Made in Albania

Made in Albania

Te dashur miq...Gjitshka me posht esht marre nga revista klan, shkruar nga Blendi Fevziu.
Qe nje artikull mjaft interesant qe me zgjoi shume kujtime.
Shpresoj qe tju pelqeje
sinqerisht,
-B

Duke ndjekur pa shume vemendje, por padyshim me nje lloj kurioziteti te holluar debatet e shqiptareve ne internet, qelloi te ndeshja emrin dhe adresen elektronike te nje mikut tim te vjeter. Nje ish studenti te shkelqyer te matematikes, me te cilin me shume se sa studimet, na bashkonte para viteve '90te pasioni i stadiumit dhe ajo dritherima e cdo te diele mbasdite, kur "Dinamo" dilte ne fushe dhe ne e ndiqnim me nje ndjesi tashme te harruar. Pastaj mbasditet e bordures, kur me shume sesa profesoret, personazhet e bisedave tona te tensionuara qene futbollistet dhe kur debatet e thjeshta shnderroheshin ne disa beteja fjalesh, qe shume shpesh me duken si pararendeset e parlamentit te sotem. I kenaqur nga kjo rigjetje pas shume vitesh, i nisa nje mesazh te shkurter, duke besuar se ndryshimet dhe koha e larget duhet ta kishin zbehur disi ate kujtim te mrekullueshem te nje jete tjeter. Ne te vertete nuk ishte ashtu dhe miku im m'u pergjigj shume shpejt, duke kujtuar me nje saktesi te frikshme shume detaje dhe situata te harruara, duke nenvizuar absurditetin e kohes, por pa e fshehur edhe nje lloj nostalgjie. Nostalgjia normale qe ka cdo njeri per femijerine apo rinine qe nuk kthehet me. Kudo dhe sido qe te kene qene ato. Nuk e di pse pas mesazheve te para ai me sqaroi dicka per familjen qe kishte ne Boston, per dy femijet qe tashme po rriteshin dhe shqetesimin se pavaresisht shqipes se gjymtuar qe flisnin te dy, ndiheshin, pak ose aspak shqiptare.

Mesazhi tij, qe kishte brenda ne te vertete shume dhimbje, me kujtoi nje tjeter debat te gjere ne internet, po per te njejten teme: Sa e pranishme do te ishte Shqiperia tek femijet e emigranteve te vendosur tashme prej vitesh jashte dhe sa problem krijonte kjo tek prinderit e tyre? Me shume se sa nje pyetje, apo deshire e thjeshte, ajo shkonte shume me tej. Sa te lidhur do te ishin keta femije me prinderit e tyre, te formuar dhe te edukuar ne nje menyre krejt tjeter, peng apo rober te parimeve dhe filozofive te ndryshme? Pra sa mund te kuptoheshin ne nje bote te re, kur prinderit dhe femijet do te hynin me botkuptime thuajse diametralisht te kunderta. Ceshtje identitetesh mendova, ndersa miku im vijonte te me kujtonte plot skena te mrekullueshme te viteve te rinise, skena dhe detaje qe asnje nga femijet e tij nuk mund t'i kuptonte. Po cilat jane ato rrethana qe percaktojne identitetin e nje personi dhe sa te trashegueshme jane ne familje apo tek femijet? Dhe sa mund te ndihet njeriu i plotesuar, nese nje rrethane apo nje tjeter e ka privuar nga shume detaje apo ngjarje, per te mos thene botkuptime qe kane shenjuar femijerine e tij?

