Made in Albania

Made in Albania

Te dashur miq...Gjitshka me posht esht marre nga revista klan, shkruar nga Blendi Fevziu.
Qe nje artikull mjaft interesant qe me zgjoi shume kujtime.
Shpresoj qe tju pelqeje
sinqerisht,
-B

Duke ndjekur pa shume vemendje, por padyshim me nje lloj kurioziteti te holluar debatet e shqiptareve ne internet, qelloi te ndeshja emrin dhe adresen elektronike te nje mikut tim te vjeter. Nje ish studenti te shkelqyer te matematikes, me te cilin me shume se sa studimet, na bashkonte para viteve '90te pasioni i stadiumit dhe ajo dritherima e cdo te diele mbasdite, kur "Dinamo" dilte ne fushe dhe ne e ndiqnim me nje ndjesi tashme te harruar. Pastaj mbasditet e bordures, kur me shume sesa profesoret, personazhet e bisedave tona te tensionuara qene futbollistet dhe kur debatet e thjeshta shnderroheshin ne disa beteja fjalesh, qe shume shpesh me duken si pararendeset e parlamentit te sotem. I kenaqur nga kjo rigjetje pas shume vitesh, i nisa nje mesazh te shkurter, duke besuar se ndryshimet dhe koha e larget duhet ta kishin zbehur disi ate kujtim te mrekullueshem te nje jete tjeter. Ne te vertete nuk ishte ashtu dhe miku im m'u pergjigj shume shpejt, duke kujtuar me nje saktesi te frikshme shume detaje dhe situata te harruara, duke nenvizuar absurditetin e kohes, por pa e fshehur edhe nje lloj nostalgjie. Nostalgjia normale qe ka cdo njeri per femijerine apo rinine qe nuk kthehet me. Kudo dhe sido qe te kene qene ato. Nuk e di pse pas mesazheve te para ai me sqaroi dicka per familjen qe kishte ne Boston, per dy femijet qe tashme po rriteshin dhe shqetesimin se pavaresisht shqipes se gjymtuar qe flisnin te dy, ndiheshin, pak ose aspak shqiptare.

Mesazhi tij, qe kishte brenda ne te vertete shume dhimbje, me kujtoi nje tjeter debat te gjere ne internet, po per te njejten teme: Sa e pranishme do te ishte Shqiperia tek femijet e emigranteve te vendosur tashme prej vitesh jashte dhe sa problem krijonte kjo tek prinderit e tyre? Me shume se sa nje pyetje, apo deshire e thjeshte, ajo shkonte shume me tej. Sa te lidhur do te ishin keta femije me prinderit e tyre, te formuar dhe te edukuar ne nje menyre krejt tjeter, peng apo rober te parimeve dhe filozofive te ndryshme? Pra sa mund te kuptoheshin ne nje bote te re, kur prinderit dhe femijet do te hynin me botkuptime thuajse diametralisht te kunderta. Ceshtje identitetesh mendova, ndersa miku im vijonte te me kujtonte plot skena te mrekullueshme te viteve te rinise, skena dhe detaje qe asnje nga femijet e tij nuk mund t'i kuptonte. Po cilat jane ato rrethana qe percaktojne identitetin e nje personi dhe sa te trashegueshme jane ne familje apo tek femijet? Dhe sa mund te ndihet njeriu i plotesuar, nese nje rrethane apo nje tjeter e ka privuar nga shume detaje apo ngjarje, per te mos thene botkuptime qe kane shenjuar femijerine e tij?

