
 

Onufri

Primus registratum
Re: Made in Albania

Une me balona nuk jam marre shume po per karrocat vdissha. Trupat zakonisht i vidhnim te uzina dinamo, takot i gjeja ne depon e shtepise(aty ku mbanim dru per soben),pastaj sajoja ndonje bosht dhe guzhinetat qe ishin me te veshtirat per tu gjetur, Pastaj per te hapur vrimen te timoni hiqnim te zite e ullirit. Po ja velente, gjithe veren me karroce rrugeve
thumbsup.gif

S'besoj te kete çun qe te mos jete marre me karroca <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

edda

Primus registratum
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga ximi:
[qb] eh tani ishte koha qe shkoheshte ne plazh [/qb]
Ne shkojshim çdo vit 1 muj n'pogradec se mu m'bante mire klima atje, nuk me dukeshin me brinjet siç me thoshte im ate (nuk e di me çar sysh i shikonte ai se une i dalloja mire per vete edhe pas pushimeve <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> ). Rraseshim n'fugonin e turizmit 3 familje me nga 2 kalamaj, içik djersa içik era e rrotes te djathit kaçkavall, vojit t'ullinit, mishit, gizes qe ime ame i merrte nga EL, na merrej fryma aty mrema ...ma rehat udhetojne me skaf sot refugjatet sesa ne atehere me zuk (m'duket se quhesh kshu). Me e çuditshmja eshte se rruga te dukej teper e gjate, une sot ate distance e bej çdo fundjave per te shku n'liqen
 

Goca

Primus registratum
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Le_Routard:
[qb] Uuu se mos harroj 15 diteshin e plazhit ne Durres, here gabin ke Iliria dhe here dhome ke hekurudha. Mabj mend akoma pisten e vjeter kur kishte mbremje per nate.... <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> [/qb]
Mos me thuj qe s'ma mend me ke ke kercy tek mromja matures , ose tek pista... <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

Danae

Primus registratum
Re: Made in Albania

eh si ishin atko kohe,une shkoja ne kopesht pa dreke,merrnim buket ne cantat e vogla te kashtes,kur dikush kish nje molle dhe nuk e ndante behej nje vjedhje kolektive pasi molla e ktij tipit ngjante me mollen e borebardhes sepse ish e kuqe,kubet me te cilet ndertonim dicka nje here ne muaj,sepse edukatoret kishin merak mos i prishnim.vajtjet ne banjo per denim,njehere gjithe grupi e kishim bere me fjale te denoheshim e te benim rremuje ne banjo.
floketoret qe na pritnin floket keq,duhej tre dite te merrnin forme floket pasi ti laje.
arush dudushi e ruperti,juli dhe lejla,mesueset qe na conin te merrnim dru ne shpi(kam pase shkollen 2 hapa larg) mesuese aferdita qe sa here vinte kush nga jugosllavia te pyeste:he ca kane pru.
rradhet e bukes,buka e zeze qwe po ta lyje me burrafresk te kenaqte,nje top me ngjyra 20 leksh qe ruanim gjithe fmite e lagjes si syte e ballit,lastiqet,grosha qe duhet te mbinte ne kavanoz,detyre shtepie ne biologji.kurset e studimit te gjuheve te huaja.Europ-at,nirvanat e takimet tek shatervani e ne kafe te madhe te te rinjve qe shihja gjithe kuriozitet.
futbollistet e vllaznise qe duhet te ishin kinga dhe une qe vishja fustanet basme qe me qepte gjyshja duke u konsultuar me mamin,apo marre borxh fustane te tjera per te marre modelet.
gjeja me e bukur e femijerise kane qene librat,ato qe gjeja ne biblioteken e xhaxhait,per to kam shume nostalgji edhe per nje syltiac qe na benin ne kampin e veres ne breg te ranes.
te mos flas per akullorret e beqirit dhe ato qe benin ne velipoje veres.
mbase ajo cfare na jep forcen per te ec perpara eshte krijimi i mundesive per gjithcka qe nuk patem,mbase kerkojme ti arrijme,por ketu qe i9 kane te gjitha nuk jane te lumtur,dikur vertet ishim te lumtur edhe pse grricesha kput trendafila ne shtepite e shoqeve,edhe pse do me bertiste mama kur kthehesha ne shpi ne 9,edhe pse genti do me vinte hakut per 4 vjet rresht qe te behesha nusja e tij.
fustane vishja pak,sic duket gjyshja ime dinte mire sec ndodhte perreth. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Made in Albania