Veshtire per t'i dhene pergjigje. Qelloi qe ato dite te mesazheve sapo kisha mbaruar se lexuari nje liber te mrekullueshem, nje lloj eseje filozofike te titulluar "Identitete vrastare". Autori, nje shkrimtar i njohur libanez, qe ne moshen 27 vjecare ishte vendosur ne France dhe qe tashme po prej 27 vitesh jetonte dhe krijonte atje, Amin Malouf, shtronte pikerisht pyetjen me te thjeshte, por edhe me te komplikuar ne bote: Cfare jam une? Pergjigjia e pare do te ishte padyshim e shpejte dhe pa ndonje reflektim te madh, libanez. Kishte lindur dhe ishte edukuar atje. Bartete me vete nje pjese te mentalitetit dhe kujtimeve te asaj pjese te botes dhe mbi te gjitha e mbi gjithcka, ishte mjaft i lidhur me historine e vendit te tij. Por pergjigjia e dyte dhe me e menduar kerkonte me shume vemendje. Prej 27 vitesh jetonte tashme ne France dhe jeta pariziene ishte bere nje shprehi e tij. Jetonte si francez, mendonte si francez, e mbi te gjitha shkruante frengjisht. Ata qe e takonin e merrnin padyshim si te tille dhe menyra e te shprehurit dhe ajo e te menduarit ishin aq larg bashkeatdhetareve te tij. Akoma me shume femijet e tij flisnin thjeshte frengjisht dhe Franca ishte atdheu i tyre i vetem. E pra, cfare ishte realisht ai dhe cila ishte pergjigja me e sakte qe mund t'i jepte pyetjes se tij cfilitese?

I tunduar nga ideja e globalizmit, ai sqaronte apo linte te kuptohej se identitetet e kane humbur tashme kuptimin e tyre te pare e te dikurshem dhe se ajo qe konsiderohet si me e spikatura tek nje rrace apo kombesi, nuk mund te jete karakteristike e gjithe grupimit. Ideja se identitetet jane perzjere tashme dhe se tek gjithsecili mund te fleje pak nga origjinat e largeta, dilte here here ne tekst, duke shenjuar nje identitet te ri, por edhe shume interesant, ate te njerezve pa identitet te percaktuar. Thjeshte qytetare te botes, ose produkte te nje globalizmi qe sa vjen e rritet. Produkte te Coca Coles apo Philipsit, te Sony apo Gillete, te Versace apo Nestle. Qytetare te nje bote qe sa po vjen e po unifikohet dhe ku dallimet karakteristike te dikurshme kane mbetur shpesh si truke komerciale per te tunduar apo genjyer turistet e hutuar.

Por nese nje pjese e madhe e botes kishte filluar te bashkohej tashme prej vitesh ne kete grupim gjithnje e ne rritje, ne grupimin ku identitetet fillojne e zbehen dhe nuk luajne ndonje rol te spikatur; nese shumica e femijve te botes kishin filluar prej dekadash te rriten dhe te edukohen ne qytete dhe fshatra qe gjithnje e me shume i ngjajne njeri tjetrit, pavaresisht cepave te globit ku jane ngritur, per ne gjithcka ishte me e ndryshme. Jam i bindur se shumica e femijve te botes sot, ne momentin e ndergjegjesimit te tyre, kane se paku nje mori gjerash te njohura pavaresisht vendit ku rriten: luajne me topa qe mbajne marken Adidas, ulen perballe tavolinash ku kane prodhimet e Nestle dhe mbi to, shishet e Pepsit apo Coca Cola. Femijet e mikut tim kishin padyshim nje jete si kjo, por jo ai vete. I shenjuar me nje identitet te paster dhe tashme thuajse te harruar, me shume se sa produkt i globalizmit ne rritje, ai dhe pothuajse te gjithe ne qe qeme rritur para viteve '90te ne Shqiperi, ruanim tashme vulen e nje origjine te spikatur. Nje origjine qe na ben shpesh te ndihemi te afert, por pse jo edhe te larget dhe te pakuptueshem per femijet qe po rriten.