Veshtire per t'i dhene pergjigje. Qelloi qe ato dite te mesazheve sapo kisha mbaruar se lexuari nje liber te mrekullueshem, nje lloj eseje filozofike te titulluar "Identitete vrastare". Autori, nje shkrimtar i njohur libanez, qe ne moshen 27 vjecare ishte vendosur ne France dhe qe tashme po prej 27 vitesh jetonte dhe krijonte atje, Amin Malouf, shtronte pikerisht pyetjen me te thjeshte, por edhe me te komplikuar ne bote: Cfare jam une? Pergjigjia e pare do te ishte padyshim e shpejte dhe pa ndonje reflektim te madh, libanez. Kishte lindur dhe ishte edukuar atje. Bartete me vete nje pjese te mentalitetit dhe kujtimeve te asaj pjese te botes dhe mbi te gjitha e mbi gjithcka, ishte mjaft i lidhur me historine e vendit te tij. Por pergjigjia e dyte dhe me e menduar kerkonte me shume vemendje. Prej 27 vitesh jetonte tashme ne France dhe jeta pariziene ishte bere nje shprehi e tij. Jetonte si francez, mendonte si francez, e mbi te gjitha shkruante frengjisht. Ata qe e takonin e merrnin padyshim si te tille dhe menyra e te shprehurit dhe ajo e te menduarit ishin aq larg bashkeatdhetareve te tij. Akoma me shume femijet e tij flisnin thjeshte frengjisht dhe Franca ishte atdheu i tyre i vetem. E pra, cfare ishte realisht ai dhe cila ishte pergjigja me e sakte qe mund t'i jepte pyetjes se tij cfilitese?

I tunduar nga ideja e globalizmit, ai sqaronte apo linte te kuptohej se identitetet e kane humbur tashme kuptimin e tyre te pare e te dikurshem dhe se ajo qe konsiderohet si me e spikatura tek nje rrace apo kombesi, nuk mund te jete karakteristike e gjithe grupimit. Ideja se identitetet jane perzjere tashme dhe se tek gjithsecili mund te fleje pak nga origjinat e largeta, dilte here here ne tekst, duke shenjuar nje identitet te ri, por edhe shume interesant, ate te njerezve pa identitet te percaktuar. Thjeshte qytetare te botes, ose produkte te nje globalizmi qe sa vjen e rritet. Produkte te Coca Coles apo Philipsit, te Sony apo Gillete, te Versace apo Nestle. Qytetare te nje bote qe sa po vjen e po unifikohet dhe ku dallimet karakteristike te dikurshme kane mbetur shpesh si truke komerciale per te tunduar apo genjyer turistet e hutuar.

Por nese nje pjese e madhe e botes kishte filluar te bashkohej tashme prej vitesh ne kete grupim gjithnje e ne rritje, ne grupimin ku identitetet fillojne e zbehen dhe nuk luajne ndonje rol te spikatur; nese shumica e femijve te botes kishin filluar prej dekadash te rriten dhe te edukohen ne qytete dhe fshatra qe gjithnje e me shume i ngjajne njeri tjetrit, pavaresisht cepave te globit ku jane ngritur, per ne gjithcka ishte me e ndryshme. Jam i bindur se shumica e femijve te botes sot, ne momentin e ndergjegjesimit te tyre, kane se paku nje mori gjerash te njohura pavaresisht vendit ku rriten: luajne me topa qe mbajne marken Adidas, ulen perballe tavolinash ku kane prodhimet e Nestle dhe mbi to, shishet e Pepsit apo Coca Cola. Femijet e mikut tim kishin padyshim nje jete si kjo, por jo ai vete. I shenjuar me nje identitet te paster dhe tashme thuajse te harruar, me shume se sa produkt i globalizmit ne rritje, ai dhe pothuajse te gjithe ne qe qeme rritur para viteve '90te ne Shqiperi, ruanim tashme vulen e nje origjine te spikatur. Nje origjine qe na ben shpesh te ndihemi te afert, por pse jo edhe te larget dhe te pakuptueshem per femijet qe po rriten.