Karrocaaat!!! Trupat i dekoronim me kapacka e letra e tapa shishesh birre ose arancate! une me shoket shkonim me karroca tek disheza tek restorant durresi ose tek disheza per tek frigoriferi!!! kur ktheheshim ne shtepi ishim gjithe shenja grricjeje nga asfalti
cry.gif

Kush ka vjedh shege, hurma, kumbulla, rrush e hide tek komshinjt ose neper lagje te tjera?
lol.gif
lol.gif
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb]
Me kujtohen gungat qe benim me shallin e pionierit neper parakalime dhe i gjuanim njeri tjetrit, me shume e kemi bere diten qe vdiq ai lugati
eek.gif
, binte nje shi qeeeeee na beri qull dhe ne per tu nxehur beme shallat gunga dhe duke brohoritur i "gjuanim" njeri tjetrit si "pa dashje" <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Ehu, sa kane pasur ato kohe...

[/qb]
hajde kordele qeke brezi im ti???? <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" />
paskemi qene ne te njejtat parakalime mitingje (te vdekja e enverit s'kam qene se isha semure me rubeole, ishte epidemia e rubeoles atehere ).....
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Danae:
[qb] jo kerkush nuk ka vjedhe hurma e qershi,e shega e kumlla
rolleyes.gif
[/qb]
ah, cer paske humb... nuk ke banuar ne lagje me shtepi private, prandaj...
 

Danae

Primus registratum
Re: Made in Albania

alibaba lexo mes rreshtave se paske mete hajdut i thjeshte <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" />
 

Mark

Primus registratum
Re: Made in Albania

Une kom pas vjedh tasa makinash dhe stema bencash. kerkoj falje te gjitheve, e boshim nga anarkia. E kishte fajin enveri.
rolleyes.gif
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] Babi kishte antena dhe grup, varakun te kablli gjithashtu. [/qb]
Per skema antenash televizori isha e vetmja. Kisha nje sirtar te mbushur me skema te vizatuara ne copa letrash. Ishte vec skema per antenen e grupit dhe vec per kanalet e tjera, ajo e grupit kishte elementet e vegjel. U hap thashethemi se po ti vije nje pike zhive antenes, te kapte shume stacione, e provova por hic! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
Letrat e varakut te cokollatave qe mbeshtillja kabllin kishin zene pjesen me te madhe te kabllit qe hynte brenda ne shtepi. Nuk e di si i kam syte e forte akoma dhe nuk perdor syze me gjithe ato filma me zhurmus qe kam pare. Kisha nje Tv me ngjyra kur ishin shume te pakte ne Tirane dhe shoqet e mija vinin gjithmone per te pare filma, kurse une e mallkoja se me dukej se po te kisha TV bardh e zi, sinjali kapej me kollaj. Prisja oren 10 te darkes kur mbaronte Tirana qe te shifja Italine (me duket se ishte kanali 10) <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

AMINA

Primus registratum
Re: Made in Albania

ME KETE TEME NA ZGJUAT SHUME KUJTIME. NUK DI KUSH PREJ JUSH I KA JETUAR AKSIONET DHE ZBORIN NE SHKOLLE.NE AKSION RRINIM GATI NJE MUAJ LARG SHTEPISE. FLINIM NE KAPANONE TE MEDHA.LODHESHIM GJITHE DITEN DUKE BERE PUNE NE BUJQESI,HANIM PER DREKE VETEM ORIZ DHE GROSHE (A THUA SE ISHIM USHTARE) POR MEZI PRISNIM PASDITEN QE TE MBLIDHESHIM TE TERE SE BASHKU DHE TE FILLONIM E TE KENDONIM. :rockband: :rockband: CMENDEJ FSHATI NGA "ZERAT TANE MELODIOZE".
rolleyes.gif
FLINIM 4-5 ORE DHE TE NESERMEN "ME GEZIM PO SHKOJ NE PUNE".NENJEREN ANE NDIHMONIM FSHATIN NE PUNET E BUJQESISE DH ENE ANEN TJETER NUK LINIM FRUT NE PEMET E TYRE PA I KEPUTUR. TE MOS FLAS PER DJEMTE E KLASES QE NUK KISHTE NATE TE MOS PIQNIN NGA NJE PULE.DHE ME E BUKURA ISHTE KUR DJEMTE VIDHNIN KUAJT E KOOPERATIVES DHE I SILLNIN KUAJT AFER FJETOREVE DHE PASTAJ....PLASTE SHERRI KUSH TE BENTE XHIRO. KURSE ZBORI ISHTE ....O NENE, O NENE... NA ZIHEJ FRYMA NGA UNIFORMA USHTARAKE ,NGA PUSHKA QE VERTET ISHTE E RENDE DHE NGA ATO GAMBALET 7 KILESHE QE MEZI I TERHIQNIM E NA DILTE GJUHA NJE PELLEMBE NEPER VAPE
goofy.gif
.SI GJIMNAZISTE QE ISHIM NA CONIN PER TE BERE ZBORIN PRAPA KOMBINATIT USHQIMOR ("ALI KELMENDI" QUHEJ ATEHERE) DHE NE TE DETYRUAR NGA VAPA SIGURISHT, E NXIRRNIM DIFICIT REPARTIN E ARANCATAVE. VERTET QE E KAM KALUAR NE VARFERI ATE PERIUDHE (SI SHUMICA) POR NUK KA QENE KURRSESI NJE VARFERI SHPIRTERORE
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Made in Albania