Nuk e di se sa te qarte e kisha kete vete ne koke, por me shume se kurre e ndjeva nje mbremje te mrekullueshme maji. Nje mbremje te fresket buze detit ne Durres, i tunduar nga ideja per te pjekur ne nje barbeky portative salcicet e nje firme tiranase te quajtur Hako, m'u desh te kaloja jo pak kohe me procesin e pergatitjes se saj. I pamesuar me zjarrin, besoj se shpenzova jo pak kohe dhe nje vardak me gazeta, per t'i dhene flake nje turre drush te lagur, te cilat nga ana e tyre, duhej te ndiznin dhe te pergatisnin disa grushta qymyr, mbi te cilat pritej te vendosej ushqimi qe do te piqej. Nuk e di se sa kohe humba duke ndjekur me shqetesim flaken qe here shfaqej e here zbehej, por ndoshta rreth nje ore pasi kisha hedhur shkrepsen e pare, flaka mori mbroth dhe une vendosa te shtoja mbi te disa kaci qymyr nga ai qe shitet ne cdo pike shumice te Tiranes. Pak minuta me vone, ndersa qymyri kishte filluar te skuqej dhe te merrte formen perfundimtare te nje barbekyje, nuk e di pse aroma e tij, ajo ere e rende dhe shpesh e padurueshme, m'u be befas e afert. Nje ndjesi e cuditshme me solli prane nje nga ato ditet e ftohta te femijerise, ose me mire te thuhet nje mbremje prej tyre. M'u duk se e rigjeta edhe nje here familjen time te mbledhur ne kuzhinen e ngushte ku bubullinte nje nga ato sobat 9 mije lekeshe me dru, pa emer dhe marke, dhe qe ne, si pothuaj gjithe shqiptaret e tjere, e mbushnim shpesh ne ditet e ftohta me qymyr. Duke shpresuar se nxehtesia do te qendronte me shume dhe se ne fund te fundit kjo ishte menyra me e mire per te kursyer dicka nga kater latat e druve, qe veshtire se mund te ishin te mjaftueshme per nje familje ne nje dimer te ashper. Nuk e di pse rijetova edhe nje here momentin kur soba mbushej plot me ate qymyrin e keq dhe te lagesht te Valiasit, i shnderruar ne ca forma vezake dhe qe nuk e di se perse quhej qymyr guri. Krejt inferior dhe i pakrahasueshem me ate tjetrin, qymyrin e drurit apo qymyrin qe mbante emrin "i Memaliajt". Nje asocim i cuditshem e lidhi eren e qymyrit me ate te cajit te malit, qe zjente ne cep te sobes ne cajnikun kinez prej alumini dhe qe sa here nxehej tej normales prodhonte nje shfryrje te zhurmeshme dhe pse jo te frikshme. Pastaj vinte era e bukes se thekur, nganjehere te djegur, qe jo ralle, per t'i shmangur kontaktin me pllaken e nxehte te sobes e vendosnim mbi mashen e gjate. I tunduar nga ai kujtim i mrekullueshem, por njekohesisht i mjere i femijerise, nuk e di pse m'u duk vetja krejt absurd perpara barbekyse portative, qymyrit qe e merrja tashme nga nje thes me etikete te shkruajtur bukur dhe salciceve qe prisnin ne krah shnderrimin e qymyrit ne prush. I gjendur mes dy situatave qe aq papritur dhe pabesueshem i kishte lidhur nje arome e rende dhe aspak e kendshme qymyri, mendova befas se nje asocim te ngjashem duhej te kishin me qindra mijera, ne mos me miliona shqiptare te tjere. A ka ndonje prej tyre, pyeta veten, qe nuk bashkon dot ne nje aromen e bukes se thekur ne sobe dhe jo ne theksen elektrike, eren e cajit te malit qe del nga nje cajnik i perveluar alumini dhe aromen e qymyrit qe prodhonte shpesh ne kuzhinat e vogla nje ajer te rende dhe mbytes? Veshtire, ia ktheva pergjigjen vetes, dhe nuk e di pse besova ate moment se ajo qe na shenjonte te gjitheve dhe qe na bente kaq te afert me njeri- tjetrin ishte pikerisht kjo. Ose disa dhjetra situata e detaje te tilla, krejtesisht tonat, qe kishin shenjuar nje pjese te rendesishme te jetes ose formimit shqiptar. Dhe qe ishin kaq te vecanta dhe kaq te ndryshme nga cdo situate ose detaj qe kishte shenjuar formimin e nje populli, ose disa popujve ne te njejten epoke me ate tonen.