Nuk e di se sa te qarte e kisha kete vete ne koke, por me shume se kurre e ndjeva nje mbremje te mrekullueshme maji. Nje mbremje te fresket buze detit ne Durres, i tunduar nga ideja per te pjekur ne nje barbeky portative salcicet e nje firme tiranase te quajtur Hako, m'u desh te kaloja jo pak kohe me procesin e pergatitjes se saj. I pamesuar me zjarrin, besoj se shpenzova jo pak kohe dhe nje vardak me gazeta, per t'i dhene flake nje turre drush te lagur, te cilat nga ana e tyre, duhej te ndiznin dhe te pergatisnin disa grushta qymyr, mbi te cilat pritej te vendosej ushqimi qe do te piqej. Nuk e di se sa kohe humba duke ndjekur me shqetesim flaken qe here shfaqej e here zbehej, por ndoshta rreth nje ore pasi kisha hedhur shkrepsen e pare, flaka mori mbroth dhe une vendosa te shtoja mbi te disa kaci qymyr nga ai qe shitet ne cdo pike shumice te Tiranes. Pak minuta me vone, ndersa qymyri kishte filluar te skuqej dhe te merrte formen perfundimtare te nje barbekyje, nuk e di pse aroma e tij, ajo ere e rende dhe shpesh e padurueshme, m'u be befas e afert. Nje ndjesi e cuditshme me solli prane nje nga ato ditet e ftohta te femijerise, ose me mire te thuhet nje mbremje prej tyre. M'u duk se e rigjeta edhe nje here familjen time te mbledhur ne kuzhinen e ngushte ku bubullinte nje nga ato sobat 9 mije lekeshe me dru, pa emer dhe marke, dhe qe ne, si pothuaj gjithe shqiptaret e tjere, e mbushnim shpesh ne ditet e ftohta me qymyr. Duke shpresuar se nxehtesia do te qendronte me shume dhe se ne fund te fundit kjo ishte menyra me e mire per te kursyer dicka nga kater latat e druve, qe veshtire se mund te ishin te mjaftueshme per nje familje ne nje dimer te ashper. Nuk e di pse rijetova edhe nje here momentin kur soba mbushej plot me ate qymyrin e keq dhe te lagesht te Valiasit, i shnderruar ne ca forma vezake dhe qe nuk e di se perse quhej qymyr guri. Krejt inferior dhe i pakrahasueshem me ate tjetrin, qymyrin e drurit apo qymyrin qe mbante emrin "i Memaliajt". Nje asocim i cuditshem e lidhi eren e qymyrit me ate te cajit te malit, qe zjente ne cep te sobes ne cajnikun kinez prej alumini dhe qe sa here nxehej tej normales prodhonte nje shfryrje te zhurmeshme dhe pse jo te frikshme. Pastaj vinte era e bukes se thekur, nganjehere te djegur, qe jo ralle, per t'i shmangur kontaktin me pllaken e nxehte te sobes e vendosnim mbi mashen e gjate. I tunduar nga ai kujtim i mrekullueshem, por njekohesisht i mjere i femijerise, nuk e di pse m'u duk vetja krejt absurd perpara barbekyse portative, qymyrit qe e merrja tashme nga nje thes me etikete te shkruajtur bukur dhe salciceve qe prisnin ne krah shnderrimin e qymyrit ne prush. I gjendur mes dy situatave qe aq papritur dhe pabesueshem i kishte lidhur nje arome e rende dhe aspak e kendshme qymyri, mendova befas se nje asocim te ngjashem duhej te kishin me qindra mijera, ne mos me miliona shqiptare te tjere. A ka ndonje prej tyre, pyeta veten, qe nuk bashkon dot ne nje aromen e bukes se thekur ne sobe dhe jo ne theksen elektrike, eren e cajit te malit qe del nga nje cajnik i perveluar alumini dhe aromen e qymyrit qe prodhonte shpesh ne kuzhinat e vogla nje ajer te rende dhe mbytes? Veshtire, ia ktheva pergjigjen vetes, dhe nuk e di pse besova ate moment se ajo qe na shenjonte te gjitheve dhe qe na bente kaq te afert me njeri- tjetrin ishte pikerisht kjo. Ose disa dhjetra situata e detaje te tilla, krejtesisht tonat, qe kishin shenjuar nje pjese te rendesishme te jetes ose formimit shqiptar. Dhe qe ishin kaq te vecanta dhe kaq te ndryshme nga cdo situate ose detaj qe kishte shenjuar formimin e nje populli, ose disa popujve ne te njejten epoke me ate tonen.