ahahahha
mu kujtohet per RaiUno "indirekt" kanali 10(dmth nga jugos.) ishte saju nje lloj antene ne forme drejtkendeshi qe hiqte Tiranen dhe shifeshte italioni....
Problemi ishte se antena duheshte te levizeshte disa here ne dite per te gjetur "pozicionin"....
ishte mundesia edhe per te pare RaiDue "nga jugosllavi" por duhej te kishe UHF origjinale jo kanoce.....

<img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" />
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Made in Albania

Im ate kishte ndertuar vete nje amplifikator, qe ishte nji teneqe me nje tufe me rraqe brenda dhe e mbanim si idhudhin e shtepise. E mcifnim gjate dites se mos e shifshin komshijt, dhe e nxirrnim naten kur mbyllej dera dhe perdet qe mos shifej nga penxherja TV. Secili anetar i familjes kishte nje pozicion te vecante ne dhome ku ulej dhe nuk duhej te levizte se prishej sinjali.

Kush e mban mend filmin "Dynastia" kur rruget e Tiranes ishin bosh sepse te gjithe mbylleshin ne shtepi per te pare filmin? Mbaj mend mami im thoshte se me pare jetonim per 15 ditshin me marr rrogen, tani jetojme per cdo te hene qe jepet Dynastia. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Made in Albania

boooooooooo
DYNASTY...........
ahahahahh
cdo te hene ora 9-10/20PM qetsi per 45 min......

kam pare 4 here po te njejtin emision ne nje tv american mbi filmin. si u realizua aktoret pse e mbyllen etj etj.......
 

EniT

Primus registratum
Re: Made in Albania

E lexova kete artikull disa dite me pare dhe padyshim me ngjalli nostalgji dhe mall per te shkuaren, gjithashtu me beri te pyes veten...sa shqiptare do te mbetemi ne qe jemi jashte Shqiperise, pas shume vjetesh? Kur te kthehemi ne Shqiperi a dote jemi me pak shqiptare se ata qe jane lindur, rritur e punojne aty? Eshte e veshtire ta kuptosh nej gje te tille kur je larg per shume kohe...por eshte dicka e paevitueshme...largesia te ndryshon...Atehere c'do te thote e ardhmja per ne, gjeneratat e fundit qe mbartim identitetin "made in Albania"?
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Made in Albania

Ne ne familjen tone e kishim te ndalaur te vendosnim antenen ne tarrace, arsyeja e thjeshte, prindi mashkull ishte ne shenjester per shkak te nje dajoje te arratisur, i conin letra cdo jave ne Komitet te Partise se Rrethit si mosperputhje biografike me arritjet e tij intelektuale. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> .. Cfare jete ...mizerje.
Na shkonin letrat e cokollatave Fatoi kot <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> , kane qene dhe ca cokollata te tjera me bajame 20 lek qe s'me kujtohet emri... ato te shkaterronin ekonomine familjare, apo jo ato jo po femijet tekanjoze qe kish familja <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Mua personalisht me kane pelqyer pastat 12 Lekeshe ato me krem karamel persiper dhe akulloret me boze <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> (Ana:p ) ishte gjeja me e mire gjate veres si dhe aranxhatat me ananas, qe kur na tregoin si i benin na rrenqethej mishi, mami s'na lente te blinim nga ato "te zezat" se gjoja kishin ferrnet brenda <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> O Zot c'paranoja qe kultivonim.