Disa ore me vone, ndersa darka kishte mbaruar dhe mbi barbekyne portative qene fikur tashme edhe thengjinjte e fundit, telekomanda e televizorit me mbeti padashur ne nje stacion qe transmetonte nuk e di se si nje emision homazh per Tano Banushin. Nje emision i mrekullueshem qe risillte prane humorin e holle te shume viteve me pare, qe ishte as me shume dhe as me pak, humori i femijerise sime. M'u kujtua se si ngulesha para TVSH diten e shtune ne mbremje, kur sipas programit te saj ishte "Estrada ne ekran" dhe m'u duk se ende tani e kam te veshtire te perjetoj po ate kenaqesi te atyre dy oreve. A mund t'ia shpjegonte miku im femijeve te tij amerikane kete dhe a do ta kuptonin ata? Si do t'ua shpjegonte ate momentin kur i veshur si fotograf, Tano Banushi replikon me qytetarin qe nuk gjente fotografine e tij duke i leshuar batuten monumentale: "Gruan ta gjeta, femijet t'i gjeta, kur nuk e di ti vete ku je, ku ta di une!". Padyshim qe nuk do ta kuptonin dhe nuk eshte cudi qe nje moment apo tjetrin ta veshtronin me qortim. Qene te afte te kuptonin cdo njeri, ne cdo cep te globit, por jo babain e tyre te rritur ne nje lagje te ulet dhe me qerpic te Tiranes. I perkisnin nje grupi tjeter identitetesh dhe ashtu si ne nje tregim te mrekullueshem te Teodor Kekos, vetem me vone do ta kuptonin se i ati, miqte e tij, shume nga ne, i perkisnin nje identiteti dikur te spikatur, por tani ne zhdukje, atij te shenjuar me firmen e dikurshme, Made in Albania.
 

Boby

Primus registratum
Re: Made in Albania

Eh jete o jete.Une shpesh ulem me nje shok nga tirana te cilin e kam njohur ketu ne nje tavoline me nga nje kafe ose birre para dhe kujtojme vitet e femijerise.Shkaterrohemi gazit dhe krahasojme aventurat tona fejminore me ato te femijeve ktu apo te femijeve te sotem ne shqiperi.S'kishim PC,as fusha te rregulluara futbolli prane shpive.S'kishim as skateboard apo patina.Disa prej nesh s'kishin as telefona neper shtepi.Por prap ja gjenim anen.Dy kanoce te lidhura me spango e benin punen.Karrocat me guzhinjeta te vjedhura si harroj kurre.Pastaj lunim futboll te tretuari mbrapa pallatit.Cdo vere kishim nga nje loje te re te cilat shumica juaj i dine.Mua kumani me ka pas pelqy shum se ishte kopshti dhe cerdhja perball njera tjetres dhe u ndanim ne dy ushtri.Kush pushtonte fitonte.
Pale sa kopsa i kam vjedh gjyshes e ca i kam kput nga kostumet e vetme te gjyshit e babit per te lujt me kopaca.Po me kujtohen tani ato aranxhatat me shishe jeshile e ato bilbilat qe benim me berthama kajsie.Ah keta femijet e sotem sdine se cpo humbin.S'kane as faj te shkretet.Me gjithe keto shtesa e pallate te reja qe jane bere skane as ku te vijne rrotull.
 

mostro

Putraku
Re: Made in Albania

88-89 c'do mengjes para se te ikja ne shkiolle te sllavi ne programin e mengjesit jepeshin tre kenge te marra nga MTV..DIRTY DIANA...m.j
DONT WORRY BE HAPPY....?
THE FINAL COWNT DOWN..EUROPE...
imitonim majkellin tane diten e dites...dhe na pelqenin floket e juropve.... <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> shume kohe te kendeshme......sa per sport kam qqene tifoz i keq i FLAMURTARIT ALE ALE ALE....vasil ruci rule <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