Disa ore me vone, ndersa darka kishte mbaruar dhe mbi barbekyne portative qene fikur tashme edhe thengjinjte e fundit, telekomanda e televizorit me mbeti padashur ne nje stacion qe transmetonte nuk e di se si nje emision homazh per Tano Banushin. Nje emision i mrekullueshem qe risillte prane humorin e holle te shume viteve me pare, qe ishte as me shume dhe as me pak, humori i femijerise sime. M'u kujtua se si ngulesha para TVSH diten e shtune ne mbremje, kur sipas programit te saj ishte "Estrada ne ekran" dhe m'u duk se ende tani e kam te veshtire te perjetoj po ate kenaqesi te atyre dy oreve. A mund t'ia shpjegonte miku im femijeve te tij amerikane kete dhe a do ta kuptonin ata? Si do t'ua shpjegonte ate momentin kur i veshur si fotograf, Tano Banushi replikon me qytetarin qe nuk gjente fotografine e tij duke i leshuar batuten monumentale: "Gruan ta gjeta, femijet t'i gjeta, kur nuk e di ti vete ku je, ku ta di une!". Padyshim qe nuk do ta kuptonin dhe nuk eshte cudi qe nje moment apo tjetrin ta veshtronin me qortim. Qene te afte te kuptonin cdo njeri, ne cdo cep te globit, por jo babain e tyre te rritur ne nje lagje te ulet dhe me qerpic te Tiranes. I perkisnin nje grupi tjeter identitetesh dhe ashtu si ne nje tregim te mrekullueshem te Teodor Kekos, vetem me vone do ta kuptonin se i ati, miqte e tij, shume nga ne, i perkisnin nje identiteti dikur te spikatur, por tani ne zhdukje, atij te shenjuar me firmen e dikurshme, Made in Albania.
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] Isha komandant ca kohe. Kisha nje shpate te gjate me derrase nga arkat e bukes. Por kjo ishte me vone, kur isha rritur pak. Kur isha me i vogel (klasa 3te) isha ushtar i thjeshte, shkonim tek rifuxho e lagjes armike per te vjedh "armatimet". Nje nate na ruajten "armiqte" dhe na mbyllen daljen e rifuxhos kur ishim brenda. Ishim nja 6 veta qe uleritem e qame deri sa na degjoi nje grua ne ballkon. C'te te them!
cry.gif
<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> [/qb]
Opo ti qe i vogel komandant...Kushedi cte thoshin atehere..
"kaq i vogel e komandand, pale kur te rritet.."
tani cje bere? <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: Made in Albania

Kurse un kur isha e vogel kisha inat qe vellai shkonte ne shkolle dhe un nuk shkoja. Sa vinte nga shkolla i merrja perparesen dhe canten dhe i vija rrotull tavolines se madhe dhe beja gjasme sikur shkoja ne shkolle <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
Me shum e kam veshur un perparesen e tij se sa ai vete.
Kur luanim me shoqet ne klase te parea e te dyte "mami, babi, beni, kuklla, qeni" me peta...
Apo kur suleshin dhe cuant qe donin te luanin me ne "po ata nuk luanin loje tjeter pervec "ushtarit"
Kur isha e vogel mezi prisja te fillonte emsioni i perrallave, mbaj mend ka qen ne oren 7 pasdite dhe atehere nuk e kisha mesuar akoma oren. Megjithate filloja 3 ore para te pyesja mamin, qe ne 4-ter...O ma sa esht ora...o ma sa esht ora..
Dhe me pas ne oren 6 mami me thoshte "numero 60 here deri ne 60"
Dhe un si budallaqe filloja e numeroja ne krevat deri sa vinte ora 7 qe mezor e prisja.
Uhh...nje her ne klase te pare kam len diten e meimit se kisha harruar leximin dhe zysha ime "nje shtrige me emrin DUDIJE" te zhdepte ne dru sa her harroje leximin. Megjithate gjitshka u zbulua dhe un hengra nje dru te mire, kesaj rradhe jo nga Dudija por nga mami.
<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Blendi

Primus registratum
Re: Made in Albania

Emigrant nga 21 Dhjetori, Tirane.
cry.gif

Me ka dergu babi uniformen e Dinamos (ia kishte dhene nje lojtar te veten, po nuk di se kush), mami nja dy libra te Zweigut, do shkoj ti marr neser. Me dergojne ndonje palcke nga Shqiperia, une rri shof edhe qesen qe e kane mbeshtjelle per ndonje shenje Tirane. Ose lexoj ndonje flete gazete kot me kot.
 