Mua s'me benin kurre fustane, sherr e shamata ne shtepi, me thoshin qe s'kisha ashtu per fustane...me kane diskriminuar qysh ahere .... <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Tjeter, qitjet ne poligon me vijne ne mend mua dhe zbori si bashibozuke neper rruget e Tiranes te shpartalluar dhe duke u terhequr zvarre me gjithe ato kambalet, faqorja qe duhet ta lanim e nderronim (qepnim) cdo mengjes..dhe frika se mos na kapte Garnizoni e na rraste brenda <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

P.s.Ximi <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Made in Albania

ahhh.... boze....
wub.gif


Kordele, kepucet e zborit ishin te renda dhe te dermonin, por pushket gjithmone cunat na i mbanin ama <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
Pale kur kishim ndonje profesor te ri si komandant dhe nje tufe me goca qe ishim ja benim mendjen turli e na linte te rrinim gjithe diten kot <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Made in Albania

Ca pushke mi ato prej drrase ee <img src="/pf/images/graemlins/tongue.gif" alt="" /> , ne ishim ke reparti i nderlidhjes, 16 goca me nje presor te vetem qorr dhe kavajs <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> , rast i pashprese, ne qe shulleheshim dhe zhgerruheshim ke Fusha Avioacionit ke ato llogoret me balte te kuqe dhe Presori qe fliste duke i ene fjalet cip mbi cip na derdelliste tere diten per Tele-Tai-n <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> .

Ana, presori ishte qorr dhe syzet i ishin deformu dhe i rrishin diagonal ke surrati prej poce balte, ishte tullac, te peshtyte kur fliste(amon i rrisha larg qamet), dhe e mbante nje sy te mbyllur (mosha e kish bo te veten) dhe nje te hapur <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> , tashi ketija na i ishte thy njeri xham i syzeve, dhe sic kam shpjegu edhe me lart aso kohe xhamat me zor gjendeshin per te mos fol per skeletet (e kom pas vete ket hall ndaj ), tashi gjeje ti se cilin sy e kish me xham dhe cili pa xham <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> , me xham kishte ate te mbyllurin, pa xham kish kete te hapurin, <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> dhe nje dite qe kishte rene nje vese shi presori yne me fame boterore, na bie ne kanal, 16 bfemra nje qetesi absoluteeeeee, nuk guxonim te qeshnim, bej te ngrihej rreshkiste se helbete balta e kuqe, bej te ngrihej fappppp rreshkiste poshte dhe syzet i binin me poshte se ku mbaheshin gati ne majuce te hundes se shemtut dhe te kuqe, e keshtu per disa minuta dhe i gjori qe u dersi dhe neve qe po na plasnin temthat nga te qeshmet qe mezi po i mbanim, ka qene shfaqje e paharruar, me ne fund shperthyem ne gaz dhe ky qe filloi: Vajza, ne rresht per nje rreshtohuni, gati tuuuuuuu dhe fillointe tu na bo moral, ne zgerdhihu.Nga ky tip cibani mbaj mend pervec keture dhe kete shprehjen e paharrushme dhe tmerresisht justifikuse per traplliqet e tij: Urdhri i eprorit eshte ligj per mvartesin <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ...kaqoli <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ...

P s.Na fal presor po as emrin s'ta kom permend ndaj mos me editoni, ma ke pas shpif fare me ato moralizmat e tua bajate, me beje te vjell, ti dhe tere te tjeret qe kur u hapen kufijte e mendimit politik nuk e late moralizmin tuj por nderruat kahje, a menduat ndonjehere cfare peshtirosje ndjenim per ju moralistet e pamoralshem.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Made in Albania

<span style="font-style: italic">Cilin keni pas kopacin e dores??
Un nji 9 leksh me buze te frrujtme!
</span>

A ti e paske pas kopac profesjonistash! Ato 3 lekshat dhe sumekapucat nuk kan qen gjo. Tavllat varej, po te miret kon qen ato buzekuqet, ene flutrat nuk ishin te kqia.

Kam qen i dobet shume ne kopac pranej i kom provu te gjitha, mazalla se gjeta nji me gjujt mire. I lash te gjithe komcat dhe kopacat e robave te robve te shpis!

&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 
Top