Rangers

Primus registratum
Re: Made in Albania

Hi cuna e goca.
A i kujtohet ndonjerit loja e futbollit me kapackat e bojes se kepuceve. C'do dite ne shkolle nje nga cunat duhet te sillte nje kapacke qe te luanim ne pushimin e gjate,dhe kur shkonim ne shtepi duhet te jepnim llogari per kepucet qe prisheshin aq shpejt.
 

mostro

Putraku
Re: Made in Albania

po birrbilat qe u bojshin me kapak kavanozesh?
po ajo sfera(rrote e vogel)qe e shtynim me nji tel te bere si kerrabe ne fund dhe ikshim me ore me dite me jave pas asaj rrote <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

tirana

Primus registratum
Re: Made in Albania

Made in Albania (teme e bukur per bese)

E shtune ne mbremje. Ecja pergjate pallatit tim nga nje cep ne tjetrin dhe degjohej nje zhurme b.b.b.b.b.bb.b.b.b.b.b.b.b.b.b.b.b.b.b.b.b.b.b.bb.b.b.b.b.b. qe vinte nga dushet me vajguri te ndezura njikohesisht dhe me dukej sikur dridhej pallati. Rekordin per volum dhe omelsi zhurme i kishte dushi i Benit ne kat te pare dhe Muharremit ne te dytin ke shkalla e dyte. Kjo per faktin qe Rrekja dhe i ati i benit ishin dy tipa qe ju zite dora per ndertim & mirmbajtje dushi.

Varaku tek kablli i antenes eshte nje tjeter mall. Isha kaq ekspert ne spostim varaku sa im ate me rregjistroi per elktronike (tek 21 dhjetori ku sot eshte i shumperfoluri kolegj turk). Nejse, nuk u bera inxhinier por per varakun kam mall vertet.

Te ngrej doren kush ka bo birbila me berthame kajsie te frrujtme ke shkalla e pallatiti.

Aksion i rendesishem. Te mblidhje kapsolla tek poligoni i 17 Nentorit per me i plas tek shkalla e noi komshiu qe ta bote per borxh kur te bertiste per karrocen me kushineta qe bote zhurme.

Televizori bardh e zi me llampa qe u ndizte çerek ore para sa tu ngrofte. E kisha mesu me e zberthy e merthy dhe ia dijsha yçklat qe garantonin nje buona visione te emisionit italian Discoring (i vetmi qe shikojsha) ku u knoqsha me AC/DC, Motley Crue, Europe, MC Hammer, Bon Jovin. Ky i fundit rron akoma dhe kjo eshte surprizuese!! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Ehhh çumçakizi me grure.. Sa here shikoj ndonje fushe me grure aty me shkon mendja.

Ika se s'pushoj deri ne gusht me ksi muhabetesh.
Gjithsesi jam i mendimit qe <span style="font-style: italic">varferia kolektive eshte dhurata me e bukur qe kemi marre ne jete</span>
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Made in Albania

<span style="font-weight: bold">Gjithsesi jam i mendimit qe varferia kolektive eshte dhurata me e bukur qe kemi marre ne jete</span>


Larg qofte, varferi shpirterore kolektive se ajo materiale nuk ishte varferi aso kohe, ishte barazi &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; apo harrove ti politikat e prrolletariatit.

Une mbaj mend poteret qe na benin pensionistet e shkalles kur benim zhurme jashte orarit &quot;te lejuar&quot; nga tekat e tyre, mbaj mend aksionet e pastrimit ditene diel &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; , amon dilte gjithe pallati me fshi oborrin perpara edhe shkallen, kerrciste kova e ujit dhe cdo grua dilte ne deren perkatese dhe priste ujin qe zbriste nga lart derisa shkalla te krijonte lageshtiren e kerkuar nga Partia &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; .Ju kujtohen fshesat e llahtarshme qe na benin katunaret dhe qe leshinin fije ne tere shtepine, sidomos siper qilimave te endur nga tezgjahet e zellshem?!