Dolores

Primus registratum
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] Aaaaa! Pija freskuese me trendafil. Nuk e di per ke e ke ti, por ne si kalamaj te lagjes i shkulnim te gjithe trendafilat e bulevardit Zhan D'Ark (Buze lanes) qe nga ura e shkolles Vasil Shanto deri tek Shallvaret. I fusnim petalet ne shishe qelqi me uje, shtonim sheqer, i linim nja 4-5 dite ne diell dhe pinim "Shurup Trendafili".

Me guzhinjetat qe merrnim te Neshiraku benim karroca dhe patina druri. Luanim me pulla, kopaca, shtyllash, doce, topa gropash, topa
rasash, raqi raqi kikiko, futboll me top llastiku 80ç...ne vere mbaj mend qe mami vinte nje zorre te cezma qe te lanim kembet kur mblidheshim ne shtepi se nxiheshim zhul nga lojrat. [/qb]
Blendi me solle lote ne sy me kete kujtimin e shurupit te trendafilit <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" /> Vit per vit ne 19 qeshor ditelindjen e motres beja shurup trendafili dhe kasata..........po kam 6-7 vjet qe ja kam zvendesuar dhuraten me ca dhurata fallco kapitaliste.......edhe ajo gjithmone me thote motra une s dua gje vetem shurup trendafili <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
 

genci

Primus registratum
Re: Made in Albania

hahhahaha

na knaqen artikulli me komentet, bah c'femiri kena pase e <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Mu m'kujothen shume gjana, sidomos ne kohen e sobes, lol, M'kujtohet kur siper sobes vendosnim lekurat e partagalave per tu thare se leshonin ere t'mire,
Me kujtohet kur pjekshim kallamoc(gjela, popcorn),
Me kujtohet kur na bante nana kajmaklije (mafishe), jamiii, megjithse kur ishte furra e nxeht shume shumica u djegshin dhe ngjiteshin per leter.
Me kujtohet kur tubat e sobes i mbyllte babi me brume buket dhe leter per te mos dal tymi

flm qe na bate me kujtu ate kohe <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />

p.s koha sa vjen e shpejtohet, gjithcka po nderron, kujtimet e sotme mbas 4-5 vitesh do na duket sikur jane pjese e 10-15 vite me pare
 

Eri

Primus registratum
Re: Made in Albania

Mire mire po sma merr menja qe ta ket bo njeri kete timen. Kam shkuar ne shkolle me breke se kisha harruar me vesh pantallonat nga nxitimi. Me e forta ishte se ora kishte qene 60 min. para. Nejse ketyre i thone te shkume te paharrume. o cuna a i mani men lojrat me turbo dhe me kutia shkrepse ose me paketa cigaresh. Mua me mbushej shpia me qese me paketa cigaresh. Ose iknim deri ne kombinat me gjet kushineta dhe me i thy qe ti merrnim sacmet ose kaqolat hahahahahah. Varja varja... jena bo per mall....
 

Blendi

Primus registratum
Re: Made in Albania

O Tironca kujt i kujtohet Gega i akullores?
Gega dilte me ate tip biciklete me kutine e madhe te montuar para ku mbante cilindrat e akulloreve dhe kaushat 5 lekshe (50 qindarka). E zhyste krahun deri te supi kur mblidhte akulloren nga fundi i cilindrit dhe mbushte kaushat.
Kishte dhe nje cader plazhi Gega te hapur siper "bicikletes" dhe gerthiste me te madhe: "Akullore!!!".
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Made in Albania

Mua me kujtohet <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
Mbaj mend kur vinte, une shkoja me goten e ujit dhe e desha akulloren ne gote dhe shume here jo me kaush. Ishte me e mire akullorja atehere sesa kjo qe hame tani, apo me dukej mua?
 

edda

Primus registratum
Re: Made in Albania

Po gurabijet 5 lekeshe i mbani mend, ti thyshin dhamet por ishin lo stesso t'mira

Kam gjithe diten qe hyj ke kjo tema..shenje e keqe kjo, tregon se po plakem
rolleyes.gif
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Made in Albania

Po ato gurabiet me shtrese te kuqe siper? Nuk e mbaj mend sa lekshe ishin.