Mbaj mend kur mblidheshim para pallatit dhe loznim ne vere deri vone, kur kapnim xixellonja &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; , kur gjuanim me ato kokrrat jeshile me kaushe ne pranvere, kur benim me kopsa dhe llastik ato gjerat qe i venim ne nje cope leter te palosur dhe pasi i kishim sperdredhur mire e mire ne nje hark teli ku kshim kapur llastikun cep me cep, ia jepnim ndonjerit qe kur e hapte hidhej perpjete, me kujtohen 1 Majet dhe paradat e Nentorit, momenti kur mbaronin dhe ktheheshim per ne shtepi, puh c'potere qe benim rrugeve.Na ngrinin qysh ne pese te mjesit e na vinin ne rresht per nji e na benin t'i binim Tiranes perqark per te dale ke vendi ku sihte caktuar per tu grumbulluar.Duhet te ndiqnim nje itenerar te caktuar nga &quot;kopetente&quot; keshtuqe rruga behej e gjate sa distanca Tiran-Durres.Me kujtohet fjala &quot;kalec&quot;.Me kujtohen lojerat me doçe, me kujtohen lojerat tona te femijersie qe jane aq shume, por qe sot nuk i luan me askush, me kujtohet kur i mbushnim topat e llastikut me gura dhe benim ndonjerin qe t'i gjuante dhe ne shijonim spektaklin e kembes se thyer.Me kujtohen Dramatizimet e dites se diele ne radio, me kujtohet Cirku qe sot eshte zhdukur, Tahir Bacova me qente e gjithe akrobatet qysh nga Fatbardha Alla deri tek xhongleret.Me kujtohen komshite qe nuk na e jepnin topin qe binte ne ballkonin e tyre.Me kujtohet ora e Formes se Edukimit Politik, konspektet qe u benim gazetave si tip ZP &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; .Me kujtohen kampingjet.Me kujtohen stacinoet e radios se sllavit qe i degjonim fshehurazi dhe kur na kapnin na tregonin Direktivat e PLLenumit te 4-et te Partise per Revolucionin Kulturor si rrjedhoje e atij kinez &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; .Me kujtohet <span style="font-style: italic">Parku Rinia</span> , aty ku dilnim me &quot;gjujt&quot; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; , aty ku dilnin te gjithe adoleshentet e asaj kohe.Me kujtohet dyqani i valutes kur filloi te shiste rroba &quot;te jashtme&quot; dhe xhinset e mia te para, me kujtohet manjetofoni ne shtepine time qe zgjonte pleqte e pergjumur dhe kasetat e para ne Jeten time me George Michael, Doors, Albao&amp;Romina, Toto Cotugno, Abba-t, Europe (u bene per rafmet keta te shkretet qe ishin yje), etj etj etj

Kemi shume kujtime, eshte e vertete, them se jane unike dhe natyrisht si cdo pjese e jetes qe shkon, nuk perseriten ME.ishin si ishin, jane apo jo te kuptueshme sot, jane kujtimet e femijerise sone.


Yyyyyyyy sa kujtime jane, sa shume..

P.s.Kush i mban mend grupet e patronazhit per nxenesit e keqinj &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

fallen angel

Primus registratum
Re: Made in Albania

po kontrollet nga me te medhenjte e shkolles ne klase per pasterti duarsh,thonj te prere dhe shami te paster..
stoj stoj-et,hapa dollapa me lagje.
llastiqet e shpikura me plumce,po ato topat prej gome te forte qe ja hidhnim xhajeve te kembmet...o xhaxhi o xhaxhi hidhe icik... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
bahej xhaxhi per spital,kamet dy jave allci &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
sa fmije te poshter kemi qene.
ja pse tani jemi pararoja e rinise shqiptare,se nuk jemi rrit ne lux,po du hanger buke me uje e shqeqer ta shkkalet e pallatit...nejse,nje dite prape do mlidhemi e prape do kemi nostalgji,mjaft qe te kemi c'te kujtojme! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Guest
Re: Made in Albania

Per fat te keq une mbaj mend vetem lufte , te vrare , plumba emra te rinjsh qe vdesin cdo dite sepse ne ate kohe kam ikur dhe na shqiperia me nje shije te helmte ne goje
shrug.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Made in Albania

Otty, e mbaj mend kontrollin e pastertise dhe kontrollin e morrave &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; Kishim jevgj ne shkolle, shetiste morri rehat neper klase.