Po dush me vajguri qe kur ndizej degjohej ne gjithe shkallen? <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

bona

Primus registratum
Re: Made in Albania

NJE LETER BLENDI FEVZIUT:

Ne rradhe te pare po ju them se sa u ula te filloj nje teme i bazuar nga ky artikull, por nejse ma moren idene.

NOSTALGJIA IME:

-e para: me kujtohet kur isha ne gjimnazin Sami Frasheri dhe endrra ime e vetme ishte te behesha architecte. dashuria ime ishte vizatimi technik dhe edhe plot gjera te tjera por duke u rritur dhe pak mora vesh cfare "gjera" te tjera me duheshin te pranohesha ne Architechture. Dhe larg qofte o zot nqs me shkonte ndermend te studioja jashte. s'kisha asnje "ATJE lart" te me perkrahte s'ka rendesi sa endrra, passione, talent kisha.Dhe me e forta shkoi dikush ne ate dege apo dege te tjera qe desha une dhe kane perfunduar rrugeve.
-e dyta: vellai im te cilin e adhuroj u semur dhe jo vetem shqiperia por dhe evropa nuk i bente derman. dhe une mu desh te hapeshin kufijte qe ti shptetoja jeten ketu ne NY. por prape kam nostalgi per shqiperine kur me tha doctori po ta kishte bere kete operacion qe 15 vjec do isthe shume me mire. Prit pak si ishte puna qe nuk e solla. ah nuk kisha ato "gjera" qe me mungonin per te studiuar cfare desha une.
-e treta: tani mbas 10 vjetesh qe kam familjen ketu dhe kam me shume kohe qe te "njihem" me shume me prinderit e mi me tregojne historira se si ata kane nostalgi per ate kohe.
-the e fundit per kete shkrim nje pyetje per Blendi Fevziun: ne qs te gjitha qe i desha atje i gjeta ketu pa patur nevoje te kem "perkrahes" nga lart si per te studiuar e punuar cfare te dua, per te qene kush dua si mund te kem nostalgi per per ate kohe.
- DHE JU BETOHEM JU TE GJITHEVE KJO ESHTE E FUNDIT FARE: ESHTE E VERTETE QE SHOH ENDRRA CDO NATE SIKUR JAM NE TIRANE POR DHE TIRANA VETE KA NDRYSHUAR ME KANE THENE KETO 10 VJETET E FUNDIT.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Made in Albania

Jo mi se nuk eshte shenje e keqe hiç. As shenje plakjeje. Te harroj ate jete e quaj nje fare vdekjeje. As jam pishman fare qe jam rritur ne Shqiperi. Perkundrazi. Qe kur hapen RAIDUE ne tirane na u rrit cilesia e jetes se shikonim Tomi dhe Jerry dhe Spankyn me Alfa Alfen c'do megjes. "Le Piccole Cagnalie" e ka pas? "Little Rescals".
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: Made in Albania

une per kartona kam pas vdekur me duck tales...
me ziooo paperoneeen, <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> dhe qui, quo, qua
 

genci

Primus registratum
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] Jo mi se nuk eshte shenje e keqe hiç. As shenje plakjeje. Te harroj ate jete e quaj nje fare vdekjeje. As jam pishman fare qe jam rritur ne Shqiperi. Perkundrazi. Qe kur hapen RAIDUE ne tirane na u rrit cilesia e jetes se shikonim Tomi dhe Jerry dhe Spankyn me Alfa Alfen c'do megjes. "Le Piccole Cagnalie" e ka pas? "Little Rescals". [/qb]
hahahhaha.. sa e kam ble kete filmin "The Little Rescals" ne garazh sale $1 <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />


p.s kujdes, filmi permban pjestare te klubit "Women's Haters Club"
goofy.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Made in Albania

Blend ne kohen tone ka qene Cip e Ciop, Ape Maya dhe Woody Woody Pecker, per mos fol per Dinozaurin qe donte te behej Pompiere (ja kam harru emrin)

Anyways,
kukllat dhe batutat shqiptare te pavdekshme:

-Si ta qujn babin?
-Babi.

-Po ku i ke grisur pantallonat keshtu more gomar?!
-Ne ferra usta. Usta u ben gati.

-E kum pa, e kum pa, e kum pa?! Yllit Shamunaqes ja kum pa! (Batuta ime e preferuar e te gjitha koherave!!!)

etj, etj, etj...

Jemi popull me kolorit, me pelqen! Me ben te vecante!
thumbsup.gif


Imagjinoni si mund te ndiheni sikur dikush t'ju thote:
-Your nationality is sexy! [Kombesia jote eshte terheqese!]

Mua ma kan thene <img src="/pf/images/graemlins/cool.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Made in Albania

Blend,
kshu kot si rob me fiksime qe jam, te imagjinova per nje moment me brekushe si Isa Boletini tuj dredh musteqet <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Koha ben te veten, e rendesishme eshte te mos harrojme si per mire si per keq <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 
I

insane

Guest
Re: Made in Albania

po shqyrtoja 1 dite fantazine tone si femije shqiptar me ate te femijeve te sotem amerikan.

NUK i mungon asgje.
duan 1 top futbolli e kan duan te luajn fifa me pc apo playstation e kane..

kurse ne? hehe topat e futbollit caeshin per 2 jave sepse luanim tere diten..
ne vend te fifa.. ndertonim fush futbolli me derrasa dhe vendosnim thumba te rrethuar me gomen e telave. qe te benim 2 skuadra me boje te ndryshme, vidhnim 1 nga kapset e rrobave dhe e thyenim me dysh..gjenim dhe 1 zag gushunjete..dhe fillonim table football <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

how sweet!!!
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Made in Albania

Identiteti lind e formohet aty ku lind e rritet njeriu. Ke ky artikulli ka shume gjera qe shume prej nesh i kan ndjer e i ndjejn. Megjithese njeriu mund te jete i kenaqur me jeten qe bene prap mendia i shkon kohe mbase ke e kaluara, ke vendlidja, ke kujtimet e femijeris.

Tani jo te gjithe njerezit jan njesoj, ashtu sic nuk jan njesoj edhe historit e tyre, pra edhe keto probleme mergimi ndjehen ne menyre individuale me te theksuara ose me te zbehta.

26 maj 1991 - 26 maj 2003 i thon 12 vjet perjashta, shume gjera kan ndryshuar atje, ashtu sic kam ndryshuar edhe une, por prap sa her shkoj ne Shqiperi kenaqem. Me mjafton te shkoj te pakten 2 here ne vit per tu ndjere me mire gjithe vitin. Mabse eshte humori ne gjuhen e nenes, mbase eshte vendi, mbase eshte gjurulldija dhe rremuja, mbase ne thellsi nuk ndjehem i huaj. Kur dikush te pyet nga je nuk ke frik tja thuash.....

Dhe meqe ra llafi une kom pas qef shume ato pastat 5 lekshe me sallo derri. Preferoja gjithmon te bleja 4 nga ato sesa nje paste 20 lekshe <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Edhe Gegen e mbaj mend, sa here vinte ke lagjja dilshin te gjithe kalamojt duke gerthit erdhi Gega 'o ma, o ba, me jep 5 lek te blej i akullore' <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Guest
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Le_Routard:
[qb]


Dhe meqe ra llafi une kom pas qef shume ato pastat 5 lekshe me sallo derri. Preferoja gjithmon te bleja 4 nga ato sesa nje paste 20 lekshe <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Edhe Gegen e mbaj mend, sa here vinte ke lagjja dilshin te gjithe kalamojt duke gerthit erdhi Gega 'o ma, o ba, me jep 5 lek te blej i akullore' <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> [/qb]
lol.gif
lol.gif
lol.gif
kjo po
 
Top