Mu kujtua gjimnastika e mengjesit &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; kur merrnim largesine nga njeri-tjetri, aj aj aj &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; , po te shkoje me vonese te ngordhnin zyshat me kunja, para oborrit te shkolles.Njehere, vajza e zyshe sonte Te Edukates Morale
rolleyes.gif
e cila ishte pak si down, ishte duke bere fiskulture diku ne kohe pranvere dhe fap t'i bie fundi m'toke, ishte e shendetshme por prape te poshtmet i rrini te medhaja shume
eek.gif
, nuk mbahej gazi i nxenesve, e shkreta e ngriti dhe pasi u perflak mire e mire vazhdoi fiskulturen.Pastaj betimi i mengjesit &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Ah, c'gezime qe kishim &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Guest
Re: Made in Albania

kshu si flisni ju duket sikur doni qe te kthehen prape ato kohra tere mallengjim flasin robt eh pik e zeze &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; :idea:
 

edda

Primus registratum
Re: Made in Albania

Me kujtohet im ate qe mblidhte n'shpi shoket per te ndertu grupin ene per te ngrit antenen. Antena jone ishte me e larta n'lagje. Me kujtohet qe vishin shpesh anteret e keshillit te lagjes per te bindur tim ate ta hiqte..por se hiqte gjalle n'bote ai. Fikte dritat e shpise dhe me thoshte mos ba zhurme. E merrshin me t'mire se s'kishin ça ti bojshin, gjyshi dhe daja im punojshin ne dege te brendshme, plus qe ishte koha kur Enveri kishte vdek dhe sikur ishte liru içik.
Kur ishin kampionatet e futbollit mblidheshin ke shpija ime te gjithe shoket e babit, ish futbollistet e Labinotit, po kur rrijshin deri naten vone per te pare Elektrik blu &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Isha e vogel dhe shume gjera si mbaja mend
Sidoqofte fjalimin e Sales ne Elbasan e mbaj mend, apo premtimet e (ish ministri i ekonomise , s'me kujtohet emri) : tashti u hap drita jeshile, anglezi do na ktheje pasurine qe i ka marre Zogut ene ne do hame me luge florini ..lesh lesh
 

Blendi

Primus registratum
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Majmuni Hirko:
[qb] Te ngrej doren kush ka bo birbila me berthame kajsie te frrujtme ke shkalla e pallatiti.

Aksion i rendesishem. Te mblidhje kapsolla tek poligoni i 17 Nentorit[/qb]
E kom frrujt berthamen or ti sa hala nuk m'rritet thoi. Edhe kapsolla kena mbledh te parku xha Tomit (17 Nendori), biles edhe kapsollit i fryshe.

Babi kishte antena dhe grup, varakun te kablli gjithashtu. Televizorin Iliria e kishim tulle se e kishte babi merak, po kaiher ia lunte stacionet me kembe, se u kapte kollaj ai celsi drak-drak-drak qe ndrote kanalet. Kishim edhe nji komshi pis n'kat trete qe i vente kabllit ton gjilpona me pa televizor per vete. Kishim nji tip hafije te lagja, nji Nesti, Nesti qe e bote babin problem te mbledhjet e bllokut se shef Italjonin dhe Sllavin.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Made in Albania

Shalli i kuq i pionerit, perparsja zeze, rrjeshtimi dhe betimi para se me hy n'klas, edukimi shtepiak, pune druri pune hekuri. Ehhh 8 vjecarja.... Prejashta loja me gura, kopaca dhe zara (kaqola), vjedhjet e karrotave, domateve....

Radhet ke dyqani ushqimores, mish-peshkut (ku blihej sallomi si tha njona &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; ), bulmetit, fruta-perimeve (per vit t'ri u bote keq se duheshin ble arrat, kishte ma shume rrob n'radh sesa arra ne dyqon. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Festat e 1 majit, ishte ateher kur blenim sandalle dhe rroba te rreja, parakalimet, vjedhja e luleve me letra me ngjyra. Brohoritjet 'Parti-Enver jemi gati kurdoher' etj etj.

Pastaj vinin aksjonet, Peza, gjimnazi, berja naftes e msimit, ulja ke banka fundit, prekja me gju e shoqeve te klases qe jepte goxha rreaksjone. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Xhirojaaaa, ehhh xhiroja. Ne fillim behej ne te gjithe bulevardin, pastaj e bllokuan gjysmen e rruges, pastaj e bllokuan te tere.

Rruget e pastra te bllokut qe vinin ere e mire, veturat e ralla te 'udheheqesve' etj etj.

Po vdekjen e xhaxhit a e mban mend njeri? Pjesa teatrale me e madhe e historis, njerezit benin si te merzitur, shume benin sikur qanin. Nuk e dinte njeri c'kishte ndodhur, nuk e merte vesh asnjeri vetem i gje dinin robt, duhej te qanin, sa me shume te qanin aq me bij te denj te partis dhe te mesimeve te shokut Enver, ishin.

Pastaj renia bustit. Pa traktor, pa tanks me nje litar te lidhur ke dora mbrapa dhe nje turm qe e terhiqte si e terbuar. Nuk arriten tja vinin litarin ne qaf, ishte shume i lart busti, por skulptori kishte menduar gjithshka, ja kishte vene doren mbrapa gjysem te mbyllur si per te mbajtur fort litarin qe do e terhiqte drejt pluhurit...

Etj etj etj....
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Made in Albania

<span style="font-style: italic">Fillimisht postuar nga Majmuni Hirko:
Aksion i rendesishem. Te mblidhje kapsolla tek poligoni i 17 Nentorit</span>

Une kom pas bo qitje mer legen atje, ti vije i vithshe kapsollat e? &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Sa zhapiqe kom vra ke muri poligonit aq te mira qonshin! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Made in Albania

Uuu se mos harroj 15 diteshin e plazhit ne Durres, here gabin ke Iliria dhe here dhome ke hekurudha. Mabj mend akoma pisten e vjeter kur kishte mbremje per nate.... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

arbi

Primus registratum
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Le_Routard:
[qb] <span style="font-style: italic">Fillimisht postuar nga Majmuni Hirko:
Aksion i rendesishem. Te mblidhje kapsolla tek poligoni i 17 Nentorit</span>

Une kom pas bo qitje mer legen atje, ti vije i vithshe kapsollat e? &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Sa zhapiqe kom vra ke muri poligonit aq te mira qonshin! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [/qb]
lol.gif
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Made in Albania

UUuu po eskursjonet ne Dajt???? Pas mbremjes flinim ne kapanon, kush flinte i pari keq e kishte punen &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Tirana u dukte bukur fare naten, ishte sa gjysma e asaj qe eshte sot po nuk kishte pike pluhuri, ishte paster krejt &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Le_Routard:
....edukimi shtepiak, pune druri pune hekuri. ...
Rrugaco, ke harru qe ato me lart quheshin:

Ekonomi Shtepiake
Pune me dru
Pune me metal

&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Te qekan pluhuros trute &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Made in Albania

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb]
Fillimisht postuar nga Le_Routard:
....edukimi shtepiak, pune druri pune hekuri. ...
Rrugaco, ke harru qe ato me lart quheshin:

Ekonomi Shtepiake
Pune me dru
Pune me metal

&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Te qekan pluhuros trute &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [/qb]
I morsh te ligat trurit tem ti se e kom te pluhros fare, une kom qen nxonsi i keq pranej nuk i maj men emrat. I kom te seleksjonume memorjen, maj men vetem shejtonlliqet &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

kiss.gif
 

arbi

Primus registratum
Re: Made in Albania

po ate qe perdorej per te pjeke kafen (se mbaj mend si quhej) qe per te pjeke 100 gr kafe te duhej te rrije e ta rrotulloje 1 ore lere mos e fol pastaj ta bluaje
smash.gif
 
Top